Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Faqja zyrtare në Facebook e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Republika e Shqipërisë.

NJOFTIM PËR SHTYPNë kuadër të masave të parashikuara për garantimin e zgjedhjeve,  Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Ri...
24/06/2017

NJOFTIM PËR SHTYP

Në kuadër të masave të parashikuara për garantimin e zgjedhjeve, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, kërkon nga punonjësit e administratës dhe gjithë institucioneve në varësi, të respektojnë ligjin dhe të mos përfshihen në akte që cënojnë të drejtën e qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ministria e Mirëqëqënies Sociale dhe Rinisë fton të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të përfshirjes së punonjësve të kësaj ministrie dhe institucioneve të saj të varësisë në sh*tblerje të votave, intimidim të votuesve për të votuar për një subjekt të caktuar politik apo shkelje të tjera të lidhura me zgjedhjet.

MMSR ve në dispozicion të qytetarëve numrin e telefonit +355697868366 dhe adresën e e-mail [email protected] ku mund të dërgohet informacion dhe të denoncohen shkeljet duke dërguar të dhëna, foto dhe video (WhatsApp, Viber).

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë shpreh edhe një herë angazhimin dhe vendosmërinë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të kontribuar në një porces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, ku çdo qytetar të jetë i lirë të shprehë vullnetin e tij.

Të njëjtin angazhim dhe vendosmëri presim nga çdo punonjës i ministrisë dhe institucioneve të varësisë, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

NJOFTIM PËR SHTYPShkelje të konstatuara në shpërndarjen e ndihmës ekonomike.Me urdhër të Ministres së Mirëqënies Sociale...
23/06/2017

NJOFTIM PËR SHTYP

Shkelje të konstatuara në shpërndarjen e ndihmës ekonomike.

Me urdhër të Ministres së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Znj. Xhulieta Kërtusha, më datë 07.06.2017 u ngrit grupi i punës për kontrollin mbi përdorimet e fondeve të ndihmës ekonomike në Qarkun e Korçës.

Nga Kontrolli i ushtruar në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Sociale Shtetëror, (DRSHSSH) Korçë u konstatuan një sërë shkeljesh ligjore në mënyrën e përdorimit të fondeve të ndihmës ekonomike.

Shkelja më e rëndë e konstatuar është mungesa e listave emërore të përfituesve të ndihmës ekonomike në këtë qark, për një periudhë prej 4 muajsh. Ky fakt përbën shkelje të Udhëzimit Nr.3, Datë 17.02.2017, të ndryshuar, të Ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, ku kërkohet që vendimet e këshillave bashkiakë për përfituesit e ndihmës ekonomike të shoqërohen me listat emërore të përfituesve.

Mungesa e listave të familjeve që përfitojnë nga ndihma ekonomike ngre dyshime për keqmenaxhim financiar, shpërdorim të detyrës apo korrupsion nga ana e punonjësve të përfshirë në proces.

Nisur nga këto të dhëna Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë i ka kërkuar Ministrisë së Financave, nisjen urgjent te inspektimit financiar. Gjithashtu, nisur nga dyshimi se mungesa e listave të përfituesve, dhe mos afishimi i tyre është bërë për të favorizuar individë në mbështetje të fushatës zgjedhore për subjekte të caktuara politike.

Problematika të ngjashme janë vërejtur edhe në Qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, për të cilat po bëhen verfikimit e nevojshme përpara se të merren masat përkatëse.

MMSR do të marrë masat e nevojshme për të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e institucioneve në varësi, të cilët kanë toleruar shkeljet ligjore në përdorimin e fondeve të ndihmës ekonomike.

Reagim i Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe RinisëSqarim në lidhje me procedurën tenderuese për fazën e dytë të Rikons...
19/06/2017

Reagim i Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë

Sqarim në lidhje me procedurën tenderuese për fazën e dytë të Rikonstruksionit “Shtëpia e të Moshuarve”, Shkodër.

Pas publikimit në disa media të ndryshme të disa lajmeve të pavërteta, sqarojmë opinionin publik si më poshtë;

Procedura e tenderimit për fazën e dytë të Rikonstruksionit “Shtëpia e të Moshuarve”, Shkodër, ka nisur me ngritjen e Njësisë së prokurimit me vendime datë 10.03.2017 të firmosur nga ish ministri Mirëqënies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi si Titullar i Autoritet Kontraktor. Në po këtë datë janë miratuar dhe kriteret për kualifikimin e ofertuesit, përbërja e Njësisë së Prokurimit.dhe përbërja e Komisionit të Vlërsimit të Ofertave. (KVO)

Më datë 04.05.2017 kur MMSR drejtohej nga Ministrja znj. Olta Xhaçka është bërë hapja e ofertave në sistetmin elektronik të APP-së.
Komisioni i Vlersimit të Ofertave (KVO) në bazë ligjit të prokurimit publik KVO ka si afat ligjor 20 ditë kalendarike për të kryer vlerësimin e ofertave.

KVO e ngirtur me urdhër nga isha Ministri z.Klosi sipas afateve ligjore ka kryer vlerësimin në sistemin elektronik te APP-së.
Më datë 09.06.2017, pasi janë ezauruar të gjitha afatet ligjore të ankimimit, Titullari i Autoritetit Kontraktor, në këtë raste Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka firmosur kontratën me subjektin fitues sipas vlerësimit të komisionit, përbërja e të cilit ishte bërë që në datën 10.03.2017 dhe urdher nga ish Ministri Klosi.

Ministrja e Mirqënies Sociale dhe Rinisë në përputhje të plotë me Vendimin e Këshillit të Ministrave, nr.473, datë 01.06.2017, pika.19, nuk ka iniciuar asnjë procedurë të re prokurimi publik. Kontrata në fjalë ishte një procedurë e nisur përpara se Ministrja Kërtusha të vinte në detyrë.

Kujtojmë se nënshkrimi i konratës është detyrim ligjor, ndërkohë që mosfirmosja në kohë mund të sillte penalitete për Autoritetin Kontraktues.

NJOFTIM PËR SHTYPDrejtori i Zyrës së Punës në Kuçovë në shkelje te ligjit.Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, ka ...
18/06/2017

NJOFTIM PËR SHTYP

Drejtori i Zyrës së Punës në Kuçovë në shkelje te ligjit.

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, ka konstatuar me keqardhje angazhimin në fushatë elektorale të disa drejtuesve rajonalë të institucioneve në varësi. Rasti më i fundit i takon Drejtorit të Zyrës së Punës në qytetin e Kuçovës Z. Saimir Plaku, i cili edhe pse është pezulluar nga detyra, për shkak se kandidon për Partinë Socialiste, vazhdon të përdorë zyrat shtetërore në funksion të fushatës.

Kujtojmë edhe një herë se veprime të tilla që synojnë të përdorin burimet njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore në funskion të fushatës zgjedhore, si dhe presioni mbi punonjësit e tjerë të administratës përbën shkelje të rëndë të ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave.

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë i bën thirrje Z. Plaku dhe të gjithë drejtuesve apo punonjësve të administratës të distancohen nga këto veprime dhe të heqin dorë nga përdorimi i postit apo zyrave të shtetit për të bërë fushatë. MMSR do të nisë menjëherë procedurat për kallzimin në prokurori të rastit në fjalë si dhe angazhohet të ndërmarrë të njëjtat hapa edhe për rastet e tjera që do të vërtetohen në shkelje të ligjit.

Ndërkohë Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, duke falenderuar qytetarët që kanë denoncuar në numrin e telefonit +355697868366 rastet e abuzimit të punonjësve të administratës që janë angazhuar në fushatë zgjedhore brenda orarit zyrtar të punës, dëshiron të informojë opinionin publik se janë në proces verfikimi një numër i konsiderueshëm rastesh.

MMSR, do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për largimin nga puna dhe kallzimin penal për të gjitha rastet që vërtetohen në shkelje të ligjeve dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 473 datë 1.6.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë, për vitin 2017.

Informimim i prokurorisë mbi shkeljet penale të kryera nga punonjës të administratësMinistria e Miëqënies Sociale dhe Ri...
13/06/2017

Informimim i prokurorisë mbi shkeljet penale të kryera nga punonjës të administratës

Ministria e Miëqënies Sociale dhe Rinisë ka përshkallëzuar masat ndaj punonjësve të administratës të cilët në kundërshtim me ligjet dhe vendimin e Këshillit të Ministrave, kanë marrë pjesë në aktivitete të fushatës zgjedhore, gjatë orarit zyrtar të punës.

Në kuadër të këtyre masave, Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë znj. Xhulieta Kërtusha ka formisur sot shkresat për informimin e prokurorive të rrethit gjyqësor Tiranë, Korçë, Elbasan dhe Kukës, si dhe për dijeni Prokurorin e Përgjithshëm z. Adriatik Lalla mbi shkeljet e kryera nga katër drejtues rajonale të institucioneve në varësi të këtij dikasteri.
Më konkretisht është informuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë mbi përfshirjen në fushatë të znj. Marisa Kaçori, me funksion Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Tiranë.

Po kështu më anë të një shkrese të posaçme është informuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan mbi përfshirjen në fushatë të z. Ervis Xhelo me funksion Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, Elbasan.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës është informuar mbi përfshirjen në fushatë të z. Gent Halili, me funksion Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Kukës.
Gjitashtu Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë është informuar mbi përfshirjen në fushatë të znj. Luiza Qipo, me funksion Përgjegjëse e Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore, Ersekë.
Për të katra rastet e lartpërmendura, Minstria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka vënë në dispozicion të prokurorisë provat e dopozituara që vërtetojnë pjesëmarrjen aktive në fushatën zgjedhore.

Në shkresat e dërguara prokurorive të rrethit Tiranë, Korçë, Elbasan dhe Kukës, është nënvizuar pozicioni drejtues i personave të lartpërmendur, për të cilët krijohet dyshimi i arsyeshëm për keqpërdorimin e burimeve njerëzore si dhe të ndikimit të drejtëpërdrejtë apo indirekt tek banorët e këtyre qyteteve që përfitojnë shëbrime nga këto institucione apo punonjësve të administratës, duke tjetërsuar vullnetin e votës së lirë në favor të një subjekti të caktuar elektoral.
Ministria e Mirqënies Sociale dhe Rinisë, i ka përcjellë prokurorisë dyshimin se drejtuesit në fjalë kanë konsumuar veprën penale të “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” e parashikuar nga neni 328/a i Kodit Penal, i ndryshuar, në të cilën përcaktohet se “ Pjesëmarrja e një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore në shërbimin civil ose një funksion jopolitik në administratën shtetërore, në kundërshtim me ligjin, në aktivitetet ose fushatën zgjedhore, të një partie politike ose kandidati në zgjedhje, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.”

MMRS kërkon nga organi i prokurorisë që të kryejë veprimet e nevojshme për hetimin e këtyre rasteve.
Ndërkohë Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë shpreh bindjen e plotë se organi i prokurorisë do të veprojë me shpejtësi dhe profesionalizëm në trajtimin e këtyre rasteve, duke kontribuar kështu në ruajtjen e standardeve më të larta zgjedhore.

NJOFTIM PËR SHTYPMasë disipliniore, largim nga punaNë kuadër të masave të marra për parandalimin e përfshirjes së punonj...
09/06/2017

NJOFTIM PËR SHTYP
Masë disipliniore, largim nga puna

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përfshirjes së punonjësve të administratës publike në fushatë zgjedhore, brenda orarit zyrtar të punës, Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Z. Xhulieta Kërtusha ka firmosur masën disiplinore për largim nga puna të Drejtorit Rajonal të Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Elbasanit.
Ministrja Kërtusha i ka propozuar z. Astrit Hado, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqëore, largimin nga puna të z. Ervis Xhelo me detyrë, “Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore” Elbasan, me arsyetimin se ekzistojnë faktet që vërtetojnë se z. Xhelo ka marrë pjesë në fushatën elektorale të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet , gjatë orarit zyrtar të punës.
Propozimi i Ministres Kërtusha bazohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 473 datë 1.6.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë, për vitin 2017”.
Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë i kujton edhe një herë të gjithë punonjësve të administratës dhe institucioneve në varësi, që të respektojnë kuadrin ligjor në fuqi për të mos u përfshirë dhe ekspozuar publikisht në aktivitete të fushatës zgjedhore, gjatë orarit zyrtar të punës.
MMRS është e angazhuar që në zbatim të ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave, të monitorojë dhe marrë masa për rastet e deoncuara dhe verifikuara.
Nga ana tjetër kërkohet bashkëpunim dhe vendosmëri në zbatimin e ligjit edhe nga drejtuesit e institucioneve, të cilët kanë përgjegjësi direkte në lidhje me aktivitetin e punonjësve të tyre.

NJOFTIM PËR SHTYPMasë disiplinore, largim nga punaNë kuadër të masave të marra për parandalimin e përfshirjes së punonjë...
08/06/2017

NJOFTIM PËR SHTYP

Masë disiplinore, largim nga puna

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përfshirjes së punonjësve të administratës publike në fushatë zgjedhore, brenda orarit zyrtar të punës, Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Z. Xhulieta Kërtusha ka firmosur një tjetër masë disiplinore për largim nga puna të një punonjësi të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Gramsh*t.
Ministrja Kërtusha i ka propozuar z. Astrit Hado, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, largimin nga puna të z. Urim Kishta me detyrë, “Inspektor në Agjensinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore” Gramsh, me arsyetimin se ekzistojnë faktet që vërtetojnë se z. Kishta ka marrë pjesë në fushatën elektorale të Partisë Socialiste, gjatë orarit zyrtar të punës.
Propozimi i Ministres Kërtusha bazohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 473 datë 1.6.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë, për vitin 2017”.
Ndërkohë pas publikimit të numrit të telefonit +355697868366 të vënë në dispozicion për publikun me qëllim denoncimin e rasteve të përfshirjes së punonjësve të adminisrtatës në fushatën zgjedhore, vazhdojnë të vijnë informacione dhe dononcime të cilat po verifikohen.
Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë është e angazhuar që në zbatim të ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave, të monitorojë dhe marrë masa për rastet e shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve në varësi të këtij dikasteri të cilët përfshihen në fushatën zgjedhore branda orarit zyrtar të punës, .

NJOFTIM PËR SHTYPUrdhër kontrolli mbi përdorimin e fondeve të ndihmës ekonomikeMinistrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë...
06/06/2017

NJOFTIM PËR SHTYP

Urdhër kontrolli mbi përdorimin e fondeve të ndihmës ekonomike
Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë znj. Xhulieta Kërtusha ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për kontrollin e veprimtarisë së kryer nga Zyrat e Ndihmës Ekonomike në të gjithë vendin.

Nisur nga një numër i konsiderueshëm denoncimesh të ardhura nga qytetarë të ndryshëm për përdorimin e ndihmës ekonomike dhe pagesave për personat me aftësi të kufizuara si mjet presioni dhe favorizimi në kuadër të garantimit të mbështetjes për subjektet elektorale gjatë fushatën elektorale, Ministria e Mirëqënies Sociale ka marrë masat për të kontrolluar çdo zyrë dhe vefirikuar çdo rast të denoncuar.

Objekti i kontrollit do të jetë përputhshmëria me ligjin nr. 9355 datë 10.3.2005 “ për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” dhe me aktet e tjera nënligjore të kritereve mbi të cilat është shpërndarë ndihma ekonomike për ato kategori të cilat përfitojnë në bazë të ligjeve në fuqi.
Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë angazhohet të verfikojë dhe marrë masa konform kuadrit ligjor në fuqi për të gjithë ata punonjës të Zyrave të Ndihmës Ekonomike që shkelin ligjin dhe udhëzimet përkatësë.
Ftesë për denoncim

Ndërkohë bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave me nr. 473 datë 1.6.2017 “për marrjen e masave dhe monitorimin e e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ve në dispozicion numrin e telefonit +355697868366 dhe adresën e e-mail [email protected] .

Ftohen të gjithë qytetarët që të denoncojnë rastet e përfshirjes të punonjësve të administratës në aktivitetet e fushatës zgjedhore. në duke derguar foto dhe video në numrin e telefonit (WhatsApp, Viber) dhe adresën e postës elektronike.

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Xhulieta Kërtusha, me rastin e festës së 1 Qershorit  zhvilloi një vizitë...
01/06/2017

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Xhulieta Kërtusha, me rastin e festës së 1 Qershorit zhvilloi një vizitë në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”. Ministrja Kërtusha kaloi momente me stafin dhe fëmijës të cilët kishin përgatitur edhe nje program artistik. Më pas fëmijëve ju shpërndanë dhurata të ndryshme. Me këtë rast Znj. Kërtusha pa nga afër ambientet e Shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” dhe bashkëbisedoi me drejtuesit për problematikat dhe nevojat e këtij institucioni.

Njoftim për shtypNjoftim mbi rastin e punonjësve të lënduar në fabrikën e këpucëve, Fushë-KrujëPas informacionit të marr...
31/05/2017

Njoftim për shtyp

Njoftim mbi rastin e punonjësve të lënduar në fabrikën e këpucëve, Fushë-Krujë

Pas informacionit të marrë në lidhje me lëndimin e disa punonjësve në një fabrikë për prodhimin e këpucëve në Fushë-Krujë Bubq, me kërkesë të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Znj. Xhulieta Kërtusha, Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore mori masat për verifikimin urgjent të situatës.

Për të parë situatën nga afër dhe verifikuar kushtet në të cilat ndodhi ngjarja u ngrit një grup i posaçëm pune. Grupi i ngritur me këtë rast përbëhej nga inspektorë të Drejtorisë Qëndrore të ISHPSHSH-së dhe të Degës Rajonale Durrës.
Nga verifikimi i rastit në terren vihet re se janë 15 punonjës të lënduar, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore pranë Qendrës Shëndetësore Fushë Krujë.

Inspektorët e grupit të punës kanë marrë informacion për gjëndjen e punonjësve dhe kanë vendosur kontaktet e nevojshme me organet e prokurorisë dhe policisë së shtetit të cilat po merren me hetimin e ngjarjes.
Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet Inspektoriatit Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore do të mbajë në monitorim subjektin punëdhënës, për të kryer kontrollin konform procedurës së përcaktuar në metodologjinë e inspektimit.

Ky është një reagim për disa lajme të pavërteta që qarkullojnë në media. Po bëjmë të ditur se vendimi i Ministres së Mir...
23/05/2017

Ky është një reagim për disa lajme të pavërteta që qarkullojnë në media. Po bëjmë të ditur se vendimi i Ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë sot është për shfuqizimin e një urdhëri të ish-ministres e cila në ditën e saj të fundit në detyrë, në kundërshtim me frymën e marrëveshjes politike , ia kalonte kompetencat e saj Sekretarit të Përgjithshëm.

Shfuqizimi i këtij urdhëri bëhet për të mbyllur çdo mundësi abuzimi nga administrata për interesa elektorale. Ministrja Kërtusha nuk do te firmosë asnjë tender deri në fund të mandatit të saj dhe do të angazhohet për sigurimin e transparencës, standarteve dhe ndalimit të cdo lloj abuzimi.

​Plani i punës për dy vitet në vazhdim përbën një sfidë të re për qeverinë Shqiptare dhe për agjensitë e OKB-së në Shqip...
23/05/2017

​Plani i punës për dy vitet në vazhdim përbën një sfidë të re për qeverinë Shqiptare dhe për agjensitë e OKB-së në Shqipëri!

Njëkohësisht është një mundësi për të kontribuar në uljen e varfërisë, përfshirjen sociale, mbrojtjen sociale, përmirësimin e shëndetit, arsimit, forcimin e sistemit të mbrojtjtes të fëmijëve​ dhe ​luftën e dhunnës me bazë gjinore.

Dhe kjo do të bëhet e mundur nëpërmjet pasionit, profesionalizmit dhe dedikimit që na bashkon për të përmirësuar cilësinë e jetës, sidomos të atyre që kanë më shumë nevojë dhe sigurisht nëpërmjet asistencës prej $5.5 million. UNDP Albania UNICEF Albania UN Women Albania UNFPA Albania

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share