25/06/2012
Fjalimi i plote i Kryetarit te Partise Levizja e Legalitetit per Ameriken Z. Hakik Mena me rastin e zhvillimit te Parades Shqiptare ne New York nen moton e bashkimit te trojeve etnike shqiptare!
Te dashtun motra e vellazen!
Te nderuar bashkekombas SHQIPTAR!
Ndodhem sot ketu perpara jush, ne epiqendren e demokracise boterore, per t’ju pershendetur ngrohtesisht te gjitheve ju o mergimtar, qe pavaresisht mijera kilometrave dhe oqeanit qe ju ndajne me atdheun tone te shtrenjte, zemra dhe mendja ju punon vetem nen marken “Made in Albania”.
“Mergimi eshte fidanishtja e nacionalizmit” thoshte Lordi Acton dhe une bindem tansisht kur shoh me syte e mi sesi ajka e nacionalizmit shqiptar me ne krye rinine ndodhen sot te bashkuar me shume se kurre ne kete vit historik per kombin tone, ne vitin jubilar te 100 vjetorit te pavaresise se Shqipnise. Nana jone qendron kryenalte, por e brengosur per fatin e copave te shqyeme padrejtesisht , e brengosur per Camerine, Kosoven, Presheven, Maqedonine Lindore e viset ne Mal te Zi.
Fal luftes se paepur te shqiptareve dhe ndihmeses se pakursyer te SHBA-ve dhe Aleances se Atlantikut te Veriut, Kosova arriti te behet e pavarur. Por, amaneti i te pareve per krijimin e Shqipnise se Drejte, Shqiperise Etnike, na obligon si asnjehere, qe te punojme qe edhe viset e tjera shqiptare te clirohen njehere e pergjithmone nga zgjedha dhe diskriminimi qe u eshte bere e vazhdon tu behet. Natyrisht qe kjo eshte nje sipermarrje sa e veshtire aq edhe privilegjuese per secilin nga ne. Per ta arritur kete, duhet jo vetem te bashkohemi e te behemi nji, por mbi te gjitha eshte thelbesore te crrenjosim njehere e pergjithmone trashegimine e mallkuar te sllavo-komunizmit qe I ka nda shqiptaret ne te majte dhe te djathte, ne geg dhe toske, ne te krishtere dhe muhamedan. Vetem keshtu mund t’I rikthehemi vlerave reale te ketij kombi te lashte sa vete njerezimi. Vetem keshtu mund t’I leme trashegimine e duhur brezave qe do vijne.
Nese fati I keq ka qene bashkeudhetar I shqiptareve nder shekuj mund te themi me gojen plot se ne shekullin e 21-te historia duket se ka marre tjeter rrjedhe si pasoje e sakrificave, urtesise dhe mencurise se treguar nga populli jone. Kjo eshte nje shenje qe duhet te sherbeje si nje shtyse akoma me e madhe per politiken, eliten intelektuale dhe mbare opinionin publik shqiptar per t’u zgjuar dhe flakur njehere e mire kompleksin e inferioritetit karshi fqinjve tane agresive apo me gjere. Eshte koha qe shqiptaret te kene nje platforme politike mbarekombetare. Eshte koha qe shqiptaret te kene politikane shqiptar , te cilet te ruajne dinjitetin dhe krenarine kombetare ne ceshtjet e jashtme te Shqipnise e qe nuk bejne kompromis ne kurriz te shqiptarise. Eshte koha qe elita intelektuale te kete nje qendrim te perbashket kur behet fjale per te ardhmen e shqiptarise. Eshte koha qe opinioni publik shqiptar te mos bej dallime ngjyrimesh politike, por te reagoje pa meshire ndaj pazareve qe behen ne dem te interesave kombetare.
Natyrisht qe roli jone ne gjithe kete proces eshte vendimtar. Elita intelektuale qe gjendet ne mesin tone duhet te sherbeje fuqishem duke lobuar per ceshtjen shqiptare si edhe te jete nje ze opozitar kundrejt cdo politike dhe politikani qe guxon te luaj me ndjenjat e shqiptareve. Ne duhet te ecim ne rrugen e te pareve qe shkrin pasurite dhe familjet per ceshtjen kombetare dhe te mos lejojme askend te shkrij kombin per t’u pasuruar vete.
Ne, duhet te japim si sot dhe ne menyre te vazhdueshme shembullin e unitetit rreth flamurit dhe kauzes tone te gjakut.
Me 1861-in e larget kur Italia shpallte pamvaresine Massimo D’Azeglio do te shprehej : “Italine e beme. Tani duhet te bejme italianet”. Referuar kesaj shprehje une deshiroj t’ju bej thirrje te gjitheve ju dhe bashkekombesave tane kudo qe ndodhen : Ejani te bejme shqiptarin me vlerat dhe virtytet e te pareve tane dhe une ju garantoj se Shqipnia do te behet dhe jo me me dy presidenta, jo me me dy kryeministra, jo me me dy parlamente, jo me me kufij dhe barriera artificiale ndremjet vellezerve te nje nene e gjaku por me nje shtet te vetem, ashtu si na e ka caktu Zoti, Shqipnine e drejte, Shqipnine Etnike.
Rrofte kombi shqiptar
Ju Faleminderit