20/04/2023
Të nderuar qytetarë,
Të nderuar zgjedhës,
Vlerësoni momentin tuaj, mos humbisni shansin të shprehni vullnetin e lirë përmes votës.
Gjykoni se cilët janë kondidatët për tu besuar, pushtetin në Këshillat Bashkiak,
Vlera e votës juaj më 14 Maj, nuk është vetëm një akt e në një moment, por vlen për katër vjetët që pasojnë,
Për progresin e duhur që dëshironi, apo që ju mungon,
Për ambicjen dhe të ardhmen e brezave që edukoni,
Besoni dhe jepini vlerën e duhur votës duke bërë zgjedhjen e kandidatëve që njihni,
Votoni ata që janë si ju dhe një nga ju,
Votoni specialisin, të zotin, socialin, familjarin modest, së paku votoni njëriun që njeh dhe ndjen jetën e qytetit ku banoni ,
Nëse votoni Nr. 14 në Flet-Votimin për këshillat bashkiak, bëni gjënë e duhur, i jepni mandat një personi me indentitet dhe profil të qartë, përfaqësoheni denjësisht aty ku do merren vendimet e qeverisjes lokale, ku marrin jetë dhe zgjidhen problemet e perditshme të familjes, fisit, lagjes e qytetit tuaj.
Votoni Nr. 14 që në këshillin bashkiak të keni zërin tuaj,
Jepini mandatin dhe dini kujt ti kërkoni llogari pas 15 Majit,
Mirënjohje dhe mirëkuptimin tuaj, faleminderit.