Fressh Qyteti Studenti

Fressh Qyteti Studenti Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Fressh Qyteti Studenti, Political organisation, Qyteti Studenti, Tirana.

17/04/2018
18/10/2017

...jemi gati për një lojë Mafia tani?

22/05/2017
09/05/2017

Sot gjatë Kongresit Elektoral të Partisë Socialiste në këtë ditë të veçantë, Ditën e Europës, në ditën tonë! Dita e Shqipërisë që Duam, me shtet, me punë, me mirëqenie! Dita e Partisë Socialiste të Shqipërisë🌹

Zgjedhjet këtë radhë janë historike për më shumë se një arsye, për më shumë se një mandat. Në 18 qershor, shqiptarët nuk do të vendosin se kush do t’i qeverisë në katër vitet e ardhshëm, por si do të jetë nesër, Shqipëria e atyre që lindin sot, ku do të jetë nesër Shqipëria që po rilindim, pasi e morëm përdore të rrënuar, pa shtet, të zhytur në borxhe, të sfilitur prej padrejtësisë së kthyer në një sistem ku kush fitonte më pak, taksohej më shumë; kush respektonte ligjet dhe paguante dritat e taksat, quhej “budalla dhe i dobët”, ndërsa kush shkelte rregullat, zaptonte pronën e përbashkët, vidhte dritat quhej “i fortë” dhe nuk i hynte asnjë gjemb në këmbë.

Shqipëria që kishim vetëm tre vjet e gjysmë më parë i kishte të mbyllura dyert e Europës. Shqipëria që kemi është kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Shqipëria që Duam, duhet të ulet në tryezën e negociatave një orë e më parë dhe të behët anëtare e Bashkimit Europian.

Prandaj më 18 qershor do të thërrasim të na bashkohet çdo qytetar dhe qytetare e këtij vendi, që mbi çdo flamur partie do flamurin kuq e zi të Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit. Çdo familjar në këtë vend, që mbi liderët e partive do prindërit dhe fëmijët e vet. Çdo burrë, çdo grua, çdo djalë, çdo vajzë, që mbi fitoren e një pale ndaj një pale tjetër do fitoren e popullit ndaj gjykatësve të korruptuar. Çdo baba, çdo nënë, çdo vëlla, çdo motër, që mbi pushtetin e njërit apo tjetrit do shtet për vete, për familjen, për komunitetin ku jeton.

18 qershori do të jetë dita e Vetingut të popullit ndaj politikës së vjetër, të marrjes zvarrë të Shqipërisë në emër të interesave personale dhe partiake dhe parlamenti i ri do ta nisë jetën me zhbllokimin e Vetting-ut, menjëherë pas krijimit të qeverisë së re.

Do jetë parlamenti i parë pa Saliun pas 27 vjetësh, por jo pa opozitë. Opozita nuk është as një flamur partie, as një fytyrë, as dy fytyra, as një elitë frikacakësh në krye të saj. Opozita është nevojë e lirisë dhe partitë janë oferta në hapësirën e saj.

E nesermja tanimë, do të varet vetëm nga ne, vetëm nga aftësia e kësaj partie të madhe për të kuptuar sensin e historisë në këtë moment dhe për t’u kthyer nga partia e socialistëve, në shtëpinë e shqiptarëve përtej ngjyrave, simboleve, ideologjive të vjetra, në vatrën ku ka vend për çdo njeri të zakonshëm që e do Shqipërinë, në fuqinë reformuese dhe transformuese që mishëron ambicien e prindërve për fëmijët e Shqipërisë.

Çdo ndryshim në këta 44 muajt e fundit, sot vlen vetëm si një bazë e mirë për të ndërtuar më tej Shqipërinë që Duam. Çdo e metë, çdo dobësi, çdo gabim i këtyre 44 muajve, sot është një mësim më vete për 4 vitet që vijnë.

Këta 44 muaj kemi bërë shumë, por në rrugën e 4 viteve që vijnë, çka kemi bërë deri këtu vlen vetëm për një gjë, për të besuar se aq shumë më shumë që mbetet për t’u bërë, ne dhe vetëm ne mund ta bëjmë. Dhe do ta bëjmë, me se s’bën!

Pikërisht pse nuk jemi njësoj, sot, Shqipëria nuk është njësoj si dje, nesër nuk do jetë njësoj si sot.

Pikërisht pse nuk jemi njësoj, ne luftojmë për Shqipërinë që Duam në Europën ku duam të hyjmë, me shtet dhe me dinjitet, ndërsa ata duan të na kthejnë prapa, në rrëmujën dhe rrëmetin e kohëve të zymta.

Pikërisht pse nuk jemi njësoj, ne, sot kemi në qeveri 50% burra, 50% gra. Ata, edhe dy gra që kane e u kanë dalë kundër, i kanë shpallur armike, vetëm e vetëm se nuk kanë çadër në vend të gjuhës.

Ne ndërtojmë, ata rrënojnë. Ne punojmë, ata bërtasin. Ne flasim, ata me libër shtëpie!

Ne luftojmë për Shqipërinë, ata luftojnë vetëm për veten e tyre.

E në fund fare, njësoj me ne nuk është askush, sepse ne e kemi emrin Partia Socialiste e Shqipërisë!

Përpara dhe vetëm përpara të bashkuar, me sa më shumë zemra që rrahin me 👊 💪 👍 😊

29/03/2017

Shërbimi Kombëtar i Punësimit çeli sot Panairin e Punës 2017. Në këto tre ditë ju mirëpresim të na vizitoni dhe aplikoni pasi ndodh vetëm një herë në vit që kaq shumë oferta pune nga sipermarrje të suksesshme dhe serioze, vendase dhe të huaja, të përqendrohen në një vend të vetëm. Janë 80 kompani dhe 5000 vende të lira pune të shpallur në këtë panair. Jeni duke kërkuar për punën perfekte? Eja dhe na vizito në datat 29-31 Mars 2017 në ambientet e Pallatit të Kongreseve, Tiranë.

27/03/2017

Disa nga historitë e suksesit nga Panairi i Punës 2016. Ejani dhe na vizitoni në datat 29-31 Mars 2017 tek Pallatit i Kongreseve, Tiranë, nëse jeni edhe ju në kërkim të një pune. Panairi i Punës 2017

Address

Qyteti Studenti
Tirana
123546

Telephone

+355696227080

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fressh Qyteti Studenti posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Fressh Qyteti Studenti:

Share