13/06/2026
🚨 NIS SOT FUSHATA KOMBËTARE: ASNJË FËMIJË NË VARFËRI
Në Shqipëri, mijëra fëmijë shkojnë në shkollë me më pak mundësi, më pak mbështetje dhe shpesh me më pak ushqim se sa kanë nevojë.
Varfëria tek fëmijët nuk është thjesht një numër në statistika.
Është vakti që mungon. Është libri që nuk blihet. Është shërbimi që nuk merret. Është ëndrra që mbetet pezull.
Një vend që dëshiron të ndërtojë të ardhmen europiane nuk mund të lejojë që fëmijët e tij të rriten në varfëri.
Sot nisim fushatën kombëtare "Asnjë Fëmijë në Varfëri", për t'i kërkuar Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të vendosin fëmijët në qendër të politikave publike dhe investimeve kombëtare.
✅ Më shumë mbështetje për familjet me fëmijë
✅ Më shumë investime në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale
✅ Masa konkrete për eliminimin e varfërisë tek fëmijët
Sepse fëmijët nuk mund të presin.
📢 Bashkohu me ne.