Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Kjo është faqja zyrtare e Policisë së Tiranës Kjo është faqja zyrtare e Policisë së Tiranës.

Na kontaktoni për shërbime të cilat Policia mund të ofrojë, ngjarje kriminale apo çështje të sigurisë.

14/06/2026

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lugina e Errët.

Po përgatitej për të kryer një vjedhje banese në Farkë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 53-vjeçari.

53-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal për krime kundër personit dhe pronës.

Sekuestrohen armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe mjete të dyshuara për kryerje vjedhjesh.

Zbardhen edhe 2 raste të tjera vjedhjesh/tentativash për vjedhje banesash, të dyshuara të kryera nga i arrestuari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lugina e Errët”.

Si rezultat i operacionit u bë i mundur identifikimi, kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit A. K., 53 vjeç, banues në Durrës i cili po përgatitej të hynte për të vjedhur në banesën e një shtetasi. Ai u lokalizua dhe u kap ne flagrance nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me municion, dy kaçavida, një palë pinca, dy kapele, një maskë e zezë, një palë doreza dhe një shumë parash.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 53-vjeçari dyshohet të jetë autor edhe i dy rasteve të tjera të vjedhjes/tentativës për vjedhje banesash,po në zonën e Farkës. Konkretisht, më datë 31.05.2026 dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. S., ndërsa më datë 05.06.2026 dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit K. B.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

13/06/2026

Tiranë/Finalizohet faza e 4-t e operacionit të koduar “Zonat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të sh*tjes së lëndëve narkotike.

Vihen në pranga 4 shtetas që sh*tnin lëndë narkotike Kokainë, në zona të ndryshme në Tiranë.

Sekuestrohen mbi 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë (një pjesë e ndarë në mbi 200 doza), 2 peshore elektronike, shuma parash dhe 4 celularë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për raste të sh*tjes së Kokainës, organizoi dhe finalizoi në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, fazën e 4-t të operacionit të koduar “Zonat”. Si rezultat, u vunë në pranga shtetasit:

-E. S., 45 vjeç, I. D., 54 vjeç dhe F. Gj., 48 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë në Rrugën e Kavajës, me sasi të lëndës të dyshuar narkotike Kokainë, që i posedonin me qëllim sh*tjen. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë narkotike në sasi të konsiderueshme dhe më pas e sh*tnin në doza, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonat e quajtura “Ish-parku” dhe “Brryli”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 350 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë dhe 2 peshore elektronike.

-E. D., 32 vjeç, i cili dyshohet se shiste doza Kokaine, në disa zona në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë (e ndarë në mbi 220 doza) dhe një shumë parash, që i posedonte ky shtetas, në ambientet e subjektit ku punonte.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

13/06/2026
DVP TiranëNë vijim të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, Policia e Tiranës ka hartuar një pla...
12/06/2026

DVP Tiranë

Në vijim të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të detajuar masash për sigurimin e rendit dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve që do të zhvillohen pasditen e sotme dhe në mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (tubimit) dhe në sheshin “Italia” (aktivitet i subjektit politik Partia Socialiste).

Në këtë kuadër, Policia e Tiranës njofton se nga ora 16:00 deri në përfundim të aktiviteteve dhe tubimit, do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse rrugore.

Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugët:
● “Papa Gjon Pali II”;
● “Dervish Hima”;
● “Faik Konica”;
● “Lek Dukagjini”;
● “Gjergj Filipi”;
● “Hasim Zeneli”;
● “Themistokli Gërmenji”;
● “Ibrahim Rugova”, nga kryqëzimi me rrugën “Libri Universitar” deri te sheshi “Shopen”.

Gjithashtu, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Policia e Tiranës apelon për mirëkuptimin e qytetarëve dhe këshillon përdorimin e akseve alternative të lëvizjes, si dhe respektimin e udhëzimeve të shërbimeve të Policisë në terren.

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Flats”. Zbulohet se në 3 apartamente në Rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Vangju...
12/06/2026

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Flats”.

Zbulohet se në 3 apartamente në Rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Vangjush Furxhi”, ushtrohej prostitucion nga shtetase të huaja.

Arrestohen 3 shtetase kineze dhe vietnameze. Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprën “Prostitucioni”.

Sekuestrohen 2 celularë me komunikime rreth kësaj veprimtarie.

Si rezultat i punës operative dhe asaj hetimore, me objektiv konstatimin e rasteve të vënies së ambienteve të marra me qira, në dispozicion të ushtrimit të prostitucionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan operacionin e koduar “Flats”, gjatë të cilit u goditën 3 raste të tjera të kësaj veprimtarie. Për rastet u arrestuan:

-shtetaset kineze, K. Sh., 39 vjeçe dhe W. G., 42 vjeçe, pasi dyshohet se secila kishte marrë me qira, një apartament në Rrugën e Elbasanit, për të ushtruar prostitucion;

-shtetasja vietnameze, Th. (N. L.) V., 43 vjeçe, pasi dyshohet se kishte marrë me qira, një apartament në rrugën “Vangjush Furxhi”, për të njëjtin qëllim.

Në vijim të veprimeve në lidhje me këto raste, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas, për veprën penale “Prostitucioni”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

12/06/2026

Tiranë

Tentoi të vidhte në një subjekt për transferta parash në Shkozë, duke i kërcënuar punonjësit me një send në dukje armë zjarri (por plastike), por falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, autori u neutralizua dhe u vu në pranga.

Sekuestrohet sendi i përdorur gjatë tentativës, i dyshuar si armë zjarri (por plastike).

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte hyrë në ambientet e një subjekti për transferta parash dhe, nën kërcënimin e një sendi që dyshohej se ishte armë zjarri, kishte tentuar të vidhte një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan punën dhe ndërhynë menjëherë për kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë i mundur neutralizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Y., 23 vjeç.

Gjatë kontrollit të zonës përreth u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sendi i përdorur prej tij gjatë ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

11/06/2026
11/06/2026

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Hold on”.

Zbulohet një call center në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku kryhej mashtrim kompjuterik.

Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë dhe drejtues të kësaj veprimtarie.

Procedohen penalisht 49 punonjës, të cilët që u kapën në flagrancë, në këtë ambient.

Sekuestrohen 107 pajisje nëpërmjet të cilave kryhej mashtrimi, si dhe materiale të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, se kati i dytë i një objekti në bulevardin “Gjergj Fishta”, ishte call center ku kryhej mashtrim kompjuterik, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, finalizuan në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “Hold on”.

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 28 vjeç, A. J., 21 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe M. M., 19 vjeç, të cilët dyshohet se administronin këtë veprimtari dhe/ose drejtonin grupet e punonjësve.

Gjithashtu, në ambientet e objektit, u kapën në flagrancë, gjatë punës, 49 shtetas, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan nga ambienti i përshtatur me dhjetëra poste pune, 94 kompjuterë, 11 celularë, 2 iPad dhe materiale të tjera me interes hetimor.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

10/06/2026

📍Tiranë/Pamje të tjera gjatë operacionit të koduar “Rrjeti”, për goditjen e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion, në Tiranë.

Gjatë operacionit të zhvilluar nga Policia e Tiranës, u sekuestruan 7 armë zjarri dhe municion luftarak, si dhe u vunë në pranga 4 pjesëtarë të grupit.

Hetimi vijon.

Address

Rr. Sami Frasheri Nr. 5
Tirana

Telephone

112

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë:

Share