Biblioteka Moikom Zeqo

Biblioteka Moikom Zeqo . Bibliotekat janë quajtur që nga lashtësia si “një ndër shtyllat e qytëtërimit”

19/11/2024
Moikom Zeqo  si nje prekje e mahniteshme e drites ...Nga Bedri Islami.Është shumë e vështirë të shkruash për Moikomin, n...
16/06/2023

Moikom Zeqo si nje prekje e mahniteshme e drites ...
Nga Bedri Islami.
Është shumë e vështirë të shkruash për Moikomin, ndoshta duket e pamundur. Përmes shumë shkaqeve, mendoj se njëri është më përcaktues: ai është njëkohësisht në një kohë tejet të shkuar, po aq sa edhe përtej kohës sonë dhe vështirë i arritshëm.
Të merresh me studimin e Korpusit moikomian është një punë sizifiane, nëpërmjet së cilës mendon disa herë se je ngjitur në majë dhe, rishtas, duhet të ia rinisësh nga fillimi.
Kjo nuk ka të bëjë me shumësinë e jashtëzakonshme të botimeve të tij, të cilat në më shumë se 110 librat e botuar përbëjnë thuajse 35 mijë faqe, por edhe nga publikimi i jashtëzakonshëm, tejet erudit i gjithçka që ka të bëjë me jetën dhe vdekjen, të mirën dhe të keqen, Orientin dhe Perëndimin, të shkuarën dhe të tashmen, Poezinë dhe Mendimin, Vizionin dhe Ëndrrën, Universialitetin abstrakt dhe Alternativat e Historisë, Njerëzoren dhe Marramendjen e Pasjetës, Iluminizmin dhe Fatalitetin, Gjuhën e sotme shqipe dhe hieroglifet e lashta, Ikonografinë dhe Postmodernen, Lëvizjet Sokratike të mendimit dhe Përceptimet Konfuçiane, Botën e Fjalëve dhe Heshtjen e domosdoshme… të cilat, po ashtu, përbëjnë një korpus tjetër të pamatë, nga të cilat do të ngrihej edhe një vargmal tjetër marramendës, në majën e të cilit e ke të vështirë, në mos të pamundur të ngjitesh.
Por, nga rrugëtimi drejt të cilit, nuk mund të shkëputesh. Mund të jesh i lodhur, mund të të ndjellë pushimin në çastin e tij, por, që do të kthehesh e rikthehesh, kjo është e sigurte.
Moikomi është një krijues i çuditshëm dhe vështirë i përsëritshëm. Ndoshta, është më i çuditshmi i letrave shqipe. Jo vetëm të kohës sonë. Në fakt, është përtej kohërave, në një botë mitike, përmes së cilës ai shfaqet si profetët e lashtë dhe shpresëdhënësit e rinj. Kalimi i tij nga njëra kohë në tjetrën nuk e bën atë më pak njerëzor, e bën të gjithë kohshëm dhe njëkohësisht shumë të prekshëm.
Ai është, pa dyshim, mistifikimi i një bote në ngjizje me të ardhmen dhe dëshmues i fuqisë së fjalës përmes së vërtetës. “Asgjë nuk është e bukur veç së vërtetës; shkruante Bualo, vetëm e vërteta është e bukur”.
Kryeqyteti i Moikom Zeqos është e Vërteta. Aty ka ngritur fillimisht kasollen e tij të habitshme përmes poezive të para; pastaj tullë pas tulle, si në Babiloninë e Lashtë, ka gatitur një banesë modeste për të shkuar drejt arketipit të tij, një piramidë veprash dhe mendimi, që zor se i gjendet shoqja në truallin ballkanik e, duhet thënë, shumë përtej tij.
Armik i së zakonshmes dhe mik i të çuditshmëve, si Frederik Reshpjes dhe Lagush*t, të mohuarve të mëdhenj të letrave shqipe, ai, si një e vërtetë natyrore e gjen veten në dialogun e pamohueshëm dhe njerëzor me ata që e duan të vërtetën, që e ndjejnë atë dhe nuk kanë asgjë më të shenjtë.
Me Moikomin do të ndodhë diçka e çuditshme. Brezi që do të vijë pas nesh do e njoh atë shumë më mirë se sa bashkëkohësit. Mes fjalëve të tij dhe konceptimit poetik të brezit që do të vijë nuk do të ketë asnjë ndarje; koha e sotme është e pa zonja të studiojë si duhet atë, të nxjerrë përfitimet dhe përjetimet e poetit dhe dijetarit, ashtu si ka qenë e pamundur për shumë nga artistët e mëdhenj të kohërave.
Ai bën pjesë në këtë plejadë me natyrshmërinë e artistit që nuk është thjeshtë vizionar; në rastin e Moikomit gjithçka është kaq e gjallë, moderne, e prekshme dhe enigmë njëkohësisht, ai ka arritur që në Veprën e tij shumë- shumë të gjerë, të ketë edhe unin e tij, pra, të jetë i pranishëm, i konceptueshëm, ndonëse e gjithë kjo mund të ketë qenë e pavetëdijshme.
Korpusi i tij, më shumë se 100 vepra madhore, është aq i gjerë sa që mendja e njeriut të vetëm duhet të jetë tej së zakonshmes së një gjeniu; ai do të rrokë kaq shumë tema dhe personazhe, sa që prej tyre mund të kemi një bibliotekë të pazakontë ose edhe një enciklopedi; ai e bën veten pjesë të dhimbjes duke e ndjerë atë dhe kjo, e gjitha, e bën të duket e pamundura vështirë e arritshme, por ja që është arritur.
Indianët, budistët në veçanti, besojnë në një numër të pafund lindjesh dhe jetësh të mëparshme. Pak e njoh historinë e një princi të Nepalit, i quajtur Siddhartha Gautama, i cili u bë Buddha, ose i Zgjuari, por, nëse sado pak të ishte e vërtetë kjo histori, mund të mendoja se pararendësit e Moikomit kanë qenë të shumtë, që nga Gazulli, Budi, Gjon Buzuku- më i përndritshmi mes meshtarëve të kombit, De Rada, Bogdani më shumë luftëtar e dijetar i madh se sa predikues, i varrosur si peshkop në një kishë të Prizrenit, trupi i së cilit, si mund të kishte ndodhur vetëm në lashtësi me tragjedianin e madh, Euripidin, iu shpërnda qënëve; më tej – Bardhi, Serembe, kronistët e Kastriotit, Mjeda, Migjeni… të cilëve u ka kushtuar trajtime të tëra studimesh dhe për të cilët ka krijuar panteonin e tij.
Arti i Moikomit është si të thepisurat e malit Ararat, maja e të cilit nuk u zhyt nga përmbytja e Noes. Nuk do të ketë kurrë zhytje. Do të ndodhë e kundërta. Vitet duke ikur, si ujërat që zbresin, do të dëshmojnë magjinë e fjalës dhe të një perceptimi ndryshe, shumë përtej kohës sonë dhe krejt afër me kohën që do të vijë. Ndoshta, para prirës i saj, një kasnec i çuditshëm, kurrë ëndërr thyer, me aftësinë për të parë tej larg kohës së tejdukshme, reformator i fjalës dhe dashuronjës i pashoq i meditimit.

16/12/2022
16/12/2022

💼KËSHILLIMI I KARRIERËS NJË SHANS PËR TË RINJTË!

🎯Të rinjtë përballen me dilemën e zgjedhjes së një profesioni që në moshë të hershme dhe shpeshherë ndodh që ata të mos e gjejnë veten në zgjedhjen e tyre.

👩‍🎓Këshillimi i karrierës është një shërbim i cili mund të konsiderohet si tejet i ri në vendin tonë, por megjithatë po përballet me sfida e gjithnjë e më tepër po merr vëmendje.

👉Megjithatë, disa pyetje ngrihen vazhdimisht!

❓️Sa të rinj përfitojnë nga këshillimi i karrierës?

📝Cilët jane këshilluesit tanë të karrierës?

➡️Sa u ofrohet të rinjve sugjerimi për të ndjekur edukimin profesional?

📢Bashkohuni me ne të enjten, 15/12/2022, ora 14:00, në ambientet e bibliotekës “Moikom Zeqo” për të diskutuar në lidhje me:

🔹️Legjislacionin shqiptar në lidhje me edukimin profesional.
🔹️Të rinjtë në arsimin e mesëm profesional.
🔹️Mundësitë që ofrohen për të rinjtë në këtë fushë
🔹️Shërbimet e këshillimit të karrierës për të rinjtë

📍EU Policy Hub, mbështetur nga HUB-i Rinor për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (YHWB&T), në bashkëpunim me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, është duke zbatuar projektin “Fuqizimi i Sipërmarrjes Rinore përmes Edukimit në Karrierë”. Ky projekt synon fuqizimin e sipërmarrjes rinore përmes promovimit të edukimit profesional, nëpërmjet rritjes së kapaciteteve dhe advokimit në lidhje me përmirësimin e politikave të formimit professional dhe këshillimit të karrierës.


Bank Hub Western Balkan and Turkey



21/10/2022
04/07/2022

Address

Rruga Tefta Tashko Koco
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Biblioteka Moikom Zeqo posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Biblioteka Moikom Zeqo:

Share

Category