Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë Ministry for Europe and Foreign Affairs 🇦🇱

21/06/2026

Nga angazhimet në Bashkimin Evropian te takimet bilaterale dhe forumet, një javë intensive në shërbim të interesave të Shqipërisë. 🇦🇱

Ndiqni përmbledhjen e aktiviteteve të Ministrit gjatë kësaj jave. ⬇️

Reagim i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme:Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë...
21/06/2026

Reagim i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me forcë heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar gjatë protestës së mbrëmshme.

Veprime të tilla nuk kanë asnjë lidhje me lirinë e shprehjes, të drejtën legjitime për protestë paqësore apo me vlerat tona demokratike dhe standardet evropiane që kemi ndërtuar dhe po forcojmë çdo ditë. Ato janë shfaqje të urrejtjes, intolerancës dhe nxitjes së saj, dhe janë krejtësisht të papajtueshme me parimet e respektit dhe bashkëjetesës që Shqipëria i ka në themel dhe i çmon me përkushtim.

Ky akt i turpshëm bie ndesh me traditën e gjatë shqiptare të mikpritjes, harmonisë dhe respektit për tjetrin, vlera që kanë karakterizuar shoqërinë tonë për breza me radhë. Ato nuk përfaqësojnë as Shqipërinë, as popullin shqiptar. Përfaqësojnë vetëm ata që kërkojnë të provokojnë, të përçajnë dhe të përhapin urrejtje, duke shpërdoruar dhe keqpërdorur në mënyrë të qëllimshme të drejtat dhe liritë.

Ministria riafirmon angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për mbrojtjen e misioneve diplomatike dhe simboleve të tyre, në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Ne shprehim solidaritetin tonë me Ambasadën e Shtetit të Izraelit dhe theksojmë se dhuna, intimidimi dhe gjuha e urrejtjes nuk mund dhe nuk do të kenë vend në një shoqëri demokratike.

---
The Ministry for Europe and Foreign Affairs of the Republic of Albania strongly condemns the removal and desecration of the flag of the Embassy of the State of Israel in Tirana by masked protesters during last night’s demonstration.

Such acts have nothing to do with freedom of expression, the legitimate right to peaceful protest, or with our democratic values and European standards, which we have built and continue to strengthen every day. They are manifestations of hatred, intolerance, and incitement, and are entirely incompatible with the principles of respect and coexistence that Albania is founded upon and firmly upholds.

This shameful act stands in contrast to the long-standing Albanian tradition of hospitality, harmony, and respect for others, values that have characterized our society for generations. They do not represent Albania, nor the Albanian people. They represent only those who seek to provoke, divide, and spread hatred, while deliberately abusing and misusing rights and freedoms.

The Ministry reiterates Albania’s unwavering commitment to the protection of diplomatic missions and their symbols, in full accordance with international law and the Vienna Convention on Diplomatic Relations. We express our solidarity with the Embassy of the State of Israel and underline that violence, intimidation, and hate speech cannot and will not have a place in a democratic society.

19/06/2026

📍Rinas, fluturimi i parë direkt me Kanadanë, Tiranë – Toronto ✈️🇦🇱🇨🇦

Hapi tjetër USA🇺🇸🤝🌍

🟢Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë me 483 vota PRO✅Rezultati🗳️Të pranishëm/votuan: 656 eurodeputetë.✅️...
17/06/2026

🟢Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë me 483 vota PRO✅

Rezultati

🗳️Të pranishëm/votuan: 656 eurodeputetë.

✅️Pro: 483
🔴Kundër: 103
🟠Abstenim: 70

Rezoluta e Parlamentit Europian mbi raportin e progresit të Shqipërisë u miratua me rreth 74% të votave.

Miratimi i Raportit të Progresit për Shqipërinë do të thotë që institucionet e Bashkimit Europian vlerësojnë zyrtarisht ecurinë e vendit në procesin e anëtarësimit dhe njohin përparimin e bërë në reformat kyçe.

16/06/2026

📍Luksemburg | Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në mëngjesin e punës të ministrave të jashtëm të BE-së dhe vendeve kandidate mbi .

Diskutimet u fokusuan në dezinformimin, ndërhyrjet e huaja dhe forcimin e qëndrueshmërisë demokratike në Evropë. 🇪🇺🇦🇱

16/06/2026
14/06/2026

Vizita, takime, koordinim dhe angazhim për avancimin e procesit të integrimit europian. Java e Ministrit në pak sekonda.

13/06/2026

Me nisjen e verës, nis edhe lëvizja.

Maji 2026 shënoi rritje rekord të shërbimeve konsullore të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Më shumë pasaporta, më shumë viza, më shumë dokumente të legalizuara.

Një tregues i qartë i kërkesës në rritje, si nga bashkëqytetarët tanë jashtë vendit, ashtu edhe nga të huajt që zgjedhin Shqipërinë si destinacion.

Shifrat flasin vetë. 📊🇦🇱

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:Një shkëmbim i shkëlqyer sot me gazetarët evropianë m...
11/06/2026

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:

Një shkëmbim i shkëlqyer sot me gazetarët evropianë mbi udhëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe momentumin e ripërtërirë të zgjerimit të BE-së.

Komunikimi strategjik gjithmonë ka rëndësi. Në këtë rast, është i domosdoshëm. Zgjerimi nuk ka të bëjë vetëm me negociatat dhe reformat; ka të bëjë edhe me shpjegimin pse ky proces u sjell dobi si vendeve kandidate, ashtu edhe vetë Bashkimit Evropian. Debatet publike të informuara janë thelbësore për të ruajtur besimin dhe mbështetjen për një nga politikat strategjike më të suksesshme të Evropës.

Për Shqipërinë, anëtarësimi në BE mbetet një përparësi kombëtare dhe një projekt transformues. Komunikimi i saktë i progresit, sfidave dhe mundësive të saj është një përgjegjësi e përbashkët e institucioneve, por edhe e medias dhe e shoqërisë civile. 🇦🇱🇪🇺

Address

Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Nr 6
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë:

Share