KAS Albania

KAS Albania Zyra e Fondacionit Gjerman Konrad Adenauer për Shqipërinë 🇩🇪🤝🇦🇱 Zyra e Fondacionit Konrad Adenauer për Shqipërinë 🇩🇪🇦🇱

👧🏼 Ftojmë të gjithë fëmijët dhe prindërit të na bashkohen nesër në një aktivitet edukativ mbi jetën e iktiologes Sabiha ...
04/06/2026

👧🏼 Ftojmë të gjithë fëmijët dhe prindërit të na bashkohen nesër në një aktivitet edukativ mbi jetën e iktiologes Sabiha Kasimati, shkencëtares së parë grua shqiptare, e cila studioi me aq pasion botën e peshqve në vend. 

🐟 Aktiviteti, i organizuar në bashkëpunim me Agjencinë e Industrisë Kreative Tiranë, ndërtohet mbi librin tonë për fëmijë "Kundër rrymës". 

🐡 Përmes ilustrimeve dhe rrëfimeve nga bota e peshqve, libri sjell historinë e jetës dhe veprimtarisë së Sabiha Kasimatit, duke i njohur fëmijët me dashurinë e saj për shkencën, por edhe me këmbënguljen për të mbrojtur dinjitetin dhe lirinë gjatë një prej periudhave më të errëta të historisë së Shqipërisë komuniste. 

⏰ 5 qershor | ora 10:00
📍 Sheshi Nënë Tereza | Tirana Moons

⚡Javën e kaluar, Zyra e KAS në Shqipëri organizoi konferencën ndërkombëtare “Nga Komunizmi drejt Transformimit: Historia...
01/06/2026

⚡Javën e kaluar, Zyra e KAS në Shqipëri organizoi konferencën ndërkombëtare “Nga Komunizmi drejt Transformimit: Historia Bashkëkohore Shqiptare si Pjesë e Historisë Evropiane”, në bashkëpunim me Departamenti i Historisë - Universiteti i Tiranës.

🇦🇱 Gjatë disa ditëve diskutimesh në Villa La Collina, studentë, profesorë dhe ekspertë nga Shqipëria dhe jashtë saj shkëmbyen perspektiva mbi të kaluarën dhe sfidat e së ardhmes, duke e vendosur përvojën shqiptare në një kontekst më të gjerë evropian.

•••

⚡ Last week, organized the international conference “From Communism to Transformation: Albanian as Part of ”, in cooperation with the Department of History at the University of Tirana.

🇦🇱 During several days of discussions at Villa La Collina, students, professors, and experts from Albania and abroad exchanged perspectives on the past and the challenges of the future, placing the Albanian experience within a broader European context.

🧐 Çfarë tjetër zbuloi studimi ynë mbi përkatësinë ideologjike të qytetarëve shqiptarë?Shfletoni disa nga gjetjet më inte...
28/05/2026

🧐 Çfarë tjetër zbuloi studimi ynë mbi përkatësinë ideologjike të qytetarëve shqiptarë?

Shfletoni disa nga gjetjet më interesante të anketës mbi identitetin ideologjik të shqiptarëve, teksa analizën e detajuar e gjeni në këtë link:
👉 https://tinyurl.com/ideologjiaAL

•••

🧐 What else did our reveal about the affiliation of Albanian citizens?

Explore some of the most interesting from the survey on the ideological identity of Albanians, while the detailed analysis can be found at this link:
👉 https://tinyurl.com/ideologyAL

28/05/2026
Të flasësh për ideologjinë e qytetarëve shqiptarë nuk është edhe aq e thjeshtë. 🤔 Kjo pasi, pavarësisht ndarjes tradicio...
26/05/2026

Të flasësh për ideologjinë e qytetarëve shqiptarë nuk është edhe aq e thjeshtë. 

🤔 Kjo pasi, pavarësisht ndarjes tradicionale "të majtë-të djathtë", nga studimi ynë më i fundit rezulton se, përgjithësisht, qytetarët shqiptarë mbështetësin politika të majta, si shëndetësia dhe arsimi falas apo tatimin progresiv, teksa paraqiten më konservatorë sesa liberalë në aspektin kulturor, duke anuar kështu nga e djathta.

⚡Për këto dhe gjetje të tjera interesante, shfletoni studimin me autorë Bashkim Shehun dhe Eduard Zaloshnjën në webin tonë: https://tinyurl.com/ideologjiaAL

•••

Talking about the of citizens is not that easy.

🤔 Despite the traditional “left-right” divide, our latest shows that Albanian citizens generally support left leaning policies such as free healthcare, free education, and progressive taxation, while at the same time appearing more conservative than liberal in cultural terms, thus leaning more toward the right.

⚡ For these and other interesting , explore the study by Bashkim Shehu and Eduard Zaloshnja on our website: https://tinyurl.com/ideologyAL

🇦🇱 Përkujtuam dje në kamp-burgun famëkeq të Spaçit 53-vjetorin e Revoltës së Spaçit, në një aktivitet përkujtimor të org...
22/05/2026

🇦🇱 Përkujtuam dje në kamp-burgun famëkeq të Spaçit 53-vjetorin e Revoltës së Spaçit, në një aktivitet përkujtimor të organizuar nga Shoqata Antikomuniste e Ish-të Përndjekurve Politik Demokrate të Shqipërisë, në praninë e ish-të burgosurve politikë, familjarëve të tyre, përfaqësuesve të institucioneve shqiptare dhe trupit diplomatik.

🙏🏻 Në ato ditë maji të vitit 1973, të burgosurit politikë të Spaçit ngritën zërin për liri, duke sfiduar me guxim një nga diktaturat më të egra në Evropë. Një ngjarje që mbetet simbol i lirisë, dinjitetit dhe rezistencës ndaj terrorit komunist.

•••

🇦🇱 Yesterday, we commemorated the 53rd anniversary of the at the infamous Spaç prison camp, during a memorial event organized by the Association of Former Anti-Communist Political Prisoners, in the presence of former political prisoners, their families, representatives of Albanian institutions, and members of the diplomatic corps.

🙏🏻 During those days of May 1973, the political prisoners of Spaç raised their voices for , courageously defying one of the harshest dictatorships in Europe. An event that remains a symbol of freedom, dignity, and against communist terror.

🚀 Aplikimet për Bursat e programit të KAS për median tashmë janë të hapura.Kush mund të aplikojë?📺 Studentë nga Shqipëri...
21/05/2026

🚀 Aplikimet për Bursat e programit të KAS për median tashmë janë të hapura.

Kush mund të aplikojë?
📺 Studentë nga Shqipëria dhe Evropa Juglindore, të programeve Bachelor në Media dhe Komunikim, por edhe studentë të programeve Master nga degë të tjera, që janë të angazhuar në media.

Informacionet e plota i gjeni në KAS Media Programme South East Europe
⏰ Afati i aplikimeve: 15 qershor 2026.

•••

🚀 🚀 for the Media scholarship Programme are now open.

Who can apply?
📺 Students from and Southeastern Europe, enrolled in Bachelor programmes in Media and Communication, as well as Master students from other fields who are actively engaged in media.

Find the full information at Media Programme South East Europe.
⏰ Application deadline: 15 June 2026.

🚀 Nga Mulleti në Kavajë, Shirokë e më tej, dokumentari “Gladius” udhëtoi nëpër rajone të ndryshme rurale të Shqipërisë, ...
18/05/2026

🚀 Nga Mulleti në Kavajë, Shirokë e më tej, dokumentari “Gladius” udhëtoi nëpër rajone të ndryshme rurale të Shqipërisë, duke hapur diskutime mbi trashëgiminë e komunizmit me të rinj që shpesh mbeten jashtë formateve të tilla të dialogut.

📌 Së bashku me United Rights Foundation, shfaqëm këtë dokumentar të mbështetur nga KAS, të prezantuar nga vetë regjisori Viron Roboci, për të vijuar më pas me një bashkëbisedim të hapur mbi mënyrën se si shoqëria shqiptare kujton të shkuarën totalitare dhe se si e përcjellë atë te gjeneratat e reja.

•••

🚀 From Mullet to Kavaja, Shiroka and beyond, the documentary traveled across different rural regions of , opening discussions on the legacy of communism with who are often left outside such dialogue formats.

📌 Together with United Rights Foundation, we screened this KAS-supported documentary, presented by director Viron Roboci, followed by an open on how Albanian society remembers its and how this memory is passed on to younger generations.

14/05/2026
🔎 Me pyetjen se si do të sigurohet integriteti i prokurorëve dhe gjyqtarëve në të ardhmen, me përfundimin e procesit të ...
12/05/2026

🔎 Me pyetjen se si do të sigurohet integriteti i prokurorëve dhe gjyqtarëve në të ardhmen, me përfundimin e procesit të vetingut dhe shuarjen e organeve përkatëse, KAS dhe ACGG organizuan një diskutim mbi periudhën post-veting, me pjesëmarrjen e ekspertëve të jurisprudencës, përfaqësuesve të medias dhe shoqërisë civile.

📌 Në seminar u diskutuan arritjet e deritanishme të vetingut, problematikat e hasura gjatë zbatimit të tij, si dhe sfidat që pritet të shfaqen në mungesë të institucioneve të posaçme të kontrollit.

🔗 Rekomandimet e ekspertëve i gjeni të përmbledhura në webin tonë:
https://tinyurl.com/REKOMANDIME

••• ACGG - Albanian Center for Good Governance

🔎 With the question of how the integrity of prosecutors and judges will be ensured in the future, following the completion of the process and the dissolution of the respective institutions, and organized a discussion on the post vetting period, with the participation of legal experts, representatives of the media and civil society.

📌 The seminar focused on the achievements of the vetting process so far, the challenges encountered during its implementation, and the issues that may arise in the absence of dedicated oversight institutions.

🔗 A summary of the experts’ recommendations is available on our website:
https://tinyurl.com/nj8yeuw

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KAS Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share