01/06/2026
U desh një gazetare nga Vlora që të thyente censurën 4-mujore për Rrjollin. 👏
Zvërneci, për fat të mirë, e theu censurën. Sonte të gjithë në shesh, në protestë, për Zvërnecin, për Rrjollin, për Thethin, për Manastirin, për Durrësin, për Pogradecin, për çdo tokë që u është grabitur shqiptarëve.
Policinë private për herë të parë Rama e futi në Rrjoll. Të fortët e policisë private goditën me grusht një të mitur, morën zvarrë të moshuar, u përplasën me gra shtatzëna. Të maskuar, me shkopa gome.
Askush nuk foli. Askush nga politika, askush nga media, absolutisht askush. Ndaj grushti i Rrjollit nuk doli askund, përveçse te faqet e Partisë Mundësia.
Të fortët e Rrjollit janë ende aty dhe kanë ngritur gardh prej betoni.