25/03/2015
Çfarë është Celiakia / intoleranca ndaj Glutenit
Sot, sëmundja e Celiakisë, e njohur gjithashtu si intoleranca ndaj glutenit, është një intolerancë permanente ndaj glutenit, substance proteinike prezente në drithra si gruri, thekra, tërshëra etj.
Gluteni gjendet kryesisht në ushqime, në përzierës ushqimorë, por mund të "fshihet" edhe në produkte të tjera të përdorimit të zakonshëm si ngjitësat e zarfave e pullave, ilaçe dhe vitamina.
Celiakia shkaktohet nga një përgjigje e "gabuar" që sistemi ynë imunitar vë në veprim kundrejt glutenit. Në fakt, në zorrën e hollë e të sëmurit me celiaki, gluteni perceptohet si substancë toksike dhe si pasojë shkaktohet reaksioni imunitar, I cili shkakton nje dëmtim te mukozës së zorrës (skuqje kronike e mukozës dhe zhdukje të qimeve të zorrëve).
Celiakia shkaktohet nga një hiperndjeshmëri ndaj proteinave të glutenit që gjenden në grurë, thekër dhe drithëra. Nëse një person me intolerancë ndaj glutenit ha gluten, ai dëmton zorrët e holla. Sot, studimet tregojnë se shfaqja e Celiakisë është të paktën 1 në 100, që do të thotë se të paktën një nga çdo njëqind persona e ka këtë sëmundje, por shumica e tyre nuk e dinë që edhe ata e kanë atë.
Simptomat
Në fëmijët, Celiakia paraqitet kur ata të fillojnë të marrin ushqim që përmban gluten. Simptoma që përfshijnë peshë të dobët, vjellje, kapsllëk ose diarre. Shumë fëmijë gjithashtu përjetojnë lodhje dhe nervozitet të madh.
Fëmijët nën moshën dy vjeç me sëmundje të pazbuluara të Celiakisë shpesh duken të kequshqyer dhe të ketë një bark distended. Kequshqyerja është një problem serioz për fëmijët sepse ata kanë nevojë për ushqyerje sa më të mirë për tu rritur dhe për tu zhvilluar normalisht. Shumë fëmijë mbi këtë moshë janë të peshës normale, por janë të shkurtër në shtat. Anemia dhe puberteti i vonuar janë simptomat e zakonshme në mesin e të rinjve me Celiaki të patrajtuar.
Simptomat mund të shfaqen në çdo kohë gjatë jetës. Shumë të rritur kanë pasur sëmundjet që janë interpretuar gabimisht për shumë vite. Lodhje, humbje peshe, osteoporozë dhe depresioni kryesisht nuk mund të çojë mendime për një çrregullim të zorrëve. Simptoma të tjera mund të përfshijnë diarre, kapsllëk, fertilitetit të zvogëluar, mangësitë të vitaminave dhe mineraleve apo anemi. Ndonjëherë, sëmundja e celiakisë është zbuluar në mesin e njerëzve që ndjehen të shëndetshëm.
Personi me sëmundje celiake mund të mos ketë asnjë shenjë. Njerëzit pa shenja gjithashtu janë të rrezikuar për komplikacionet e sëmundjes duke përfshirë dhe kequshqyerjen. Sa më vonë të diagnostikohet përsoni me sëmundje celiaki, aq më shumë mundësi ka të përparojë kequshqyerja dhe komplikacionet që ajo mbart.
Anemia, vonesa në rritje, dhe humbja në peshë janë shenjat e kequshqyerjes, për shkak se trupi nuk merr mjaftueshëm vlerat ushqyese.
Njëra nga format e shfaqjes së Celiakisë ëeshtë forma klasike
• Në formën klasike me shfaqje të hershme (6-24 muajt e parë të jetës), sëmundja pak pas fillimit të përdorimit të Glutenit gjatë shkëputjes së ushqimit me gji, shfaqet me simptoma /shenja gastrointestinale si: diarre kronike, të vjella, fryrje të barkut, gazra, mungese oreksi, bllokim të rritjes, rënie në peshë dhe nervozizëm.
• Aktualisht celiakia shfaqet gjithnjë e më shpesh në formën e vonuar duke u prezantuar me shqetesime intestinale tipike dhe jo tipike.(si dhimbje të vazhdueshme të barkut, kapsllëk, gazra) dhe mbi të gjitha me shfaqje extraintestinale.
• Gjithashtu egzistojne:
- Forma të heshtura: enteropati tipike nga Gluteni e hasur rastësisht ne individe me mungesë simptomash, gjenetikisht të predizpozuar, me sierologji pozitive, shpesh mes pacientëve te nënshtruar ekzaminimeve pasi rezultonin si grup në rrezik.
- Forma potenciale: sierologji pozitive, mukoze normale.
• Celiakia e trajtuar në mënyre joadekuate, është e predispozuar drejt një sërë ndërlikimesh si osteoporoza dhe tumore, në menyrë të veçante linfoma jo-Hodgkin e zorrës. Ka disa sëmundje të lidhura me celiakinë.
• Ekziston dhe një provë që prindërit, vëllezërit dhe motrat e të sëmureve me celiaki kanë rrezikshmëri te larte per tu sëmurur me një probabilitet qe varion nga 6 deri ne 12%.
Një person me celiaki mund të shfaqë këto simptoma:
- gazra të shtuar, fryrje dhe dhimbje barku të shpeshta;
- diarre kronike ose kapsllëk;
- rënie në peshë;
- lodhje
- anemi e pashpjeguar (numri i ulët i rruazave të kuqe të gjakut, gjë që shkakton lodhjen);
- dhimbje kockash ose të artikulacioneve, osteoporozë, osteopeni;
- mpirje ose ndjesi shpimi në këmbë (prej dëmtimit të nervave);
- ngërçe muskulore;
- konvulzione (të dridhura të forta);
- mungesë të menstruacioneve tek femrat (për shkak të humbjes në peshë);
- infertilitet (mungesë pjellorie) dhe aborte të përsëritura;
- vonesë në rritje tek fëmijët;
- ulçera aftoze në brendësi të gojës;
- nxirje të dhëmbëve ose humbje të zmaltit;
- kruarje të lëkurës së skuqur dhe dermatite.
Diagnostikimi
Diagnostikimi i celiakisë është i vështirë, për shkak se sipmtomat janë të ngjashme me probleme të tjera të aparatit tretës. Shpeshherë mund të ngatërrohet me sindromin e zorrës së irritueshme, aneminë me mungesë hekuri, sëmundjen Crohn, infeksionet intenstinale dhe lodhjen kronike. Prandaj në shumë raste Celiakia është e keqdiagnostikuar ose mbetet e padiagnostikuar.
Për të diagnostikuar celiakinë kryhen disa analiza gjakut si: Imunoglobulina A (IgA), anti-ind transglutaminasa (tTGA), IgA anti-endomisium, antitrupa (AEA)
Përpara kryerjes së analizave, nuk duhen ndërprerë ushqimet që përmbajnë gluten si: buka, makaronat, brumërat, etj., sepse rezultatet mund të dalin negative edhe kur celiakia është prezente.
Në qoftë se analizat sugjerojnë për celiaki, duhet bërë biopsia e duodenit (marrja e një materiali në zorrë të hollë) për të parë dëmtime të vileve. Kjo realizohet me anë te endoskopisë (sonda gastrike).
Trajtimi
I vetmi trajtim është ndjekja e një diete pa gluten. Kur një pacient diagnostikohet me celiaki duhet të konsultohet me një dietolog për një dietë pa gluten.
Mbajtja e dietës frenon simptomat, bën të mundur riparimin e dëmtimeve në zorrë dhe parandalimin e dëmtimeve të mëtejshme. Tek fëmijët dhe moshat e reja, zorra e hollë shërohet brenda 3-6 muajsh dhe në moshat madhore për dy vjet. Si rregull për të qenë mirë, njerëzit me sëmundje celiake duhet të evitojnë ushqimet me gluten gjatë gjithë jetës së tyre. Përdorimi i glutenit, qoftë dhe në sasi të vogla, mund të dëmtojë zorrën e hollë. Dëmtimet mund të ndodhin tek të gjithë personat me celiaki, edhe tek ata që nuk kanë shenja të dukshme.
Çfarë është Dieta pa gluten.
Dietë pa gluten do të thotë mos të konsumohen ushqime që e përmbajnë atë, si produktet me grurë, thekër dhe elb. Nuk duhen konsumuar gjithashtu edhe ushqimet e përpunuara që mund të kenë tek përbërësit e tyre edhe një sasi fare të vogël këtyre drithërave.
Disa nga ushqimet që përmajnë gluten janë:
Buka, të gjitha llojet e brumërave me miell gruri, elbi, thekre.
Ëmbëlsirat
Koncetratet që përdoren për supëra dhe për gatime
Salsiçet, kremviçet etj
Peshqit e rezervateve
Çokollatat
Etj
Disa nga ushqimet qe konsumohen janë:
Te gjitha llojet e perimeve dhe frutave
Patatet, orizi
Mishi
etj
Në markete apo dyqane ku duhet të bleni ushqime kontrolloni etiketat. Kontrolli i etiketave për ushqime "pa gluten" është i rëndësishëm. Burimet e fshehta të glutenit janë përbërësit shtesë si p.sh, në ushqimet e përpunuara me niseshte. Gluteni gjithashtu përdoret për të rritur cilësinë e produkteve. Ai gjithashtu mund të jetë i pranishëm në disa medikamente mjekësore. Për këtë pyesni farmacistin nëse ilaçet që ju janë rekomanduar nga mjeku përmbajnë gluten.