Akademia e të Rinjve - Akademia e Shkencave e Shqipërisë

Akademia e të Rinjve - Akademia e Shkencave e Shqipërisë Akademia e të Rinjve (ARSH) - Zëri i kërkuesve të rinj në Shqipëri
Albanian Young Academy (ALBYA) - The Voice of Young Scientists in Albania

Akademia e të Rinjve (ARSH) e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) është një organ kolegjial, i ngritur sipas Vendimit nr. 14, datë 07.06.2017 të Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (me nr.289 Prot.) dhe funksionon në lidhje me ASHSH-në si një komision i përhershëm novacioni me kërkues të rinj të shkencave shoqërore albanologjike dhe të shkencave natyrore – teknike. ARSH-ja sy

non të mbështesë qëllimet e themelimit të saj nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, duke punuar për forcimin e pozitës së kërkimit shkencor në Shqipëri dhe kontribuuar në të gjitha fushat e veprimtarive të ASHSH-së, në shkëmbimin shkencor me të gjithë anëtarët e ASHSH-së, njësitë kërkimore e më gjerë. Objektivat e saj janë promovimi i diskursit shkencor dhe bashkëpunimi mes disiplinave, identifikimi i temave të reja të kërkimit shkencor, realizimi i projekteve me rëndësi të konsiderueshme akademike, përkrahja e nismave në marrëdhëniet midis kërkimit shkencor dhe shoqërisë, promovimi i kërkimeve ndërdisiplinore dhe identifikimi i fushave inovative të kërkimit, përmirësimi i qëndrueshëm i promovimit të shkencëtarëve të rinj në zhvillimin e karrierës së tyre akademike në Shqipëri me krijimin e kushteve specifike dhe programeve promocionale për t'u mundësuar shkencëtarëve të rinj të kryejnë kërkime të pavarura.

16/03/2026

Akademia e Shkencave e Shqipërisë shpall konkurs për pranimin e 8 anëtarëve të rinj në Akademinë e të Rinjve

– Afati i aplikimit: 17 mars deri më 17 prill 2026





Akademia e Shkencave e Shqipërisë shpall konkursin për pranimin e 8 anëtarëve të rinj në Akademinë e të Rinjve, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në përputhje me ligjin nr. 53/2019 “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Akademisë dhe Kartën Themelore të Akademisë së të Rinjve.

Ky konkurs synon të ofrojë mundësi për studiues të rinj nga të gjitha fushat e kërkimit shkencor, me përparësi fushat më pak të përfaqësuara në përbërjen aktuale të Akademisë.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e kërkuar sipas kritereve të përcaktuara në shtojcën e bashkëlidhur, brenda afatit nga 17 mars deri më 17 prill 2026. Procesi i verifikimit dhe shqyrtimit të dokumentacionit do të përfundojë më 24 prill, ndërsa shpallja e fituesve do të bëhet jo më vonë se data 30 maj 2026.

Ky vendim synon fuqizimin e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën akademike dhe promovimin e zhvillimit shkencor në vend.

Për më shumë lexo vendimin e plotë:

The International Science Council (ISC) convened its Meeting of the European Members at the Academy of Sciences in Alban...
20/10/2025

The International Science Council (ISC) convened its Meeting of the European Members at the Academy of Sciences in Albania, during which I had the privilege of presenting the Albanian Young Academy (ALBYA).

Young Academies these days are precisely at the heart of bridging the divide between early-career researchers and policymakers.
They advocate for the voice of young scientists, promote cross-disciplinary discussions, and support science policy, including giving evidence-based advice and incorporating innovative thinking to innovation and research policies.

The presentation encompassed:
• Organization and structural model of ALBYA within the Academy of Sciences, Albania.
• The organization aims to amplify the perspectives of emerging researchers within both national and global scientific communities.
• Strategic objectives for working together, interdisciplinarity, and responsible research culture.
• Active participation at national and European scientific conferences.
• ALBYA-hosted international conferences, such as AI and Scientific Research (2024).
• Dialogues with high school students encouraging early interest in scientific careers.
•The program "Women as Ambassadors of Science".
• Participation at the Festival of Science and other open-science initiatives.
• The publication of the Journal of the Albanian Young Academy.
• Instrument-focused workshops that help to spread and promote the visibility of research.

Thirrje për konferencë për të interesuarit.
07/10/2025

Thirrje për konferencë për të interesuarit.

📢 𝐓𝐇𝐈𝐑𝐑𝐉𝐄 𝐏𝐄𝐑 𝐏𝐉𝐄𝐒𝐄𝐌𝐀𝐑𝐑𝐉𝐄
Konferenca e Parë Shkencore Ndërkombëtare
“𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆̈𝒓𝒊𝒂 𝒏𝒆̈ 𝒑𝒆𝒓𝒊𝒖𝒅𝒉𝒆̈𝒏 𝑩𝒊𝒛𝒂𝒏𝒕𝒊𝒏𝒆”
🗓️ 5–6 dhjetor 2025 | 📍 Tiranë, Shqipëri

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Universiteti i Tiranës (Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë), Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Shoqata Shqiptare e Studimeve Bizantine kanë kënaqësinë të shpallin organizimin e Konferencës së Parë Shkencore Ndërkombëtare “𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆̈𝒓𝒊𝒂 𝒏𝒆̈ 𝒑𝒆𝒓𝒊𝒖𝒅𝒉𝒆̈𝒏 𝑩𝒊𝒛𝒂𝒏𝒕𝒊𝒏𝒆.”

𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐬𝐲𝐧𝐨𝐧:
• Thellimin e studimeve mbi trashëgiminë bizantine në Shqipëri në një kontekst ndërdisiplinor.
• Nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet studiuesve.
• Hapjen e perspektivave të reja kërkimore dhe botimeve shkencore.

𝐁𝐨𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭 𝐭𝐞𝐦𝐚𝐭𝐢𝐤𝐞:
• Roli historik dhe gjeostrategjik të hapësirës shqiptare në Perandorinë Bizantine.
• Ndikimi i Bizantit në institucionet fetare dhe kulturën religjioze të hapësirës shqiptare.
• Arti, arkitektura dhe kultura materiale dhe jomateriale gjatë periudhës protobizantine dhe bizantine në territorin shqiptar.
• Trashëgimia e dorëshkrimeve dhe kodikëve bizantinë në hapësirën shqiptare.
• Pasqyrimi dhe ndikimi i elementeve bizantinë në kulturën dhe zhvillimet artistike të Shqipërisë moderne.

📩 𝐀𝐟𝐚𝐭𝐢 𝐢 𝐝𝐨𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐛𝐬𝐭𝐫𝐚𝐤𝐭𝐞𝐯𝐞: 𝟏𝟓 𝐭𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟓

Për më shumë informacion dhe për pjesëmarrje, ju lutem kontaktoni:
👉 Andi Rembeci
Universiteti i Tiranës
📧 [email protected]

Komisioni Organizativ i Konferencës
Vjeshtë, 2025

🌍 The Albanian Young Academy proudly took part in the 2025 European Network of National Young Academies (ENYA) Meeting i...
17/07/2025

🌍 The Albanian Young Academy proudly took part in the 2025 European Network of National Young Academies (ENYA) Meeting in Bern, represented by two of our members.

🤝 Hosted by the Swiss Young Academy, the meeting focused on the role of science diplomacy in addressing global challenges. From AI and climate change to equity and scientific cooperation, young researchers explored how to bridge science, policy, and diplomacy for a better future.

📄 We are pleased to share the official report of the ENYA 2025 Public Session, now available online. The report offers key reflections, open questions, and insights designed to inspire further discussion and action on how Young Academies can engage early-career researchers in political and diplomatic processes through science diplomacy.

https://en.swissyoungacademy.ch/news/european-national-young-academies-enya-meeting-2025



---

06 Qershor 2025, Dita e dytë e takimit të ENYA-s në Bernë.Ditën e sotme u zhvilluan paralelisht 6 seminare të ndryshëm m...
06/06/2025

06 Qershor 2025, Dita e dytë e takimit të ENYA-s në Bernë.

Ditën e sotme u zhvilluan paralelisht 6 seminare të ndryshëm me tematika specifike, ku ARSH-ja dha kontribut në "Zbatimin e Kartës së Stokholmit për Lirinë Akademike" (Implementing the Stokholm Charter for Academic Freedom).

Ky seminar eksploroi se si akademitë e të Rinjve në Evropë mund të zbatojnë Kartën e Stokholmit për Lirinë Akademike përmes bashkëpunimit dhe dialogut.
Në këtë aktivitet u mblodhen shkencëtarë në fazën fillestare dhe të avancuar të karrierës, si dhe profesionistë nga fusha e politikëbërjes dhe diplomacisë për të reflektuar mbi lirinë akademike, për të shkëmbyer eksperienca dhe për të diskutuar veprime konkrete që mund të ndërmerren brenda akademive të të rinjve.
Organizatorët: Reatch në bashkëpunim me SYNESPOD, Akademinë e Rinjve të Suedisë, Akademinë Globale e të Rinjve dhe Akademinë e të Rinjve të Finlandës.

Seminari u organizua në 3 pjesë: në të parën moderuesit diskutuan me pjesëmarrësit mbi lirinë akademike, përkufizimet e mundshme të saj dhe implikimet e larmishme që lidhen jo vetëm më aktivitetin kërkimor-shkencor, por edhe me cilësinë e mësimdhënies dhe me statusin e akademikut në tërësi. Një nga përkufizimet më të rëndësishme në këtë pikëpamje, që u përdor gjerësisht përgjatë seminarit, ishte Komunikata e Tiranës e dalë nga takimi Konferenca Ministeriale e Tiranës, e mbajtur në datat 29-30 Maj 2024, në kuadrin e Zonës Europiane të Arsimit të Lartë (EHEA) dhe Kartës së Bolonjës.

U evidentuan problematikat dhe rreziqet e lidhura me lirinë akademike, u ofruan zgjidhje të mundshme dhe rrugët që mund të ndiqen per t'i implementuar ato. Rreziqet ndaj lirisë akademike, në shkallë europiane dhe kombëtare ishin disa, por u konvergua në tri çështje:
• Mungesa e financimit të nevojshëm për kryerjen e kërkimit shkencor fondamental dhe mungesa e integrimit të tij me kërkimin aplikativ. U evidentua rëndësia e punësimit të talenteve të reja të cilët shërbejnë si motori i kërkimit shkencor, problematikë e cila lidhet me mungesën e financimeve të domosdoshme.
• Prezencë jo e mjaftueshme e akademikëve në opinionin e gjerë publik gjë që ka sjellë rënien e nivelit të besimit të taksapaguesve ndaj institucioneve të kërkimit shkencor.
• Mungesa e imunitetit të akademikëve ndaj sulmeve me karakter joakademik nga drejtime të ndryshme brenda shoqërisë.

Në pjesën e tretë dhe të fundit të seminarit u menduam zgjidhjet e mundëshme:
• Kalimi në hapa ligjorë për të sanksionuar një përqindje fikse të GDP-së në shërbim të kërkmit shkencor sipas standardeve të sanksionuar në Kartën e Stokholmit mbi lirinë akademike. Në përfundim të eventit ENYA del me një deklaratë të Akademive të të Rinjve në lidhje me këtë çështje.
• Hapja e institucioneve të arsimit të lartë sidomos ndaj nxënësve të arsimit parauniversitar me synim prezantimin e tyre me botën fashinuese të kërkimit shkencor.
• Ngritja e strukturave avokatore brenda universiteteve të cilat do të mbrojnë ligjërisht stafet akademike.

Këto konkluzione u pasqyruan në takimin përmbyllës, së bashku me 5 seminaret e tjera të zhvilluar në paralel. Ne si Akademia Shqiptare e të Rinjve do të anëtarësohemi shumë shpejt në Kartën e Stokhollmit në mënyrë që të sigurojmë standardet më të larta të lirisë akademike në Shqipëri.

- - -

6 June 2025 – Second Day of the ENYA Meeting in Bern

Today, six parallel seminars were held, each addressing specific thematic areas. The Albanian Academy of Young Scientists (ARSH) contributed to the seminar on "Implementing the Stockholm Charter for Academic Freedom."

This seminar explored how Young Academies across Europe can implement the Stockholm Charter for Academic Freedom through cooperation and dialogue. The event brought together researchers at both early and advanced stages of their careers, as well as professionals from the fields of policymaking and diplomacy, to reflect on academic freedom, exchange experiences, and discuss concrete actions that can be undertaken within Young Academies.

Organizers: Reatch, in collaboration with SYNESPOD, the Young Academy of Sweden, the Global Young Academy, and the Young Academy of Finland.

The seminar was structured in three parts. In the first session, moderators engaged participants in a discussion on academic freedom, its possible definitions, and its multifaceted implications—not only for scientific research but also for the quality of teaching and the overall status of the academic profession. One of the key reference points in this regard, which was frequently cited throughout the seminar, was the Tirana Communiqué, issued during the Tirana Ministerial Conference held on 29–30 May 2024 in the framework of the European Higher Education Area (EHEA) and the Bologna Process.

Akademia Europiane e të Rinjve (ENYA) zhvilloi sot ditën e parë të takimit vjetor në Bern, Zvicër, ku u zhvilluan një së...
05/06/2025

Akademia Europiane e të Rinjve (ENYA) zhvilloi sot ditën e parë të takimit vjetor në Bern, Zvicër, ku u zhvilluan një sërë diskutimesh dhe sesionesh të rëndësishme që prekin shkencën dhe shoqërinë sot. Akademia e të Rinjve e Shqipërisë, me mbështetjen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, u përfaqësua në këtë takim nga Belfjore Zifla dhe Klaudio Peqini.

📍Në këtë takim zhvilluan punime dhe workshope për:
📌Diplomacinë shkencore, e cila prek çdo disiplinë shkencore sot.
📌Kufijtë mes politikbërjes dhe kërkimit shkencor. Si mund të përshtaten kërkuesit e rinj me një kontekst ndërveprues ku duhet të takohen me imperativat politike.
📌Ekspertiza individuale dhe ndikimi kolektiv: Ndërtimi i një vizioni të përbashkët i ENYA-s për kujdesin, mirëqenien dhe shkencën e përgjegjshme në kohë pasigurie.
📌Shkëmbimi i përvojave në këshillimin politik për institucionet e BE-së—si përmes YASAS apo Mekanizmit të Këshillimit Shkencor—mund të ndihmojë në identifikimin e praktikave më të mira të përshtatshme për nivelin tonë të karrierës.
📌Nisma si "Tako një shkencëtar me politikën", ndërtuar mbi modelin e suksesshëm "Tako një studiues" me synim promovimin e këshillimit shkencor përmes angazhimit të drejtpërdrejtë me vendimmarrësit.
📌Çfarë është diplomacia shkencore dhe si duhet të prioritarizojnë akademitë e të rinjve aspekte të caktuara të saj?
📌Informacione mbi ECROS (Empowering Early Career Researchers with Opportunities and Skills), një projekt i Horizon Europe, tregojnë se si financimi i BE-së mund të nxisë një ekosistem të orientuar drejt veprimit për studiuesit e rinj përtej rrjetëzimit të tyre.

Gjithashtu, u hapën disa diskutime si:
🧷Diskutimi për vlerësimin e kërkimit shkencor, ku u theksua se kërkuesit shpesh gjykohen në bazë të numrit të botimieve dhe jo për idetë e tyre, si dhe u vunë në dukje pikat e dobëta të procesit të "blind review", për të tentuar përmirësimin apo ndryshimin e këtij procesi.
🧷Diskutime në panel për diplomacinë shkencore dhe atë botërore. Si ndikon diversiteti dhe konteksti lokal në këtë ndërveprim.
🧷U diskutuan shembuj suksesi, si CERN-i, që përfaqëson një nga modelet më të suksesshme të bashkëpunimit shkencor botëror. Gjithashtu në panel u diskutuan përvojat e aktorëve të ndryshëm me ndikim në nivel europian dhe botëror.

- - -

The European Young Academy (ENYA) held today the first day of its annual meeting in Bern, Switzerland, where a series of important discussions and sessions took place that concern science and society today. The Albanian Young Academy, with the support of the Academy of Sciences of Albania, was represented at this meeting by Belfjore Zifla and Klaudio Peqini.

📍At this meeting, discussions and workshops were conducted on:
📌Science diplomacy, which affects every scientific discipline today.
📌The boundaries between policymaking and scientific research. How can young researchers adapt to an interactive context where they must meet political imperatives?
📌Individual expertise and collective impact: Building a common vision of ENYA for care, wellbeing, and responsible science in times of uncertainty.
📌Exchange of experiences in policy advising for EU institutions—whether through YASAS or the Scientific Advice Mechanism—can help identify best practices suitable for our career level.
📌Initiatives such as "Meet a Scientist with Politics," built on the successful "Meet a Researcher" model, aimed at promoting scientific advice through direct engagement with decision-makers.
📌What is science diplomacy and how should young academies prioritize certain aspects of it?
📌Information about ECROS (Empowering Early Career Researchers with Opportunities and Skills), a Horizon Europe project, showing how EU funding can promote an action-oriented ecosystem for early career researchers beyond their networking.

Additionally, several discussions were opened to the floor, such as:
🧷Discussion on the evaluation of scientific research, emphasizing that researchers are often judged based on the number of publications rather than their ideas, and highlighting weaknesses in the "blind review" process, with the aim of improving or changing this process.
🧷Panel discussions on science diplomacy and global diplomacy. How diversity and local context influence this interaction.
🧷Successful examples were discussed, such as CERN, which represents one of the most successful models of global scientific collaboration. The panel also discussed experiences of various influential actors at the European and global levels.

Anëtari i Akademisë së të Rinjve, Prof. Asoc. Dr. Klaudio Peqini, merr pjesë në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare të Ins...
03/06/2025

Anëtari i Akademisë së të Rinjve, Prof. Asoc. Dr. Klaudio Peqini, merr pjesë në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare të Institutit Kombëtar të Fizikës (IKF), të mbajtur në data 02-03 Qershor, 2025, në sallën A. Buda në Akademinë e Shkencave. Ai mbajti kumtesën me titull: "Realistic simulations of the Earth's dynamo".

Bashkëlidhur Buletini i muajit Prill 2025 https://akad.gov.al/wp-content/uploads/2025/05/Buletini-prill-2025.pdf
02/05/2025

Bashkëlidhur Buletini i muajit Prill 2025

https://akad.gov.al/wp-content/uploads/2025/05/Buletini-prill-2025.pdf

Panairi mbarëkombëtar i librit akademik e shkencor mbylli edicionin e tij të katërt në Prishtinë -Akademia e Shkencave e...
26/04/2025

Panairi mbarëkombëtar i librit akademik e shkencor mbylli edicionin e tij të katërt në Prishtinë

-Akademia e Shkencave e Shqipërisë promovoi botimet e saj më të fundit-





U mbyll edicioni IV i Panairit mbarëkombëtar të librit akademik e shkencor, 23-25 prill 2025, zhvilluar në Prishtinë. Ngjarja më e rëndësishme për promovimin e botimeve shkencore, bashkorganizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Qendra e Kombëtare e Librit dhe Leximit, mblodhi bashkë në Prishtinë, në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, botues të librit shkencor, kërkues, studiues, autorë dhe lexues nga hapësira mbarëshqiptare.

Më 23 prill 2025, në ditën e parë të panairit, në një seancë të dedikuar, me praninë e Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akad. Mehmet Kraja, kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi, zëvendëskryetarit të AShSh-së, akad. Vasil S. Tole, anëtarëve të Kryesisë, akademikë e studiues të ASHAK-ut, autorë, botues e pjesëmarrës të interesuar për botimet shkencore, Akademia e Shkencave e Shqipërisë promovoi botimet e saj më të fundit.

Seancën e hapi kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore e Albanologjike, akad. asoc. Gëzim Hoxha. Duke falënderuar dy akademitë për organizimin e panairit, kthyer tashmë në traditë, akad. asoc. Hoxha theksoi para të pranishmëve se titujt e zgjedhur për promovim në këtë edicion të panairit janë vetëm një pjesë e vogël e volumit të madh të punës me librin dhe botimet shkencore të ASHSH-së përgjatë vitit dhe se në këto promovime ASHSH-ja është kujdesur për të ruajtur edhe një balancë mes fushave të shkencës.

Libri i parë që u promovua ishte "Akte të Kuvendit Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike" (vëll. 3), për të cilin referoi kryetari i SSHSHA, akad. asoc. Hoxha, duke u ndalur hollësisht në lëndën shkencore të përfshirë në këtë vëllim. “Në këtë vëllim përfshihen 20 kontribute me vlerë nga historia, historia e artit, trashëgimia, historia e letërsisë dhe letërsia, të cilat pasojnë dy vëllimet e mëparshme, Vëllimin I të dedikuar për arkeologjinë e historinë me 26 kontribute dhe Vëllimin II për gjuhësinë dhe antropologjinë me 42 kontribute të emrave më përfaqësues të fushave”, tha ai, duke shtuar se vëllimet janë dokumentim i një pune voluminoze dhe të rëndësishme të bërë në kuadër të Kuvendit Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike.

"Orkestra Simfonike e RTSH-së në 18 CD" dhe "Albanian Identity in History and Traditional Performance" ishin promovimet pasuese, të kryera në prani të autorit të tyre, maestro Eno Koços. Zëvendëskryetari i AShSh-së, akad. Vasil S. Tole, duke folur për 18 CD-të, theksoi se puna e maestros, dirigjent e muzikolog, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë përmban veprat e kompozitorëve më të rëndësishëm të muzikës shqiptare të shek. XX, nga fillimet e deri në ditët e sotme, vepra të drejtuara nga dirigjenti Eno Koço me orkestrën simfonike të RTSH-së përgjatë 50 viteve të fundit. Ai e çmoi kolanën si një kontribut unik të maestro Koços, që çdo herë përmes krijimtarisë së tij shpreh dashurinë për muzikën tonë kombëtare, mbarëkombëtare, si dhe u ndal në CD-në e dedikuar me muzikën e krijuesve më të mirë të Kosovës, që nuk mund të mos ishin pjesë e kësaj kolane me CD. Dr. Denis Bizhga, gjatë referimit të tij u ndal në jetën dhe veprimtarinë krijuese të maestro Eno Koços, duke shprehur falënderim dhe mirënjohje për punën kolosale që profesori ka bërë dhe vazhdon të bëjë.

Referimin e prof. dr. Artan Haxhi (në mungesë të tij) për librin e autorit Tefë Topalli "Krestomaci e albanologjisë" (vëll.1), e lexoi akad. asoc. Gëzim Hoxha. Ai theksoi se struktura e veprës i vendos gjuhëtarët sipas kronologjisë së veprimit të tyre shkencor, nisur prej Kristoforidhit, dhe përmban kontributin e shumë studiuesve dhe kërkimtarëve për lëvrimin e shqipes, shtrirë në 1668 faqe, nga hapësira shqipfolëse, nisur prej Çamërisë, arbëreshëve, Italisë, Kosovës, shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, si dhe brezave që kanë jetuar e jetojnë brenda Shqipërisë. Në fjalën e tij ai nënvizoi se autori arrin të pohojë se drejtimet studimore të këtyre gjuhëtarëve kanë punuar dhe punojnë në vijë të njëjtë për historinë e gjuhës sonë, për marrëdhëniet e saj me gjuhët e tjera ballkanike apo për problemet që lindin me epokën e globalizmit dhe se kjo Krestomaci mund të krijojë një traditë periodike botimi, së paku me dhjetëvjeçarë.

Abaz Hado referoi për librin e tij më të fundit, "Veshjet tradicionale në artin pamor shqiptar", botim i ASHSH-së, vepër që pasuron me informacionin e nevojshëm njohjen, ndikimin, bashkëpunimin dhe pasurimin e artit pamor me bukurinë, larminë dhe pasurinë e veshjes tradicionale. Hado, duke folur për punën e gjatë kërkimore të bërë për realizmin e veprës, theksoi se ajo përmbledh në mënyrë selektive, krijimtarinë kryesore të artit shqiptar, prej mbi 100 vjetësh dhe sjell kontribut real, mbi ndikimin, lidhjen, shfrytëzimin e etnografisë, folklorit mitologjik në pikturën, skulpturën, grafikën, vizatimin shqiptar.

Akad. Rrapo Ormëni, bashkautor i veprës "The earthquake of 26 November 2019 and what can we learn" prezantoi përmbledhtas punën e bërë në bashkëpunim me autorin turk Serkan Öztürk për realizimin e kësaj vepre. Vepra sjell analizë të thelluar dhe gjithëpërfshirëse të një ngjarjeje tërmetore, ku trajtohen në mënyrë shkencore aspekte të rëndësishme, si përhapja e valëve sizmike, ndërgjegjësimi për rreziqet, për procedurat e evakuimit, si dhe për masat që duhen marrë nga strukturat përkatëse për pasojat. Vepra ka rëndësi jo vetëm për produktin shkencor dhe mesazhet që përcjell, por për të gjithë komunitetin, veçanërisht për vendimmarrësit kryesorë të ekzekutivit për të përgatitur strategji më të mira për të ardhmen.

Prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi prezantoi botim e tij "Marrëdhëniet shqiptaro-gjermane në shekullin XX (1900-1945)", i cili trajton hollësisht dhe me dokumente shumë të pasura arkivore marrëdhëniet shqiptaro-gjermane prej fundit të shekullit XIX e deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Vepra pasqyron marrëdhëniet 50-vjeçare mes dy vendeve, të ndara në 3 periudha të historisë, shoqëruar me burime arkivore të panjohura dhe literaturë vendëse e të huaj, kryesisht gjermane, duke hedhur dritë e duke dhënë ndihmesë në trajtimin e një aspekti me shumë interes për historiografinë kombëtare shqiptare.

www.akad.gov.al

Më 28 shkurt 2025 në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u mbajt mbledhja vjetore e Asamblesë -Kryetari i Akademisë së S...
03/03/2025

Më 28 shkurt 2025 në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u mbajt mbledhja vjetore e Asamblesë

-Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi mbajti raportin përmbledhës për veprimtarinë e Akademisë së Shkencave gjatë vitit 2024 dhe programin dhe prioritetet e veprimtarisë për vitin 2025-

-Akad. Skënder Gjinushi: Viti 2024 shënon kthimin e Akademisë nga një institucion thjesht honorifik, në një institucion kryesor aktiv të kërkimit shkencor. Për herë të parë pas 17 vjetësh institutet e albanologjisë, Qendra e Studimit të Artit si dhe ajo e bioteknologjisë e gjenetikës e ushtruan aktivitetin e tyre si pjesë aktive e kërkim-studimit pranë Akademisë, si njësi të përhershme të saj-












Mbledhja u mbajt me pjesëmarrjen e anëtarëve të Asamblesë, kryetarit akad. Skënder Gjinushi e anëtarëve të Kryesisë së ASHSH-së, kryetarëve të komisioneve të përhershme, drejtuesve e anëtarëve të këshillave shkencorë të instituteve.

Në raportin përmbledhës, akad. Skënder Gjinushi e vuri theksin tek vijimi i fazës së dytë të reformës. Ai tha se viti 2024 shënon kthimin e Akademisë së Shkencave nga një institucion thjesht honorifik, në një institucion kryesor aktiv të kërkimit shkencor. Për herë të parë pas 17 vjetësh institutet e albanologjisë, Qendra e Studimit të Artit, si dhe ajo e bioteknologjisë e gjenetikës e ushtruan aktivitetin e tyre si pjesë aktive e kërkim-studimit pranë ASHSH-së, si njësi të përhershme të saj. Investimi për shkencën është investimi më i drejtpërdrejtë për brezat e rinj, është masa më efikase për frenimin e largimit të trurit, madje dhe për rithithjen e tij.

Më tej, akad. Gjinushi vuri në dukje se faza e dytë e reformës, vizioni i Asamblesë së ASHSH-së për nevojën e rrugët e reformimit të sistemit tonë të kërkimit shkencor, përkon dhe me objektivat e ligjit të ri për shkencën, se shkenca e kërkimi duhen trajtuar e mbështetur si arsimi i lartë, si dy përbërës plotësues të njëri-tjetrit

Në fjalën e tij, ai vlerësoi si një aspekt të rëndësishëm të rezultateve e veprimtarive të vitit 2024 rikonfirmimin e tezave bazë të albanologjisë, fakt i cili jo vetëm i konsolidon ato, por mbi të gjitha lartëson kontributin e Akademisë ndër vite, të plejadës së shkëlqyer të saj në gjuhësi, arkeologji e histori, të Çabejt, Demirajt, Budës, Domit, të katër arkeologëve themeltar etj.
“Akademia e Shkencave si institucion, e cila flet nëpërmjet studimeve të saj e figurave e studiuesve qendrorë, nuk është mohuese, por vërtetuese e lashtësisë e origjinës së hershme të shqipes e qenies së saj një degë fillestare e trungut indoeuropian, degë-bijë. Se kush mohon këtë të vërtetë, në fakt, në emër të patriotizmit i shërben antishqiptarizmit.”- tha akad. Gjinushi.

Për veprimtaritë e zhvilluara në fushën e historisë u shpreh se ato kanë synuar thënien e së vërtetës mbi figurat qendrore e të kontributit e pozicionimit të Shqipërisë e të shqiptarëve në rrjedhat e historisë.

Më tej, akad. Gjinushi veçoi realizimin më të rëndësishëm të Akademisë së Shkencave, përgatitjen e Fjalorit të madh të shqipes, me 120 mijë lema, nga 100 mijë që ishte parashikimi. Ai tha se kjo vepër është pritur me mjaft interes e vlerësim nga komuniteti gjuhësor e opinioni i gjerë. Puna e realizuar me profesionalizëm në përgatitje e respektimin rigoroz vetëm të kritereve shkencore në përzgjedhjen e lëndës nuk nënvleftësoi dialektet pavarësisht mbrojtjes dhe mbështetjes së gjuhës standarde.

Gjithashtu, ai u shpreh se viti 2024 ka qenë një vit kulmor në përgatitjen e Enciklopedisë shqiptare se bashku me Akademinë e Shkencave dhe arteve të Kosovës. Siç dihet, për këtë janë ngritur e ndjekur puna e 28 redaksive të fushave në Tiranë e po aq në Prishtinë. Përfundimisht jemi në fazën kur tërë redaksitë e fushave kanë dakordësuar e dorëzuar fjalësit përkatës me rreth 12-13.000 artikuj për t’u miratuar nga redaksia qendrore. Vlerësojmë se është bërë një punë e mirë me mjaft përkushtim, vështirësi e sfida, në drejtim e koordinim. Gjatë këtij viti është punuar nga punonjësit kërkimorë shkencorë të instituteve për 28 projekte në arkeologji, 12 në gjuhësi-letërsi, 14 në histori, 7 në antropologji e 3 në art, në kuadër të programit të instituteve për ecurinë e të cilëve është raportuar nga vetë drejtuesit e tyre. Nga raportimet rezulton se, në tërësi është kryer puna sipas programit.

Akad. Gjinushi e vuri theksin tek një nga misionet bazë të Akademisë së Shkencave, që janë botimet shkencore. Ai tha se Akademia, ndër veprimtaritë kryesore, ka dhe atë të botimit, si të veprave e studimeve të kryera nga institutet e saj e anëtarët e saj, ashtu dhe nga personeli akademik jashtë institucionit. Akademia së shpejti do të ketë entin e saj botues.

Një nga pikat kryesore të raportit ishte edhe korrektësia dhe efikasiteti në menaxhimin e fondeve. Kryetari i ASHSH-së theksoi se në auditet e zhvilluara nga KLSH-ja nuk pati asnjë gjetje që lidhej me keqpërdorim fondesh publike a për mangësi monetare e materiale.

Gjithashtu, ai vuri në dukje se projektet e Akademisë së Shkencave kanë pasur një efikasitet maksimal, të dukshëm dhe të matshëm, se tashmë Akademia e Shkencave nuk është thjesht nxitëse e përparimit shkencor, por drejtuesja e organizuesja parësore e tij në bashkëpunim me gjithë rrjetin e IAL-ve. Pranë ASHSH-së sot ka rreth 500 specialistë të lartë të aktivizuar si anëtarë komisioni, anëtarë e bashkëpunëtorë njësish a pjesëmarrës në projekte.
Lidhur me programin dhe synimet për vitin 2025, ai tha se parashikohen që të kryen rreth 140 aktivitete, 84 projekte, botimi i 11 periodikëve dhe rreth 65 tituj veprash a aktesh konferencash a botime promovuese. Në raportin e tij, Kryetari i Akademisë së Shkencave, paraqiti përpara Asamblesë edhe buxhetin e ASHSH për vitin 2025.

Në përfundim të parashtrimit të tij, akad. Gjinushi theksoi se objektivi kryesor i Akademisë është rritja e investimeve për shkencën, me programim të qartë, për të arritur te niveli i financimit 1% të GDP-së para vitit 2030, objektiv ky i vënë në Samitin e Akademive e të universiteteve publike në kuadër të procesit të Berlinit, zhvilluar në Tiranë.

Gjatë mbledhjes diskutuan anëtarë të Asamblesë, drejtues të instituteve, qendrave dhe njësive shkencore, kryetarë të komisioneve si: akad. Valter Memisha, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë; akad. Adem Bunguri, drejtor i Institutit të Arkeologjisë; akad. Hamit Kaba, drejtor i Institutit të Historisë; prof. dr. Olsi Lelaj, drejtor i Institutit të Antropologjisë; akad. Genc Sulçebe; akad. Stefan Çapaliku, drejtor i Qendrës së Studimit të Arteve; dr. A***n Leka, drejtor i Qendrës së Botimeve Albanologjike dhe Enciklopedike; akad. Artan Fuga, akad. Arben Merkoçi, prof. Neritan Ceka, akad. asoc. Rrapo Ormëni, akad. Pëllumb Xhufi. Gjatë diskutimeve u trajtuan çështje specifike në drejtimin e instituteve dhe qendrave përkatëse. Diskutimet u përqendruan tek sfidat dhe problematikat që ASHSH duhet të adresojë në vijim.

Në përfundim të diskutimeve u bë miratimi i ndarjes e buxhetit të ASHSH-së për vitin 2025, i programit për 2025-n dhe i disa ndryshimeve në Statutin e ASHSH-së, të miratuar në parim nga bordi i drejtorëve dhe Kryesia, me vendimin nr. 10, datë 14.2.2025, si dhe vendimi i kryesisë për disa avancime në titull e rishpalljen e një vendi për anëtare të Asamblesë.

www.akad.gov.al

Duke përfituar nga koha e lirë dhe ngadalësia që na mundësojnë këto ditë festive, anëtarët themelues të Akademisë së të ...
03/01/2025

Duke përfituar nga koha e lirë dhe ngadalësia që na mundësojnë këto ditë festive, anëtarët themelues të Akademisë së të Rinjve zhvilluan një drekë festive për Vitin e Ri.

Ky takim i veçantë dhe i përzemërt ishte një mundësi për të ndarë përvoja, suksese dhe plane për të ardhmen, duke forcuar lidhjet mes brezave të shkencëtarëve të rinj.

Duke falënderuar secilin për përkushtimin dhe pasionin e treguar në përparimin e shkencës dhe të kulturës në vendin tonë, shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë të sjellë fryte të reja.

Le të jetë viti 2025 një vit i mbushur me arritje të mëdha për të gjithë!

Gëzuar Vitin e Ri! 🎆



Address

Shëtitorja Murat Toptani
Tirana
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Akademia e të Rinjve - Akademia e Shkencave e Shqipërisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Akademia e të Rinjve - Akademia e Shkencave e Shqipërisë:

Share