Task-Forca e Transportit Rrugor

Task-Forca e Transportit Rrugor Task-Forcë është një strukturë e posaçme, për përmirësimin e nivelit të kontrollit rrugor të mjeteve motorike e rimorkiove të tyre.

🚨 Task Forca e Transportit Rrugor vijon kontrollet dhe monitorimet në terren, me fokus zbatimin e legjislacionit, rritje...
22/05/2026

🚨 Task Forca e Transportit Rrugor vijon kontrollet dhe monitorimet në terren, me fokus zbatimin e legjislacionit, rritjen e sigurisë rrugore dhe formalizimin e aktivitetit të transportit 🚛🚍

📍 Kontrollet në terren fokusohen në verifikimin e dokumentacionit, kushteve teknike të mjeteve dhe respektimin e kërkesave ligjore nga operatorët e transportit.

✅ Angazhim i vazhdueshëm për më shumë standarde, siguri dhe disiplinë në qarkullim.

🚨 Task Forca e Transportit Rrugor vijon monitorimet dhe kontrollet në të gjithë territorin e vendit, me fokus forcimin e...
15/05/2026

🚨 Task Forca e Transportit Rrugor vijon monitorimet dhe kontrollet në të gjithë territorin e vendit, me fokus forcimin e sigurisë rrugore, zbatimin e kuadrit ligjor dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve të transportit.

📍 Angazhimi në terren mbetet i vazhdueshëm, me synim garantimin e standardeve, rritjen e përgjegjshmërisë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit të transportit rrugor 🚍🚌

☑️ Ftojmë të gjithë subjektet dhe përdoruesit e rrugës të respektojnë ligjin dhe rregullat e transportit rrugor, për sigurinë dhe mbarëvajtjen e lëvizjes.

🚨 Task Forca e Transportit Rrugor vijon kontrollet në të gjithë vendin me fokus transportin e udhëtarëve dhe mallrave, n...
08/05/2026

🚨 Task Forca e Transportit Rrugor vijon kontrollet në të gjithë vendin me fokus transportin e udhëtarëve dhe mallrave, në funksion të rritjes së sigurisë rrugore dhe respektimit të standardeve ligjore në aktivitetin e transportit. 🚛🚌

🔍 Gjatë kontrolleve verifikohen:

✔️ Dokumentacioni dhe licencat përkatëse
✔️ Respektimi i kushteve të ushtrimit të aktivitetit
✔️ Siguria teknike e mjeteve
✔️ Tahografët dhe koha e drejtimit/pushimit
✔️ Transporti i rregullt i udhëtarëve dhe mallrave
✔️ Zbatimi i legjislacionit në fuqi për transportin rrugor

🎯 Qëllimi ynë mbetet garantimi i një transporti të sigurt, të rregullt dhe në përputhje me standardet ligjore për çdo operator dhe qytetar.

📌 Task Forca e Transportit Rrugor në terren 🚍🚌Kontrollet vijojnë me intensitet në të gjithë vendin, me fokus të veçantë ...
01/05/2026

📌 Task Forca e Transportit Rrugor në terren 🚍🚌

Kontrollet vijojnë me intensitet në të gjithë vendin, me fokus të veçantë në transportin e udhëtarëve, për të garantuar sigurinë dhe standardet e shërbimit.

🔍 Kujdes :

✔️Dokumentacioni i rregullt i mjeteve dhe drejtuesve
✔️ Respektimi i itinerareve dhe licencave të miratuara
✔️ Zbatimi i tarifave të miratuara dhe shmangia e abuzimeve me çmimet e biletave
✔️ Kushtet teknike të mjeteve
✔️ Siguria dhe komoditeti i udhëtarëve

☑️Qëllimi ynë:
Të sigurojmë një transport të sigurt, të rregullt dhe dinjitoz për çdo qytetar.

🚨 Çdo shkelje do të ndiqet sipas legjislacionit në fuqi.

📌 Task Forca e Transportit Rrugor në terren!Kontrollet intensive vijojnë në të gjithë vendin, me fokus në:🚛 Verifikimin ...
23/04/2026

📌 Task Forca e Transportit Rrugor në terren!

Kontrollet intensive vijojnë në të gjithë vendin, me fokus në:

🚛 Verifikimin e peshës së mjeteve
📄 Kontrollin e dokumentacionit të drejtuesve dhe mjeteve
🛠️ Verifikimin e gjendjes teknike të mjeteve dhe cilësisë së gomave, në përputhje me standardet e sigurisë rrugore
🛣️ Mbrojtjen e infrastrukturës rrugore nga mbingarkesa
🛡️ Sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës

⚠️ Respekto rregullat:

✔️ Mos tejkalo kufijtë e lejuar të ngarkesës
✔️ Mbaj dokumentacionin të plotë dhe të rregullt

🛑 Kontrollet nuk ndalen!
Mos rreziko — respekto ligjin.

🚨 Task Forca e Transportit Rrugor, në kuadër të garantimit të sigurisë rrugore dhe zbatimit të legjislacionit në fushën ...
16/04/2026

🚨 Task Forca e Transportit Rrugor, në kuadër të garantimit të sigurisë rrugore dhe zbatimit të legjislacionit në fushën e transportit të mallrave dhe udhëtarëve, vijon kontrollet në të gjithë territorin. 🚗🚕🚛

⚠️ Kujdes:
▪️ Pajisuni me dokumentacionin përkatës
▪️ Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor

🎯 Kontrollet synojnë parandalimin e shkeljeve dhe informalitetit, si dhe garantimin e një transporti të sigurt, të rregullt dhe në përputhje me kuadrin ligjor.

🚔 Vijojnë kontrollet në terren në kuadër të fushatës për sigurinë rrugore 🚚🚛Në aksin Tiranë – Rrëshen, Task-Forca e Tran...
31/03/2026

🚔 Vijojnë kontrollet në terren në kuadër të fushatës për sigurinë rrugore 🚚🚛

Në aksin Tiranë – Rrëshen, Task-Forca e Transportit Rrugor në bashkëpunim me DPSHTRR dhe Policinë e Shtetit, zhvilloi veprime të përbashkëta verifikuese me fokus monitorimin e respektimit të rregullave dhe standardeve ligjore në qarkullimin rrugor.

✔️ Gjatë verifikimeve, një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe pajisjes së mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve me dokumentacionin përkatës, në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi.

📌 Ky angazhim pati në fokus forcimin e zbatimit të kuadrit ligjor, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të drejtuesve të mjeteve mbi përgjegjësitë që lidhen me sigurinë rrugore.

👥 Qëllimi i aksionit mbetet i qartë:
Forcimi i ndërgjegjësimit dhe respektimit të rregullave të sigurisë rrugore.

🚕 Task-Forca e Transportit Rrugor vijon monitorimin në terren të mjeteve taksi, në kuadër të kontrolleve për respektimin...
27/03/2026

🚕 Task-Forca e Transportit Rrugor vijon monitorimin në terren të mjeteve taksi, në kuadër të kontrolleve për respektimin e kritereve ligjore dhe standardeve të shërbimit në transportin rrugor të udhëtarëve.

📌 Çdo mjet taksi që konstatohet pa licencë, pa taksimetër, me targa të bardha ose jashtë kushteve të përcaktuara, do t’i nënshtrohet masave administrative sipas legjislacionit në fuqi.

✅ Kontrollet synojnë garantimin e një shërbimi të sigurt dhe korrekt!

Gëzuar Fiter Bajramin të gjithë besimtarëve! Urojmë që kjo festë të sjellë harmoni, solidaritet, begati dhe mirëqenie në...
20/03/2026

Gëzuar Fiter Bajramin të gjithë besimtarëve! Urojmë që kjo festë të sjellë harmoni, solidaritet, begati dhe mirëqenie në familjet tuaja! ✨🕌

🚔 Vijon bashkëpunimi në terren ndërmjet Task-Forcës së Transportit Rrugor, DPSHTRR dhe Policisë Rrugore. 🚚Kontrollet e p...
18/03/2026

🚔 Vijon bashkëpunimi në terren ndërmjet Task-Forcës së Transportit Rrugor, DPSHTRR dhe Policisë Rrugore. 🚚

Kontrollet e përbashkëta janë zhvilluar në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, e cila synon rritjen e sigurisë në rrugë, garantimin e respektimit të legjislacionit në fuqi dhe përmirësimin e standardeve të shërbimit në transportin rrugor.

Fokus:
✅ Verifikimi i dokumentacionit të mjeteve
✅ Kontrolli i kushteve teknike

✔️ Siguria rrugore është përgjegjësi e përbashkët.

Address

Rruga Vorë/Fushë Krujë, Km5 , Fushë Prezë
Tirana

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:30

Telephone

+355688015835

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Task-Forca e Transportit Rrugor posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Task-Forca e Transportit Rrugor:

Share