Njesia Administrative Nr.2 Tirane

Njesia Administrative Nr.2 Tirane Faqja Zyrtare e Njesise Administrative Nr.2

Urova sot të gjitha stafet e shkollave që ndodhen në territorin e Njesisë Administrative Nr.2 për një vit të mbarë shkol...
14/09/2026

Urova sot të gjitha stafet e shkollave që ndodhen në territorin e Njesisë Administrative Nr.2 për një vit të mbarë shkollor dhe i garantova për një bashkepunim më ngushtë për më shumë kushte në ambjentet shkollore dhe nje mardhënie më te fortë komunitet-familje-shkollë.!





🛑E DREJTA PËR PENSION 🛑Si të aplikoni për pension pleqërie në e - Albania ?📍Ja hapat e aplikimit që duhet të ndiqni ⬇️ 🔹...
22/07/2026

🛑E DREJTA PËR PENSION 🛑

Si të aplikoni për pension pleqërie në e - Albania ?

📍Ja hapat e aplikimit që duhet të ndiqni ⬇️

🔹Identifikohuni si “Qytetar” në portalin e-Albania
🔹Shënoni NID (Numrin e Identifikimit) dhe Kodit të Përhershëm
🔹Në telefonin tuaj do të vijë Kodi i Përkoshëm, që duhet të shënohet në kutinë përkatëse
🔹Klikoni butonin “Hyr”
🔹Zgjidhni shërbimin "Aplikim për pension, sipas kërkesës (pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar)
🔹Klikoni butonin “Përdor”
🔹Plotësoni të dhënat personale në Seksionin I
🔹Përzgjidhni llojin/llojet e pensionit në Seksionin II
🔹Përzgjidhni pension pleqërie (neni 31)
🔹Plotësoni formularin elektronik me të dhënat mbi periudhat e punësimit, marrëdhëniet financiare, etj.
🔹Klikoni “Dërgo” në fund të formularit
🔹Nëse dispononi dokumente origjinale, duhet t’i bashkëlidhni gjatë aplikimit, dhe/ ose t’i dërgoni nëpërmjet shërbimit postar 📩pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore ku keni vendbanimin.
🔹Zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve, duhet të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj
🔹Në formularin e aplikimit është edhe rubrika “Shënime”, në të cilën ju mund të jepni informacione që i konsideroni të vlefshme për përfitimin e pensionit.

Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit, ju mund të kontaktoni në e-mailin zyrtar të ISSH: [email protected]

ose në adresën: [email protected]

See less

N'Zonë .Në ndjekje të problematikave në territor si çdo ditë.!
21/07/2026

N'Zonë .
Në ndjekje të problematikave në territor si çdo ditë.!

Takim i zhvilluar diten e sotme prane ambjenteve te Njesise Administrative nr.2 nga Qendra per Barazi dhe Perfshierje ne...
15/07/2026

Takim i zhvilluar diten e sotme prane ambjenteve te Njesise Administrative nr.2 nga Qendra per Barazi dhe Perfshierje ne Bashkepunim me Drejtorine e Ndihmes Juridike Falas. Pjesemarres ne takim ishin vajza dhe gra te komunitetit te cilat u informuan rreth ketij sherbimi dhe gjithashtu adresuan nevojat dhe problematikat e tyre.

📢 Takim informues mbi Ndihmën Juridike FalasNë ambientet e Biblotekës "Moikom Zeqo" u zhvillua një takim informues me pë...
13/07/2026

📢 Takim informues mbi Ndihmën Juridike Falas

Në ambientet e Biblotekës "Moikom Zeqo" u zhvillua një takim informues me përfaqësues të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, në prani të ndërlidhësve të komunitetit dhe administratorëve të pallateve.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi mbi shërbimet e ndihmës juridike falas, kategoritë përfituese dhe procedurat e aplikimit, si dhe forcimi i bashkëpunimit me ndërlidhësit dhe administratorët e pallateve për shpërndarjen sa më të gjerë të këtij informacioni tek qytetarët.

Roli i ndërlidhësve të komunitetit dhe administratorëve të pallateve është i rëndësishëm për të garantuar që çdo qytetar të informohet dhe të ketë mundësinë të përfitojë nga e drejta për ndihmë juridike falas, sipas legjislacionit në fuqi.

🤝 Së bashku punojmë për një komunitet më të informuar dhe për një akses më të lehtë në drejtësi për të gjithë.

Respekt për familjen e madhe Tironase  "Dërhemi".!
13/07/2026

Respekt për familjen e madhe Tironase "Dërhemi".!

Më 13 korrik 1969 u nda nga jeta Abdulla “Dull” Dërhemi (1898-1969), nji nga kangëtarët ma të njohun të muzikës popullore tironase të gjysmës së parë të shekullit XX.

I lindun në Tironë më 22 prill 1898, ai u rrit në nji familje të njoftun qytetare dhe qysh herët u lidh me kangën e sofrave, dasmave e gëzimeve tironase.

Dull Dërhemi ishte mik me Bet Shyrben dhe me usta Isuf Myzyrin, ndërsa në vitet ’40 regjistroi disa kangë popullore tironase në disqe, prej të cilave ruhen ende disa sot.

Mur pjesë edhe në grupet popullore të Tironës dhe në festivalet folklorike kombëtare të viteve 1946, 1947, 1949, 1950 e 1952.

Traditën e tij muzikore e vazhduen edhe fëmijët e tij, Hajrie dhe Shyqyri Dërhemi.

Në përvjetorin e ndamjes së tij nga jeta, faqja Tirona e kujton me nderim e respekt këtë figurë të çmueme të trashëgimisë sonë qytetare e muzikore.

📢 NJOFTIM PËR KREDITË E BUTA – FAZA E DYTËBashkia Tiranë njofton se ka nisur faza e dytë e procesit për Kreditë e Buta.Q...
01/07/2026

📢 NJOFTIM PËR KREDITË E BUTA – FAZA E DYTË
Bashkia Tiranë njofton se ka nisur faza e dytë e procesit për Kreditë e Buta.
Qytetarët që janë shpallur fitues në fazën e parë të aplikimit duhet të dorëzojnë formularin e strehimit, të plotësuar elektronikisht në portalin e-Albania, së bashku me dokumentacionin e kërkuar sipas Aneksit nr. 3.
🗓️ Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 01.07.2026 – 31.07.2026
Dokumentacioni mund të dorëzohet pranë Sektorit të Informimit dhe Shërbimeve Publike në Bashkinë Tiranë ose nëpërmjet shërbimit postar në adresën zyrtare të Bashkisë.

📢 NJOFTIM PËR BANORËT E NJËSISË ADMINISTRATIVE NR. 2Të nderuar qytetarë,Janë publikuar listat e aplikantëve për programi...
12/06/2026

📢 NJOFTIM PËR BANORËT E NJËSISË ADMINISTRATIVE NR. 2

Të nderuar qytetarë,

Janë publikuar listat e aplikantëve për programin “Subvencionimi i Interesave të Kredisë”.

Për të gjithë banorët e Njësisë Administrative Nr. 2 që kanë aplikuar në këtë program dhe dëshirojnë të informohen mbi statusin e aplikimit të tyre, ju lutemi të paraqiteni pranë ambienteve të Njësisë Administrative Nr. 2 për të marrë informacionin përkatës nëse janë fitues apo jo.

📌 Aplikantët që nuk rezultojnë fitues në Fazën e Parë kanë të drejtë të paraqesin ankim brenda afateve të përcaktuara nga njoftimi zyrtar.

Për çdo paqartësi ose informacion shtesë, mirëpresim paraqitjen tuaj pranë Njësisë Administrative Nr. 2.

Urimet më të mira për çiftin Rei dhe Rea Shijaku 💐 Të trashëgoheni !
10/06/2026

Urimet më të mira për çiftin Rei dhe Rea Shijaku 💐 Të trashëgoheni !

🌳 1 tavolinë = 1 pemë 🚶 min. 2 metra korridor i lirë ♿ Hapësira të aksesueshme 🏙️ Një qytet më i organizuar Këto janë di...
03/06/2026

🌳 1 tavolinë = 1 pemë 🚶 min. 2 metra korridor i lirë ♿ Hapësira të aksesueshme 🏙️ Një qytet më i organizuar Këto janë disa nga parimet që udhëheqin rregulloren e re për shfrytëzimin e hapësirave publike në Tiranë. | ℹ️

Address

Rruga PETRONINI LUARASI
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njesia Administrative Nr.2 Tirane posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Njesia Administrative Nr.2 Tirane:

Shortcuts

Share