"Shtepia botuese "dudaj"

"Shtepia botuese "dudaj" Shtepia e librit

VerbëriAutor: José SaramagoGjinia: RomanViti i botimit: 2002Përktheu: Nasi LeraNr. faqe: 360ISBN: 99927-50-30-8Çmimi: 80...
14/01/2015

Verbëri

Autor: José Saramago
Gjinia: Roman
Viti i botimit: 2002
Përktheu: Nasi Lera
Nr. faqe: 360
ISBN: 99927-50-30-8
Çmimi: 800Lekë

Shkrimtari portugez José Saramago më 1998 fitoi çmimin “Nobel”.

“Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur. Kjo është një nga arsyet që kam shkruar romanin tim “Verbëri”, të cilit ju i dhatë çmim. Gëzohem që më vlerësuat pikërisht për atë libër që e kam në zemër.”
Shtëpia Botuese “Dudaj” ka marrë ekskluzivitetin e botimit të të gjithë veprës së nobelistit të shquar.

Tjetri si unëAutor: José SaramagoGjinia: RomanViti i botimit: 2011Përktheu: Nasi LeraNr. faqe: 292ISBN: 97899943-0-208-6...
14/01/2015

Tjetri si unë

Autor: José Saramago
Gjinia: Roman
Viti i botimit: 2011
Përktheu: Nasi Lera
Nr. faqe: 292
ISBN: 97899943-0-208-6
Çmimi: 1000Lekë

Tertuliano Maksimo Afonsoja, mësues historie në një lice, tridhjetë e tetë vjeç, i ndarë nga gruaja dhe që jeton vetëm, i tmerruar, zbulon kopjen e tij të përkryer në një film të marrë me qira rastësisht në një video-klub. I mbërthyer nga një hutim i madh, fillon dhe sheh filma të tjerë, vërteton zbulimin e vet, pyet producentët dhe shpërndarësit e filmave dhe arrin të njohë emrin e atij që i ngjan tipar për tipar: Antonio Klaron. Me ndihmën e së dashurës, niset në kërkim të kopjes së tij – një njeri i zakonshëm, i martuar, aktor kinemaje – arrin të gjejë adresën dhe numrin e tij të telefonit dhe e bind për domosdoshmërinë e një takimi. Takimi ndodh në një vend të veçuar dhe përfundon me një mynxyrë, ngaqë secili kupton se dy qenie të ngjashme nuk mund të bashkëjetojnë. Cili prej të dyve është unë, cili është tjetri? Për Tertuliano Maksimo Afonson dhe për Antonio Klaron, sigurisht që përgjigjja nuk është e njëjtë. Atëherë, nga çrregullimi i identitetit, papritmas shfaqet tragjedia.
Edhe një herë, në mënyrë të shkëlqyer, José Saramago vë në skenë një mit për ta çmitizuar sa më mirë atë, për të trajtuar realitetin e kohës sonë dhe krizën e shoqërisë.

12/01/2015

E fshehta e Leonisë

Autor: Sveva Casati Modignani
Gjinia: Roman
Viti i botimit: 2014
Përktheu: Reinold Bakalli
Nr. faqe: 388
ISBN: 978-99943-0-355-7
Çmimi: 1200Lekë

Shkrimtarja më e dashur e Italisë rrëfen dritëhijet e një dinastie lombarde. Një familje me shumë sekrete, një grua e vendosur për ta thyer heshtjen – të gjitha këto në një bestseller turbullues. E fshehta e Leoni Tardivos është një histori e madhe dashurie; një ditë e vetme, për ta shijuar vit pas viti…

Në një vilë të madhe, në portat e Milanos, jeton Familja Kantoni, pronarë prej tre brezash i rubineterive me të njëjtin emër. Sigurisht, emrat e personazheve janë sa të trilluar, po aq dhe të vërtetë, sepse, siç shprehet vetë shkrimtarja, ajo merr material nga historitë e vërteta që ndodhin në vendin e saj. Në krye të kësaj familjeje industrialistësh lombardë janë burra inteligjentë dhe vizionarë që kanë në krah gra të forta e të vullnetshme, gra të pazëvendësueshme. Por, pas portave të mbyllura të vilës së madhe ndryhen dashuri fatkeqe, ngjarje tragjike, të fshehta përvëluese, takime klandestine dhe paksa çmenduri. Një lojë e tërë të vërtetash dhe gënjeshtrash.

Përgjithmonë XhuliaAutor: Sveva Casati ModignaniGjinia: RomanViti i botimit: 2005Përktheu: Elona MistrovicaNr. faqe: 380...
11/01/2015

Përgjithmonë Xhulia

Autor: Sveva Casati Modignani
Gjinia: Roman
Viti i botimit: 2005
Përktheu: Elona Mistrovica
Nr. faqe: 380
ISBN: 99943-33-34-8
Çmimi: 850Lekë

Ajo është një shkrimtare e afirmuar, ai një kirurg i famshëm. E kaluara e tyre ka ecur përmes historish të ndryshme dhe është e mbushur me sakrifica, suksese dhe dështime. Ndjenja që i bashkon, është aq e madhe, saqë i bën të harrojnë të gjitha hidhërimet, por hija e një sëmundjeje të tmerrshme dhe një akuzë e padrejtë e mposhtin ëndrrën e tyre dhe çmimi për ta jetuar përsëri këtë ëndërr kalon perms një beteje rraskapitëse. Ky roman dashurie dhe dhembjeje, romantik dhe prekës, plot me ngjarje të papritura, ka fituar çmimin “Selezione Bancarella”, 1987, dhe ka frymëzuar serialin televiziv që mban të njëjtin titull.

FundjavaAutor: Bernhard SchlinkGjinia: RomanViti i botimit: 2014Përktheu: Irena NasiNr. faqe: 260ISBN: 978-99943-0-348-9...
11/01/2015

Fundjava

Autor: Bernhard Schlink
Gjinia: Roman
Viti i botimit: 2014
Përktheu: Irena Nasi
Nr. faqe: 260
ISBN: 978-99943-0-348-9
Çmimi: 800Lekë

Nga shkrimtari i «Leximtarit»

Një verë në Gjermani, pa praninë e publikut, në një shtëpi të rrënuar fshati. Po si qëndron e vërteta?

Pasi kishte bërë njëzet vjet burg, Jorgu fiton amnistinë në mënyrë të papritur. Kristiana, motra e tij, dëshiron që fundjavën e parë në liri ai ta festojë me disa miq të vjetër në një vilë të rrënuar në fshat, pa praninë e reporterëve dhe kamerave.

Gazetari Hener, mësuesja Ilze, biznesmeni Ulrih me të shoqen dhe të bijën, Karina, peshkope e një kishe të vogël fshati, avokati Andreas – të gjithë në njëfarë mënyre e kishin përkrahur dikur revolucionin. Po tanimë ata janë bërë pjesë e realitetit qytetar.

Ata vijnë nga besnikëria, nostalgjia dhe kurioziteti. Kanë dëshirë t’i japin këshilla Jorgut, ta ndihmojnë, por njëkohësisht të ruajnë edhe distancën. Por nuk arrijnë t’i shmangen përballjes me biografinë, t’u shmangen ëndrrave për jetën e tyre dhe gënjeshtrave. E shkuara zgjohet përsëri…

“Një prozë e shkëlqyer dhe e thjeshtë. Schlink-u është një mjeshtër i gjuhës gjermane. Ai shkruan në mënyrë të qartë dhe me inteligjencë.”

Ekhard Fur/ Die Welt, Berlin

“Bernhard Schlink arrin t’i mbrojë me shumë kujdes veprat e rralla të artit në letërsinë gjermane, kryesisht pa ia hequr lexuesit të drejtën e gjykimit moral; nëpërmjet një saktësie sugjestive të gjuhës, ia del të arrijë një shkallë shumë të lartë qartësie.”

Verner Fuld/ Focus, Munih

“Bernhard Schlink gjen pikat e dobëta të aktualitetit gjerman.”

Verena Auferman/ “Süddeutsche Zeitung, Munih

Diçka e shkruarAutor: Emanuele TreviViti i botimit: 2014Përktheu: Agim DoksaniNr. faqe: 236ISBN: 978-99943-0-368-7Çmimi:...
11/01/2015

Diçka e shkruar

Autor: Emanuele Trevi
Viti i botimit: 2014
Përktheu: Agim Doksani
Nr. faqe: 236
ISBN: 978-99943-0-368-7
Çmimi: 800Lekë

Romë, fillimi i viteve nëntëdhjetë. Ndërsa ëndrrat e shekullit XX po i afrohen një fundi të pashmangshëm dhe Berluskoni përgatitet të marrë pushtetin, një shkrimtar tridhjetëvjeçar cinik dhe naiv, i shkujdesur dhe njëherësh i përthelluar, gjen punë në një arkiv, Fondi ‘Pier Paolo Pasolini’. Në atë labirint letrash të mbyllura në një pallat të madh në lagjen ‘Prati’ mbretëron Laura Betti, një noprane e madhe që po i perëndon ylli: por takimi me heroinën e çartur të këtij libri, e vetëquajtur e megjithatë trashëgimtare e mirëfilltë shpirtërore e poetit friulan, për djaloshin ka vlerën e një takimi të vërtetë me Pasolini-n, njëlloj sikur autorja e Teoremës të ishte ngjizur, të ishte pushtuar nga prania e tij e gjallë, nga itinerari privat prej eksperimentuesi të zjarrtë seksual dhe nga ndodhia e tij publike e artit, herezisë dhe provokimit.

“Diçka e shkruar” rrëfen linjën e hijes së kësaj molepsjeje dhe shkëputjen e pashmangshme prej saj – një shkëputje nga adoleshenca dhe një epokë e tërë; por rrëfen edhe një ngjarje tjetër, atë të njohjes fillestare me misteret, të hyrjes në sekretet e fshehta dhe të përjetshme të jetës.

Aroma e gjetheve të limonitAutor: Clara SánchezGjinia: RomanViti i botimit: 2014Përktheu: Adrian BeshajNr. faqe: 408ISBN...
11/01/2015

Aroma e gjetheve të limonit

Autor: Clara Sánchez
Gjinia: Roman
Viti i botimit: 2014
Përktheu: Adrian Beshaj
Nr. faqe: 408
ISBN: 978-99943-0-345-8
Çmimi: 1000Lekë
Sandra ka vendosur të tërhiqet në një fshat të bregut lindor: është tridhjetë vjeçe, e ka lënë punën dhe, shtatzënë me një burrë që nuk e dashuron, i kalon ditët duke u përpjekur ta shtyjë vendimin se çfarë do të bëjë me jetën e saj. Në plazh njeh Kristensenët, një çift tetëdhjetëvjeçarësh norvegjezë të vendosur prej shumë vitesh në atë fshat, të cilët e ndihmojnë pas një vuajtjeje dhe sillen me të si gjyshërit që ajo nuk i ka njohur. Karina dhe Frederiku sikur i zgjidhin problemet e Sandrës dhe madje i ofrojnë një rrogë për ta shoqëruar Karinën në sesionet e riaftësimit, në shëtitje apo për të bërë pazarin.Askush nuk do të mendonte se ato tri jetë të bashkuara rastësisht

përbëjnë arsyen e ekzistencës së Hulianit, një i moshuar që sapo ka mbërritur nga Argjentina dhe që ndjek hap pas hapi vajtjet dhe ardhjet e norvegjezëve. Një ditë Huliani i afrohet Sandrës dhe i zbulon hollësi të së shkuarës së tyre krejt të padyshimtë. I rrëfen, për shembull, se është një i mbijetuar i kampit të Mauthauzenit, kampit të përqendrimit për të cilin Sandra ka dëgjuar në ndonjë film apo në ndonjë dokumentar, një tmerr bardhë e zi që nuk ka të bëjë fare me të. Dhe Kristensenët nuk janë ata që duken. Megjithëse në fillim Sandra nuk i zë shumë besë Hulianit, pak nga pak do të fillojë t’i shikojë ndryshe zakonet, miqtë, fjalët dhe heshtjet e çiftit të të moshuarve, pa e kuptuar se fundi i pafajësisë së saj po ia vëjetën në rrezik.

“Aroma e gjetheve të limonit” është një rrëfim tërheqës tmerri pa efekte të mbinatyrshme dhe është gjithashtu, dhe para së gjithash, një roman mbi kujtesën dhe çlirimin nga faji.

Një burrëAutor: Oriana FallaciGjinia: RomanViti i botimit: 2014Përktheu: Yllka BeshirjaNr. faqe: 588ISBN: 978-99943-0-37...
11/01/2015

Një burrë

Autor: Oriana Fallaci
Gjinia: Roman
Viti i botimit: 2014
Përktheu: Yllka Beshirja
Nr. faqe: 588
ISBN: 978-99943-0-370-0
Çmimi: 1200Lekë

“Një burrë” është romani për jetën e Aleksandër Panagulisit. Gjithçka nis teksa Oriana Fallaci niset për Greqi për të intervistuar këtë luftëtar të paepur kundër diktaturës dhe që mbron fjalën e lirë. Në atë takim lind befas një ndjenjë e panjohur më parë për nga forca e madhe që ajo përçon për Orianën, një dashuri e madhe që e bën t’u futet me kokë sakrificave të tejskajshme për të shpëtuar dashurinë e jetës së vet.

Jeta e Panagulisit rrezikohej për vdekje nga regjimi i atëhershëm grek e po ashtu edhe dashuria e saj për të zgjati pikërisht deri në vdekje. Një dashuri aspak e lehtë, plot tallaz e uragan, mes grindjesh të furishme e një lumturie po aq të madhe.

Te “Një burrë” Oriana Fallaci shkriu gjithë talentin e saj të të shkruarit, ndjenjës, frymëzimit, dhimbjes së skajshme e po ashtu lumturisë, duke nxjerrë kësisoj kryeveprën e saj letrare..

“Të mos dorëzohesh kurrë, as gjatë marrjeve në pyetje, torturave, proceseve gjyqësore, por as edhe më pas: para indiferencës, pazareve të pista të politikës, kurrë një hap prapa. Dhe Oriana është përherë me të. ‘Ishe një shoqe e mirë, e vetmja shoqe e mundshme’.”

Domenico Procacci

per ju biografite e perzonazheve te njohur erdhen ne panairin e librit te 16.ju keshillojme ta shikoni
28/11/2013

per ju biografite e perzonazheve te njohur erdhen ne panairin e librit te 16.ju keshillojme ta shikoni

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Format info-entertainment nga Floriana Garo & Albert Dumani ne KLANHD & TVKLAN, cdo te shtune 20:05

26/11/2013

do doja ti thoja te gjith fansave te faqes sone qe per cdo informacion ne lidhje me shtepine tone botuese te na kontaktoni ne nr tone te tel.te publikuar te faqja jone.ju faleminderit per mirkuptimin

Ken Follett Natë mbi ujë RomanPërktheu: Margarita Sulaj SkënderiRedaktor: Sejdin CekaniNr. faqe: 564ISBN 978-99943-0-331...
14/11/2013

Ken Follett
Natë mbi ujë
Roman
Përktheu: Margarita Sulaj Skënderi
Redaktor: Sejdin Cekani
Nr. faqe: 564
ISBN 978-99943-0-331-1
Çmimi: 1200 lekë


Shtator 1939: vetëm pak ditë pasi Britania i kishte shpallur luftë Gjermanisë, një avion gjigant u ul në Sauthempton, Angli. Transoqeaniku i shpejtë i kompanisë ajrore Pan American, avioni më luksoz i ndërtuar ndonjëherë, do të udhëtonte në drejtim të Nju-Jorkut, në fluturimin e fundit civil jashtë Europës për vitet e ardhshme. Në të ndodheshin një grup pasagjerësh të dëshpëruar, të cilët donin të shpëtonin diçka më tepër nga lufta kërcënuese - të shkuarën e tyre të fshehtë dhe plot fantazma.
Bileta e klasit të parë për një udhëtim në historitë e Ken Follett-it ëshë prerë në një kohë kur fluturimi ishte ende një aventurë e mbushur plot me rreziqe. Piloti i transoqeanikut vihej ende në “ndjekje të erës” për të kursyer karburantin e çmuar, shturmanët ndiqnin dritën e yjeve dhe të gjitha jetët vareshin nga zgjedhja fatale e kapitenit në pikën e moskthimit. Vetëm Follett-i mund ta sjellë një përvojë të tillë - në bordin e transoqeanikut legjendar, në udhëtimin e tij të vetmuar të kthimit përmes Atlantikut, në një natë ogurzezë dhe drithëruese mbi ujë.
Mes pasagjerëve të avionit janë një aristokrat anglez fashist dhe familja e tij ekscentrike; një bukuroshe e re, e etur për dashuri kokëkrisur; një bashkëshorte në arrati dhe amerikani që e ka ngashënjyer; një vëlla armiqësor dhe një motër gati të bëjë një vrasje; një hajdut i shkathët, simpatik dhe tërheqës; një i arratisur në kërkim nga policia dhe një ish princeshë që ka parë ditë më të mira. Ata do të jenë në ajër për tridhjetë orë, të qetësuar nga sallat e ndenjes veshur me tapete të trasha, shtretërit e mbuluar me perde, salla e ngrënies me të gjitha të mirat dhe shampanjë pa fund.
Por ndërkohë që retë e stuhisë mblidhen mbi Atlantik, tensioni në kabinën e transoqeanikut mbledh forca të trazuara. Sapo gjendesh brenda pallatit fluturues, nuk ka më rrugëdalje, nuk ka më kthim pas nga makthi që i pret të gjithë.
Follett-i rikrijon një legjendë të aviacionit, ndërkohë që bota bëhet gati të ndryshojë njëherë e përgjithmonë. “Natë mbi ujë” është një roman i shkëlqyer për rrezikun ajror dhe lidhjet dashurore të rrezikshme në avionin më romantik në histori - gjatë fluturimit të fundit të transoqeanikut përrallor.

KEN FOLLETT, autor i shtatë bestsellerëve ndërkombëtarë, jeton në Chelsea, Londër, në një shtëpi dyqindvjeçare me pamje nga lumi Tamiz, me gruan e tij Barbara dhe një numër të madh fëmijësh nga martesat e tyre të para. Interesi i tij kryesor, përveç letërsisë, është muzika dhe me raste ai i bie kitarës në një grup muzikor bluz.

Gjak si bojaCornelia FunkeRomanPërktheu: Doreida Gedaj KafexhiuRedaktor: Sejdin CekaniNr. faqe: 588ISBN 978-99943-0-333-...
14/11/2013

Gjak si boja
Cornelia Funke
Roman
Përktheu: Doreida Gedaj Kafexhiu
Redaktor: Sejdin Cekani
Nr. faqe: 588
ISBN 978-99943-0-333-5
Çmimi: 1200 lekë

Megi lexoi për të njëqindtën herë letrën që u kishte shkruar prindërve:
Shumë i dashur Mo! E dashur Resa! Ju lutem të mos shqetësoheni. Faridi duhet të gjejë Gishtpluhurin e ta paralajmërojë për rrezikun e Bastës, ndaj dhe unë po shkoj me të. Nuk dua të qëndroj gjatë, dua vetëm të shoh Pyllin e Paudhë dhe Princ Proshutën, Kozimo të Bukurin dhe ndoshta edhe Princin e Zi dhe ariun e tij. Dua të shoh sërish zanat dhe njerëzit-qelq dhe Fenolion. Ai do të më sjellë sërish këtu. Ju e dini se ai mundet. Mos u shqetësoni. Bricjapi nuk është më atje.
Shihemi së shpejti, një mijë puthje. Megi.

Cornelia Funke

Autorja gjermane Cornelia Funke u lind në Dorsten, Westfallen. Pas diplomimit, punoi për tre vjet si punonjëse sociale pranë fëmijëve në vështirësi. Më pas ndoqi një kurs për ilustrim librash në Hamburg. Ky pasion i hershëm i saj, bashkë me shkollimin, bënë të mundur më pas që ajo t’i ilustronte vetë librat e saj. Ka shkruar më se 20 romane e libra të ilustruar për fëmijë. Librat e saj janë kthyer sakaq në bestseller. “Mbreti i hajdutëve”, “Zemër si boja” dhe “Kalorësi i dragoit” janë ekranizuar. Cornelias i ka pëlqyer gjithnjë të lexojë libra me fantazi dhe të shkruar mirë, sidomos nga autorë anglishtfolës, si J.R.R.Tolkien me “Kryezotin e Unazave”, “Kronikat e Narnias” të Lewis dhe “Piter Panin”.

Address

Rr. Sami Frashëri, Pranë UMB-së/Tiranë/Tiranë
Tirana
02145

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when "Shtepia botuese "dudaj" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category