22/08/2017
NJOFTIM
VENDIM
Nr.107, datë 10.2.2010
PËR BOTIMIN, SHTYPJEN, SHPËRNDARJEN DHE SH*TJEN E TEKSTEVE SHKOLLORE TË SISTEMIT TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 9, 56 e 63 të ligjit nr.7952, datë 21.6.1995 “Për arsimin parauniversitar”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës miraton dhe certifikon tekstet shkollore të arsimit parauniversitar, të cilat konkurrojnë, në barazi të plotë, në përzgjedhje nga përdoruesit. Kriteret dhe procedurat e konkurrimit e të përzgjedhjes përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.
2. Procesi i botimit, shtypjes, shpërndarjes dhe sh*tjes së teksteve shkollore të arsimit parauniversitar bëhet nga shtëpitë botuese. Shtëpitë botuese, të cilat marrin përsipër ta kryejnë këtë proces, paraqesin tekstet, për miratim, në bazë të kritereve dhe procedurave të parashikuara në udhëzimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Shpenzimet për tekstet shkollore të dërguara në shkollë ose DAR/ZA, për të konkurruar në përzgjedhjen e tyre, përballohen nga shtëpia botuese.
3. Tekstet shkollore shpërndahen/sh*ten në mjediset shkollore. Drejtoritë e shkollave ofrojnë një ose dy mjedise shkollore, që përdoren nga të gjitha shtëpitë botuese, që lëvrojnë tekste në shkollën në fjalë.
4. Çmimi i sh*tjes është ai i vendosur në kopertinën e tekstit shkollor të certifikuar. Çmimet e teksteve shkollore, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, indeksohen çdo vit, në përputhje me rritjen e inflacionit, të publikuar nga INSTAT.
5. Tekstet duhet të jenë të pajisura me pullën me hologramë, të certifikimit, të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Pulla me hologramë u sh*tet botuesve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kundrejt pagesës. Tekstet, që tregtohen pa këtë pullë, i nënshtrohen procesit të konfiskimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
6. Kategoritë që do të përfitojnë mbështetje buxhetore për kompensimin e çmimit të teksteve shkollore, janë si më poshtë vijon:
6.1 për nxënësit në arsimin parauniversitar që:
a) gëzojnë statusin ligjor të jetimit;
b) vijnë nga familje të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie nga zyrat e punësimit;
c) vijnë nga familje që kanë në përbërjen e tyre anëtarë me aftësi të kufizuar, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-së, sipas pikës 3 të nenit 7 të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, kur personi me aftësi të kufizuar është kryefamiljar dhe nuk ka anëtarë të familjes të punësuar në sektorin publik ose të vetëpunësuar në sektorin privat;
ç) vijnë nga familje ku kryefamiljari përfiton pension invaliditeti shteti dhe nuk ka anëtarë të familjes të punësuar në sektorin publik ose të vetëpunësuar në sektorin privat;
d) vijnë nga familje ku kryefamiljari përfiton pension pleqërie shteti dhe kanë fëmijë në ngarkim, të cilët janë pa të ardhura.
Çmimi i blerjes së teksteve shkollore mbulohet nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në formën e “Transfertës tek individët”, në masën 100 për qind të tij.
6.2 Për nxënësit në arsimin 9-vjeçar, që vijnë nga familje ku kryefamiljari është i punësuar në institucionet publike buxhetore dhe jobuxhetore të pushtetit qendror apo vendor, si dhe në shoqëritë me kapital shtetëror, me pagë mujore bruto deri 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në muaj dhe nuk ka anëtarë të familjes të punësuar në sektorin publik ose të vetëpunësuar në sektorin privat, çmimi i blerjes së teksteve shkollore mbulohet nga buxheti i vetë institucionit apo shoqërisë, në masën 50 për qind të tij.
6.3 Këshilli i Ministrave u rekomandon të gjithë punëdhënësve privatë të mbështesin financiarisht kompensimin e teksteve shkollore për të gjithë punëmarrësit e tyre, që kanë fëmijë në arsimin parauniversitar dhe që përfitojnë pagë mesatare mujore deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në muaj. Kjo pagesë njihet si shpenzim i veprimtarisë për efekte fiskale.
6.4 Për tekstet shkollore të nxënësve të pakicave kombëtare, nga klasa I deri IX, çmimi i blerjes do të mbulohet në masën 100 për qind me fondet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
7. Sh*tja e teksteve shkollore bëhet përkundrejt faturave. Për kategoritë e nxënësve, që përfitojnë sipas pikës 6 të këtij vendimi, pagesa bëhet nëpërmjet llogarive buxhetore të DARZA-ve ose të vetë shkollës, kur ka llogari të tillë, me fondet e miratuara si “Transfertë tek individët” në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
8. Procedurat e përdorimit dhe të shpërndarjes së fondeve buxhetore, për blerjen e teksteve shkollore, si dhe mënyra e pagesës për kategorinë e nxënësve përfitues, përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Financave dhe të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.
9. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
10. Vendimi nr.260, datë 18.4.2007 i Këshillit të Ministrave “Për botimin, shtypjen dhe shpërndarjen e teksteve shkollore të sistemit arsimor parauniversitar”, të ndryshuar, si dhe aktet e tjera nënligjore, që janë në kundërshtim me këtë vendim, shfuqizohen.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha
I ndryshuar me….. ↓
Nr. 212, dt. 16.03.2011
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.107, DATË 10.2.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR BOTIMIN, SHTYPJEN, SHPËRNDARJEN DHE SH*TJEN E TEKSTEVE SHKOLLORE TË SISTEMIT TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 9, 56 e 63, të ligjit nr.7952, datë 21.6.1995, “Për arsimin parauniversitar”, të ndryshuar, të nenit 8, të ligjit nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbërve”, të ndryshuar, si dhe të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.107, datë 10.2.2010, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ky ndryshim:
Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Shtëpia Botuese e Librit Universitar (SHBLU) dhe shtëpi të tjera botuese ngarkohen me botimin, shtypjen dhe shpërndarjen e teksteve shkollore të pakicave kombëtare, të klasave I deri IX, dhe të teksteve të arsimit profesional. Shtypja e këtyre teksteve të realizohet në SHBLU dhe në shtypshkronja të tjera.
Çmimi i këtyre teksteve miratohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Mënyra e shpërndarjes së tyre përcaktohet me udhëzim të ministrit të Arsimit dhe Shkencës.”.
Pika 6.4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“6.4. Për tekstet shkollore të pakicave kombëtare, nga klasa I deri IX, dhe për tekstet shkollore të fëmijëve të familjeve të emigrantëve që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, çmimi i blerjes të mbulohet në masën 100 për qind, me fondet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.”.
Pas pikës 6.4 shtohen pikat 6.5, 6.6, 6.7 dhe 6.8, me këtë përmbajtje:
“6.5. Për tekstet shkollore të fëmijëve të familjeve të emigrantëve, që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, procedura e blerjes së tyre realizohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kundrejt procedurave të konkurrimit të hapur me shtëpitë botuese. Procesi i botimit, i shtypjes, i shpërndarjes dhe i sh*tjes së teksteve shkollore të arsimit parauniversitar bëhet nga shtëpitë botuese.
6.6. Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me selitë diplomatike në këto vende, dërgon në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, brenda muajit maj të çdo viti, kërkesën për tekste shkollore, të detajuar sipas grupmoshave të fëmijëve të familjeve të emigrantëve që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës dërgon në Ministrinë e Punëve të Jashtme, brenda muajit gusht të çdo viti, sasinë e teksteve shkollore të porositura.
6.7. Për tekstet shkollore të fëmijëve romë, nga klasa I deri IX, çmimi i blerjes së tyre të mbulohet 100% nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Drejtoritë përkatëse të shkollave, ku mësojnë nxënës romë, duhet të dorëzojnë në DAR/ZA-të përkatëse, brenda muajit mars të çdo viti, listën e nxënësve të kësaj kategorie. Mënyra e shpërndarjes së teksteve për këtë kategori nxënësish përcaktohet me udhëzim të ministrit të Arsimit dhe Shkencës.
6.8. Nxënësit, që gëzojnë statusin e të verbrit, të cilët mësojnë në klasat I deri IX, pajisen me tekste shkollore të transkriptuara në shkrimin brail, të regjistruara në audio ose në shkrim të zmadhuar. Çmimi i blerjes së këtyre teksteve të mbulohet 100% nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Këto tekste shkollore janë pronë e shkollës dhe afati i përdorimit të tyre mund të variojë nga dy deri në tre vjet.”.
ç) Pas pikës 8 shtohet pikat 8/1, me këtë përmbajtje:
“8/1. Administrimi i kërkesave për prodhimin/shumëfishimin e teksteve në brail dhe në shkrim të zmadhuar literal, si dhe pajisja me libra e nxënësve të verbër të realizohen nga Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë, në Tiranë. Drejtoritë përkatëse të shkollave, ku mësojnë nxënës të verbër, duhet të dorëzojnë në DAR/ZA-të përkatëse, brenda muajit mars të çdo viti, listën e nxënësve të kësaj kategorie.”.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Ngarkohen zëvendëskryeministri dhe ministëri i Punëve të Jashtme, ministri i Arsimit dhe Shkencës dhe ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.