E diktuar nga ndryshimet ligjore dhe ndarja e re administrative pas zgjedhjeve vendore të vitit 2015, me Urdhër të Kryetarit të Bashkisë me nr.18953, dt.20.06.2016 “Për miratimin e strukturës dhe organikës përfundimtare të aparatit të Bashkisë Tiranë”, u krijua Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik Rural, si pjesë përbërëse e Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë Tiranë. Kjo drej
tori filloi funksionimin e saj në Tetor të vitit 2016. Krijimi i saj u bë i domosdoshëm jo vetëm për shkak të ndarjes së re administrative duke ju bashkuar 13 ish-komuna, por edhe për shkak të decentralizimit të disa kompetencave në zbatim të ligjit 9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor” i ndryshuar, ligjit nr. 9693, datë 19.3.2007 “Për fondin kullosor” i ndryshuar, dhe akteve nënligjore në fushën e pyjeve dhe kullotave të dala në kuadër të riorganizimit të njësive të qeverisjes vendore. Në funksion të faktorëve dhe ligjeve të mësipërme, Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik Rural (DZHER) është përgjegjëse për miradministrimin e çdo çështjeje që lidhet me hartimin e politikave lokale rurale në fushën e bujqësisë, pyjeve dhe kullotave për të garantuar zhvillimin e zonave rurale të Tiranës, në funksion të mbrojtjes dhe shtimit të pyjeve dhe kullotave, mbështetjes ndaj fermerëve, adresimit të çështjeve teknike bujqësore të biznesit në fushën e agro-turizmit, agrobiznesit, etj., me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative nëpërmjet përdorimit efiçent të burimeve financiare dhe njerëzore në dispozicion të saj. Në përbërje të saj kjo drejtori ka specialistë të fushës së bujqësisë, blegtorisë, pyjeve, zhvillimit rural etj. Ndër funksionet kryesore të DZHER përmendim:
-Zhvillon hartimin e projekteve të zhvillimit ekonomik rural, hartimin e politikave të zhvillimit strategjik të pyjeve dhe kullotave, si edhe zhvillimin strategjik të tokës bujqësore;
- Menaxhon planet strategjike në përputhje me objektivat kryesore të punës duke synuar realizimin në kohë të planeve afat-mesme dhe afat-gjata të zhvillimit rajonal rural;
- Drejton dhe analizon procesin e realizimit të objektivave dhe planit strategjik të punës për të ndihmuar fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë;
- Menaxhon dhe aprovon procedurat e shqyrtimit dhe ecurisë së promovimit dhe zhvillimin të bujqësisë të Tiranës;
- Inicion forma bashëkohore të nxitjes dhe zhvillimit lokale rurale në fushën e ekonomisë dhe bujqësisë;
- Koordinon plane bujqësore me organizma të tjerë publikë, grupe të interesit dhe me publikun;
- Identifikon potenciale të zhvillimit rural të territorit të bashkisë;
- Administron dhe mbron tokat bujqësore e të kategorive të tjera të resurseve, fondit pyjor dhe kullosor publik;
- Krijon dhe administron sistemin vendor të informacionit dhe këshillimit bujqësor e rural;
- Krijon dhe monitoron skemat vendore të granteve për bujqësinë e zhvillimin rural, të financuara nga buxheti lokal dhe/ose me bashkë financim nga të tretët, duke garantuar akses të balancuar gjinor;
- Mbledh të dhëna mbi nevojat dhe problemet e bujqësisë në territorin e bashkisë.