Policia e Shtetit

Policia e Shtetit Për një komunitet më të sigurtë. Faqja Zyrtare në Facebook e Policisë së Shtetit.

10/09/2026

Vlorë/Finalizohen në 24 orët e fundit, dy operacione policore për zbardhjen e vjedhjeve të automjeteve.

Arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar.

Si rezultat i punës intensive hetimore për zbardhjen e rasteve të vjedhjeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë finalizuar 2 operacione për zbardhjen e 3 rasteve të vjedhjes/tentativës së vjedhjes së automjeteve. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan shtetasit:

-M. D., 63 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një automjet tip “Citroen”, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua;

-D. L., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur në fshatin Bishan, 1 automjet tip “Benz”, të cilin e ka braktisur më pas në qytetin e Orikumit.
Gjithashtu, disa orë më vonë, në qytetin e Orikumit, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vjedhë një automjet tip “Jeep”.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë vijojnë punën për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

📍Krujë/Siguria në shkolla, Policia dhe institucionet arsimore koordinojnë masat për garantimin e një mjedisi të sigurt p...
10/09/2026

📍Krujë/Siguria në shkolla, Policia dhe institucionet arsimore koordinojnë masat për garantimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit.

Në kuadër të programit kombëtar “Siguria në shkolla” dhe në vijim të bashkëpunimit ndërinstitucional, në ambientet e shkollës “Mustafa Kacaci”, Krujë, u zhvillua një takim pune me drejtuesit e institucioneve arsimore të rrethit Krujë.

Takimi kishte në fokus evidentimin dhe adresimin e problematikave të ndryshme në institucionet arsimore, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave të Policisë dhe drejtuesve të shkollave, me qëllim marrjen e masave parandaluese dhe garantimin e sigurisë gjatë vitit të ri shkollor.

Në takim morën pjesë Shefi i Komisariatit të Policisë Krujë, Shefi i Policimit, Shefi i Rendit, Drejtoresha e Arsimit, si dhe drejtorët e shkollave të rrethit Krujë.

Gjatë diskutimeve u vu theksi te rritja e masave të sigurisë përreth ambienteve arsimore, identifikimi në kohë i problematikave dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm për parandalimin e situatave që mund të cenojnë sigurinë dhe mirëqenien e nxënësve.

Vëmendje e veçantë iu kushtua parandalimit të dhunës, bullizmit dhe sjelljeve me risk në komunitetin shkollor, si dhe forcimit të komunikimit dhe bashkëpunimit me nxënësit, prindërit dhe komunitetin.

Policia dhe institucionet arsimore do të vijojnë bashkëpunimin dhe koordinimin e masave, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të përshtatshëm për nxënësit, mësuesit dhe stafin arsimor, përgjatë gjithë vitit të ri shkollor.



10/09/2026

Lezhë/Kontroll i përqendruar ndaj automjeteve luksoze, në fokus verifikimi i origjinës së tyre dhe i burimit të pasurisë.

Bllokohet 1 automjet tip “Rolls-Royce”, nis hetimi pasuror për pronarin e tij.

Strukturat e Policisë së Lezhës kanë intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze, me qëllim evidentimin dhe verifikimin e mjeteve që dyshohet se mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale, si dhe parandalimin e trafikimit të tyre.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Policisë Rrugore, kanë kryer kontrollin e një automjeti luksoz që kanë konstatuar në qytetin e Lezhës.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare janë kryer verifikime lidhur origjinën, historikun e blerjes, sh*tjes dhe posedimit të automjetit, mbi pronësinë dhe burimin e të ardhurave me të cilat është blerë automjeti.

Në përfundim të verifikimeve, është kryer bllokimi administrativ i automjetit “Rolls-Royce” per mungese dokumentacioni dhe ka nisur hetimi pasuror për pronarin e automjetit, shtetasin F. M., banues në Mbretërinë e Bashkuar.

Policia e Lezhës do të vijojë kontrollet e përbashkëta dhe verifikimet ndaj automjeteve luksoze, me qëllim evidentimin e pasurive me burim kriminal dhe goditjen e pastrimit të produkteve të veprimtarive kriminale.

Tiranë/Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 15, për veprime të kundërligjshme gjatë një tubimi të zhvilluar dje...
10/09/2026

Tiranë/Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 15, për veprime të kundërligjshme gjatë një tubimi të zhvilluar dje.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe të drejtuara nga Prokuroria, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të përfshirë në veprime të kundërligjshme, gjatë një tubimi të zhvilluar më datë 09.09.2026, në Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. Q., 33 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi dyshohet se ka dhunuar disa kalimtarë gjatë tubimit, si dhe ka dëmtuar automjetin e një qytetari;

Si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Sh. B., I. M., V. D., A. Rr., S. E., A. P., A. D., E. K., B. K., E. N., A. A., K. Gj. dhe H. T., për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”;

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. Zh. dhe M. R., për veprat penale “Prodhimi dhe sh*tja e narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Krahas veprimeve të kundërligjshme të dyshuara të kryera nga këta shtetas, gjatë tubimit, nga kontrollet fizike u janë gjetur sasi të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.

Këta shtetas janë vendosur në disa prej kryqëzimeve kryesore të qytetit, duke bllokuar qarkullimin dhe pengimin e lëvizjes së lirë të automjeteve dhe qytetarëve, përgjatë Rrugës së Elbasanit, te Kryqëzimi i Urës së Drejtorisë së Policisë Tiranë, te Kryqëzimi i Urës së Vasil Shantos, te Kryqëzimi te 21 Dhjetori dhe te Kryqëzimi te Inxhinieria e Ndërtimit.

Grupi hetimor vijon punën në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë të të gjithë shtetasve të përfshirë në to.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 15, për veprime të kundërligjshme gjatë një tubimi të zhvilluar dje...
10/09/2026

Tiranë/Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 15, për veprime të kundërligjshme gjatë një tubimi të zhvilluar dje.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe të drejtuara nga Prokuroria, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të përfshirë në veprime të kundërligjshme, gjatë një tubimi të zhvilluar më datë 09.09.2026, në Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. Q., 33 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi dyshohet se ka dhunuar disa kalimtarë gjatë tubimit, si dhe ka dëmtuar automjetin e një qytetari;

Si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Sh. B., I. M., V. D., A. Rr., S. E., A. P., A. D., E. K., B. K., E. N., A. A., K. Gj. dhe H. T., për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”;

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. Zh. dhe M. R., për veprat penale “Prodhimi dhe sh*tja e narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Krahas veprimeve të kundërligjshme të dyshuara të kryera nga këta shtetas, gjatë tubimit, nga kontrollet fizike u janë gjetur sasi të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.

Këta shtetas janë vendosur në disa prej kryqëzimeve kryesore të qytetit, duke bllokuar qarkullimin dhe pengimin e lëvizjes së lirë të automjeteve dhe qytetarëve, përgjatë Rrugës së Elbasanit, te Kryqëzimi i Urës së Drejtorisë së Policisë Tiranë, te Kryqëzimi i Urës së Vasil Shantos, te Kryqëzimi te 21 Dhjetori dhe te Kryqëzimi te Inxhinieria e Ndërtimit.

10/09/2026

Gjirokastër/Vijojnë me intensitet të lartë, kontrollet dhe verifikimet, në kuadër të planit të posaçëm të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandimit të mallrave nga Greqia.

Transportonin me autobusë, në cenim të kushteve higjieno-sanitare, sasi produktesh shtazore (mish dhe peshk) të kontrabanduara nga Greqia, arrestohen 2 shtetas.

Sekuestrohen produktet e konstatuara nga skaneri në vijën e dytë të kontrollit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e PKK Kakavije dhe me specialistët e AKU Gjirokastër, në vijim të zbatimit të planit të posaçëm të masave, që synon goditjen e kontrabandës dhe rasteve të cenimit gjatë transportimit, të parametrave të sigurisë ushqimore, finalizuan operacionin e koduar “Ngarkesat”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, dhe K. M., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrollet e kryera me skaner, në vijën e dytë të kontrollit, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në 2 autobusët për pasagjerë, të linjave "Athinë-Gjirokastër" dhe "Athinë-Shkodër", që drejtonin të arrestuarit, u gjetën 31 pako me produkte shtazore (mish dhe peshk) që po transportoheshin në cenim të kritereve higjieno-sanitare. Produktet dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me dokumentacion tatimor.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Importimi, prodhimi, sh*tja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

Kolonjë/Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Partners”, për goditjen e veprimtar...
10/09/2026

Kolonjë/Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Partners”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas (bashkëshortë), të dyshuar si autorë të kultivimit të 270 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, afër banesës së tyre, në fshatin Gjirakare.

Sekuestrohen 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (bimë të prera, në proces tharjeje, që u gjetën në banesën e tyre.

Si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë finalizuan operacionin e koduar "Partners".

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-L. V., 64 vjeç dhe A. V., 54 vjeçe (bashkëshortë), banues në fshatin Gjirakare.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 270 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në një zonë të pyllëzuar në afërsi të banesës së tyre, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (bimë të prera, në proces tharjeje), të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë VlorëNë lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale për një ngjarje të nd...
09/09/2026

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë

Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale për një ngjarje të ndodhur në ambientet e dhomave të ndalimit, në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku ndodhej shtetasi D. S., i arrestuar në zbatim të një vendimi gjykate për veprat penale “Prodhimi dhe sh*tja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë sqaron se:

Gjatë qëndrimit në ambientet e dhomave të ndalimit, ky shtetas ka shfaqur shenja të një gjendjeje të rënduar emocionale dhe sjellje agresive, duke dëmtuar një kamerë sigurie, tavanin e dhomës, si dhe një karrige dhe një tavolinë.

Për rastin është njoftuar menjëherë urgjenca e spitalit dhe shtetasi D. S. ka marrë ndihmën mjekësore.

Gjithashtu, paralelisht është njoftuar Prokuroria dhe janë kryer të gjitha veprimet procedurale përkatëse.

Njëkohësisht, në kuadër të verifikimit të plotë të rrethanave të ngjarjes dhe të përgjegjësive eventuale, janë pezulluar nga detyra 3 punonjës policie, të cilët nuk kanë reaguar kur shtetasi D. S. ka dëmtuar kamerën dhe orenditë në dhomën e ndalimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vijon verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe marrjen e masave përkatëse, në përputhje me ligjin, në bashkëpunim me Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, e cila ka nisur menjëherë ecurinë disiplinore për tre punonjësit e policisë tashmë të pezulluar. Verifikime në lidhje me rastin po kryhen edhe nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

09/09/2026
09/09/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, vizitoi në banesë punonjësin e Policisë Edison Adri, i cili u plagos gjatë operacionit në malin e Bodenit, në Maliq, për kapjen e një personi të kërkuar, ku humbi jetën kolegu i tij, Dëshmori i Atdheut, Enea Mekolli.

Pas përfundimit të trajtimit mjekësor në Itali, Edison Adri është kthyer në banesë, ku vijon periudhën e rikuperimit. Drejtori i Përgjithshëm u takua me të dhe familjarët e tij, duke i përcjellë mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe mirënjohjen për sakrificën e tij në përmbushje të detyrës.

Gjatë vizitës, Drejtues Madhor Skender Hita u shpreh:

“Edison, së pari, gëzohem shumë që je kthyer në shtëpi, pas një kurimi të vështirë në Itali.

Kam ardhur sot këtu jo vetëm si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, por mbi të gjitha si koleg dhe si një prej njerëzve të familjes së madhe të Policisë, dhe për fjalën e dhënë se do të jem krah teje, ashtu siç do të jem krah çdo punonjësi policie që punon dhe sakrifikon për ligjin dhe qytetarët.

Sakrifica e Eneas, tashmë Dëshmor i Atdheut dhe sakrifica jote nuk do të harrohen kurrë.

Jam shumë i kënaqur që sot po të shoh këtu, në shtëpinë tënde, duke u rikuperuar. E di që vuajte shumë dhe se rruga e rikuperimit kërkon kohë dhe forcë, por dua të dish se nuk je vetëm.

Policia e Shtetit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria shqiptare janë pranë teje dhe vlerësojnë e mbështesin çdo sakrificë që i shërben sundimit të ligjit.

Ti e bëre detyrën tënde, tani është detyra jonë të vijojmë të jemi pranë teje, në çdo kohë.

Uroj që dita-ditës të bëhesh më mirë, të marrësh veten plotësisht dhe të rikthehesh sa më shpejt në detyrë, aty ku të presin kolegët dhe detyra në shërbim të qytetarëve ”

Punonjësi i Policisë Edison Adri falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe të gjithë ata që kontribuuan për trajtimin dhe kurimin e tij jashtë shtetit.

Address

Bulevardi Bajram Curri
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Policia e Shtetit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Policia e Shtetit:

Shortcuts

Share