Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve

Tripsi i zi, (𝘛𝘩𝘳𝘪𝘱𝘴 𝘱𝘢𝘳𝘷𝘪𝘴𝘱𝘪𝘯𝘶𝘴) është një dëmtues polifag i zakonshëm që prek një gamë të gjerë bimësh, përfshirë spec...
17/09/2026

Tripsi i zi, (𝘛𝘩𝘳𝘪𝘱𝘴 𝘱𝘢𝘳𝘷𝘪𝘴𝘱𝘪𝘯𝘶𝘴) është një dëmtues polifag i zakonshëm që prek një gamë të gjerë bimësh, përfshirë specin dhe bimët zbukuruese.

Dëmet e shkaktuara prej tij ndikojnë në sasinë dhe cilësinë e prodhimit.
Shenjat kryesore të dëmtimit:
• Deformime në gjethe, lastarë dhe fruta;
• Njolla me ngjyrë argjendi ose kafe në sipërfaqen e gjetheve dhe frutave;
• Dëmtim dhe rënie e sythave dhe luleve;
• Ndalim i rritjes së bimës në raste të infestimeve të rënda.

Monitorimi i rregullt i kulturave dhe evidentimi i hershëm i dëmtuesit janë thelbësorë për të kufizuar dëmet ekonomike.

Menaxhimi i tripsit të zi duhet të bazohet në parimet e Menaxhimit të Integruar të Dëmtuesve (IPM), duke kombinuar:
• monitorimin e vazhdueshëm të kulturave;
• ⁠përdorimin e kurtheve ngjitëse të verdha;
• ruajtjen dhe përdorimin e organizmave të dobishëm;

Në rast dyshimi ose për identifikimin e dëmtuesit, fermerët duhet të kontaktojnë inspektorët pranë Drejtorive Rajonale të AKVMB-së për asistencë teknike.

Drejtori i Përgjithshëm i AKVMB-së, z.Rolandi Meçaj, ishte i pranishëm gjatë një monitorimi në serra, për të ndjekur nga...
16/09/2026

Drejtori i Përgjithshëm i AKVMB-së, z.Rolandi Meçaj, ishte i pranishëm gjatë një monitorimi në serra, për të ndjekur nga afër punën në terren të inspektorëve të Mbrojtes së Bimëve.

Monitorimi u fokusua në kontrollin e Regjistrit të Fermerit, vlerësimin e gjendjes fitosanitare të bimëve, evidentimin e dëmtuesve dhe problematikave të mundshme, procese këto që i shërbejnë marrjes së masave në kohë për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve në kulturat bujqësore.

Prania e inspektorëve tanë në terren janë pjesë e rëndësishme e punës së AKVMB-së, me synim mbrojtjen e kulturave bujqësore dhe garantimin e një prodhimi të shëndetshëm.

Grupet e kontrollit të mjekëve veterinarë të AKVMB-së janë çdo ditë në terren, duke iu përgjigjur ankesave dhe sinjalizi...
15/09/2026

Grupet e kontrollit të mjekëve veterinarë të AKVMB-së janë çdo ditë në terren, duke iu përgjigjur ankesave dhe sinjalizimeve të qytetarëve për raste të keqtrajtimit apo braktisjes së kafshëve, si dhe për kushtet e mbajtjes dhe trajtimit të tyre në dyqanet e kafshëve dhe klinikat veterinare.

Nga janari deri më tani, AKVMB ka administruar 56 ankesa dhe sinjalizime, për të cilat Drejtoritë Rajonale kanë ngritur menjëherë grupet e kontrollit dhe kanë kryer verifikimet përkatëse në terren.
Nga këto 51 raste janë trajtuar, duke marrë zgjidhje ose masat përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndërsa 5 raste janë ende në proces verifikimi dhe trajtimi.

Së bashku me stafin e AKVMB diskutuam për të monitoruar hap pas hapi të gjithë procesin e ankesave dhe sinjalizimeve nga Drejtoritë Rajonale deri në zgjidhjen e tyre.

📣 Sinjalizo edhe ti!
Nëse konstatoni raste të keqtrajtimit, braktisjes së kafshëve apo shkelje të kushteve të mirëqenies së tyre, ju ftojmë të raportoni pranë AKVMB-së. Çdo sinjalizim i qytetarëve është një kontribut i rëndësishëm për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve.

Materialet e paketimit prej druri, si paletat, arkat dhe mbështetëset prej druri që përdoren gjatë transportit të mallra...
11/09/2026

Materialet e paketimit prej druri, si paletat, arkat dhe mbështetëset prej druri që përdoren gjatë transportit të mallrave, mund të bëhen pa dashje një rrugë për përhapjen e dëmtuesve të rrezikshëm të bimëve nga një vend në tjetrin. Këta dëmtues mund të përbëjnë rrezik serioz për bujqësinë, pyjet dhe biodiversitetin.
Për të parandaluar përhapjen e tyre përmes tregtisë ndërkombëtare, Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Bimëve (IPPC) ka përcaktuar standarde të posaçme për trajtimin dhe shënjimin e materialit të paketimit prej druri.
Në Shqipëri, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) është institucioni përgjegjës për miratimin dhe monitorimin e operatorëve që kryejnë trajtimin e këtij materiali. AKVMB autorizon gjithashtu përdorimin e Numrit Unik dhe Vulës së Miratuar, të cilat vendosen mbi materialin e trajtuar.
Kjo vulë shërben si një garanci se materiali i paketimit prej druri është trajtuar sipas kërkesave fitosanitare dhe standardeve të përcaktuara për tregtinë ndërkombëtare.
Aktualisht, në Shqipëri operojnë 17 operatorë të miratuar, të cilët zbatojnë kërkesat kombëtare dhe standardet ndërkombëtare në këtë fushë.
Puna e tyre, së bashku me kontrollin dhe monitorimin e AKVMB-së, ndihmon në parandalimin e përhapjes së dëmtuesve të rrezikshëm, në mbrojtjen e prodhimit bujqësor dhe të pyjeve, si dhe në garantimin e një tregtie më të sigurt dhe më të përgjegjshme.
Trajtimi i duhur i materialit të paketimit prej druri nuk është vetëm një kërkesë teknike, por një masë e rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit të bimëve, ekonomisë bujqësore dhe mjedisit.

Plasja (antraksi) është një sëmundje zoonotike që mund të transmetohet nga kafshët e infektuara te njerëzit, përmes kont...
10/09/2026

Plasja (antraksi) është një sëmundje zoonotike që mund të transmetohet nga kafshët e infektuara te njerëzit, përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me to ose me produktet me origjinë shtazore të kontaminuara.

Për shkak të rrezikut që paraqet për shëndetin e kafshëve dhe shëndetin publik, antraksi është një sëmundje detyrimisht e lajmërueshme pranë Shërbimit Veterinar dhe çdo rast i dyshuar kërkon reagim të menjëhershëm.

Në kuadër të masave parandaluese, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural harton çdo vit “𝐏𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐧𝐭𝐫𝐨𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐭ë 𝐒ë𝐦𝐮𝐧𝐝𝐣𝐞𝐬 𝐬ë 𝐏𝐥𝐚𝐬𝐣𝐞𝐬”, i cili zbatohet nga veterinerët e AKVMB-së. Vaksinimi i kafshëve përbën një nga masat kryesore për parandalimin dhe kufizimin e përhapjes së sëmundjes në fermat blegtorale.

𝐆𝐣𝐚𝐭ë 𝐩𝐞𝐫𝐢𝐮𝐝𝐡ë𝐬 𝐣𝐚𝐧𝐚𝐫–𝐠𝐮𝐬𝐡𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟔 𝐣𝐚𝐧ë 𝐯𝐚𝐤𝐬𝐢𝐧𝐮𝐚𝐫 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐬𝐞𝐣 𝟕𝟑 𝟐𝟕𝟏 𝐤𝐫𝐞𝐫ë, përfshirë gjedhë, të imta dhe njëthundrakë.

Salmoneloza është një sëmundje bakteriale që prek shpendët dhe ka rëndësi të veçantë për sigurinë ushqimore, pasi disa l...
08/09/2026

Salmoneloza është një sëmundje bakteriale që prek shpendët dhe ka rëndësi të veçantë për sigurinë ushqimore, pasi disa lloje të bakterit Salmonella mund të transmetohen përmes produkteve me origjinë shtazore, veçanërisht mish*t dhe vezëve.
Te shpendët, infeksioni mund të jetë i pranishëm edhe pa shenja të dukshme klinike, ndaj monitorimi i vazhdueshëm është shumë i rëndësishëm për zbulimin në kohë të rasteve të mundshme.
Nëpërmjet survejancës aktive, shërbimi veterinar kryen kontrolle në fermat e shpendëve, merr mostra dhe realizon analiza laboratorike për identifikimin e bakterit Salmonella.
Ky monitorim ndihmon në:
• parandalimin e përhapjes së sëmundjes në tufat e shpendëve;
• garantimin e sigurisë së vezëve dhe mish*t të shpendëve;
• mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve;
• zbatimin e masave parandaluese dhe të biosigurisë në ferma.
Fermerët duhet të zbatojnë rregullat e higjienës, kontrollin e hyrje-daljeve në fermë dhe të raportojnë çdo problem shëndetësor te shërbimi veterinar.
Kontrolli i salmonelozës fillon me monitorimin, parandalimin dhe bashkëpunimin mes fermerëve dhe shërbimit veterinar.

Në kuadër të masave për parandalimin dhe monitorimin e Murtajës Afrikane të Derrave, veterinerët zyrtarë vijojnë kontrol...
04/09/2026

Në kuadër të masave për parandalimin dhe monitorimin e Murtajës Afrikane të Derrave, veterinerët zyrtarë vijojnë kontrollet në fermat e derrave në të gjithë vendin, me fokus të veçantë zbulimin e hershëm të çdo rasti të dyshimtë.
Deri më tani, janë monitoruar në total 237 ferma.

Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, fermerët duhet të:

* zbatojnë me rigorozitet planin e biosigurisë dhe ta rishikojnë atë në bashkëpunim me veterinerin;
* kontrollojnë dhe kufizojnë hyrjen e vizitorëve në fermë;
* pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullisht mjetet, pajisjet dhe ambientet;
* trajnojnë personelin për zbatimin korrekt të masave të biosigurisë.

Çdo ngordhje e pazakontë apo shenjë e dyshimtë duhet të raportohet menjëherë te veterineri zyrtar.

Parandalimi dhe raportimi në kohë janë thelbësore për mbrojtjen e fermave dhe kufizimin e përhapjes së Murtajës Afrikane të Derrave.

Në Shënkoll të Lezhës takojmë Marjetën, e cila prej 7 vitesh i është përkushtuar blegtorisë. Çdo ditë kujdeset për fermë...
02/09/2026

Në Shënkoll të Lezhës takojmë Marjetën, e cila prej 7 vitesh i është përkushtuar blegtorisë. Çdo ditë kujdeset për fermën e saj me 110 krerë gjedh, aktiviteti i së cilës është i orientuar drejt prodhimit të qumështit dhe mish*t.

Një pjesë e rëndësishme e mbarëvajtjes së fermës është edhe kujdesi për shëndetin e kafshëve. Veterinerët e AKVMB-së ndjekin në vazhdimësi fermën e Marjetës, duke u kujdesur për zbatimin e të gjitha masave profilaktike, të përcaktuara në kalendarin vjetor, pa asnjë kosto financiare për fermeren.

Ata rikthehen periodikisht në fermë edhe për matrikullimin e viçave të sapolindur dhe përditësimin e të dhënave të tufës. Përmes këtij procesi, Marjetës i garantohet gjurmueshmëria e kafshëve, siguria ushqimore, aksesi në treg dhe mundësia për të përfituar nga Skemat Kombëtare të Mbështetjes.

02/09/2026
Që prej vitit 2017, Leonarti merret me kultivimin e bimëve medicinale dhe dekorative në Dajç të Shkodrës. Ai e nisi akti...
01/09/2026

Që prej vitit 2017, Leonarti merret me kultivimin e bimëve medicinale dhe dekorative në Dajç të Shkodrës. Ai e nisi aktivitetin e tij me një sipërfaqe prej 2 ha, ndërsa aktualisht administron rreth 4 ha tokë të kultivuar. Prodhimi i tij është i orientuar kryesisht drejt eksportit në vendet e Bashkimit Europian dhe të rajonit.

Synimi i Leonartit është zgjerimi i mëtejshëm i sipërfaqeve të kultivuara, rritja e prodhimit dhe depërtimi në tregje të reja brenda dhe jashtë Bashkimit Europian.

AKVMB është e pranishme në fidanishten e tij, duke ndjekur hap pas hapi procesin e rritjes së fidanëve dhe bimëve medicinale. Përmes monitorimeve dhe kontrolleve të vazhdueshme fitosanitare, synohet parandalimi dhe evidentimi në kohë i sëmundjeve dhe dëmtuesve të bimëve, si dhe garantimi i standardeve të kërkuara për pajisjen e produkteve me certifikatat fitosanitare të nevojshme për eksport.

Address

Rruga 'Jordan Misja'
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve:

Shortcuts

Share