15/09/2026
Enea Karakaçi 🚧 Nis puna për Bypass-in e Elbasanit!
Një tjetër investim i rëndësishëm për një qarkullim më të shpejtë, më të sigurt dhe më funksional. Projekti do të lehtësojë trafikun e rënduar në zonë, veçanërisht gjatë sezonit turistik, duke përmirësuar lëvizjen në një prej akseve më të rëndësishme të vendit.
Bypass-i lidh autostradën Tiranë – Elbasan me akset Elbasan – Qafë Thanë dhe Elbasan - Rrogozhinë, duke krijuar një lidhje më të shpejtë dhe më të sigurt, sipas standardeve moderne të infrastrukturës.
Më shumë siguri. Më pak trafik. Më shumë zhvillim. 🇦🇱