Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore

Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, Government Organization, Tirana.

Trajnim: Komunikimi Efektiv në Administratën Tatimore dhe DoganorePunonjësit e Administratës Tatimore dhe Doganore morën...
08/07/2026

Trajnim: Komunikimi Efektiv në Administratën Tatimore dhe Doganore

Punonjësit e Administratës Tatimore dhe Doganore morën pjesë në trajnimin “Komunikimi Efektiv në Administratën Tatimore dhe Doganore”, me fokus zhvillimin e aftësive të komunikimit profesional, dëgjimit aktiv, menaxhimit të situatave sfiduese dhe ndërtimit të marrëdhënieve të bazuara në besim me qytetarët dhe biznesin.

Trajnimi u zhvillua nga ekspertja e komunikimit Arlinda Çausholli, e cila ndau me pjesëmarrësit qasje praktike, ushtrime interaktive dhe mjete konkrete për përmirësimin e komunikimit në mjedisin institucional.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin, energjinë pozitive dhe kontributin në diskutimet e hapura, që e bënë këtë trajnim një eksperiencë të vlefshme profesionale.

Komunikimi efektiv mbetet një nga aftësitë kyçe për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe forcimin e besimit të publikut ndaj institucioneve.

Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore zhvilloi trajnimin për punonjësit e administratës tatimore mbi...
06/02/2026

Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore zhvilloi trajnimin për punonjësit e administratës tatimore mbi ndryshimet në legjislacionin tatimor- Paketa Fiskale 2026.

Trajnimi u realizua në një periudhë dyditore, gjatë së cilës trajnerët Z. Kliton Tati dhe Z. Arben Hasanaj trajtuan dhe sqaruan ndryshimet kryesore në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, procesin e rivlerësimit të pasurisë, si dhe efektet që sjellin paqja fiskale dhe amnistia fiskale, me theks në përfitimet për tatimpaguesit dhe procedurat që duhet të ndiqen nga inspektorët tatimorë.

📚Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë realizuan trajnimin 3 dito...
02/12/2025

📚Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë realizuan trajnimin 3 ditor për punonjësit e taksave vendore të bashkisë.

Trajnimi konsistoi në dhënien e informacioneve për inspektorët e taksave lokale mbi ligjin e procedurave, mbledhjen e borxhit dhe vlerësimin tatimor.

📚Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, në bashkëpunim me projektin e financuar nga Qeveria Britanik...
25/11/2025

📚Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, në bashkëpunim me projektin e financuar nga Qeveria Britanike (UC-SATA), organizoi trajnimin me temë "Barazia gjinore dhe dimensioni social në politikat e administratës publike-tatimore".

Trajnere nga projekti ishte znj. Nadia Rusi- pedagoge në fushën e drejtësisë.

📌Në fokus, përveç njohjes me situatën aktuale të barazisë në administratën shqiptare, ishte të mësuarit nga praktikat globale, zbatimi i "lentes gjinore", si edhe krijimi i hapave të mëtejshëm për veprim në kuadër të zhvillimit të barazisë gjinore në institucionet publike.

Pjesëmarrës në trajnim ishin punonjës të administratës tatimore dhe doganore.

📑Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, në bashkëpunim me projektin e financuar nga Qeveria Britanik...
21/11/2025

📑Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, në bashkëpunim me projektin e financuar nga Qeveria Britanike (UC-SATA), organizoi trajnimin e trajnerëve (Training of Trainers – ToT).
Pjesëmarrës ishin trajnerët e Qendrës: si ata të administratës tatimore, ashtu edhe ata të administratës doganore.

🇦🇱🤝🇽🇰 Gjithashtu në kuadër të bashkëpunimit me palën kosovare, na nderuan me prezencën e tyre edhe disa trajnerë të Administratës Tatimore të Kosovës, të cilët e bënë më interesant trajnimin duke ndarë me ne përvojat e tyre.

🏷Trajnimi pati për qëllim zhvillimin dhe certifikimin e trupës së trajnerëve, duke forcuar aftësitë e tyre për të projektuar, zhvilluar dhe vlerësuar trajnime efektive.

📌Në fokus ishte zhvillimi i aftësive të buta (soft skills) – si komunikimi, lehtësimi, puna në grup dhe dhënia e feedback-ut – të kombinuara me aftësi teknike në projektimin e trajnimeve, të nxënit tek të rriturit.

Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore realizoi trajnimin për TVSH ku u fokusi ishte në pjesën e tran...
06/11/2025

Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore realizoi trajnimin për TVSH ku u fokusi ishte në pjesën e transaksioneve të tatueshme dhe vendin e furnizimit të tyre. Trajnimi u zhvillua përgjatë dy ditëve në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe pjesëmarrës ishin inspektorë nga të gjitha degët rajonale tatimore.

📌QTATD ka filluar zhvillimin e trajnimeve me punonjësit e rinj të administratës doganore për vitin 2025.📝Pjesëmarrësit d...
30/10/2025

📌QTATD ka filluar zhvillimin e trajnimeve me punonjësit e rinj të administratës doganore për vitin 2025.
📝Pjesëmarrësit do të trajnohen në 15 tema të ndryshme, ku do të përfitojnë njohuri për të gjithë proceset e punës në administratën doganore.
📌Pjesëmarrës në trajnim janë punonjësit e rinj, nëpunësit civilë në periudhë prove dhe ata të sapo emëruar.

Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore realizoi trajnimin mbi ligjin për tatimin mbi të ardhurat për ...
29/10/2025

Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore realizoi trajnimin mbi ligjin për tatimin mbi të ardhurat për punonjësit e administratës tatimore. Trajnimi u zhvillua përgjatë dy ditëve në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe pjesëmarrës ishin inspektorë nga të gjitha degët tatimore. Seancat trajnuese u ndanë në tre pjesë kryesore: të ardhurat personale, tatimi mbi fitimin dhe tatimi në burim.

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share