20/08/2026
🎓 Për Evisën, hapi i parë pas universitetit erdhi aty ku mund të vinte në praktikë njohuritë e fituara gjatë studimeve.
🤝 Sot, ajo po zhvillon një praktikë profesionale pranë një organizate që punon me fëmijë me aftësi të kufizuara, e mbështetur nga programet publike të nxitjes së punësimit. Çdo ditë, Evisa po fiton përvojë konkrete në fushën e saj dhe po njeh nga afër përgjegjësitë e profesionit që ka zgjedhur.
🇪🇺 Falë projektit , të zbatuar në partneritet me AKPA-në, Evisa u mbështet në orientimin drejt tregut të punës dhe në krijimin e mundësive për të hedhur hapat e parë profesionalë pas përfundimit të studimeve.
🌱 Një mundësi për të mësuar, për të fituar përvojë dhe, mbi të gjitha, për ta kthyer dijen e marrë gjatë studimeve në punë me ndikim të drejtpërdrejtë te të tjerët.
🔎 Edhe ti je në kërkim të një mundësie punësimi ose praktike profesionale?
📲 Regjistrohu nëpërmjet platformës e-Albania, në shërbimin “Aplikim për regjistrim si punëkërkues”, dhe përfito nga shërbimet dhe programet e mbështetjes për punësim të ofruara nga AKPA.
Projekti “Fuqizimi i Jetëve – Përfshirja në Tregun e Punës” është pjesë e projektit “BE për Përfshirjen në Tregun e Punës”, i financuar nga EU Delegation to Albania dhe i zbatuar nga United Nations Development Programme in Albania , Shërbimi Publik Suedez i Punësimit dhe Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK), në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.