05/06/2026
Sot në 5 Qershor, Ditën Botërore të Mjedisit, ju prezantojmë Flikon, mbrojtësin e natyrës.
“Natyra është një parajsë e gjelbër! Njerëzit, kafshët, bimët, toka dhe ujërat jetojnë në harmoni në këtë shtëpi të madhe. Jemi me fat që e kemi.”
Kështu nis udhëtimi i Flikos, një personazh që u flet fëmijëve dhe i fton në një aventurë plot surpriza e zbulime, ku natyra nuk është thjesht për t’u parë, por për t’u dashur dhe mbrojtur.
“Fliko, mbrojtësi i natyrës” është një libër edukues për fëmijë, i krijuar në kuadër të fushatës “Mbro natyrën, sa je në kohë”, që sjell njohuri të thjeshta dhe tërheqëse për ekosistemet, gjallesat dhe rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit. ☘️
Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, ky libër do të shpërndahet falas në shkolla, për t’i inkurajuar fëmijët të bëhen eksplorues të vegjël të natyrës dhe mbrojtës të saj për të ardhmen.
Duaje natyrën si Fliko!
Mbroje natyrën si Fliko!
🔗 Shkarko librin në website www.mbronatyrën.al
---------------
Today, on June 5th, World Environment Day, we introduce you to Fliko, the nature protector.
“Nature is a green paradise! People, animals, plants, land, and water live in harmony in this great home. We are lucky to have it.”
This is how Fliko’s journey begins, a character who speaks to children and invites them into an adventure full of discoveries, where nature is not only meant to be seen, but to be loved and protected.
“Fliko, the nature protector” is an educational book for children, created within the framework of the campaign “Protect nature, while you still can”, which brings simple and engaging knowledge about ecosystems, living beings, and the importance of environmental protection. ☘️
In cooperation with the Ministry of Education, this book will be distributed for free in schools, encouraging children to become little explorers of nature and its future protectors.
Love nature like Fliko!
Protect nature like Fliko!
🔗 Download the book on the website www.mbronatyren.al
European Commission
EU Enlargement & Eastern Neighbourhood
European External Action Service - EEAS