Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural AZHBR financon zhvillimin Bujqësor dhe Rural në Shqipëri duke mbështetur fermerët në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm në vend.

18/09/2026

📍 Salcë Kozare, Kuçovë

Fermeri Ilia Daka, me rreth 20 vite përvojë në bujqësi, zhvillon aktivitetin e tij në një sipërfaqe prej 4,000 m², ku kultivon perime në serra.

🌿Për zhvillimin dhe modernizimin e aktivitetit, ai ka përfituar mbështetje nga AZHBR, përmes Skemës Kombëtare të Investimeve dhe programit IPARD, për investime në asete fizike të fermave bujqësore"

Në aktivitetin e tij zbatohen praktika të mira bujqësore, mbrojtje biologjike dhe pjalmim natyror përmes bletëve, duke kontribuar në një prodhim të qëndrueshëm dhe cilësor.

Një shembull i qartë i ndikimit të mbështetjes në modernizimin dhe zhvillimin e bujqësisë.

Vijojmë me procesin e ngritjes së Sistemit të Identifikimit të Parcelave Bujqësore (LPIS), në bashkëpunim me UNOPS dhe m...
17/09/2026

Vijojmë me procesin e ngritjes së Sistemit të Identifikimit të Parcelave Bujqësore (LPIS), në bashkëpunim me UNOPS dhe me mbështetjen e projektit EU4PropertyRights (EU4PR).

Në AZHBR u zhvillua një workshop teknik me ekspertë ndërkombëtarë dhe ekipin e Albanian Digital Solutions sh.a. (ADS), ku në fokus ishin kërkesat e BE-së, funksionalitetet e sistemit dhe hapat e mëtejshëm për zhvillimin dhe testimin e tij.

Një tjetër hap drejt modernizimit të administrimit të tokës bujqësore dhe përmbushjes së angazhimeve të Shqipërisë në kuadër të Kapitullit 11.

Edhe këtë vit, AZHBR mori pjesë në Konferencën ICE, të organizuar nga Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Evropia...
16/09/2026

Edhe këtë vit, AZHBR mori pjesë në Konferencën ICE, të organizuar nga Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Evropian (JRC) në Sofje.

Konferenca na dha mundësinë të ritakohemi me komunitetin evropian të IACS-it, të njihemi me zhvillimet e reja, veçanërisht ato që lidhen me Politikën e Përbashkët Bujqësore (CAP), si dhe të ndajmë progresin e Shqipërisë në ndërtimin e LPIS-it dhe sfidat e fazës së ardhshme.

Për AZHBR-në, mbështetja e JRC-së, e agjencive homologe dhe e partnerëve ndërkombëtarë është thelbësore për cilësinë e hapave teknikë që po ndërmarrim në kuadër të përmbushjes së angazhimeve të Kapitullit 11.

15/09/2026

🎓 Një hap i rëndësishëm drejt së ardhmes profesionale!

AZHBR mirëpret praktikantët e rinj, duke u ofruar mundësi të çmuara për të mësuar, zhvilluar aftësitë profesionale dhe fituar përvojën e parë në administratën publike.

Përmes kësaj eksperience, të rinjtë njihen nga afër me veprimtarinë e institucionit dhe hedhin hapat e parë drejt një karriere të suksesshme.

11/09/2026
10/09/2026

Risili, Vlorë | Që prej vitit 2009, “Bregu i Lofatave” zhvillon aktivitetin e tij në sektorin e ullishtarisë, duke kultivuar rreth 4 000 rrënjë ullinjsh dhe duke u fokusuar në prodhimin e vajit të ullirit ekstra të virgjër.

🫒 Vaji i ullirit i prodhuar tregtohet në disa vende të Evropës dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kontribuar në promovimin dhe eksportin e produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

🌿 Në funksion të zgjerimit dhe modernizimit të aktivitetit, ata kanë lidhur kontratë me AZHBR-në për mekanizimin e bujqësisë, si dhe për linjat e përpunimit dhe ambalazhimit të vajit.

Një histori sipërmarrjeje shqiptare që rritet, investon dhe modernizohet.

09/09/2026

📍Koxhas, Shijak | Në kantinën “Dervishi”, periudha e vjeljes së rrush*t shënon një nga fazat më të rëndësishme të prodhimit.

🍇 Në rreth 5 hektarë vreshta kultivohen varietete të ndryshme rrushi, të cilat mblidhen dhe përzgjidhen për t’u transportuar e përpunuar në kantinë.

Procesi i prodhimit kërkon përkushtim dhe kujdes në çdo fazë, nga puna në vreshta dhe vjelja, deri te përpunimi i rrush*t dhe prodhimi i verës. Kjo periudhë është rezultat i një pune të vazhdueshme gjatë gjithë vitit.

📈 Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve 2024, kantina ka përfituar mbështetje për mekanizimin e fermës.

Një investim që krijon më shumë mundësi për zhvillim dhe për një prodhim cilësor vendas.

07/09/2026

📍Mëngël, Elbasan | Në kompaninë Toka Olives Oil, një prej brendeve të reja në prodhimin e vajit ekstra të virgjër të ullirit dhe ullirit të tavolinës.

Me zgjerimin e gamës së produkteve, kompania ka investuar edhe në teknologji të reja të prodhimit. Në sajë të Skemës Kombëtare të Investimeve, ka lidhur kontratë me AZHBR për pajisje dhe linja për përpunimin e ullirit, ndërsa është edhe një ndër përfitueset e Kredisë së Butë me Garanci Sovrane.

🌿 Toka Olives Oil eksporton në SHBA, Kanada dhe tregjet evropiane, ndërsa produktet e saj janë të pranishme edhe në tregun vendas. Cilësia e produkteve të saj është vlerësuar edhe jashtë vendit, me çmimin Gold Award në Kanada për vajin organik të ullirit. 🏆

🇦🇱 Drejt tregjeve ndërkombëtare, me investime që i japin më shumë vlerë prodhimit vendas.

🤍 5 SHTATOR | Dita e Shenjtërimit të Nënë TerezësNjë jetë kushtuar dashurisë, mirësisë dhe shërbimit ndaj njerëzve. Sot ...
05/09/2026

🤍 5 SHTATOR | Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës

Një jetë kushtuar dashurisë, mirësisë dhe shërbimit ndaj njerëzve. Sot kujtojmë jetën dhe veprën e saj, si një shembull frymëzues kudo në botë. 🇦🇱

Address

Rruga ”Muhamet Gjollesha”, Nr. 56, Tiranë
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+35542228318

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural:

Shortcuts

Share