ASPA - Shkolla Shqiptare e Administrates Publike

ASPA - Shkolla Shqiptare e Administrates Publike Aktiviteti i ASPA-s synon formimin profesional të nëpunësve civilë, si dhe çdo individi tjetër

📢 🇪🇺Hapet thirrja për edicionin e katërt të programit European Union Diplomatic Programme for the Enlargement Region (EU...
07/06/2026

📢 🇪🇺Hapet thirrja për edicionin e katërt të programit European Union Diplomatic Programme for the Enlargement Region (EUDP), organizuar nga College of Europe, i cili do të zhvillohet nga 29 gusht 2026 deri më 30 janar 2027.

Programi synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet diplomatëve dhe zyrtarëve të vendeve të zgjerimit dhe homologëve të tyre nga Bashkimi Evropian, duke promovuar shkëmbimin e përvojave, ndërtimin e një fryme të përbashkët profesionale dhe thellimin e njohurive mbi çështjet evropiane.

📌 Programi është i dedikuar për diplomatët dhe zyrtarët që punojnë në fushën e politikës së jashtme dhe procesit të integrimit evropian.

🗓️ Afati i aplikimit: 10 qershor 2026

📧 Për më shumë informacion: [email protected]

04/06/2026
📢Thirrje për ekspertë për hartim kurrikule dhe dhënie trajnimi për “E- Sherbim, Platformat Digjitale dhe Siguria Kiberne...
04/06/2026

📢Thirrje për ekspertë për hartim kurrikule dhe dhënie trajnimi për “E- Sherbim, Platformat Digjitale dhe Siguria Kibernetike”.

📄 Dokumentet e nevojshme për aplikim:
-Curriculum Vitae, ku të jetë e specifikuar qartë eksperienca në fushën përkatëse;
-Letër shprehje interesi, ku përcaktohet mundësia për angazhim si dhënës trajnimi;
-Kopje e skanuar e librezës së punës.

⏰ Afati i aplikimit: 5 qershor 2026

🔗Për t'u njohur me kriteret e aplikimit, detyrat kryesore dhe mënyrën e aplikimit, klikoni më poshtë: https://aspa.gov.al/thirrje-2/thirrje-per-eksperte-e-sherbim-platformat-digjitale-dhe-siguria-kibernetike/

Në kuadër të rritjes së kapaciteteve profesionale të administratës publike dhe promovimit të barazisë dhe përfshirjes so...
22/05/2026

Në kuadër të rritjes së kapaciteteve profesionale të administratës publike dhe promovimit të barazisë dhe përfshirjes sociale, ju ftojmë të bëheni pjesë e sesionit informues “Antigjipsizmi dhe Përfshirja Sociale: Ndërtimi i një Administrate Publike Gjithëpërfshirëse dhe pa Diskriminim”.

Trajnere: Znj. Ina Majko, Zëvendësministër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale

📅 Data: 25 maj 2026
🕘 Ora: 09:30 – 11:30

Në këtë sesion do të trajtohen:
✔️ Konceptet kryesore të antigjipsizmit
✔️ Format e hapura dhe të fshehta të diskriminimit
✔️ Ndikimi i diskriminimit në aksesin e barabartë të komuniteteve rome dhe egjiptiane në shërbimet publike
✔️ Roli i administratës publike në promovimin e barazisë dhe përfshirjes sociale
✔️ Ofrimi i shërbimeve publike pa diskriminim.

🔗 Regjistrohu këtu: 5763b252-bbf1-4d14-9b63-9711f3bbc11e@f5d8b812-606a-42ba-8cf9-3371cfe29c72" rel="ugc" target="_blank">https://events.teams.microsoft.com/event/5763b252-bbf1-4d14-9b63-9711f3bbc11e@f5d8b812-606a-42ba-8cf9-3371cfe29c72

ASPA me program të dedikuar trajnimi për bizneset!📚 Trajnim online: E drejta e informimit dhe mbrojtja e të dhënave pers...
22/05/2026

ASPA me program të dedikuar trajnimi për bizneset!

📚 Trajnim online: E drejta e informimit dhe mbrojtja e të dhënave personale

🗓 Datat: 29 Maj 2026

Trajnimi synon të forcojë njohuritë dhe aftësitë praktike të pjesëmarrësve mbi zbatimin korrekt të legjislacionit për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, duke ndihmuar institucionet dhe subjektet private të garantojnë transparencë, llogaridhënie, siguri të informacionit dhe respektim të privatësisë së individit.

Objektivat e trajnimit:
-Të njohë kuadrin ligjor për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale
-Të kuptojë detyrimet për transparencë dhe akses në informacion
-Të administrojë saktë kërkesat për informacion
-Të zbatojë parimet e mbrojtjes së të dhënave personale
-Të identifikojë kufizimet ligjore në publikimin e informacionit
-Të shmangë shkeljet gjatë përpunimit dhe shpërndarjes së të dhënave

📩 Për më tepër informacion dhe për t’u regjistruar:
[email protected]

💳 Tarifa e pjesëmarrjes: 3000 Lek

📚 U zhvillua trajnimi me certifikim “Kuptueshmëria dhe mirëadministrimi i procedurave administrative” me trajnere Marcel...
19/05/2026

📚 U zhvillua trajnimi me certifikim “Kuptueshmëria dhe mirëadministrimi i procedurave administrative” me trajnere Marcela Kërëku.

Gjatë trajnimit pjesëmarrësit u njohën me:
✔️ Parimet themelore të procedurave administrative
✔️ Zhvillimin e një procedure administrative nga fillimi deri në përfundim
✔️ Hetimin administrativ dhe shmangien e paligjshmërive
✔️ Risitë e Kodit të Procedurave Administrative
✔️ Rishikimin e procedurave të brendshme në institucionet publike

Trajnimi u shoqërua me diskutime praktike dhe shkëmbim eksperiencash mes pjesëmarrësve.

13/05/2026
✅U zhvillua trajnimi me temë “Zhvillo Aftësi, Ndërto Administratën e të Nesërmes” me trajner Indrit Puteci.🎯Në fokus të ...
12/05/2026

✅U zhvillua trajnimi me temë “Zhvillo Aftësi, Ndërto Administratën e të Nesërmes” me trajner Indrit Puteci.

🎯Në fokus të trajnimit ishin sfidat dhe mundësitë e administratës publike në epokën e transformimit digjital, duke trajtuar mënyra praktike për rritjen e efikasitetit, produktivitetit dhe përdorimin e mjeteve bashkëkohore në punën administrative. 💡

Pjesëmarrësit diskutuan raste konkrete, ndanë eksperienca dhe eksploruan qasje të reja për një administratë më moderne dhe më të orientuar drejt zhvillimit.

08/05/2026
Kampusi Qeveritar i Inteligjencës Artificiale ju pret!Ftojmë pjesëmarrrësit e regjistruar në platformë për të përfunduar...
04/05/2026

Kampusi Qeveritar i Inteligjencës Artificiale ju pret!

Ftojmë pjesëmarrrësit e regjistruar në platformë për të përfunduar modulet e mbetura dhe për të përfituar njohuri e aftësi të reja, në mbështetje të një administrate publike moderne dhe inovative.

Për çdo problematikë apo paqartësi, ju lutem kontaktoni në adresën: [email protected]

Shënim: Ky njoftim është për pjesëmarrësit e regjistruar në platformë

Address

Boulevard "Zhan D'Ark", Nr. 33, Ish/Hoteli Oficerave, Kati 6, Tiranë, Shqipëri
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+35542240759

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ASPA - Shkolla Shqiptare e Administrates Publike posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to ASPA - Shkolla Shqiptare e Administrates Publike:

Share