Federata Shqiptare e Mundjes

Federata Shqiptare e Mundjes The official wrestling federation in Albania, authorised by the ministry of sports .

🏆 Kupa e Mundjes Tradicionale “Gollobordë”📅 17 Maj 2026📍 OstrenTraditë, sport dhe miqësi që bashkon vendet e Ballkanit 🤝...
12/05/2026

🏆 Kupa e Mundjes Tradicionale “Gollobordë”
📅 17 Maj 2026
📍 Ostren

Traditë, sport dhe miqësi që bashkon vendet e Ballkanit 🤝🇦🇱

Ne kuader te zhvillimit te Kupes se Shqiperise Senior, gjate ceremonise se hapjes u nderuan kampionet Zelimkhan Abakarov...
09/05/2026

Ne kuader te zhvillimit te Kupes se Shqiperise Senior, gjate ceremonise se hapjes u nderuan kampionet Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev, si dhe trajneret Leonard Cakmashi dhe Ermal Kryeziu, per arritjen e madhe ne Kampionatin Europian te Mundjes, i cili u zhvillua ne Tirane gjate muajit prill.

Presidenti i Federates Shqiptare te Mundjes, Sahit Prizreni, shprehu mirenjohjen dhe vleresimin per suksesin e tyre, duke i falenderuar per emocionet dhe krenarine qe i dhuruan Shqiperise ne arenën nderkombetare.

Faleminderit per keto medalje dhe perfaqesimin dinjitoz te flamurit kuqezi! 🇦🇱

Kupa e Shqipërisë📌Më datë 9 Maj, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, do të zhvillohet Kupa e Shqipërisë për Senior.Një ...
05/05/2026

Kupa e Shqipërisë

📌Më datë 9 Maj, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, do të zhvillohet Kupa e Shqipërisë për Senior.

Një aktivitet i rëndësishëm kombëtar, ku sportistët më të mirë do të garojnë për trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Disa momente nga ceremonia e medaljeve 🥇✅Faleminderit të gjithë anëtarëve të federatave që na nderuan me pjesëmarrjen e ...
04/05/2026

Disa momente nga ceremonia e medaljeve 🥇✅

Faleminderit të gjithë anëtarëve të federatave që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në Kampionatin Europian
Mirënjohje për secilin që ka kontribuar dhe vazhdon të punojë me përkushtim për zhvillimin e këtij sporti

📌Letër Falënderimi nga Presidenti i UWW, z. Nenad Lalović I nderuar z. Prizreni, i dashur koleg dhe mik,Shpresoj që kjo ...
01/05/2026

📌Letër Falënderimi nga Presidenti i UWW, z. Nenad Lalović

I nderuar z. Prizreni, i dashur koleg dhe mik,

Shpresoj që kjo letër t’ju gjejë ju dhe të gjithë ekipin e Federatës Shqiptare të Mundjes në gjendje shumë të mirë. Dëshiroj të shpreh urimet e mia më të sinqerta për organizimin e shkëlqyer të Kampionatit Europian për Seniorë, të zhvilluar në Tiranë. Ky event u realizua në një nivel jashtëzakonisht të lartë profesional, duke reflektuar si lidershipin tuaj ashtu edhe përkushtimin e gjithë ekipit tuaj.

Më lejoni gjithashtu të shpreh mirënjohjen time të thellë për mikpritjen e jashtëzakonshme që i keni ofruar vazhdimisht familjes së UWW. Veçanërisht dua të nënvizoj mbështetjen tuaj në organizimin e Asamblesë së Përgjithshme Europiane të UWW dhe takimeve pasuese, të cilat e bënë qëndrimin dhe punën tonë të plotë dhe të suksesshme. Falë përpjekjeve tuaja, gjithçka u zhvillua në mënyrë të qetë dhe efikase, duke na mundësuar diskutime produktive dhe të frytshme.

Tirana ka dëshmuar edhe një herë se nuk është vetëm një qytet i madh, por edhe një shtëpi e vërtetë për sportin e mundjes. Ky kampionat përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në forcimin dhe zhvillimin e sportit tonë, duke vazhduar të ndjekim qëllimin e përbashkët për ta çuar mundjen në nivele edhe më të larta.

Ju lutem përcillni vlerësimin tim të sinqertë për të gjithë Komitetin Organizator, stafin dhe të gjithë të përfshirët, si dhe për autoritetet lokale dhe partnerët, mbështetja e të cilëve ishte thelbësore për suksesin e këtij eventi.

Mezi pres të takohemi së shpejti dhe të kemi edhe shumë mundësi të tjera bashkëpunimi në frymën e ekselencës dhe bashkëpunimit.

Me respekt,
Nenad Lalović
President i United World Wrestling
Anëtar i IOC

📌Sot u organizua ceremonia e inaugurimit të palestrës së re të mundjes në Kukës, një investim i rëndësishëm që sjell sta...
01/05/2026

📌Sot u organizua ceremonia e inaugurimit të palestrës së re të mundjes në Kukës, një investim i rëndësishëm që sjell standarde moderne për zhvillimin e këtij sporti.

Kjo palestër krijon kushte optimale për stërvitjen e sportistëve dhe pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë dhe rezultateve të mundjes në këtë qytet, duke i dhënë një shtysë të re brezave të rinj.

Krenarë dhe shumë falënderues për të gjithë ata që e bënë të mundur këtë realizim kaq të rëndësishëm.

30/04/2026

Vizita e Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit,gonxhja në Kampionatin Europian të Mundjes ✅🇦🇱
I shoqëruar nga zv.Ministri i Sportit

Address

Liman Kaba
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Federata Shqiptare e Mundjes posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Federata Shqiptare e Mundjes:

Share