SOS Fshatrat E Femijeve Shqiperi

SOS Fshatrat E Femijeve Shqiperi Partneri kryesor i SOS Fshatrave të Fëmijëve Shqipëri është SOS – Kinderdorf International me seli në Innsbruck te Austrise.

Qëllimi i Organizates SOS Fshatrat e Fëmijëve është tu ofrojë përkudesje me bazë familje fëmijëve pa kujdes prindëror dhe të mbështesë zhvillimin e shëndëtshëm të fëmijëve ne risk për të humbur kujdesin prinderor. SOS Fshatrat e Fëmijëve, është një organizatë sociale, jo fitimprurëse, jo fetare që vepron në ndihmë të fëmijëve që kanë humbur kujdesin prindëror apo që janë në rrezik për ta humbur

atë. SOS Kinderdorf International është krijuar në vitin 1949 nga Hermann Gmeiner - mjek profesionist, humanisti i madh, mik i nënë Terezës dhe është prezente në 136 vende dhe territore të botës. Organizata jone bashkepunon me institucione te ndryshme ne nivel qendror dhe lokal partnere, organizata te shoqerise civile te cilat punojne ne fushen e femijeve,familjes.Te gjitha aktivitetet, programet tona jane te qendrueshme dhe në vazhdimësi. SOS Fshati i Femijeve, Shqiperi vepron në përputhje me standartet, udhëzimet, politika cilësore ndërkombëtare të kujdesit ndaj fëmijës dhe familjes. Në verën e vitit 1992 nisën bisedimet e SOS Kinderdorf International me Qeverinë Shqiptare të cilat u konkluduan me nënshkrimin më 07.10.1992 të marreveshjes së bashkëpunimit në të cilën u përcaktua ndërtimi dhe vendosja në funksionim e SOS Fshatit të Fëmijëve në Tiranë dhe të shërbimeve të tjera shoqëruese ( SOS shkolla “Hermann Gmeinner” dhe SOS Kopshti). Në vitin 1993 nis ndërtimi i SOS Fshatit të Fëmijëve në Sauk shoqëruar nga një kopësht i cili përfundoi në pranverën e vitit 1995. Qeveria Shqiptare mbështeti fuqimisht në dy drejtime: vendosja në dispozicionin e hapesirës së nevojshme rreth 3 ha tokë, mbështetje në sigurimin falas dhe në kohë shumë të favorshme të të gjitha dokumentacionit të nevojshëm për lejimin e ndërtimit të objekteve, përjashtim nga taksat dhe mbështetje ligjore e operacionale në rastet e konflikteve të pronësisë. Në 7 Korrik 1995 u ngritën 2 familjet e para te SOS Fshatit të Fëmijëve.Në 20 Korrik 1995 krijohet shoqata kombetare SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri. Fokusi yne eshte zhvillimi i fëmijës (fizike, emocionale, intelektuale,shoqërore, kulturore dhe shpirtërore) në një ambient të kujdesshëm familjar. Grupi target te cilet mbeshtesim jane :
- Fëmijët që kanë humbur kujdesin prindëror (kujdesi alternativ – kujdesi me baze familje)
- Fëmijët në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror (kujdesi parandalues- programet e forcimit te familjes)

Ne mbështesim forcimin e familjeve ( familje e origjinës dhe SOS familje; forma alternative të familjes), në mënyrë që ato të sigurojnë një ambjent të kujdesshëm familjar për zhvillimin e fëmijëve të tyre. Programet kryesore të SOS Fshatrave të Fëmijëve janë:
a. SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri që ofron kujdes për fëmijët që e kanë humbur kujdesin e familjeve të tyre
b. Programi i Fuqizimit të Familjes në mbështetje të familjeve vulnerabël që mund të jenë në rrezik për të braktisur fëmijët e tyre
c. SOS komunitetet rinore që ofrojnë kujdes për të rinjtë pa kujdes prindëror të moshë 14-18 vjeç
d. SOS Kopshti dhe projekete edukative mbulojnë nevojat edukative të fëmijëve vulnerabël dhe janë të hapura edhe për fëmijët e komunitetit
e. Projektet e advokasisë për të drejtat e fëmijëve pa kujdes prindëror apo në rrezik për ta humbur atë. Vizioni yne

Çdo fëmijë është pjesëtar i një familjeje dhe rritet me dashuri, respekt dhe siguri.

Çdo fëmijë rritet me respekt.

Çdo fëmijë rritet i sigurtë

Address

Rruga Hermann Gmeiner, No 5 Sauk
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SOS Fshatrat E Femijeve Shqiperi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to SOS Fshatrat E Femijeve Shqiperi:

Share

Category