Avokati i Popullit - Seksioni mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • Avokati i Popullit - Seksioni mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve

Avokati i Popullit - Seksioni mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve If we don’t stand up for the children..., then we don’t stand up for much..

Vijojme me aktivitete promovuese!
09/01/2026

Vijojme me aktivitete promovuese!

Seksioni për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve, në Institucionin e Avokatit të Popullit vijon angazhimi...
18/12/2025

Seksioni për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve, në Institucionin e Avokatit të Popullit vijon angazhimin e tij për realizimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe promovuese në institucionet arsimore 👩‍🏫🧑‍🏫në vend, me qëllim forcimin
💪 e njohjes dhe zbatimit të të drejtave të fëmijëve.

Në kuadër të këtij angazhimi, Seksioni zhvilloi një takim informues në shkollën 9-vjeçare "Hasan Tahsin", Tiranë, ku bashkëbisedoi me nxënësit për të drejtat e tyre dhe për mekanizmat mbrojtës që ekzistojnë në rastet kur këto të drejta cënohen.

🗣Përmes diskutimeve dhe pjesëmarrjes aktive të fëmijëve, u trajtuan çështje që lidhen me problematika si dhuna, bullizmi, diskriminimi, si dhe nevoja për të pasur një ambjent të sigurt e gjithëpërfshirës në shkollë.
Nëpërmjet këtyre veprimtarive SMPDF synon të nxisë vetëdijen e fëmijëve për rolin e tyre si bartës të të drejtave dhe forcimin e marrëdhënieve të besimit me institucionet mbrojtëse, siç është dhe Avokati i Popullit.




10/12/2025

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut çdo 10 Dhjetor është një ditë reflektimi dhe shprese, që na rikthen te parimet themelore mbi të cilat ndërtohet çdo shoqëri e drejtë: dinjiteti, barazia, liria.

Ato nuk janë ideale të largëta, por standarde që marrin jetë sa herë zgjedhim të sillemi me drejtësi, me empati dhe me respekt.

Kjo ditë na kujton se fuqia për ta bërë realitet vizionin e të drejtave të njeriut është e përbashkët:
– tek institucionet që mbajnë përgjegjësi,
– tek qytetarët që kërkojnë llogari,
– dhe tek çdo veprim i vogël i ndershmërisë së përditshme.

03/12/2025

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara është një kujtesë e qartë se respektimi i të drejtave të tyre nuk mundet e nuk duhet të mbetet thjesht një garanci deklarative ligjore por të jetë realitet i prekshëm për çdo qytetar.

Avokati i Popullit nënvizon se personat me aftësi të kufizuara duhet të kenë mundësi të jetojnë në mënyrë të pavarur, të marrin pjesë plotësisht në jetën shoqërore, të kenë akses në arsim, punësim, informim dhe shërbime që garantojnë dinjitet dhe barazi.

Megjithëse janë bërë hapa përpara, barriera të rëndësishme infrastrukturore vazhdojnë të pengojnë zbatimin e plotë të këtyre të drejtave. Mungesa e infrastrukturës së përshtatshme, shërbimeve mbështetëse dhe asistencës personale vazhdon të kufizojë pavarësinë dhe përfshirjen e individëve.

Për këtë arsye, Avokati i Popullit kërkon nga institucionet shtetërore të forcojnë zbatimin e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, të përmirësojnë politikat publike dhe të sigurojnë që përfshirja të jetë parim themelor në çdo vendimmarrje.

Kjo ditë na kujton se përfshirja nuk matet me fjalë, por me veprime konkrete. Ndërtimi i një shoqërie ku askush nuk mbetet pas kërkon përkushtim të përditshëm – nga institucionet, komuniteti dhe secili prej nesh.

02/12/2025

Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës, në Prishtinë u zhvillua Konferenca e Nivelit të Lartë me temë: “E ardhmja e të drejtave të njeriut në kushtet e transformimeve globale: sfidat kombëtare dhe detyrimet ndërkombëtare”.

Në këtë konferencë mori pjesë edhe Avokatja e Popullit të Shqipërisë, znj. Erinda Ballanca, e cila foli në sesionin e parë plenar të konferencës, së bashku me përfaqësues të lartë të rrjeteve më të rëndësishme evropiane dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Në fjalën e saj, znj. Ballanca theksoi simbolikën e këtij përvjetori, duke e cilësuar Institucionin e Avokatit të Popullit të Kosovës si një ndër zërat më të besueshëm dhe profesionalë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në rajon. Ajo vuri në dukje se 25 vitet e këtij institucioni janë të lidhura ngushtësisht me procesin e konsolidimit demokratik të Kosovës dhe me rrugëtimin e rajonit drejt standardeve evropiane.

Ajo nënvizoi se historia e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe Shqipëri është një histori e ndërtuar mbi sfida të përbashkëta, vështirësi të ngjashme dhe synime të njëjta drejt vlerave demokratike dhe integrimit evropian.

Duke iu referuar sfidave të sotme, znj. Ballanca u shpreh se transformimet e thella në mbarë botën – nga konfliktet e reja, te zhvillimet teknologjike, migracioni, krizat mjedisore dhe rritja e pabarazive – po e bëjnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut më komplekse se kurrë. Përballë këtyre ndryshimeve, ajo theksoi se institucionet e pavarura që mbrojnë të drejtat e njeriut duhet të përshtatin vazhdimisht mënyrat e punës së tyre, duke mbajtur të pandryshuar misionin themelor: mbrojtjen e dinjitetit dhe lirisë njerëzore.

Ajo vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve ombudsman dhe rrjeteve rajonale, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si “gjuhën e re” të sistemit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Sipas saj, asnjë institucion nuk mund të përballet i vetëm me sfidat globale, prandaj rrjetëzimi, shkëmbimi i përvojave dhe veprimi i bashkuar janë bërë domosdoshmëri.

Në fjalën e saj, znj. Ballanca foli edhe për rreziqet që vijnë nga tendencat e reja për të ngushtuar standardet e mbrojtjes së të drejtave themelore në Evropë, duke nënvizuar se roli i rrjeteve evropiane dhe ndërkombëtare është më i rëndësishëm se kurrë për të ruajtur pavarësinë e institucioneve dhe integritetin e sistemit evropian të të drejtave të njeriut.

Në përfundim, ajo riafirmoi angazhimin e Avokatit të Popullit të Shqipërisë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore, për të forcuar pavarësinë institucionale dhe për të thelluar bashkëpunimin me institucionet homologe, duke theksuar se:
“Të drejtat e njeriut janë më të forta kur i mbrojmë së bashku.”

28/11/2025

Në 28 dhe 29 Nëntor nderojmë themelet e shtetit dhe lirisë sonë.

Janë ditë që kujtojnë sakrificën e atyre që besuan se Shqipëria meritonte të ishte e pavarur dhe e lirë.

Këto vlera duhet të mbeten udhërrëfyes edhe sot!

Me mirënjohje për të kaluarën dhe me përkushtim ndaj së ardhmes, Avokati i Popullit uron që këto festa të na frymëzojnë të gjithëve për një shoqëri më të drejtë dhe më humane.

Gëzuar Festat Kombëtare! 🇦🇱

27/11/2025

Bullizmi ndërmjet fëmijëve dhe adoleshentëve është një çështje që duhet të shqetësojë këdo, pasi pasojat e tij rrezikojnë këdo! Fushatës Kombëtare sot i bashkohet Avokati i Popullit, znj. Erinda Ballanca. Më poshtë mesazhi i saj:

25/11/2025

Sot, Institucioni i Avokatit të Popullit i bashkohet thirrjes globale të Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund çdo forme dhune ndaj grave dhe vajzave.

Këtë vit, vëmendja e UN është përqendruar te një kërcënim në rritje: dhuna digjitale – nga ngacmimet dhe përndjekja online, te publikimi i pamjeve intime pa pëlqim, gjuhën e urrejtjes dhe format e tjera të abuzimit në hapësirën virtuale.

Në një epokë ku jeta jonë zhvillohet gjithnjë e më shumë në platforma digjitale, mbrojtja e të drejtave të grave duhet të jetë po aq e fortë online sa edhe offline.

Sot dhe çdo ditë, ne qëndrojmë në krah të grave dhe vajzave për një shoqëri ku siguria dhe dinjiteti janë të garantuara, në çdo hapësirë — fizike ose virtuale.

20 NËNTORI– DITA NDËRKOMBËTARE🌎E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE🙋‍♀️🙋‍♂️Në këtë datë të rëndësishme, Institucioni i Avokatit të ...
20/11/2025

20 NËNTORI– DITA NDËRKOMBËTARE🌎E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE
🙋‍♀️🙋‍♂️

Në këtë datë të rëndësishme, Institucioni i Avokatit të Popullit, përmes Seksionit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijës, sjell në vëmendje angazhimin e vazhdueshëm për mbrojtjen, respektimin dhe përmbushjen e të drejtave të çdo fëmije në Republikën e Shqipërisë🇦🇱.

20 Nëntori është një ditë reflektimi për të gjithë:

A kemi bërë mjaftueshëm për fëmijët tanë?

Në këtë kuadër, Seksioni për të Drejtat e Fëmijëve zhvilloi një aktivitet informues dhe ndërgjegjësues në shkollën 9-vjeçare “Skënder Çaçi”, Tiranë, ku u bashkëbisedua me fëmijët mbi të drejtat e tyre, duke vënë theksin te e drejta për mbrojtje, për pjesëmarrje dhe për zhvillim.

Nxënësit u përfshinë në role të krijuar posaçërisht për të simuluar situata të bullizmit, dhunës apo konflikteve në mjedisin shkollor e më gjërë.

Përmes këtij ushtrimi ata patën mundësinë të kuptojnë më qartë funksionimin e mekanizmit mbrojtës, rolin e punonjësit të mbrojtjes së fëmijës, psikologut, mësuesit kujdestar dhe të institucioneve të tjera përgjegjëse.

Ky ndërveprim synoi fuqizimin e zërit të fëmijëve, rritjen e vetëdijes së tyre dhe promovimin e një kulture raportimi dhe ndërhyrjeje të hershme.

Respektimi dhe garantimi i të drejtave të tyre është një angazhim i përbashkët dhe i vazhdueshëm.






INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT  Seksioni për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijës realizoi më datë 31 ...
03/11/2025

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

Seksioni për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijës realizoi më datë 31 tetor 2025

📍 Ditë e Hapur në shkollën 9-vjeçare “Misto Mame”, Tiranë.

Në kuadër të aktiviteteve promovuese për edukimin dhe ndërgjegjësimin mbi të drejtat e fëmijës, Seksioni për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijës pranë Institucionit të Avokatit të Popullit zhvilloi një tjetër “Ditë të Hapur” me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Misto Mame” në Tiranë.

🎯 Qëllimi i këtij aktiviteti ishte njohja e fëmijëve me të drejtat e tyre📃, rolin e Institucionit të Avokatit të Popullit si dhe nxitja për t’u bërë zëri i vetë mbrojtjes së tyre.

📌 Nxënësit 🧑‍🎓👩‍🎓morën pjesë aktive përmes ndarjes në role, duke simuluar situata ku cenohen të drejtat e fëmijëve dhe ofruar zgjidhje, duke reflektuar njohuritë e fituara gjatë takimit.

🗣️ Një tjetër temë e rëndësishme e trajtuar ishte ajo e bulizmit dhe dhunës ⛔️ndërmjet bashkëmoshatarëve, veçanërisht kur ato nisin përmes komunikimit online në rrjete sociale.

📢Diskutimi solli ndërgjegjësim për pasojat dhe rëndësinë e ndërhyrjes në kohë.

30/10/2025

Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca, paraqiti sot në Kuvend Raportin Vjetor për vitin 2024, një dokument që përmbledh punën, sfidat dhe arritjet e institucionit përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në vend.

Në fjalën e saj, Ballanca theksoi se raporti nuk është një përmbledhje teknike, por një pasqyrë e ndërgjegjes së shtetit dhe e marrëdhënies midis qytetarit dhe pushtetit.

👉 Lexoni këtu fjalën e plotë adresuar në seancën plenare https://www.avokatipopullit.gov.al/sq/articles-layout-1/media/news/raporti-ap-2024-zbatimi-i-rekomandimeve-test-i-vullnetit-institucional-nga-shifrat-tek-ndikimi-real-avokati-i-popullit-forcon-rolin-n-mbrojtjen-e-qytetarve-1175/

Address

Boulevard Zhane D'Ark, Nr. 2
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Avokati i Popullit - Seksioni mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Avokati i Popullit - Seksioni mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve:

Share