Shoqata Kombëtare Labëria

Shoqata Kombëtare Labëria Shoqata Kombëtare Labëria

06/06/2016
Gazeta Labëria Janar 2016
31/01/2016

Gazeta Labëria Janar 2016

Gazeta Labëria Dhjetor 2015
12/01/2016

Gazeta Labëria Dhjetor 2015

Gazeta Labëria Nëntor 2015
30/11/2015

Gazeta Labëria Nëntor 2015

Gazeta Labëria Tetor 2015
05/11/2015

Gazeta Labëria Tetor 2015

Ç' PO NDODH ME FASHATINI pari që u la në fatin e tij ose nё  mëshirën e fatit pas viteve 90`  ishte fshati.  Komunistët ...
04/11/2015

Ç' PO NDODH ME FASHATIN

I pari që u la në fatin e tij ose nё mëshirën e fatit pas viteve 90` ishte fshati. Komunistët u kapën në befasi nga lëvizjet demokratike për ndryshimin e sistemit dhe në gjëndje shoku, në agoninë e vdekjes së pushtetit të tyre bënë disa gjëra për të zgjidhur momentin se sa për të hapur perspektivën. Komunistёt si ata që bënë pozitën si ata që bënë opozitën nuk dolën nga filozofia më e ashpër komuniste e ndryshimit të sistemeve atë të shkatërrimit të bazës sociale ekonomike për të ngritur mbi të superstrukturën shtetërore politike, në vend që të zbatonin reforma të kalimit gradual të përshtatjes me ekonomine e tregut dhe futjes së teknollogjis së përparuar në prodhim. Shumica e tyre ju bashkuan llavës përvëluese e ndotëse të sharjeve kundër vetë-vetes. Bërtisnin dhe shanin më shumë ata që e kishin qëndisur dhe zbukuruar me gajtan shumëngjyrësh komunizmin, sesa ata që ende nuk kishin fituar lirinë dhe diskutohej akoma për fatin e tyre.

Veprimtari me vlera të veçantaPërkujtimore për Brigadën e Parë Sulmuese. Në përkujtim të 72 të krijimit të Br. I S, anët...
02/11/2015

Veprimtari me vlera të veçanta

Përkujtimore për Brigadën e Parë Sulmuese. Në përkujtim të 72 të krijimit të Br. I S, anëtarë të degës së Tiranës, të Shoqatës Kulturore Atdhetare “Labëria”, morën pjesë në një veprimtari që i kushtohej këti evenimenti. Për rrugën historike dhe luftarake të kësaj brigade foli veterani dhe kuadri i saj, Xhafer Peçi. Midis të tjerash ai theksoi se luftëtarët e ardhur për formimin e Br. I S kishin një përvojë luftarake nga çeta e batalione të ndryshme të vendit. Brigada u organizua në katër batalione me rreth 120 veta secili. Çdo batalion, sipas traditës shqiptare u organizua në tri kompani pushkatare, një kompani mortaje, një bateri artilerie dhe një kompani kundërtankesh. Në drejtimin e brigadës u caktuan kuadro që kishin përvojë në luftime, që kishin eksperiencë, që ishin shquar për besnikë ndaj popullit dhe që kishin aftësi të mira në kryerjen e detyrave.

Për më tepër lexoni Gazetën Labëria...

TRAGJEDIA E DIVIZIONIT “PERUXHIA” NË SARANDË Në pragvjeshtën e vitit  1943, ofensiva e ushtrisë së kuqe,BRSS, drejt Evro...
31/10/2015

TRAGJEDIA E DIVIZIONIT “PERUXHIA” NË SARANDË

Në pragvjeshtën e vitit 1943, ofensiva e ushtrisë së kuqe,BRSS, drejt Evropës dhe përparimi i ushtrisë anglo-amerikane në kontinentin afrikan, bëri që të tronditej më shumë boshti nazi-fashist Romë-Berlin-Tokio. Ajo qe e ndjeu me shume nga aleanca anti-fashiste, ishte Italia, pasi në këto kohë ishte më e dobët ekonomikisht dhe më inferiore ushtarakisht se dy partnerët e sajë të boshtit. Në këto kushte situata politike në Itali pësoi zhvillime shumë të shpejta. Forcat demokratike anti-fashiste italiane kërkuan dhe arrestuan Musolinin duke ia atribuuar atij katastrofën. Në krye të qeverisë italiane u vendos marrshalli Badolio, një ushtarak e strateg i veçantë, me përvojë të madhe i cili në krye të qeverisë, brenda një kohe të shkurtër stabilizoi situatën politiko-ushtarake-ekonomike të vendit. Badolio, nga analiza e situatës arriti në përfundim se rruga e vetme për shpëtimin e Italisë nga katastrofa e më tejshme , ishte kapitullimi pa kushte, duke u shkëputur kështu nga anëtarët aleatë të bllokut nazi-fashist.

Për më tepër lexoni Gazetën Labëria...

Oxhaku i Horiete dhe një amanetDuke lexur librin “Kurvelesh, zemëra ime” vetëvetiu e ndjen veten krenar që ti si lab je ...
27/10/2015

Oxhaku i Horiete dhe një amanet

Duke lexur librin “Kurvelesh, zemëra ime” vetëvetiu e ndjen veten krenar që ti si lab je pasardhës i atyre heronjve dhe heroinave shkabonja, që mbrojtën lirinë e atyre trojeve, në luftra të përgjakshme, kundër pushtuesve të huaj. Njëra ndër çerdhet e trimërisë në shekuj në Kurvelesh është edhe ajo e Horjetajve, në Gusmar, në Kurveleshin e Sipërm. Fjala është për Oxhakun e Horietajve, emër i një fisi të lashtë, që zë fill qysh nga Kaonët, banorët e parë dhe zotërit e këtyre trojeve. Ky oxhak mbetet mend si derë e shehlerëve, si dhe e trimave atdhetarë, që luftuan me pushkë në dorë, në krye të çetave kryengritëse, në krah të Zylyftar Podës, Zenel Gjolekës, Hodo Nivicës, Çelo Picarit e Hito Labit, në luftimet për mbrojtjen e Atdheut nga hordhitë e huaja pushtuese osmane, greke, itliane e nazistët gjermanë. E një nga këta kapedanë ishte edhe Dervish Iliaz Horieti, i cili mori pjsë në betejat e viteve 1831, 1878, 1908, 1911 deri në shpalljen e Pavarësisë.

Për më tepër lexoni Gazetën Labëria...

Memush Habilaj dhe “Ditë dhe net që tronditën Vlorën”  Libri që keni sot në dorë “Ditë dhe net që tronditën Vlorën”  i M...
25/10/2015

Memush Habilaj dhe “Ditë dhe net që tronditën Vlorën”

Libri që keni sot në dorë “Ditë dhe net që tronditën Vlorën” i Memush Habilajt, është një ndër librat më të sinqertë të shkruar në këto 18 vjet për firmat piramidale. Autori duke qenë pjesë drejtuese e një ndër tyre, ka përcjellë me saktësi, korrektësi, inteligjencë, paanshmëri dhe detaje, se si u ngrit dhe u shemb një perandori ekonomike si ajo e firmës “VEFA”. Rënia e firmave piramidale në vitin 1997 dhe trazirat e atij viti, janë ngjarje të cilat shoqëria shqiptare vazhdon ti vuaj akoma edhe sot. Shumë është shkruar për to, por shumica e artikujve merren me anën politike duke mos vlerësuar anën ekonomike të çështjes. Rritja ekonomike e Shqipërisë gjatë periudhës ‘91-‘96 ishte disi e mahnitshme, por për arsye të ndryshme, (thekson Chris Jarvis i FMN) kjo rritje erdhi pjesërisht si pasojë e heqjes së kontrolleve mbi veprimtarinë ekonomike, privatizimi i hershëm i bujqësisë, tregtisë së vogël dhe disiplinës financiare nga shteti. Dirk Bezemer shton se paçka se pati suksese të dukshme si pasojë e ndjekjes së hapave të mësipërm, shkaku kryesor ishte dërgimi i sasive të mëdha të parave nga jashtë nga emigrantët dhe nga ndihmat e ndryshme për shtetin. Sipas Bezemer rritja në mirëqenien e shqiptarëve erdhi si pasojë e rritjes së importeve, por jo të veprimtarisë ekonomike, një situatë kjo, që sjell uljen e mirëqenies nëse ulen të ardhurat nga jashtë, sepse, nuk ka veprimtari ekonomike vendase që të krijojë para për të blerë mallra të huaja.

Për më tepër lexoni Gazetën Labëria...

RTSH ёshtё pjesё e pandarё e jetёs sime      Xhelil Aliu ёshtё i njohur nga mbarё opinoini, si brenda, ashtu edhe jashtё...
23/10/2015

RTSH ёshtё pjesё e pandarё e jetёs sime

Xhelil Aliu ёshtё i njohur nga mbarё opinoini, si brenda, ashtu edhe jashtё kufijve shtetёrorё tё vendit, si regjisori i Radiodramatizimeve tё dikurёshme si, Teatri në Mikrofon, Heroizmi i Popullit tonë në Shekuj, Fjala Artistike në Mikrofon, Emisioni Humoristik etj. Por jo mё pak i njohur ai ёshtё edhe nё fushёn e dokumentarёve, ku ka fituar respektin e njerёzve tё shumtё sidomos pёr zёrin e tij tё vaçantё, si pёr cilёsitё vokale, ashtu edhe pёr mёnyrёn se si e pёrdor atё. Jo mё kot zёri i tij deri tani shoqёron kolonёn zanore tё mbi 6000 dokumentarёve shqiptarё e sidomos tё huaj, tё cilёt transmetohen nё kanale tё ndryshme televizive tё vendit.
Njё pjesё nga pёrvoja e tij nё punё si dhe mbresa e refleksione tё ndryshme janё pёrmbledhur nё botimet me titull “Kёtu flasin tё mёdhenjtё”, Libri i parё dhe i dytё, “Radioja qё mё pёrfshiu tё tёrin”, dhe libri me titull”Tё mos harrojmё”, tё cilёt janё mirёpritur nga lexuesit.

Për më tepër lexoni Gazetën Labëria...

Qesh prej zorit, qan prej gazit “Qerratai” Pelivan Bajrami - e cilësonte Plaku i Bardhë i Letrave Shqipe, qysh më 23 Tet...
21/10/2015

Qesh prej zorit, qan prej gazit

“Qerratai” Pelivan Bajrami - e cilësonte Plaku i Bardhë i Letrave Shqipe, qysh më 23 Tetor 1995 Pelon, poetin tonë të dashur, sot emigrant në Amerikë. Kanë kaluar 20 vjet nga botimi i librit “Populli dhe politika”, që bëri shumë bujë për kohën dhe fitoi një popullaritet të paimagjinuar. Interesante është se edhe sot ky libër është si një kod shpirtëror e moral në vargje ndër shqiptarë. Edhe pse nuk ka ndonjë ndikim të shfaqshëm nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, as nga Kanuni i Skënderbeut, as nga Kanuni i Labërisë dhe as nga ligje apo përmbledhje ligjesh e normash të pashkruara, të trashëguara në mënyrë gojore, që pasqyrojnë gjendjen ekonomike - shoqërore të periudhave të kaluara, që në kohën e vet mbronin interesat e klasave e të shtresave të caktuara shoqërore, si tërësi e normave të së drejtës zakonore, ky libër i veçantë i krijuar nga Pelivan Bajrami ka mushtin, ka lëngun e pastër, ka dhe frymëmarrjen e kësaj kushtetute të pashkruar shqiptare në rrjedhat e kohës; trajtuar artistikisht me magjinë labe të vargut, që Pelua e qëndis si ai! Do të rikujtoj ç’kam botuar në një gazetë shqiptare, kur doli në qarkullim libri - testament etnoartistik i autorit Pelivan Bajrami: “Pasi ke lexuar një libër të bukur, që të ka lënë mbresa të forta e do të shprehësh qoftë dhe një fjalë pozitive, thua me vete: “Po s’i nuk zgjati dhe pak! Unë e lexova me një frymë”.

Address

Rruga Abdyl Frashëri
Tirana
1001

Telephone

+355692111388

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Kombëtare Labëria posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share