Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Faqja zyrtare nё Facebook e Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Tatimeve, nё Republikёn e Shqipёrisё.

💶 140 milionë euro kosto fiskale të kursyera për tatimpaguesit.Në vetëm 6 muaj, nga marsi në gusht 2026, kjo është vlera...
07/09/2026

💶 140 milionë euro kosto fiskale të kursyera për tatimpaguesit.

Në vetëm 6 muaj, nga marsi në gusht 2026, kjo është vlera e kostos fiskale që tatimpaguesit kanë kursyer përmes rivlerësimit të pasurive të paluajtshme.

📈 Lehtësi konkrete fiskale që ul barrën për qytetarët dhe bizneset dhe krijon përfitim të drejtpërdrejtë për tatimpaguesit.

06/09/2026

🇪🇺 Transparenca dhe shkëmbimi i informacionit janë elementë kyç të bashkëpunimit tatimor në Bashkimin Evropian.

Në këtë kuadër, DAC3 parashikon shkëmbimin automatik të informacionit për vendimet tatimore paraprake me efekt ndërkufitar si dhe marrëveshjet paraprake të çmimeve, duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet administratave tatimore.

📌 Edhe Shqipëria, në kuadër të proçesit të integrimit evropian, vijon punën për përafrimin e legjislacionit dhe praktikave tatimore me standardet e BE-së.

🎥 Por çfarë sjell DAC3 dhe pse është i rëndësishëm? Videoja e mëposhtme ju tregon detaje më të hollësishme ndaj ju ftojmë ta shihni.

🇦🇱🇪🇺

Një jetë në shërbim të njerëzve, me empati, dashuri, e përkushtim.5 Shtator – Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës. 🇦🇱   ...
05/09/2026

Një jetë në shërbim të njerëzve, me empati, dashuri, e përkushtim.

5 Shtator – Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës. 🇦🇱

Tatimore

BESA - për një marrëdhënie më të angazhuar me tatimpaguesit me më shumë empati, shërbim dhe besueshmëri.BESA do të udhëh...
04/09/2026

BESA - për një marrëdhënie më të angazhuar me tatimpaguesit me më shumë empati, shërbim dhe besueshmëri.

BESA do të udhëheqë punën e Administratës Tatimore në përmbushjen e misionit të saj ndaj qytetarëve duke ndërtuar një marrëdhënie më të drejtë dhe më të dobishme për tatimpaguesit, të bazuar në transparencë, cilësi në shërbim, dhe aplikim të drejtë dhe të shpejtë të legjislacionit tatimor në përgjigje të nevojave të tyre.

📌 Administrata Tatimore, prej disa kohësh, përdor kamerat e trupit gjatë kontrolleve në terren, për më shumë transparenc...
04/09/2026

📌 Administrata Tatimore, prej disa kohësh, përdor kamerat e trupit gjatë kontrolleve në terren, për më shumë transparencë, besueshmëri dhe korrektësi në marrëdhënien me tatimpaguesit.

Qasja vendos në plan të parë informimin, ndërgjegjësimin dhe orientimin drejt përmbushjes vullnetare, përpara masave administrative të kontrollit dhe penalizimit.

🔍 Kontrollet tatimore nuk janë të rastësishme. Ato orientohen nga analiza e riskut dhe përqendrohen te rastet me nivel të lartë mospërmbushjeje, vetëm pasi tatimpaguesit janë njoftuar përmes e-Filing dhe u është dhënë mundësia për vetëkorrigjim, duke reduktuar kështu kontrollet në terren.

🤝 Një Administratë Tatimore më transparente, e orientuar drejt përmirësimit të shërbimit dhe ndërtimit të besimit me tatimpaguesit.

“Pyetje & Përgjigje” të reja nga fermerët për fermerët, për kompensimin përmes autofaturës.📣 Në këtë seri sjellim përgji...
03/09/2026

“Pyetje & Përgjigje” të reja nga fermerët për fermerët, për kompensimin përmes autofaturës.

📣 Në këtë seri sjellim përgjigje për disa nga pyetjet më të shpeshta të fermerëve dhe subjekteve që lidhen me përfitimin e kompensimit 10%, aplikimin online, afatet si dhe proçedurat që duhet të ndiqen.

📌 Kush përfiton? Si kryhet aplikimi? Çfarë ndodh kur autofaturat nuk shfaqen në sistem dhe brenda cilit afat paguhet kompensimi?

👉 Shfletoni postimin për të gjetur përgjigjet dhe informacionin që ju nevojitet.

Administrata Tatimore do të vijojë t’ju informojë dhe t’u përgjigjet pyetjeve më të shpeshta lidhur me proçesin e kompensimit të fermerëve.

🌱 Vijon proçesi i kompensimit të fermerëve përmes autofaturës.📍Gjatë periudhës 1 korrik – 31 gusht 2026, janë dorëzuar o...
02/09/2026

🌱 Vijon proçesi i kompensimit të fermerëve përmes autofaturës.

📍Gjatë periudhës 1 korrik – 31 gusht 2026, janë dorëzuar online 4,104 aplikime për kompensim, nga të cilat 2,906 janë miratuar, ndërsa 1,016 janë në proçes shqyrtimi.

💶 Shuma totale e kompensimit prej 10% arrin në 10 milionë euro.

📲 Kujtojmë fermerët që mund të aplikojnë online përmes e-Filing, për të përfituar kompensimin që u takon.

📣 Mirëadministrimi tatimor dhe masat e ndërmarra vijojnë të reflektohen në ecurinë pozitive të të ardhurave.💰 Gjatë muaj...
01/09/2026

📣 Mirëadministrimi tatimor dhe masat e ndërmarra vijojnë të reflektohen në ecurinë pozitive të të ardhurave.

💰 Gjatë muajit gusht 2026, të ardhurat totale neto arritën në 41.3 miliardë lekë, duke tejkaluar si planin e muajit, ashtu edhe nivelin e një viti më parë.

📈 Të ardhurat rezultuan 0.5 miliardë lekë, ose 1.3% mbi planin, ndërsa krahasuar me gushtin 2025 u arkëtuan 4.2 miliardë lekë më shumë, me një rritje prej 11.2%.

📊 Administrata Tatimore vijon angazhimin për rritjen e përmbushjes vullnetare dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimit ndaj tatimpaguesve.

📊Financa në Gusht
01/09/2026

📊Financa në Gusht

31/08/2026

Së bashku me drejtuesit e administratës tatimore dhe doganore zhvilluam një takim pune me drejtorët rajonalë, për të përcaktuar prioritetet e këtij sezoni të ri. 🤝

Lufta kundër informalitetit dhe evazionit mbetet një objektiv i rëndësishëm, por po aq e rëndësishme është që çdo qytetar dhe çdo biznes të gjejë te administrata profesionalizëm, transparencë dhe respekt.

Një administratë moderne është një administratë që zbaton ligjin me korrektësi dhe i shërben qytetarit me përgjegjësi.

Kjo është qasja me të cilën vazhdojmë punën çdo ditë: më shumë cilësi në shërbim, më shumë transparencë dhe më shumë afërsi me qytetarët. 💬

Address

Gjin Bue Shpata
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 02:00

Telephone

0800 00 02

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share