Inspektorati Qendror

Inspektorati Qendror Inspektorati Qendror eshte institucion qendror buxhetor në varësi të Kryeministrit.

Inspektorati Qendror ka këto funksione:

a) bashkërendon dhe mbështet veprimtarinë e inspektorateve shtetërore e të inspektorateve vendore;
b) jep mendim këshillimor për programet e inspektimit, të hartuara nga inspektoratet shtetërore;
c) miraton rregulla të përgjithshme, bazë, për metodologjinë e vlerësimit të riskut,
programimin e inspektimeve, dokumentimin e veprimtarisë së inspektimit, si dhe raportimin e veprimtarisë së inspektorateve;
ç) miraton rregulla të përgjithshme për treguesit e përgjithshëm të efektivitetit dhe të cilësisë së veprimtarisë së inspektimit, si dhe kriteret e vlerësimit të tyre;
d) jep mendime për çdo nismë ligjore dhe nënligjore në fushën e inspektimit;
dh) mbikëqyr zbatimin e këtij ligji e të ligjit të posaçëm nga inspektorët shtetërorë, për programimin, autorizimin dhe kryerjen e procedimit të inspektimit, dhe ka të drejtë të propozojë marrjen e masave disiplinore ndaj inspektorëve dhe Kryeinspektorit Shtetëror, në rast të konstatimit të shkeljeve prej këtyre të fundit;
e) përgatit raportin vjetor të përgjithshëm të inspektimeve dhe ia paraqet për njohje Këshillit të Ministrave;
ë) bashkërendon veprimtarinë e trajnimit e të kualifikimit të inspektorëve;
f) miraton kërkesat specifike për arsimimin e inspektorëve në inspektoratet shtetërore dhe vendore;
g) kryen testimin fillestar dhe periodik të inspektorëve;
gj) krijon dhe mban një portal unik të inspektimit, që shërben për programimin dhe
bashkërendimin e inspektimeve, shkëmbimin e të dhënave ndërmjet inspektorateve të ndryshme, si dhe për informimin e publikut;
h) mban listën e përditësuar të inspektorëve në detyrë për çdo inspektorat shtetëror dhe vendor dhe e publikon atë në faqen zyrtare të internetit.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Inspektorati Qendror posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share