03/08/2020
NJOFTIM
Njoftohen të gjithë studentët se duhet të informormohen me Rregulloren e zhvillimit kurrikular dhe mësimdhënies .
Ju bëjmë me dije që studentët e ciklit të parë ( Bachelor ) që kanë filluar studimet nga viti akademik 2016-2017 e më pas , vit i hyrjes ne fuqi të Ligjit Nr.80 / 2015 datë 22.07.2015 , se afatin e studimeve e kanë 6 vjet ( sa dyfishi i afatit kohor normal ) .
Si rrjedhojë cikli i parë ( Bachelor ) që ka nisur studimet në vitin akademik 2016-2017 e pas , vitin akademik 2021-2022 do ta kenë vitin e fundit të përfundimeve të studimeve , në rast se nuk e përfundojnë do të çregjistrohen
Studentët e ciklit të parë ( Bachelor ) që kanë filluar studimet para vitit akademik 2016-2017 , vit i hyrjes ne fuqi të Ligjit Nr.80 / 2015 datë 22.07.2015 , se afatin e studimeve e kanë 6 vjet , duke filluar nga viti akademik 2019-2020 . Si rrjedhojë cikli i parë ( Bachelor ) që ka nisur studimet para vitit akademik 2016-2017 , vitin akademik 2024 2025 do ta kenë vitin e fundit të përfundimeve të studimeve , në rast se nuk e përfundojnë do të çregjistrohen.
Studentët e ciklit të dytë ( Master Shkencor ) që kanë filluar studimet nga viti akademik 2016-2017 e më pas , vit i hyrjes ne fuqi të Ligjit Nr.80 / 2015 datë 22.07.2015 , se afatin e studimeve e kanë 4 vjet ( sa dyfishi i afatit kohor normal )
Si rrjedhojë Masteri Shkencor që ka nisur studimet në vitin akademik 2016 2017 e pas , vitin akademik 2019-2020 do ta kenë vitin e fundit të përfundimeve të studimeve , në rast se nuk e përfundojnë do të çregjistrohen .
Studentët e ciklit të dytë ( Master Shkencor ) që kanë filluar studimet para vitit akademik 2016-2017 , vit i hyrjes ne fuqi të Ligjit Nr.80 / 2015 datë 22.07.2015 , se afatin e studimeve e kanë 4 vjet , duke filluar nga viti akademik 2019-2020 .
Si rrjedhojë Masteri Shkencor që ka nisur studimet para vitit akademik 2016-2017 , vitin akademik 2022-2023 do ta kenë vitin e fundit të përfundimeve të studimeve , në rast se nuk e përfundojnë do të çregjistrohen .
Studentët e ciklit të dytë ( Master Profesional 90 kreditësh ) që kanë filluar studimet nga viti akademik 2016-2017 e më pas , vit i hyrjes ne fuqi të Ligjit Nr.80 / 2015 datë 22.07.2015 , se afatin e studimeve e kanë 3 vjet ( sa dyfishi i afatit kohor normal ) .
Si rrjedhojë Masteri Profesional ( 60 dhe 90 kreditësh ) që ka nisur studimet në vitin akademik 2016-2017 e pas , vitin akademik 2019-2020 do ta kenë vitin e fundit të përfundimeve të studimeve , në rast se nuk e përfundojnë do të çregjistrohen .
Në këtë afat kohor , nuk përfshihet periudha e nërprerjes së studimeve . Ndërprerja e studimeve bëhet duke paraqitur kërkesë në Sekretarinë mësimore dhe pastaj të miratohet nga Dekani . Bashkëngjitur keni të afishuar edhe KREU XIII Dispozitat kalimtare dhe të fundit Neni 77 .
DEKANATI FIN