04/07/2018
Të nderuar kolegë dhe partnerë,
Në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Integrimin e Komunitetit Rom” - ECSORI, implementuar nga Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike – ANTTARC në bashkëpunim me Unionin për Zhvillimin dhe Integrimin e Minoritetit Rom në Shqipëri – Amaro-Drom dhe Fondacionin “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve” – AFCR, në datat 16-17 Korrik 2018, organizohet në Tiranë, në ambjentet e Hotel Mondial, Salla Dea, Trajnim në Mobilizim Komuniteti dhe Pjesëmarrje në Komunitet.
Qëllimi i këtij trajnimi është rritja e kapacitetit të përfaqësuesve të Organizatave të Shoqërisë Civile Rome dhe Egjiptiane dhe atyre që ju shërbejnë komuniteteve Rome dhe Egjiptiane në fushat e mobilizimit të komunitetit dhe pjesëmarrjes në komunitet si në vijim: çfarë është mobilizimi dhe pjesëmarrja në komunitet; cilat janë përfitimet e mobilizimit të komunitetit; menaxhimi i marrëdhënieve me komunitetin; fuqizimi i marrëdhënieve me Pushtetin Lokal dhe aktorët e tjerë.
Organizatat e interesuara, janë të lutura të paraqesin kërkesën e tyre nëpërmjet e-mailit në adresën: [email protected], duke dërguar emrin dhe pozicionin e personit/ave (jo më shume se dy persona) të propozuar, brenda datës 9 Korrik 2018. Personat e përzgjedhur do të njoftohen brenda datës 11 Korrik 2018.
Vetëm personat e njoftuar do të marrin pjesë në trajnim.
Ju lutem gjeni bashkëngjitur thirrjen për pjesëmarrje në këtë trajnim.
Gjithë të mirat,
Marsela Isaku
Roma CSO Capacity Development Coordinator
ECSORI – project
Union for Development and Integration
of Roma Minority in Albania "Amaro-Drom"
Phone: +355 4 223 13 91/ 4 224 89 25
web: www.unioniamarodrom.al
Address : Rr. Sulejman Pasha, Lgj 4, PL 2, Shk.3
Tirana, Albania
Në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Integrimin e Komunitetit Rom” ECSORI, në datat 16-17 Korrik 2018, organizohet në Tiranë, në ambjentet e Hotel Mondial, Trajnim në Mobilizim Komuniteti dhe Pjesëmarrje në Komunitet.
Organizatat e interesuara janë të lutura të paraqesin kërkesën e tyre nëpërmjet e-mailit në adresën [email protected], duke dërguar emrin dhe pozicionin e personit/ave (jo më shume se dy persona) të propozuar, brenda datës 9 Korrik 2018. Personat e përzgjedhur do të njoftohen brenda datës 11 Korrik 2018.