09/06/2026
🚒 Reagim i shpejtë i shërbimit zjarrfikës në zonën e Kodrës së Diellit.
Në një apartament në katin e 4-t, në ballkon u konstatuan flakë zjarri. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse, vatra e zjarrit u neutralizua në kohë, duke shmangur përhapjen dhe dëme më të mëdha materiale.
Në operacion mori pjesë Stacioni Zjarrfikës Qendror “21 Dhjetori”.
🚨 Kujdesi dhe reagimi i shpejtë mbeten faktorët kryesorë për garantimin e sigurisë së qytetarëve👏👏👏