Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore Qëllimi i kësaj faqeje është informimi dhe komunikimi i drejtëpërdrejtë me punëmarrësit/punëdhënësit.

29/05/2026
📍 Kukës | 🛠️ PUNO I SIGURT – PËRDOR PMI (Pajisjet e Mbrojtjes Individuale) Respektimi i rregullave të sigurisë, përdorim...
28/05/2026

📍 Kukës | 🛠️ PUNO I SIGURT – PËRDOR PMI (Pajisjet e Mbrojtjes Individuale)

Respektimi i rregullave të sigurisë, përdorimi i pajisjeve mbrojtëse individuale dhe ndërgjegjësimi i vazhdueshëm janë hapa të domosdoshëm për parandalimin e aksidenteve dhe krijimin e vendeve të punës të sigurta. 👷🏻‍♀️👷🏻

▪︎ Zbatimi i legjislacionit të punës.

Siguria në punë është përgjegjësi e përbashkët dhe prioritet i panegociueshëm! 🦺✅

📍

🛠️ PUNO I SIGURT – PËRDOR PMI(Pajisjet e Mbrojtjes Individuale) ⚠️ Mos e neglizho asnjëherë rrezikun!Ajo që duket e vogë...
26/05/2026

🛠️ PUNO I SIGURT – PËRDOR PMI
(Pajisjet e Mbrojtjes Individuale)

⚠️ Mos e neglizho asnjëherë rrezikun!
Ajo që duket e vogël sot, mund të kthehet në një aksident serioz nesër.
🦺 Helmeta, dorezat, syzet mbrojtëse dhe çdo pajisje sigurie janë mbrojtja jote në vendin e punës.
Respekto rregullat, përdor PMI dhe kontribuo për një ambient pune më të sigurt për të gjithë.

📢 Siguria dhe Shëndeti në Punë është përgjegjësi e përbashkët.
🦺🧤🚧🧰

📍

📍 Elbasan | 🛠️ PUNO I SIGURT – PËRDOR PMI (Pajisjet e Mbrojtjes Individuale) ✔ Ndërgjegjësim dhe informim.✔ Kontroll në ...
25/05/2026

📍 Elbasan | 🛠️ PUNO I SIGURT – PËRDOR PMI (Pajisjet e Mbrojtjes Individuale)

✔ Ndërgjegjësim dhe informim.
✔ Kontroll në terren.
✔ Masa konkrete ndaj shkeljeve.
✔ Mbrojtja e të drejtave të punëmarrësve.
✔ Garantimi i kushteve të sigurta të punës.
✔ Forcimi dhe zbatimi i legjislacionit të punës.

⚠️ Siguria dhe shëndeti në punë janë të drejta themelore, jo privilegj.

📍

📍 Elbasan | 🛠️ PUNO I SIGURT – PËRDOR PMI (Pajisjet e Mbrojtjes Individuale)Inspektorati Shtetëror i Punës zhvilloi në q...
25/05/2026

📍 Elbasan | 🛠️ PUNO I SIGURT – PËRDOR PMI (Pajisjet e Mbrojtjes Individuale)
Inspektorati Shtetëror i Punës zhvilloi në qytetin e Elbasanit takimin në kuadër të fushatës kombëtare ndërgjegjësuese dhe inspektuese nën sloganin: “Vende Pune të Shëndetshme” me kompanitë kryesore të ndërtimit.

👉 Inspektime të shtuara dhe masa konkrete ndaj shkeljeve të legjislacionit.

✅ Forcimi i kulturës së sigurisë në çdo kantier ndërtimi.
✅ Rritja e ndërgjegjësimit, përgjegjshmërisë dhe çdo aktori në sektorin e ndërtimit.
✅ Grantimi i kushteve të punës më të sigurta dhe më dinjitoze për çdo punëmarrës.

📍

22/05/2026

SUBJEKTE TË INSPEKTUARA JANAR - PRILL 2026

✅ 3,427 Subjekte të inspektuara.
❗2,606 Subjekte të inspektuara mbi bazë risku, 76 % e inspektimeve.
✔ 7,987 Subjekte të reja janë këshilluar për të drejtat dhe detyrimet mbi Legjislacionin e Punës.
🔎 399 Inspektim për shkak Ankese, 64% më shumë krahasuar me 2025, 75.6% në favor të punëmarrësve.
📌 96 % e inspektimeve për ankesë kanë shkuar me masa administrative.
❌ 343 Pezullime, 7% më shumë.
⚠️ 2,203 Paralajmërime +183 % më shumë.
📑 86 Gjoba me vlerë 29,300,000 + 12 gjoba më shumë dhe 75% më shumë në vlerë se 4 mujori i 2025.
📈 Formalizim i tregut të punës, 99.8 % e punëmarrësve informal të konstatuar janë futur në skemë gjatë procesit inspektues nëpërmjet marrjes së masës urgjente “Pezullim Aktiviteti".

598 ose +26% më shumë punëmarrës informal të identifikuar krahasuar me 2025

+ 8,328,150 Lekë/Muaj të ardhura në buxhet pas deklarimit.

📍

📍Inspektorati Shtetëror i Punës | 🛠️ PUNO I SIGURT – PËRDOR PMI (Pajisjet e Mbrojtjes Individuale) Kryeinspektori Eljo M...
22/05/2026

📍Inspektorati Shtetëror i Punës | 🛠️ PUNO I SIGURT – PËRDOR PMI (Pajisjet e Mbrojtjes Individuale)

Kryeinspektori Eljo Muçaj në një intervistë për Televizionin SCAN.
Vijojnë inspektime të shtuara dhe masa konkrete ndaj shkeljeve të legjislacionit, kontrolle në kantieret e strukturave turistike.

👉Ndërgjegjësim dhe informim.

🛡️ Siguria dhe shëndeti në punë nuk është zgjedhje – është detyrim, përgjegjësi dhe e drejtë për të gjithë!

📍

Subscribe:https://www.youtube.com/c/TelevizioniSCAN?sub_confirmati...

📍 Shkodër | 🛠️ PUNO I SIGURT – PËRDOR PMI (Pajisjet e Mbrojtjes Individuale) Vijojnë inspektime të shtuara dhe masa konk...
21/05/2026

📍 Shkodër | 🛠️ PUNO I SIGURT – PËRDOR PMI (Pajisjet e Mbrojtjes Individuale)

Vijojnë inspektime të shtuara dhe masa konkrete ndaj shkeljeve të legjislacionit.
Forcimi i kulturës së sigurisë në çdo kantier ndërtimi. ⚠️✅

▪︎ Garantimi i kushteve të sigurta të punës,
▪︎ Zbatimi i legjislacionit të punës.

👷🏻‍♀️👷🏻 ZBATO RREGULLAT – PUNO I SIGURT

📍

Inspektorati Shtetëror i Punës është përfitues dhe aktualisht po implementon programin SOCIEUX+, të financuar nga Bashki...
20/05/2026

Inspektorati Shtetëror i Punës është përfitues dhe aktualisht po implementon programin SOCIEUX+, të financuar nga Bashkimi Europian, si pjesë e një projekti mbështetës me fokus forcimin e kapaciteteve institucionale në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, në përputhje me standardet e BE-së dhe kërkesat e Kapitullit 19 për integrimin europian.
🎯 Objektivi kryesor i projektit është forcimi i kapaciteteve institucionale dhe organizative të Inspektoratit të Punës, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm dhe përmirësimit të sistemit të inspektimit të punës, duke përfshirë edhe një zbatim më efektiv dhe të përgjegjshëm ndaj dimensionit gjinor në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
📌 Në kuadër të Aktivitetit 1 “Vlerësimi Diagnostikues (Gap Assessment)”, ekspertët ndërkombëtarë të SOCIEUX+ po analizojnë situatën aktuale lidhur me:
✔ proceset dhe funksionet e inspektimit të punës
✔manualet dhe procedurat operacionale
✔ kuadrin ligjor dhe përafrimin e tij me standardet e BE-së
✔ kompetencat e inspektorëve
✔ procesin e hetimit të aksidenteve në punë
✔ integrimin e dimensionit gjinor në proceset e inspektimit dhe zbatimin e legjislacionit të SSHP-së
🤝 Gjatë qëndrimit dyjavor në Shqipëri, ekspertët ndërkombëtarë, përveç takimeve me përfaqësues të Inspektoratit të Punës dhe zhvillimit të inspektimeve në terren, kanë realizuar edhe takime institucionale me: Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Zyrën e ILO në Shqipëri si dhe përfaqësues të sindikatave dhe dhomave të biznesit.
Këto takime përbëjnë një pjesë të rëndësishme të vlerësimit mbi bashkëpunimin institucional, prioritetet dhe forcimin e koordinimit ndërinstitucional në fushën e inspektimit të punës dhe Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

📍

📍 Korçë | 🛠️ PUNO I SIGURT – PËRDOR PMI (Pajisjet e Mbrojtjes Individuale)Inspektorati Shtetëror i Punës zhvilloi sot në...
19/05/2026

📍 Korçë | 🛠️ PUNO I SIGURT – PËRDOR PMI (Pajisjet e Mbrojtjes Individuale)
Inspektorati Shtetëror i Punës zhvilloi sot në qytetin e Korçës një takim të rëndësishëm me kompanitë kryesore të ndërtimit, në kuadër të fushatës kombëtare ndërgjegjësuese dhe inspektuese në sektorin e ndërtimit, nën sloganin: “Vende Pune të Shëndetshme”.
📅 Fushata do të shtrihet gjatë gjithë muajit maj në të gjithë vendin dhe do të pasohet nga inspektime të shtuara dhe masa konkrete ndaj shkeljeve të legjislacionit.
🤝 Ndërtuesit e pranishëm vlerësuan këtë nismë dhe shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar me Inspektoratin e Punës në drejtim të forcimit të kulturës së sigurisë në çdo kantier ndërtimi.

👉 Synojmë të rrisim ndërgjegjësimin dhe përgjegjshmërinë e çdo aktori në sektorin e ndërtimit, duke garantuar kushte pune më të sigurta dhe më dinjitoze për çdo punëmarrës.

📍

Address

Rruga "Sheh Ahmet Pazari", Pranë Stadiumit "Air Albania"
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+35542368466

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore:

Share