Igli Hasani

Igli Hasani Kryetar i Komisionit Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme | Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme (2023–2025)

16/08/2026

Morocco will waive visa requirements for Albanian citizens traveling to the Kingdom for short-term stays, according to a notification sent by the Moroccan Embassy accredited to Albania and based in Rome to Albania’s Ministry for Europe and Foreign Affairs.

The measure takes effect on August 15, 2026. It follows a commitment made by the two countries in a Joint Declaration signed on March 1, 2025, during the official visit of Albania’s then-Minister for Europe and Foreign Affairs, Igli Hasani, to Morocco.

The declaration was signed by Hasani and Morocco’s Minister of Foreign Affairs, African Cooperation and Moroccans Abroad, Nasser Bourita. The two sides said at the time that they wanted to strengthen cooperation in political, economic, trade and cultural fields.

21/07/2026

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, 21 korrik 2026.

1.Shqyrtimi i draft ndryshimit dhe shtesës në pozicionin negociues të Republikës së Shqipërisë për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për Grupkapitullin II “Tregu i brendshëm", (Relatore: znj. Bora Muzhaqi).
2.Shqyrtimi i draft ndryshimit dhe shtesës në pozicionin negociues të Republikës së Shqipërisë për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për Grupkapitullin III “Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, (Relatore: znj. Bora Muzhaqi).
3.Shqyrtimi i draft ndryshimit dhe shtesës në pozicionin negociues të Republikës së Shqipërisë për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për Grupkapitullin VI “Marrëdhëniet me Jashtë", (Relatore: znj. Bora Muzhaqi).

20/07/2026

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, 20 korrik 2026.

Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme të datave 03.03.2026, 13.03.2026 dhe 15.04.2026.
Shqyrtimi i projektligjit “Për shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7850, datë 29.7.1994 “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, propozuar nga deputeti, z. Taulant Balla. (Komision për dhënie mendimi. Relator: z. Ervin Hoxha)
Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 48/2014, “Për pagesat e vonuara dhe detyrimet kontraktore dhe tregtare”, të ndryshuar” (Komision për dhënie mendimi. Relator: z. Ervin Hoxha)
Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008 “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar”, nisëm e deputetes, znj. Ilva Gjuzi (Komision për dhënie mendimi. Relatore: znj. Romina Kuko)
Shqyrtimi i projektligjit “Për disenjot” (Komision për dhënie mendimi. Relator: z. Ervin Hoxha)

17/07/2026
Mbyllja e tre kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian shënon një tjetër mom...
14/07/2026

Mbyllja e tre kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin tonë evropian. Ajo pasqyron vite reformash, angazhim të vazhdueshëm dhe një zgjedhje të qartë strategjike: e ardhmja e Shqipërisë është vetëm në Bashkimin Evropian. 🇦🇱🇪🇺

29/06/2026

Nder të përfaqësoj Kuvendin e Shqipërisë në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të NATO-s që po mbahet në Stamboll.

Shqipëria ka dëshmuar se është një aleate e besueshme dhe një kontribuese aktive në NATO, përmes pjesëmarrjes në misionet e Aleancës, rritjes së investimeve në mbrojtje, modernizimit të kapaciteteve ushtarake dhe angazhimit të palëkundur për sigurinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në një kohë kur arkitektura e sigurisë ndërkombëtare përballet me sfida komplekse, roli i parlamenteve mbetet tejet i rëndësishëm për forcimin e unitetit politik, garantimin e mbikëqyrjen demokratike të mbrojtjes dhe kontributin në ndërtimin e një Aleance më të fortë, më të qëndrueshme dhe më të përgatitur për të ardhmen.

Samiti i Stambollit riafirmoi se uniteti, solidariteti dhe përgjegjësia e përbashkët mbeten themeli i Aleancës sonë dhe garancia më e fortë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në hapësirën euroatlantike.

Në Madrid, së bashku me kolegët e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, u pritëm nga deputetë dhe senatorë spanjol...
24/06/2026

Në Madrid, së bashku me kolegët e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, u pritëm nga deputetë dhe senatorë spanjollë, përfaqësues të Komisioneve të Politikës së Jashtme të Senatit dhe Kongresit.

Ishte kënaqësi të rikonfirmonim se mbështetja e Spanjës për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian mbetet e fortë dhe e qëndrueshme. Ky besim, i ndërtuar ndër vite, përbën një vlerësim për progresin e arritur, por edhe një nxitje për të vijuar me vendosmëri reformat dhe për të çuar përpara një objektiv që i shërben interesit kombëtar dhe orientimit tonë të palëkundur euroatlantik.

Në këtë rrugëtim, protestat e keqpërdorura nga axhenda të paqarta dhe të dyshimta nuk do të mund të pengojnë vullnetin dhe përkushtimin e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e plotë e familjes evropiane. Po ashtu, interesat që nuk përputhen me aspiratën evropiane të Shqipërisë nuk do të cënojnë vendosmërinë tonë për të çuar përpara procesin e integrimit dhe për të përmbushur objektivat strategjike të vendit.

Gjatë takimeve diskutuam gjithashtu mbi marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Spanjës, zhvillimet në rajon, si dhe sfidat aktuale të sigurisë evropiane.

Mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë dhe për diskutimet e hapura e konstruktive me miqtë spanjollë. 🇦🇱🇪🇸🇪🇺

Sot pata kënaqësinë të mirëpres delegacionin e Komisionit për Çështjet Evropiane të Senatit të Francës, të kryesuar nga ...
15/06/2026

Sot pata kënaqësinë të mirëpres delegacionin e Komisionit për Çështjet Evropiane të Senatit të Francës, të kryesuar nga Jean-François Rapin.

Riafirmuam rëndësinë e partneritetit strategjik Shqipëri–Francë dhe të bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve tona.

Një Bashkim Evropian më i fortë, më i bashkuar dhe më i aftë për t’iu përgjigjur sfidave të kohës është në interes të të gjithë qytetarëve tanë. Në këtë kontekst, integrimi evropian i Shqipërisë mbetet prioritet kombëtar dhe një investim në stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit.

Address

Bulevardi Dëshmorët E Kombit 2
Tirana
1000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Igli Hasani posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share