Këshilli Koordinues i Diasporës

Këshilli Koordinues i Diasporës Këshilli Kordinues i Diasporës është organizim, i pari në historinë e shtetit shqiptar për të përfaqësuar interesat e shqiptarëve të larguar nga vendlindja.

Nga kryetari i Këshilli Koordinues i Diasporës, z. Lazim Destani ↩️“Çështja Çame: Histori, të Drejtat e Njeriut dhe Dial...
12/06/2026

Nga kryetari i Këshilli Koordinues i Diasporës, z. Lazim Destani ↩️

“Çështja Çame: Histori, të Drejtat e Njeriut dhe Dialog” ishte tema e ngjarjes akademike që u mbajt këto ditë në Cyrih të Zvicrës ku pata nderin të marr pjesë.

Kjo mbrëmje tematike, organizuar nga Lidhja Shqiptare në Botë (LShB) në bashkëpunim me Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini”, mblodhi së bashku veprimtarë, akademikë, historianë e profesorë nga trojet tona si dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar nga diaspora.

Te paneli i diskutimit, kushtuar kësaj teme shumë të ndjeshme e me peshë të çështjes kombëtare, patëm kënaqësinë t’i kemi disa nga figurat tona të shquara të botës akademike e shkencore si, akademikun dhe diplomatin Pëllumb Xhufi, shkrimtarin dhe diplomatin Luan Rama, Profesorin Bashkim Kuçuku, kryetarin e LShB Nazmi Jakurti, drejtuesin e Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini” Alket Veliu, gazetarët Enver Robelli dhe Rexhep Rifati, e të tjerë.

Gjatë diskutimeve në panel u shtrua gjerësisht historia e Çamërisë, u trajtuan zhvillimet historike dhe sfidat me të cilat është përballur popullsia çame ndër vite, ndërsa u theksua nevoja për mobilizim dhe bashkëpunim më të gjerë kombëtar.

Një moment i veçantë i mbrëmjes ishte paraqitja e një grupi pjesëmarrësish të veshur me kostume tradicionale çame. Këta sollën një befasi të këndshme për të pranishmit, ndërsa i dhanë bukuri të veçantë ngjarjes.

Pjesa e fundit e aktivitetit iu kushtua diskutimit të hapur me pjesëmarrësit, të cilët parashtruan pyetje dhe ndanë mendimet e tyre mbi çështjen çame dhe sfidat me të cilat përballen komunitetet shqiptare në rajon.
🇦🇱🙏

08/06/2026

📑📌
DEKLARATË E Këshilli Koordinues i Diasporës

➡️"Këshilli Koordinues i Diasporës" po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit lidhur me protestat qytetare që po zhvillohen në Shqipëri në lidhje me projektet e investimeve në zonën e Zvërnecit.

➡️Debati publik është intensifikuar për shkak të shqetësimeve të ngritura nga qytetarë, organizata mjedisore dhe përfaqësues të komunitetit lokal mbi ndikimin e mundshëm të këtyre investimeve në mjedis, trashëgiminë natyrore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.

➡️Si institucion përfaqësues i diasporës, Këshilli Koordinues mbetet i përkushtuar ndaj parimeve të dialogut demokratik, transparencës dhe respektimit të shtetit të së drejtës. Ne besojmë se çdo investim strategjik duhet të shoqërohet me procese të qarta konsultimi publik, respektim të legjislacionit në fuqi dhe vlerësim të kujdesshëm të ndikimit mjedisor dhe social.

➡️Këshilli respekton të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të shprehur mendimet dhe shqetësimet e tyre në mënyrë paqësore, si dhe rëndësinë e krijimit të një klime që nxit investimet dhe zhvillimin ekonomik në përputhje me interesin publik.

➡️Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve – institucioneve publike, investitorëve, komuniteteve lokale dhe shoqërisë civile – të angazhohen në një dialog konstruktiv, të bazuar në fakte, transparencë dhe respekt të ndërsjellë, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve që harmonizojnë zhvillimin ekonomik me mbrojtjen e pasurive natyrore dhe interesin afatgjatë të vendit.

➡️Diaspora shqiptare mbetet e interesuar për një Shqipëri që zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme, demokratike dhe gjithëpërfshirëse, duke ruajtur njëkohësisht vlerat natyrore, kulturore dhe identitetin e saj kombëtar.

Këshilli Koordinues i Diasporës Shqiptare

🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Qershor 2026

Nga kryetari i Këshilli Koordinues i Diasporës, z. Lazim Destani ↩️🫴Me kënaqësi e pranova ftesën për të marrë pjesë në K...
24/05/2026

Nga kryetari i Këshilli Koordinues i Diasporës, z. Lazim Destani ↩️

🫴Me kënaqësi e pranova ftesën për të marrë pjesë në Konventën e Alpeve, e cila u mbajt më 15 dhe 16 maj në Valbonë, Tropojë.

Mes bukurive të rralla natyrore, dhe me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve nga trojet shqiptare e nga Diaspora, këtu u zhvilluan diskutime tematike mbi potencialin turistik dhe ekonomik që kanë alpet shqiptare në Ballkanin Perëndimor dhe mundësitë e rritjes së investimeve në këto zona.

Tema e panelit që drejtova unë ishte “Ekonomia Alpine në fokusin e zhvillimit të qëndrueshëm”. Gjatë diskutimit mbi këtë temë ngrita çështjet që kanë të bëjnë me plane rregulluese të mirëfillta e të qëndrueshme.
Këtu potencova rëndësinë e zgjidhjes së çështjes mbi pronësinë e tokave, një gjë që do t’u hapte rrugë e do t’i përshpejtonte investimet për biznese familjare apo për investime më të mëdha.

Në kuadër të aktiviteteve të Konventës dyditore pata rastin e kënaqësinë të jem i ftuar në Sofrën Dardane, si dhe në ceremoninë zyrtare të çeljes së sezonit turistik të Valbonës, organizuar nga Bashkia e Tropojës.

U ndjeva i nderuar gjithashtu edhe me dekorimin që më bënë organizatorët e Konventës së Alpeve duke më akorduar çmimin “Ambasador i Apleve”.

Në vijim, fjala ime përshëndetëse në çeljen e këtij aktiviteti:

I nderuar Kryetar i Bashkisë, Tropojë, Z. Byberaj,
I nderuar Z. Ambasador, Mustafaj,
I nderuar Prefekt i Tiranës, Z. Hajdari,
E nderuar ish-Ministre, Znj. Rozeta Hajdari,
I nderuar Deputet, Z. Shaip Kamberi,
Të nderuar Ambasadorë, Ministra e Deputetë,
Të nderuar bashkëkombës,

Gjej rastin të falënderoj në mënyrë të veçantë Z.Ramiz Lushaj, që na bën bashkë në aktivitete si ky.
Janë aktivitete të rëndësishme pasi ndikojnë në zhvillimin ekonomik të viseve tona, si dhe e kthejnë vëmendjen tonë këtu.

Kjo Konventë Alpine, që këto ditë na ka bashkuar në këtë zonë shumë të bukur të trojeve tona, le t’i shërbejë shtimit të vëmendjes tonë ndaj Alpeve shqiptare, në Shqipëri, por edhe në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut e në Malit të Zi.

Këto male e kreshta, janë foleja e kreshnikëve dhe e zanave, janë vendlindja e burrave dhe e luftëtarëve të kombit.

Por sot jemi në tjera momente historike. Këto bjeshkë kërkojnë t’ua ruajmë nderin, t’i popullojmë, të investojmë e t’i bëjmë destinacione turistike të përhershme.
Le të kujdesemi për to çdo ditë e më shumë.
Dora e njeriut duhet ta bëjë më të mirën për ta mirëmbajtur e për ta bërë këtë zonë alpine gjithnjë e më tërheqëse për turistët e vizitorët.

Uroj këto kreshta të maleve tona të shkëlqejnë me oferta turistike, me shërbim e mjedis të pastër, dhe mbi të gjitha, me mikpritje e bujari siç e ka zakon shqiptari.

Këto nuk arrihen vetëm me takime e fjalë të bukura. Kërkojnë punë, kërkojnë iniciativa ligjore, vendim-marrje politike qendrore e lokale, si dhe lehtësira fiskale për bizneset.

Duke ju falënderuar për ftesën dhe mikpritjen, i uroj suksese kësaj konvente, dhe le të shërbejë si fillimi i një nisme mbarëshqiptare, që Alpet tona, të jenë krenaria jonë.

Nga kryetari i Këshilli Koordinues i Diasporës, z. Lazim Destani ↩️🫴Ishte nder dhe kënaqësi pjesëmarrja në hapjen e Konf...
24/05/2026

Nga kryetari i Këshilli Koordinues i Diasporës, z. Lazim Destani ↩️

🫴Ishte nder dhe kënaqësi pjesëmarrja në hapjen e Konferencës Ekonomike B2B, organizuar nga drejtuesit e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare.

Kjo konferencë në Prishtinë ishte një pikë takimi për qindra biznese shqiptare nga trojet tona e nga diaspora.

Konferenca kishte në fokus krijimin e lidhjeve të reja ekonomike, bashkëpunime konkrete, investimet strategjike, si dhe forcimin e rrjetëzimit mes bizneseve shqiptare.

Çaste nga Panairi i 5-të Vjetor “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”!Post nga Mark Gjonaj, anëtar i Këshilli Koordinues i Diasp...
24/05/2026

Çaste nga Panairi i 5-të Vjetor “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”!
Post nga Mark Gjonaj, anëtar i Këshilli Koordinues i Diasporës për SHBA

24/05/2026

Nga Emina Cunmulaj, SHQIPONJA E ARTË e Këshilli Koordinues i Diasporës, anëtare për SHBA ↩️

Nga anëtari i Këshilli Koordinues i Diasporës për Australinë, z. Sezar Jakupi, gjatë vizitës së tij të fundit në atdhe, ...
24/05/2026

Nga anëtari i Këshilli Koordinues i Diasporës për Australinë, z. Sezar Jakupi, gjatë vizitës së tij të fundit në atdhe, për Samitin e IV të Diasporës

Address

Bulevardi “Dëshmorët E Kombit”, Nr. 1. 1000
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilli Koordinues i Diasporës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share