23/12/2024
Të nderuar kolegë,
Të gjendur përballë situatës së jashtëzakonshme, ku zyrat e Urdhrit të Stomatologëve të Shqipërisë (USSH) mbeten ende të bllokuara që prej datës 1 tetor 2024, pas uzurpimit me forcë nga shtetasi Almiro Gurakuqi, si dhe pas konsumimit të të gjithë hapave ligjorë, ju njoftojmë se USSH rikthen shërbimet për të gjithë stomatologët dhe studentët.
Në pritje të veprimeve konkrete për zhbllokimin e situatës dhe rikthimin e stafit në ambientet zyrtare të institucionit, jemi të detyruar të njoftojmë se nga data 26 dhjetor 2024, të gjitha shërbimet do të rifillojnë në një ambient tjetër, të përkohshëm,
për të marrë të gjitha shërbimet që ofron Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë.
Theksojmë se çështja ndodhet nën hetim nga Prokuroria e Tiranës dhe janë vënë në dijeni të gjitha institucionet ligjzbatuese mbi situatën aspak normale në të cilën ndodhet USSH.
Adresa: "Rr. 4 Deshmorët", në kryqezimin me "Rr.Riza Cerova" (ngjitur me Bar Select).
Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj!
Për çdo informacion ju lutemi kontaktoni në numrat e telefonit:
0693571419
0684687175
Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë