Akademia e Shkencave e Shqipërisë

Akademia e Shkencave e Shqipërisë Faqja e re zyrtare e Akademisë së Shkencave

Vizita e delegacionit të ASHSH-së dhe ASHAK-në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz   Në kuadër të vizitës zyrta...
06/06/2026

Vizita e delegacionit të ASHSH-së dhe ASHAK-në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz





Në kuadër të vizitës zyrtare në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), delegacioni i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH), i kryesuar nga Kryetari, Akademik Skënder Gjinushi, zhvilloi një vizitë institucionale dhe përkujtimore në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz – një nga vendet më simbolike të historisë së re të Kosovës.

Për më shumë lexoni linkun: https://www.facebook.com/share/1V1scbRK1H/

www.akad.gov.al

Vizita zyrtare e delegacionit të ASHSH-së në Kosovë: Takime institucionale në Prishtinë për forcimin e bashkëpunimit aka...
05/06/2026

Vizita zyrtare e delegacionit të ASHSH-së në Kosovë: Takime institucionale në Prishtinë për forcimin e bashkëpunimit akademik e kulturor





Delegacioni i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH), i udhëhequr nga Kryetari, akad. Skënder Gjinushi, në kuadër të vizitës zyrtare në Kosovë, zhvilloi takime institucionale te Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Hajrulla Çeku, si dhe te Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, znj. Saranda Bogujevci. Në përbërje të delegacionit ishin akad. Vasil Tole, zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Anila Hoda, sekretare shkencore, si dhe akad. Anastas Angjeli.

Gjatë këtyre takimeve, delegacioni i ASHSH-së shoqërohej nga drejtuesit më të lartë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), përkatësisht nga Kryetarja, akad. Justina Shiroka-P**a, nënkryetari, akad. Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, akad. Bardh Rugova.

Takimet u zhvilluan në një frymë të lartë bashkëpunimi institucional dhe akademik, ku fokus i veçantë iu kushtua rëndësisë së forcimit të lidhjeve ndërmjet institucioneve shkencore, arsimore dhe kulturore në të gjithë hapësirën shqiptare.

Gjatë bisedimeve të përbashkëta u ritheksua roli i pazëvendësueshëm që akademitë kanë në zhvillimin e mëtejshëm të dijes, kërkimit shkencor, arsimit të lartë, si dhe në mbrojtjen e kultivimin e kulturës dhe trashëgimisë kombëtare.

Këto vizita shërbyen gjithashtu si një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer mendime konkrete mbi bashkëpunimet e ardhshme ndërinstitucionale, veçanërisht në fushën e shkencës, arsimit, kulturës, botimeve akademike dhe promovimit të vlerave të përbashkëta kombëtare.

Në mbyllje, takimet e realizuara u vlerësuan lart si një hap i rëndësishëm në koordinimin dhe forcimin e mëtejshëm të komunikimit ndërmjet institucioneve akademike dhe atyre qeveritare në Kosovë dhe Shqipëri.

www.akad.gov.al

Ministri Çeku dhe ministrja Bogujevci pritën në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës akad. Jus...
05/06/2026

Ministri Çeku dhe ministrja Bogujevci pritën në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës akad. Justin Shiroka P**a dhe kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skender Gjinushi




Për më shumë, lexo linkun:

https://www.facebook.com/share/p/18utsa77Mg/?mibextid=wwXIfr

U zhvillua seminari me temën “Sjellja ndaj zjarrit e fasadave të ventiluara: analiza termofluidike e efektit oxhak dhe r...
05/06/2026

U zhvillua seminari me temën “Sjellja ndaj zjarrit e fasadave të ventiluara: analiza termofluidike e efektit oxhak dhe roli i barrierave”







Më 5 qershor 2026 u zhvillua seminari me temën “Sjellja ndaj zjarrit e fasadave të ventiluara: analiza termofluidike e efektit oxhak dhe roli i barrierave”, i organizuar nga Komisioni i Inxhinierisë dhe Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike. Veprimtaria synoi të evidentojë rëndësinë e studimit të fasadave të ventiluara dhe të rreziqeve që lidhen me përhapjen e zjarrit në këto struktura.

Seminari u moderua nga akad. Jorgo Kaçani, kryetar i Komisionit të Inxhinierisë. Në fjalën e hapjes, ai u shpreh se organizimi i këtij seminari erdhi pas incidentit të zjarrit në fasadën e një ndërtese banimi, me qëllim analizimin e këtij fenomeni, evidentimin e shkaqeve dhe diskutimin e përgjegjësive të institucioneve dhe aktorëve të përfshirë, duke filluar nga studiot projektuese private dhe kompanitë e ndërtimit. Ai nënvizoi se bëhet fjalë për një problematikë komplekse, që përfshin aspekte të arkitekturës, ventilimit dhe faktorë të tjerë teknikë, të cilët kërkojnë trajtim të kujdesshëm dhe ndërdisiplinor. Gjithashtu, ai theksoi se seminari synon të ofrojë rekomandime dhe kontribute profesionale e shkencore për institucionet ligjvënëse dhe ligjzbatuese të vendit.

Akad. Kaçani falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, veçanërisht kolegët nga Kosova, duke vlerësuar kontributin e Komisionit të Inxhinierisë. Ai theksoi se çështje të tilla lidhen drejtpërdrejt me jetën dhe sigurinë e qytetarëve, ndaj kërkojnë angazhim të përbashkët nga të gjithë aktorët përgjegjës.

Veprimtarinë e përshëndeti kryetari i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike, akad. Neki Frashëri, i cili e vlerësoi seminarin si veçanërisht të rëndësishëm, sepse trajton një problematikë me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e ndërtesave moderne. Ai iu referua rasteve të zjarreve të rënda të regjistruara në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, si shembuj që nxjerrin në pah nevojën për studime dhe analiza të specializuara në këtë fushë. Më tej, ai trajtoi faktorët kryesorë që ndikojnë në përhapjen e zjarrit dhe rolin e barrierave mbrojtëse në kufizimin e tij.

Në përmbyllje, akad. Frashëri vuri theksin te ndërgjegjësimi dhe përgatitja e profesionistëve të fushës së inxhinierisë dhe arkitekturës për sfidat që lidhen me sigurinë e ndërtesave në kushtet e zhvillimeve urbane bashkëkohore. Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e Akademisë së Shkencave në promovimin e zbatimit të standardeve, rregullave dhe protokolleve në fushën e inxhinierisë.

Veprimtarinë e përshëndetën gjithashtu përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve, ndër të cilët prof. dr. Mirlind Bruci, dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës; prof. dr. Violeta Nushi, dekane e Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës; znj. Valbona Dushi, udhëheqëse e Departamentit të Industrisë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit të Kosovës, si dhe përfaqësues nga Bashkia e Tiranës.

Sesioni i parë iu kushtua studimeve mbi fasadat e ventiluara dhe sjelljen e tyre ndaj zjarrit. Dr. Ramadan Alushaj, nga Universiteti Politeknik i Tiranës, prezantoi analizën termofluidike të efektit oxhak dhe rolin e barrierave mbrojtëse, ndërsa znj. Irida Branko dhe znj. Ani Tola, po nga i njëjti universitet, paraqitën një studim arkitektonik mbi ndërtesat me fasada të ventiluara dhe zgjidhjet e propozuara për parandalimin e përhapjes së zjarrit.

Pas prezantimeve, pjesëmarrësit zhvilluan diskutime të gjera mbi sfidat teknike dhe arkitektonike që lidhen me këto sisteme fasadash, duke nënvizuar rëndësinë e përditësimit të standardeve të sigurisë për ndërtesat moderne.

www.akad.gov.al

U mbajt ligjërata me temën: "Aplikime të fonetikës akustike në studimet dialektologjike" nga prof. Luciano Romito    Sot...
05/06/2026

U mbajt ligjërata me temën: "Aplikime të fonetikës akustike në studimet dialektologjike" nga prof. Luciano Romito






Sot, më 5 qershor 2026 është zhvilluar ligjërata "Aplikime të fonetikës akustike në studimet dialektologjike" nga prof. Luciano Romito (profesor dhe drejtor i Laboratorit të Fonetikës, në Universitetin e Kalabrisë), organizuar nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Në fjalën hapëse dr. Valbona Sinanaj theksoi, se ndërthurja midis oralitetit dhe shkrimit vazhdon të tërheqë vëmendjen dhe të bashkojë studiues nga fusha të ndryshme disiplinore. Marrëdhënia që ekziston midis oralitetit dhe shkrimit trajtohet përmes qasjes multidisiplinare, si: transkriptimi forensik, dialektologjik, të analizës së diskursit, të përkthimit dhe në kontekste dygjuhëshe dhe shumëgjuhëshe.

Në prezantimin e tij prof. Luciano Romito trajtoi rolin thelbësor të fonetikës akustike në studimet bashkëkohore dialektologjike. Tradicionalisht, dokumentimi i dialekteve mbështetej në transkriptime impresioniste dhe atlase në format letre, mjete që në mënyrë të pashmangshme sillnin ndryshime subjektive dhe humbje të informacionit. Sot, përkundrazi, analiza akustike mundëson matjen e parametrave, si frekuenca themelore, formantet, kohëzgjatja dhe intensiteti, duke ofruar të dhëna të riprodhueshme dhe të krahasueshme.

Kjo qasje nuk e zëvendëson dialektologjinë tradicionale, por e fuqizon atë, duke integruar perceptimin, artikulimin dhe sociolinguistika. Mbledhja e të dhënave akustike e shndërron të folurin në një të dhënë shkencore, duke e çliruar atë nga filtri i studiuesit që e mbledh, dhe duke e bërë të ripërdorshme në studimet krahasuese.

Teknika të tilla, si elektropalatografia, elektroglotografia dhe analizat spektografike, mundësojnë vëzhgimin me saktësi të lartë të fenomeneve artikulatore dhe fonologjike. Fonetika akustike përfaqëson një urë lidhëse midis asaj që folësi prodhon dhe asaj që dëgjuesi percepton, duke ofruar në çelës objektiv për të kuptuar variacionin dialektor. Ligjërata u ndoq me interes dhe pati diskutime e mjaft pyetje interesante nga të pranishmit.

www.akad.gov.al

Delegacioni i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i udhëhequr nga kryetari, akademik Skënder Gjinushi, vizitoi Galerin...
05/06/2026

Delegacioni i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i udhëhequr nga kryetari, akademik Skënder Gjinushi, vizitoi Galerinë e Arteve “FLORI” në Prishtina Mall





Në kuadër të programit të vizitës zyrtare në Kosovë, delegacioni i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) vizitoi Galerinë e Arteve “FLORI” në Prishtina Mall.
Delegacioni i ASHSH-së, i udhëhequr nga kryetari, akademik Skënder Gjinushi, shoqërohej gjatë kësaj vizite nga kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), akademike Justina Shiroka-P**a.

Për më shumë, lexo linkun:

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=1526521712819118&id=100063839117691&mibextid=wwXIfr&rdid=ivNR4hSn9wO3oPuL #

U prezantua libri “Don Gjon Buzuku dhe ‘Meshari’ i tij” i autorit Bardhyl Demiraj    Veprimtaria u mbajt sot, më 4 qersh...
04/06/2026

U prezantua libri “Don Gjon Buzuku dhe ‘Meshari’ i tij” i autorit Bardhyl Demiraj






Veprimtaria u mbajt sot, më 4 qershor 2026, e organizuar nga Komisioni i Përhershëm i Gjuhësisë dhe i Letërsisë dhe Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë.

Prezantimi i librit kishte për synim të rikthente në qendër të vëmendjes rëndësinë e ‘Mesharit’ si monumenti më i hershëm i gjuhës shqipe dhe kontributin e autorit Bardhyl Demiraj, i cili me këtë botim sjell një analizë të thelluar mbi figurën e Don Gjon Buzukut dhe trashëgiminë e tij letrare, themelore për gjuhën e kulturën tonë.

Në fjalën hapëse, prof. dr. Anila Omari, Kryetare e Komisionit të përhershëm të gjuhësisë dhe të letërsisë, theksoi se studimet albanologjike dhe veçanërisht ato buzukiane pasurohen me monografinë e re të prof. Bardhyl Demirajt.

Kjo vepër ndriçon aspekte të pasqaruara ose të patrajtuara më parë të librit të parë shqip, ‘Mesharit’ të Gjon Buzukut. Shumë çështje enigmatike që shtron përpara studiuesve libri i Buzukut, në monografi përballohen me sukses dhe analizohen me argumente plotësuese dhe me përfundime novatore.

Prof. dr. Evalda Paci, drejtuese e Departamentit të Studimeve Letrare, paraqiti një vështrim të saj mbi vëllimin studimor “Don Gjon Buzuku dhe ‘Meshari’ i tij” (Botime Françeskane, Shkodër, 2026). Ajo e introduktoi atë si fryt të një pune shumëvjeçare, me rezultate konkrete dhe të prekshme në një numër të konsiderueshëm kontributesh shkencore, të lidhura ngushtë me një tematikë aktuale në historinë e studimeve filologjike shqiptare. Sipas saj, libri përbën një shtysë të re për t’i kushtuar vëmendjen e merituar ekzemplarit të përmendur, duke trajtuar një sërë çështjesh filologjike e përmbajtësore që çojnë drejt thellimit të studimeve.

Në trajtesën e prof. dr. Pacit u reflektua dhe ndarja në kapituj e këtij vëllimi, në të cilët trajtohen çështje si: “Libri dhe autori”, të dhënat biobibliografike dhe tipografike, përshkrimi fizik e topografik, kolofoni si peritekst, rrethanat dhe synimet e autorit, historiku i përdorimit të veprës; konsultimi më i hershëm i saj (1743); struktura dhe organizimi i tekstit, me disa nënkrerë të përqendruar në trajtimin e Ofices, Psalmeve të pendesës, dekalogun (decem praecepta Dei); Mbi shtatë veprat e mëshirës (De septem operibus misericordiae); sakramendet; foliet/fletët që mungojnë etj.

Çështje të përkimeve tekstore, të elementeve të munguara në vështrim përqasës me të tjera modele burimore paraqiten të trajtuara hollësisht në vëllimin studimor të profesor Demirajt, duke përfaqësuar dhe një vijimësi të qartë metodologjike në krejt shtrirjen e tij.

Një qasje me rëndësi ishte edhe prezantimi i prof. dr. Anila Omarit, e cila u ndal te çështja e formimit teologjik-intelektual të Buzukut dhe te tekstet burimore që autori i monografisë ka identifikuar si modele mundshme të ‘Mesharit’. Ajo theksoi se hipoteza e aktivitetit të Buzukut në rajonin e Venecies si famullitar i Kishës së Shën Jobit është një mbështetje e rëndësishme për të kuptuar burimet dhe modelet që ai ka ndjekur në hartimin e veprës.

Prof. dr. Omari vuri në dukje se studimi i Demirajt, i mbështetur në një metodë solide e me kritere të përcaktuara qartë, sjell prova të reja mbi ndikimet e përkthimeve biblike të humanistëve të mëdhenj të kohës, si Erasmi i Roterdamit dhe veneciani Antonio Brucioli, në tekstin e ‘Mesharit’. Krahasimi i pjesëve të tekstit të Buzukut me verset e Vulgatës latine dhe me përkthimet humaniste dëshmon përkime të shumta me këto tekste dhe mbështet idenë e autorit që Buzuku u ndikua nga fryma e humanizmit kristian të kohës dhe vendit ku ai veproi, duke e pozicionuar Buzukun në rrethin e intelektualëve humanistë të diasporës shqiptare të shekujve XV-XVI si Marin Barleti, Marin Beçikemi, Gjon Gazulli, Dhimitër Frangu etj.

Nga kjo perspektivë autori ka kërkuar me një punë intensive e ngulmuese edhe modelet burimore ku mund të jetë mbështetur Buzuku për hartimin e veprës së tij dhe, duke zbatuar të njëjtën metodë krahasuese ndërtekstuale, arrin të veçojë si tekstin më të mundshëm burimor të ‘Mesharit’ një leksionar latinisht-italisht anonim botuar në Venecie në vitin 1551, shumë të ngjashëm me tekstet e Antonio Bruciolit, me të cilin teksti i Buzukut dëshmon bashkëpërkime tepër të dukshme që arrijnë deri 100% në pjesën e dytë të ‘Mesharit dhe përfshijnë deri edhe gabimet e shtypit e lajthitjet në radhitje e pagjinim.

Prof. Omari përfundoi fjalën e saj duke theksuar se monografia shënon një etapë të re në studimet buzukiane dhe njëkohësisht hap rrugën për hulumtime të mëtejshme sipas një metode filologjike të përvijuar saktë e tashmë të sprovuar me rezultate konkrete. Autori është treguar i kujdesshëm për të qenë sa më transparent në hapat dhe proceset në të cilat ka kaluar studimi i tij dhe sa më i rezervuar në shpalljen e risive të veprës së tij, duke lënë çelur shtigjet e duke shënuar edhe drejtimet e kërkimit në të ardhmen qoftë edhe nga studiues të tjerë.

www.akad.gov.al

Delegacioni i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) në kuadër të vizitës zyrtare në Kosovë vizitoi Bibliotekën Ko...
04/06/2026

Delegacioni i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) në kuadër të vizitës zyrtare në Kosovë vizitoi Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, ku u prit nga drejtoresha e saj, Blerina Rogova Gaxha.

Gjatë vizitës, delegacionin e ASHSH që udhëhiqet nga Kryetari, akad. Skënder Gjinushi e shoqëronin Kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), Akademike Justina Shiroka-P**a, dhe Sekretari shkencor i ASHAK-ut, Akademik Bardh Rugova.

Për më shumë klikoni linkun: https://www.facebook.com/share/14eQ9XkwAZX/

www.akad.gov.al

Nisi punimet konferenca shkencore me temën “Përjetësimi i heronjve dhe dëshmorëve kombëtarë për çështjen e Kosovës (1980...
04/06/2026

Nisi punimet konferenca shkencore me temën “Përjetësimi i heronjve dhe dëshmorëve kombëtarë për çështjen e Kosovës (1980–1999)” në Prishtinë





Sot, më 4 qershor 2026, ka nisur punimet konfereca shkencore dyditore me temën “Përjetësimi i heronjve dhe dëshmorëve kombëtarë për çështjen e Kosovës (1980–1999)”.

Veprimtaria u organizua nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, me pjesëmarrjen e 71 studiuesve dhe ligjëruesve nga mbarë hapësira shqiptare.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë autoritete të shquara, midis të cilëve ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, z. Hajrulla Çeku.

Fjalën përshëndetëse e mbajtën prof. asoc. dr. Teuta Shala-Peli, prof. Arbër Hadri dhe akad. Marenglen Verli nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, i cili prezantoi kumtesën me tematikë mbi Lëvizjen Kombëtare në Kosovë në vitet '80 përmes agjencive të ATSH-së.

Sesioni i parë u fokusua tërësisht në gjenezën e rezistencës dhe lëvizjet ilegale të periudhës 1981–1992, ku u paraqitën të dhëna të reja mbi Frontin Popullor, rolin e LPK-së, demonstratat e kohës dhe mbështetjen diplomatike të shtetit shqiptar. Paralelisht me të, vëmendja u përqendrua te simbolet dhe figurat e Luftës Çlirimtare, duke shqyrtuar zanafillën e emblemës së UÇK-së, kontributin e vullnetarëve nga Shqipëria, si dhe diskursin historiografik përballë tendencave në publicistikën e huaj.

Sesioni i dytë u ndal në aspekte të historisë sociale dhe rezistencës civile, duke analizuar dosjet e burgut si kod qëndrese, vrasjen e ushtarëve shqiptarë në kazermat e ish-Jugosllavisë, rolin e grave në pajtimin e gjaqeve, rezistencën, si dhe kontributin e rinisë studentore, mërgatës dhe muzikës si mjet mobilizimi. Gjithashtu, ligjërimet vijuan me një pasqyrë të detajuar ushtarake dhe strategjike të ndarë sipas rajoneve, ku u analizua gjerësisht roli i heronjve dhe dëshmorëve në të gjitha zonat operative të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfshirë Zonën e Drenicës, Dukagjinit, Nerodimes, Llapit, Shalës, Pashtrikut dhe Anamoravës.

Konferenca dyditore synon të forcojë dialogun shkencor mbi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të promovojë hulumtimet që ndriçojnë kontributin e heronjve dhe dëshmorëve në rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

www.akad.gov.al

Vizitë e delegacionit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës  Më 4 qe...
04/06/2026

Vizitë e delegacionit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës




Më 4 qershor 2026, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës priti në vizitë zyrtare një delegacion të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të udhëhequr nga Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Skënder Gjinushi. Në përbërje të delegacionit ishin edhe akademik Vasil Tole, zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademike Anila Hoda, sekretare shkencore, si dhe akademik Anastas Angjeli.

Për më shumë, lexo linkun: https://www.facebook.com/share/p/1WQEiXisE8/?mibextid=wwXIfr

www.akad.gov.al

Address

Sheshi Fan Noli
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+35542227476

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Akademia e Shkencave e Shqipërisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share