09/06/2026
O xhaxhi Kreshnik!
Mami, babi edhe nona rrinë deri në 1 të natës duke të dëgjuar në YouTube. Na ke lënë gjithë shtëpinë pa gjumë dhe tani kemi zbritur edhe në protestë. Hajde ta bëjmë një foto tani-më tha.
Ky engjëll, agjent i kushedi se kujt, ka zbritur më të gjithë familjen në shesh dhe sot ai mendon se po shkon në stadium, apo në ndonjë festë kombëtare të ngjashme me të.
Nëse nuk ngrihemi sot të gjithë bashkë, brezi i tij nuk do ta ketë më një Atdhe por do ta bëjnë “Qytetar të Botës” sepse kush ka identitet, është i rrezikshëm për ustallarët.
Ky është brezi i fundit, që do të qëndrojë në Shqipëri, nëse do të dështojmë këtë herë.
Ata sot na duan, dhe na respektojnë sepse nuk kuptojnë cfarë po ndodh. Por nesër nëse i lemë rrugëve të botës, pa Atdhe, do të na mallkojnë.
Ata erdhën aty dhe me koshiencën e tyre engjellore shënuan prezencë në ditët e rëndësishme të vendit, për të sfiduar cdo kafene, cdo indifferent, cdo dembel, cdo VIP hajdut, cdo influencer të sh*tur dhe cdo pushtetar ordiner dhe i sfiduan hapur. Sot me prezencë fëmijrore dhe nesër kur të rriten dhe ta kuptojnë tradhëtinë, me mallkim dhe me vrer!
Ne 18:00 te gjtihe ne shesh deri ne largimin e horrave te medhenj! Te gjithe!