Sander Lleshaj

Sander Lleshaj Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Sander Lleshaj, Tirana.

AI BIRI YT KOSOVË...Nata e parë në Kosovë, gjatë këtij prilli të bukur, kaloi nën harenë drithëruese të miqve tanë që pa...
22/04/2026

AI BIRI YT KOSOVË...

Nata e parë në Kosovë, gjatë këtij prilli të bukur, kaloi nën harenë drithëruese të miqve tanë që pagëzonin një fëmijë me nënë gjermane dhe baba shqiptar. Një mbrëmje e paharrueshme shqiptare dhe gjermane, jehona e të cilës mbetet gjatë në vetëdije në trajtën e tingujve të lashtë plot hijeshi, ritëm dhe vrull.

E nesermja nëpër Prishtinë është plot kontraste, ku etja private, krejt si në Shqipërinë nënë, duket se po përpin tokën dhe qiellin, duke e rrudhur hapësirën publike në mënyrë paskajore.
Hyrja në godinën emblematike të Bibliotekës Kombëtare „Pjetër Bogdani“ na e nxjerr krejt „dehjen“ e bukur plot Kosovë dhe Shqipëri të mbrëmjes dhe na „përplas“ në realitetin e ashpër.

Godina i ngjan një margaritari arkitekturor të zhytur në pluhurin e harresës dhe të braktisjes. Sallat janë të gjitha të zbrazta. Aty mungojnë lexuesit, ndonëse jo drita që drita rrjedh plot bukuri nga kupolat e bardha. Skedarët janë ata që kanë tepruar nga shekulli i kaluar, me po atë përmbajtje librash, ku autorët jugosllavë janë me tepri. Duket se vitet e këtij shekulli kanë shtuar vetëm pluhur. As libra dhe as lexues të ri.

E si për ironi të shekujve, në hollin kryesor të bibliotekës të befason një ekspozitë osmane. Disa stenda me faksimile dekretesh sulltanore për hapje shkollash turke dhe çuditërisht edhe shumë greke, por sigurisht asnjë shqipe, në Kosovën e fundit të Shekullit të 19-të dhe fillimit të Shekullit të 20-të, duket se janë e vetmja gjë e „re“ në bibliotekën dikur emblematike të korifejve të Kosovës.

Germat e rënda të emrit të Pjetër Bogdanit në hyrje të saj nuk munden ta mbulojnë as trishtimin, as dhimbjen dhe as revoltën që të zgjon një zonjë e rëndë e rrëzuar përdhe.
Megjithatë….

Një takim mbresëlënës me Presidentin, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, në Parkun e Gërmisë, na rikujton se Kosova kurrë nuk bie ngusht për burra e gra me dinjitet, forcë dhe talent, që kanë ditur dhe dijnë që t'i dalin zot asaj.

12/04/2026

Nga mot gëzuar Pashkët!

Për shumë Mot gëzuar Pashkët!
05/04/2026

Për shumë Mot gëzuar Pashkët!

20/03/2026

Gëzuar Bajramin!

Për ndonjërin që ka durim të lexojë gjatë, më poshtë është intervista ime e sotme për gazetën Panorama.
18/03/2026

Për ndonjërin që ka durim të lexojë gjatë, më poshtë është intervista ime e sotme për gazetën Panorama.

Intervista/ Çështja “Balluku”, ish-ministri Lleshaj: Imuniteti s’mund të kthehet në privilegj. Eksperimentet me të rinjtë në qeveri, fatale për vendin Mar 18, 2026 | 17:09 VALENTINA MADANI/ Ish-ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj, bën një analizë të fortë mbi ndryshimet e fundit...

17/03/2026
KADAREDitëlindja e Kadaresë na rikujton se, pavarësisht paqartësisë kronike që karakterizon rrugëtimin e vendit tonë, me...
28/01/2026

KADARE

Ditëlindja e Kadaresë na rikujton se, pavarësisht paqartësisë kronike që karakterizon rrugëtimin e vendit tonë, mesazhi i veprës së tij unikale mbetet përherë në horizont si një udhërrëfyes për të gjithë ata që refuzojnë verbërinë dhe që kërkojnë dritën.

Pak fjalë rreth dy çështjeve të rëndësishme gjatë një bisede me Ilir Yzeirin në TVSH.
25/01/2026

Pak fjalë rreth dy çështjeve të rëndësishme gjatë një bisede me Ilir Yzeirin në TVSH.

I ftuar Gjeneral Sandër Lleshaj "ADN" nga Ilir Yzeiri, një emision që ka në qendër artin, natyrën dhe demokracinë. Zbuloni më tepër për ngjarjet kulturore që...

ABSURDIShqipëria është anëtarja e vetme europiane e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik edhe pse ky anëtarësim nuk ësht...
22/01/2026

ABSURDI

Shqipëria është anëtarja e vetme europiane e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik edhe pse ky anëtarësim nuk është ratifikuar kurrë nga Kuvendi i Shqipërisë.
Ndërkohë, sot Kuvendi, miratoi aderimin në një organizatë ndërkombëtare që ende nuk ekziston.

„Bota në të cilën ishim thirrur për të ekzistuar ishte absurde, ndërkohë që nuk kishte një tjetër ku mund të arratiseshim.“

Albert Camu

08/01/2026

FALENDERIM

Të nderuar miq!

Pas disa orësh plot dhimbje dhe ngarkesë, tani gjeta një çast të vogël që të komunikoj me ju.

Ndihem në borxh me të gjithë ata që kanë menduar për mua dhe familjen time në këto ditë të vështira, që na kanë ngushëlluar apo që na kanë vizituar.

Jo vetëm që e kam fizikisht të pamundur, por edhe sikur ta kisha mundësinë, mendoj që nuk duhet që t’i përgjigjem secilit me mesazhe individuale.

Ndaj po shpreh të njëjtin falenderim për secilin.

Me lutjet, ngushëllimet apo vizitat tuaja ju keni lehtësuar shumë dhimbjen time dhe të gjithë familjes, keni kufizuar hapësirën, trysninë dhe kohën e ndikimit të saj mbi ne.

Për të gjitha këto ju falem me nder dhe uroj që të keni shëndet, lumturi dhe bekime për vete, familjet dhe të dashurit tuaj.

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sander Lleshaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share