07/05/2026
👉 Sa efektive është drejtësia mjedisore në Shqipëri kur shkeljet ndodhin, por ndëshkimi mbetet shpesh në "procesverbal"?
Raporti “Roli i Gjykatave në drejtësinë mjedisore në Shqipëri” analizon se si trajtohen në praktikë çështjet mjedisore nga sistemi gjyqësor dhe çfarë pengesash vazhdojnë ta dobësojnë mbrojtjen e mjedisit.
Ai është pjesë e serisë kërkimore të projektit EJA, mbështetur nga 🇪🇺 Bashkimi Evropian dhe përpiluar falë punës së korpusit të dedikuar investigativ.
Gjetjet tregojnë një panoramë shqetësuese: në periudhën 16-vjeçare të marrë në shqyrtim janë identifikuar 177 çështje/ankime mjedisore në apel, ndërsa 75% e tyre lidhen me veprën penale të prerjes së paligjshme të pyjeve. Përveç mungesës së varjueshmërisë në vepra, vihet re se kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit të një çështjeje mjedisore merr vite të tëra, në tejkalim të afatit të arsyeshëm të gjykimit të një çështjeje, duke treguar ritme të ngadalta dhe ngarkesë të lartë në procese gjyqësore.
Në plan më të gjerë, theksohet se ndonëse Shqipëria ka një kuadër ligjor të përditësuar për mbrojtjen e mjedisit, zbatimi mbetet problematik për shkak të mungesës së specializimit, stokut të lartë të dosjeve dhe mungesës së koordinimit institucional.
🔎 Në fokus është edhe ideja se drejtësia mjedisore nuk mund të mbetet vetëm te ndëshkimi (tashmë mjaft i vonuar): ajo duhet të garantojë edhe parimin “ndotësi paguan” dhe rikuperimin real të dëmit të shkaktuar.
❗️ Ky raport shërben si një thirrje për më shumë transparencë, më shumë kapacitete në terren dhe një qasje më të fortë ndaj shkeljeve mjedisore, në mënyrë që mbrojtja e mjedisit të mos mbetet vetëm në letër.
Ky postim pasqyron vetëm pikëpamjet e autorit dhe Bashkimi Evropian nuk është përgjegjës për çdo përdorim që mund t’i bëhet informacionit të përmbajtur në të.
Për t’u thelluar më tej në gjetjet e këtij studimi, mund të klikoni në link-un vijues:
https://recshqiperi.org/2026/02/27/roli-i-gjykatave-ne-drejtesine-mjedisore-ne-shqiperi/