Armatat Shoqërizhvilluese

Armatat Shoqërizhvilluese Armatat Shoqërizhvilluese
Sistemi i Vlerave
Doktrina e Forcës dhe Mirësisë
Revolucion VlerorPolitikShkencor
U.U

Armatat Shoqërizhvilluese është organizatë social politike që synon të ndryshojë shoqërinë nga ana vlerore, ideologjike, politike e pasurore, duke rrëzuar sundimin e Pseudoshtetarëve në mënyrë që të shumëfishojë mirëqënien, të zhdukë varfërinë, mjerimin, injorancën dhe ta çojë shoqërinë në një stad të ri zhvillimor të cilin historia e njerëzimit nuk e ka njohur deri tani. Brenda përkufizimit se çf

arë janë Armatat Shoqërizhvilluese, pra qëllimi kryesor pse ka marrë hapin dhe është ndërtuar kjo Organizatë, me Revolucion Vleror ne nënkuptojmë çrrënjosjen e Doktrinës së Dobësisë së Ligë, e përhapur gjerësisht në shoqëri dhe e përkrahur masivisht nga ata që kanë interes te ruajtja e pafuqisë sociale. Synimi i Armatave Shoqërizhvilluese është zëvendësimi i saj me Doktrinën e Forcës dhe Mirësisë, e cila synon ndërtimin e modelit të ri vleror. Domethënë, të luftojmë çdo antivlerë që imponohet forcërisht nga Klika Postdiktatoriale Neoenveriste e nga çdo organizim tjetër që prodhon antivlera dhe të pajisim të gjitha shtresat e shoqërisë me Sistemin e Vlerave, një sistem i mirëdetajuar, funksional dhe superefikas. Pas kryerjes së Revolucionit Vleror, Armatat Shoqërizhvilluese do të udhëheqin Revolucionin Politik, që është i ndarë në tre etapa :
Etapa e parë : Heqja e Pseudoshtetarëve nga pushteti
Etapa e dytë : Strukturimi social, administrativ e shtetëror në mënyrë të tillë që Sistemi i Vlerave e Doktrina e Forcës dhe Mirësisë të jenë gjithnjë mbizotëruese kudo. Etapa e tretë : Puna intensive, e shpejtë dhe e pandalshme për zhbllokimin e aseteve, për shumëfishimin e mirëqënies së individit e shoqërisë dhe për zhdukjen e varfërisë, mjerimit, dhimbjes së kotë dhe mediokritetit. Pjesa e fundit e Revolucionit, Revolucioni Shkencor është stimulimi masiv social i zhvillimit teknologjik e shkencor në mënyrë që njeriu të njohë thellësisht Ligjet Objektive të Gjithësisë dhe kësisoj të rrisë pushtetin e tij mbi botën duke bërë edhe ato që sot duken të pabëshme. Që të ndodhë Revolucioni Shkencor, duhet të ndodhë më parë Revolucioni Politik dhe që të ndodhë ai politik duhet të kryhet në fillim Revolucioni Vleror i shoqërisë. Armatat Shoqërizhvilluese nuk është parti, por shumë më tepër. Synimi i saj nuk është të veprojë si parti politike, por si gjenerator dhe katalizator i ndryshimit dhe zhvillimit të fuqishëm, rrënjësor social-politik. Në fakt çdo ngjarje që ka te bëjë me ndryshimet sociale është politike, por Armatat Shoqërizhvilluese nuk ka të bëjë me politikën në kuptimin vulgar të fjalës. Dmth nuk ka të bëjë me të ndërtojmë një parti, të mbledhim ca vota, të marrim ca poste. Ka të bëjë me ndryshimin rrënjësor për mirë të gjithçkaje që e dobëson shoqërinë. Armatat Shoqërizhvilluese do të punojë për të marrë pushtetin, por nuk do të ndryshojë kurrë identitetin e saj si forcë madhore e ndryshimeve themelore social-politike. Revolucion VlerorPolitikShkencor
Armatat Shoqërizhvilluese
U.U

17/03/2025

Si sot 8 vite më parë, në 17 mars 2017, në Durrës, ne anëtarët e Organizatës Udhëheqëse vepruam për të vendosur 2 standarte shumë të rëndësishme shoqërore :
1)Protestat dhe kauzat e pastra qytetare e komunitare, të mos keqpërdoren nga partitë politike për të mbledhur vota, sepse keqpërdorimi i zhbën kauzat dhe i çon në dështim.
2)Asnjë parti apo subjekt politik nuk ka të drejtë të bëjë sikur proteston për një çështje kundër standartit të së cilës ka vepruar ose ka potencial për të vepruar edhe ajo vetë.

Ne ngritëm zërin e vepruam dhe u përndoqëm penalisht e u persekutuam politikisht në mënyrat më të ndyra, të dukshme e të padukshme për atë veprim, por nuk u ndalëm deri në fund pavarësisht çdo persekutimi e sulmi që na kanë bërë e po na bëjnë hordhitë partiake e burokratike të pseudoshtetarizmit neoenverist. Dhe asnjëherë nuk jemi ndalur e nuk do të heqim kurrë dorë nga përpjekja për t'i bërë ligje shoqërore këto standarte të vyera përparimtare e shoqërizhvilluese.
Partitë të luftojnë për pushtet pa zaptuar kauza qytetare e komunitare dhe të mos guxojnë të bëjnë sikur protestojnë për kauza kundër të cilave edhe ato vetë kanë vepruar ose kanë potencial të plotë keqbërës sa për të vepruar në të ardhmen kur të vishen me pushtet. Nëse guxojnë, neve do të na kenë përballë, me veprime dhe me artikulime. Dhe përballë duhet të kenë edhe gjithë shoqërinë nëse shoqëria do të jetë e shëndetshme.

Edviol Kryendrituri
Aktivist i Organizatës Udhëheqëse

Bashkohu me Kombin Shoqërizhvillues duke e bërë DOKTRINËN e FORCËS dhe MIRËSISË ideologji madhore të jetës tënde.
07/04/2024

Bashkohu me Kombin Shoqërizhvillues duke e bërë DOKTRINËN e FORCËS dhe MIRËSISË ideologji madhore të jetës tënde.

Bëje Doktrinën e Forcës dhe Mirësisë ideologji ekzistenciale kryesore të jetës tënde.
06/04/2024

Bëje Doktrinën e Forcës dhe Mirësisë ideologji ekzistenciale kryesore të jetës tënde.

03/03/2024
25/08/2023

Ky popull ankohet për problemet që ka! Ankohet për korrupsionin, për varfërinë, për mungesën e drejtësisë, për shëndetësinë e dështuar publike, për shpopullimin, për dështimin e diplomacisë së shtetit përballë fqinjëve, për votat që i vidhen e për sa e sa probleme të tjera serioze. Por zgjidhjen ky popull e kërkon te ndërrimi i turnit pushtetmbajtës të Pseudoshtetarëve!
Kërkon zgjidhje pa arritur të kuptojë që problemi kryesor është vetë ai, vetë populli, mendësia e dështuar ekzistenciale e të cilit, tenton t'ju japë zgjidhje problemeve duke mos u marrë me shkaqet thelbësore që i shkaktojnë, por duke kërkuar Pseudoshtetarin më të mirë, kalbësirën më të shëndetshme për të ngrënë që t'i kthehet shëndeti.
Problemet e këtij populli nuk e kanë nisjen e zgjidhjes te ndërrimi i turnit të pushtetit të partive dhe as te ndërrimi i turnit të Pseudoshtetarëve, por e kanë nisjen e zgjidhjes te ndryshimi ideologjik i vetë popullit, te ndryshimi i mendësisë politike dhe shoqërore, nga një mendësi pseudoshtetariste, te një mendësi shoqërizhvilluese. Dhe derisa ky popull ta kuptojë këtë, as ky dhe asnjë popull tjetër nuk do të gjejë zgjidhje, sepse zgjidhja e problemit të mëparshëm, do të kthehet në vetë problemin e mëpasshëm. Duke e kuptuar mirë prej 14 vjetësh tashmë, këtë që po shpjegoj, unë punoj për të ndërgjegjësuar dhe bindur popullin që ky është shtegu ku gjendet zgjidhja më e mirë e më e dobishme, por shoh me trishtim të madh që jam i parakohshëm, i pakuptuar dhe i keqinterpretuar në përpjekjet e mia intensive për të bindur shoqërinë se : 'Ndryshimet ideologjike duhet t'ju paraprijnë ndryshimeve politike, përndryshe zgjidhja e tanishme bëhet problem i radhës'.
Kaq e vështirë është për ta kuptuar këtë të vërtetë të plotfuqishme pa kuptimin e të cilës çdo revolucion dhe reformë, në vend që të largojë diktatorin ose demagogun e vjetër, thjesht do ta zëvendësojë atë me diktatorin ose demagogun e ri?! Kaq e vështirë është? Kaq të pakuptimtë i duken këtij populli njerëzit që e mësojnë se ndryshimet serioze vijnë nga ndryshimi me themel i programimit politik dhe jo thjesht nga ndryshimi i emrit të partifasafës së radhës?
Ju kërkoj pra të nderuar miq që të reflektoni sa të mundeni rreth kësaj çështjeje dhe të më mirëkuptoni e të më përkrahni në përpjekjet e mia për të sjellë ndryshime ideologjike përpara ndryshimeve konkrete politike. Unë kam qëllim të sulmoj dhe të ndryshoj vetë thelbin e çdo problemi politik konkret dhe kjo mund të bëhet vetëm duke ekspozuar Pseudoshtetarizmin, përbindëshin ideologjik që prodhon të gjitha problemet shoqërore dhe politike. Si dhe duke shpalosur cilësitë e fuqishme shëruese dhe botëpërmirësuese të zëvendësimit të Pseudoshtetarizmit nga Udhëheqja Shoqërizhvilluese. Por duhet dalë nga kallëpi i atij që shikon shkurt dhe duhet hyrë në ndriçimin e atij që është vizionar, për të kuptuar rëndësinë absolute të kësaj çështjeje. Ata që do të mbeten dritëshkurtër dhe injorantë, le të vazhdojnë të më paragjykojnë dhe të vijojnë përpjekjet e kota për të ndryshuar partinë dhe liderin e radhës që mendojnë se do t'ju japë zgjidhje, por me shumë vonesë do të kuptojnë që kanë ndihmuar në ngritjen e monstrës së radhës, ndërsa unë dhe ata që më kuptojnë do të vazhdojmë të kërkojmë realizimin e ndryshimeve thelbësore të sistemit politik shoqëror për të bërë të mundur kalimin nga Rendi shkatërrimtar Pseudoshtetarist tek Rendi i ndritur e përparimtar Shoqërizhvillues.
Plani dhe synimi ynë është i qartë dhe i patundur. Por vetëm mendjet e zhvilluara mund të na kuptojnë sot në kushtet kur objektivi i vizionit tonë është ende shumë larg për tu parë me sy të lirë.

Edviol Kryendrituri
Lider Qëndror i Organizatës Udhëheqëse
Gusht 2023

17/06/2022

Ndërkohë që çmimet e pronave të paluajtshme po ulen drastikisht në të gjithë tregun e imobiliareve të perëndimit, në Tiranë çmimet e blerjes dhe qirasë të shtëpive kanë kapur majën e tyre historike duke u barazuar me qytete si Roma dhe Barcelona. Për këtë shkak kuptohet qartë që një dorë e fortë dhe e fshehtë po detyron çmimet në Tiranë, që të ecin kundër rrymës dhe tendencës që mbizotëron aktualisht në Europë. Por çfarë do të thotë kjo për shqiptarët? Do të thotë që dikush dëshiron ta shtrenjtojë shumë jetesën në Tiranë dhe rrjedhimisht ta bëjë Tiranën më të paaksesueshme për të varfërit dhe për banorët e provincave. Nga ana tjetër, paradoksalisht, harta e re gjyqësore i çon të gjitha pushtetet e gjyqësorit në Tiranë duke i larguar nga provincat, në një kohë që Tirana ekonomikisht po bëhet tepër e paarritshme për shumicën e shqiptarëve. Çfarë fshihet pas gjithë kësaj? Këto dy ngjarje madhore ekonomike dhe juridike, që marshojnë qëllimisht në drejtime tërësisht të kundërta, mjaftojnë për të kuptuar se elitat politike në Shqipëri duan ta centralizojnë sa më shumë pushtetin dhe të krijojnë një polarizim ekstrem mes Tiranës, të pasurve të pushtetshëmve, oligarkëve e politikanëve qëndrorë nga një anë dhe provincave(rretheve), të varfërve, popullit të thjeshtë, e banorëve me pak mundësi jetese e zhvillimi nga ana tjetër. Synohet që të mpaket, të tkurret e të bëhet sa më pak e fuqishme shtresa e mesme ekonomike, intelektuale, juridike dhe politike e shoqërisë dhe të mbizotërojë polarizimi ekstrem i cili i maksimalizon pushtetin Klikës aktuale ekonomiko politike. Arsyeja se pse kjo synohet është për të krijuar në të ardhmen e afërt dhe të mesme, një jetesë dhe qeverisje më të privilegjuar për Klikën Neoenveriste që sundon prej 32 vitesh e për ta bërë popullin i cili dëshiron dobësimin ose zhbërjen e pushtetit të Klikës, që të mos ketë fuqi reaguese ndaj padrejtësisë dhe shfrytëzimit që do t'i bëjë kjo Klikë edhe në 30 vitet që do të vijnë, ashtu siç ja bëri këto 30 vite që kaluan.

Edviol Kulluri
Aktivist i Organizatës Udhëheqëse

25/03/2022

Të gjitha problemet e shoqërisë do të ishin më të thjeshta për tu zgjidhur nëse institucion ligjvënës do të bëheshin Kuvendet Komunitare të Demokracisë së Drejtpërdrejtë. Çfarë roli kryen deputeti i parlamentit përveçse atë të hajdutit të sovranitetit politik individual të njeriut? Deputeti merr vullnetin dhe sovranitetin e njerëzve që përfaqëson dhe e privatizon, e përdor dhe e keqpërdor sikur të mos kishte më asnjë lidhje me ata që ja kanë deleguar atë pushtet. Demokracia përfaqësuese është nja zgjatim mashtrues i feudalizmit, ndaj popujt nuk gjejnë paqe nën këtë model të rremë që është thjesht një degë e Pseudoshtetarizmit. Fakti që e gjithë bota e aplikon, nuk është arsye për ta pranuar pasivisht këtë të keqe, por është provë e fortë që ekziston një Sistem Pseudoshtetarist Global që e keqqeveris botën.
Për këtë arsye ne anëtarët e Organizatës Udhëheqëse, kemi ndërmarrë një fushatë për vetëdijësimin e shoqërisë lidhur me këtë problem dhe kemi krijuar projektin Kuvendet Komunitare Demokraci e Drejtpërdrejtë. Ju ftojmë të gjithëve të reflektoni për këtë problem të rëndë që e bën disfunksionale anën politike të shoqërisë dhe për zgjidhjen e tij.

12/03/2022

QËNDRIMI I DOKTRINËS SË FORCËS DHE MIRËSISË LIDHUR ME SPEKTRIN POLITIK DJATHTIST E MAJTIST, LIDHUR ME KLASAT DHE LUFTËN E KLASAVE

Doktrina e Forcës dhe Mirësisë njeh dhe pranon ekzistencën e klasave dhe të luftës së klasave në shoqëri, duke e konceptuar ekzistencën e këtyre elementëve si pjesë të realitetit objektiv historik dhe aktual të shoqërisë njerëzore. Por në të njëjtën kohë Doktrina jonë e konsideron pjesë të mënyrës pseudoshtetariste të mendimit dhe veprimit luftën klasore. Ky qëndrim i Doktrinës së Forcës dhe Mirësisë thekson se si parim lufta e klasave nuk i shërben të Mirës Objektive Madhore dhe Qëllimit Ekzistencial të Jetës, por e ngadalëson, e dëmton ose e asgjëson mundësinë për arritjen e tyre. Spektri politik që e ndan veprimtarinë politike në majtiste dhe djathtiste, bashkë me luftën e klasave që nuk është gjë tjetër veçse përplasja e anëve të ndryshme të këtij spektri kundër njëra tjetrës, kundërshtohet me forcë nga Doktrina e Forcës dhe Mirësisë, si dëmtues i rëndë dhe shkatërrues i kohezionit shoqëror të komuniteteve lokale dhe të mbarë njerëzimit. Spektri politik e ndan njerëzimin sipas gjendjes klasore që ai ndodhet, por ky spektër nuk e merr parasysh që njerëzimi është ndarë ashtu siç është ndarë pikërisht për shkak të sundimit të njeriut nga dobësia e antivlerat dhe për shkak të keqqeverisjes pseudoshtetariste. Duke e pranuar si gjendje të përhershme ndarjen dhe luftën klasore, spektri politik mohon unitetin e qëllimit madhor të njerëzimit dhe asgjëson mundësinë për një integrim të të gjitha forcave të njerëzimit në një sistem politik të përsosur, nga i cili dhe përmes të cilit njeriu bëhet Mbinjeri dhe njerëzimi Mbinjerëzim. Për këto arsye Doktrina e Forcës dhe Mirësisë dhe instrumenti i saj kryesor shoqëror e politik Organizata Udhëheqëse, e konsiderojnë pozicionimin e ngurtësuar brenda spektrit politik si një kurth asgjësues kundër të Mirës Objektive Madhore dhe refuzojnë të kategorizohen e të kategorizojnë përfundimisht entitetet politike duke u bazuar tek spektri. Pozicionimi momental i entiteteve politike brenda spektrit pranohet, por ngurtësimi brenda tij bie në kundërshtim me Parimin e Qëllimit dhe me Parimin e Unitetit të Veprimit të Doktrinës së Forcës dhe Mirësisë ndaj është i papranueshëm për Doktrinën e Revolucionit VlerorPolitikShkencor.
Shoqëria njerëzore vërtet si gjendje faktike sot dhe historikisht ka qenë e ndarë në shtresa antagoniste të cilat kanë formuar klasa dhe mes klasave vërtet ka pasur e ka përplasje për të aksesuar të mirat dhe për të zotëruar pushtetin, por ajo që nuk thuhet nga Pseudoshtetarizmi i cili mban në këmbë sistemin e ndarjes klasore dhe luftën klasore, është që ndarja dhe lufta e klasave ka ardhur jo si pasojë e qëllimit të ndryshëm që kanë klasat, sepse në fakt jo vetëm klasat por të gjithë njerëzit dhe të gjitha format e jetës kanë vetëm një Qëllim Madhor të përbashkët, por sepse për shkak të nivelit të ulët zhvillimor të njerëzimit, burimet kanë qenë të kufizuara dhe njerëzit e dobët(Pseudoshtetarët) që kanë dalë në krye për të qeverisur i kanë dhënë prioritet luftës personale për aksesimin e burimeve të kufizuara dhe jo të Mirës Objektive Madhore. Kjo ka shkaktuar që edhe klasat e ndryshme të ndiqnin shembullin e tyre dhe kjo marrëzi ka vijuar për inerci deri në ditët tona. Kësaj çmendurie rrënimtare kolektive, i jep fund përgjithmonë Doktrina e Forcës dhe Mirësisë me afirmimin e saj të provuar e të provueshëm se të gjithë njerëzit kanë të njëjtin qëllim, të gjitha klasat kanë të njëjtin qëllim, i gjithë njerëzimi dhe çdo formë jete ka të njëjtin qëllim, se e mira madhore është një dhe vetëm një për të gjithë dhe se e Mira Objektive Madhore mund të arrihet vetëm nëse njerëzimi bëhet një trup e një vetëdije e vetme dhe punon në unitet e kohezion të plotë për ta arritur të Mirën Objektive Madhore.
Njerëzimi dhe shoqëria njerëzore është një entitet i vetëm dhe ka një qëllim e një të mirë të vetme, pavarësisht ndarjeve të përkohshme që shkaktohen nga dobësia e momentit. Qeverisja duhet të bëhet gjithmonë e bazuar mbi këtë të vërtetë objektive të pakundërshtueshme, përndryshe çdo qeverisje kalon në Pseudoshtetarizëm shoqëridhunues dhe njeridhunues.

Edviol Kulluri
11-12 mars 2022

Address

21 Dhjetori
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Armatat Shoqërizhvilluese posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Armatat Shoqërizhvilluese:

Share