Autoriteti i Mediave Audiovizive

Autoriteti i Mediave Audiovizive Autoriteti I Mediave Audiovizive Ligji 97/2013 parashikon parimet themelore që përbëjnë bazën e zhvillimit të veprimtarisë audiovizive.

Armela Kraniqi është zgjedhur Kryetare e Autoritetit të Mediave në Korrik të vitit 2021, me Vendim Nr.63/2021 të Kuvendit të Shqipërisë. Në zbatim të ligjit 97/2013, AMA rregullon veprimtarinë e mediave audio dhe audiovizive dhe shërbimeve mbështetëse të tyre, mbi bazën e parimit të asnjëanësisë teknologjike në territorin e Republikës së Shqipërisë. Përveç parimeve të përgjithshme, të cilat janë norma deklarative, ka disa dispozita që parashikojnë detyrimet për ofruesit e shërbimit mediatik audioviziv duke përcaktuar që këta të fundit, në veprimtarinë e tyre, të respektojnë kërkesat e legjislacionit për median, gjatë veprimtarisë audio dhe audiovizive.

08/09/2026
05/09/2026

Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës🙏

Sot nderojmë Nënë Terezën, bijën shqiptare që u bë simbol botëror i dashurisë, humanizmit dhe përkushtimit ndaj njerëzve në nevojë.

Një jetë në shërbim të njerëzimit, një trashëgimi që vazhdon të frymëzojë botën 🤍

04/09/2026

🇦🇱FOL SHQIP🇦🇱

▶️Këto janë gjetjet e javës së kaluar, për fjalët e huaja të panevojshme, të përdorura në mediat audiovizive📺
🙏Nëse të gjithë tregojmë kujdes, duke përdorur fjalët shqip aty ku fjalët e huaja janë të panevojshme, mund ta ruajmë gjuhën tonë 🇦🇱 të pastër🤝

🇦🇱

03/09/2026
31/08/2026

📌Këto janë matjet nga monitorimi i mbulimit live të protestës në 12 televizionet informative gjatë muajit korrik.

Televizionet gjeneraliste nuk janë pjesë e kësaj matjeje.

12 Televizionet informative të matura kanë mbulim në mbarë vendin në kanalet e lira (FTA) si dhe në paketat me pagesë.

‼️Për tu theksuar:

▶️ Monitorimi është kryer me të njëjtën metodologji që AMA monitoron proceset zgjedhore✅️

▶️Në kohën e matur nga ekipet e monitorimit, të transmetimit drejpërdrejtë (live) të protestës nuk është përfshirë koha televizive kushtuar emisioneve, komenteve apo intervistave në studio, pavarësisht se në disa televizione në sfond ose gjatë bisedave në studio ka pasur transmetim të protestës - tipologji e këtyre ofruesve të shërbimit audioviziv.

▶️Kjo është vetëm koha e transmetimit drejtëpërdrejtë e protestës dhe matjet janë të shprehura në orë dhe minuta 👇

27/08/2026

📊 Monitorimi i Përmbajtjeve📌

📅 Muaji korrik ka prodhuar më shumë lajme politike për mediat audiovizive. Siç tregojnë të dhënat e përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA📡, pas lajmeve politike me 15.54%, vijnë lajmet sociale me 14.47%, të ndjekura nga lajmet ndërkombëtare me 12.41%.

✅ Si çdo muaj, të dhënat me temat e lajmeve të trajtuara në edicionet informative në radiot dhe televizionet kombëtare, si dhe të dhëna të tjera të detajuara mbi përmbajtjet e transmetuara, gjenden të detajuara në faqen zyrtare të AMA-s, në https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve/ dhe përbëjnë një bazë shumë të mirë informacioni për çdo lloj studimi të tregut mediatik audioviziv në vend.

26/08/2026

ANALIZA 6-MUJORE

‼️Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, Këshilli i Ankesave pranë AMA-s ka trajtuar 194 ankesa, duke evidentuar problematikat më të shpeshta në përmbajtjet audiovizive.

📌 Ankesat kanë pasur si objekt kryesor👇🏼
▶️ 16.5% dezinformimin
▶️ 12.9% cenimin e imazhit dhe privatësisë
▶️ 11.9% dhunën verbale dhe fizike
▶️ 6.7% interesin më të lartë të fëmijës

📍 Analiza e ankesave ndihmon në identifikimin e problematikave më të shpeshta dhe kontribuon në forcimin e standardeve etike e profesionale në median audiovizive.

Address

Rruga Papa Gjon Pali II 15
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Autoriteti i Mediave Audiovizive posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Autoriteti i Mediave Audiovizive:

Shortcuts

Share