04/06/2026
Mbrojtja efektive e gazetarëve në Shqipëri nuk varet vetëm nga ajo që parashikohet në ligj, por nëse institucionet veprojnë sipas tij, me qëndrueshmëri dhe në çdo nivel.
📌 Që nga dhjetori 2023, projekti "Fuqizimi i Sigurisë së Gazetarëve përmes Bashkëpunimit dhe Angazhimit të Aktorëve dhe Zhvillimit të Kapaciteteve të Gazetarëve në Shqipëri" ka kontribuar në forcimin e lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve në Shqipëri. Nëpërmjet angazhimit të vazhdueshëm me institucionet, monitorimit të vazhdueshëm dhe mbështetjes direkte të gazetarëve, projekti ka kombinuar ndikimin në politika me zbatimin praktik, duke adresuar njëkohësisht boshllëqet sistemike dhe rreziqet e përditshme me të cilat përballen gazetarët dhe punonjësit e mediave, duke kontribuar në forcimin e dimensioneve politike dhe operacionale të sigurisë së gazetarëve në Shqipëri.
Të dhënat gjatë zbatimit të projektit tregojnë sfida strukturore të qëndrueshme: rreziqet që prekin gazetarët janë gjithnjë e më kumulative dhe sistemike, veçanërisht në mjedisin digjital, ndërsa përgjigjet institucionale mbeten kryesisht reaktive dhe rast pas rasti.
Eksperienca nënvizon rëndësinë e angazhimit të qëndrueshëm që kombinon monitorimin, dialogun e politikave dhe mbështetjen praktike. Progresi i arritur gjatë kësaj periudhe ofron një bazë për punën e mëtejshme, ndërsa zhvillimet e fundit konfirmojnë se nevojiten përpjekje të vazhdueshme për të siguruar që ndryshimet ligjore dhe institucionale të përkthehen në mbrojtje efektive të gazetarëve në praktikë.
🔗 Lexo më shumë rreth arritjeve, sfidave dhe mësimeve të nxjerra, në linkun në komente.
🤝 Falenderojmë Embassy of the Netherlands in Albania, partnerët tanë Citizens.al dhe Free Press Unlimited, Safe Journalists Albania, Council of Europe Office in Tirana, dhe të gjithë gazetarët, prokurorët, përfaqësuesit e policisë dhe organizatat mediatike që janë angazhuar.
ℹ️ Projekti udhëhequr nga SCiDEV në partneritet me Citizens.al dhe Free Press Unlimited, mbështetur nga Embassy of the Netherlands in Albania; dhe zbatuar gjatë Dhjetor 2023 - Prill 2026.