17/09/2026
Të nderuar prindër,
Ju informojmë se regjistrimet për programin “Pas Shkolle” janë të hapura deri më 𝟐𝟓 𝐒𝐇𝐓𝐀𝐓𝐎𝐑 𝟐𝟎𝟐𝟔
👉🏻 Fëmijët tuaj kanë mundësi të regjistrohen në deri në dy klube, sipas interesave, dëshirave dhe talenteve të tyre:
🎵 Muzikë
💃 Kërcim
🎭 Teatër
🎨 Art pamor
🧵 Zeje
të cilat bashkë me detyrat e shtëpisë do të plotësojnë përvojën e fëmijëve tuaj në shkollë dhe do t'i ndihmojnë të zbulojnë talente dhe aftësi të reja 👩🏫🎭👩🎨📚
📌 Si të regjistroheni?
1️⃣ Hyni në platformën SMIP me kredencialet tuaja.
2️⃣ Zgjidhni fëmijën që dëshironi të regjistroni.
3️⃣ Hyni te menuja “Klubet” dhe zgjidhni aktivitetet e preferuara.
4️⃣ Zgjidhni klubin dhe klikoni “Regjistro”.
5️⃣ Verifikoni regjistrimin në seksionin “Regjistrimet e fëmijës”.
🌟 Programi “Pas Shkolle” u ofron fëmijëve mundësi të reja për të zhvilluar talentet, kreativitetin dhe aftësitë e tyre, duke e pasuruar përvojën shkollore me aktivitete edukative, kulturore dhe argëtuese.
📌 Theksojmë se të gjitha shkollat e Njësisë Administrative Nr. 4 janë pjesë e programit “Pas Shkolle”, duke u ofruar fëmijëve mundësi të reja për zhvillimin e talenteve, kreativitetit dhe aftësive të tyre. ❤️
🔔Mos e humbisni afatin e regjistrimit!
https://www.facebook.com/share/v/1LtPfxn4QR/