Institute for Albanian Municipalities

Institute for Albanian Municipalities Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Institute for Albanian Municipalities, Public & Government Service, (A): Boulevard ’Bajram Curri’, Pallati NCE, H. 1, NJA 1,, Tirana-Albanian, Tirana.

Institute for Albanian Municipalities, working to empower local government, sustainable cities,support transparency, and connect Albanian municipalities with the world.

“Pyetje për Institutin-përgjigjen ekspertët”Reforma territoriale nën pyetje: Çfarë ndodh kur një bashki humbet statusin ...
12/09/2026

“Pyetje për Institutin-përgjigjen ekspertët”

Reforma territoriale nën pyetje: Çfarë ndodh kur një bashki humbet statusin e saj? Kjo ështe pyetja që bëhet shumë herë.Është pyetje e drejtë.

Debati për reformën administrativo-territoriale është përqendruar kryesisht te numri dhe madhësia e bashkive. Por pas çdo ndryshimi të hartës ekzistojnë pasoja institucionale, ekonomike, demokratike dhe territoriale që shqetsojnë publikun.

Instituti nuk e shtron çështjen nëse një bashki duhet apo nuk duhet të bashkohet. Instituti nderton përgjigjet me njëqasje analitike tjetër: çfarë ndodh me një territor dhe komunitetin e tij kur qendra e vetëqeverisjes zhvendoset diku tjetër?

Pyetje 1 -Kur mbyllet një bashki, a zhvendoset graviteti administrativ?
Po, në kuptimin institucional. Kryetari, këshilli, buxheti, planifikimi, administrata qendrore dhe vendimmarrja kalojnë te bashkia e re. Edhe kur ish-qendra ruhet si njësi administrative, ajo ndryshon status: nga qendër vendimmarrjeje bëhet kryesisht pikë administrimi dhe shërbimi.

Pyetje 2 -A zhvendoset edhe graviteti financiar?
Në një masë të konsiderueshme, po. Territori nuk disponon më buxhetin dhe prioritetet e veta institucionale. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të marrë më pak investime, por vendimmarrja për to zhvendoset në një qendër tjetër. Prandaj çështja kryesore bëhet: çfarë mekanizmash garantojnë një shpërndarje territoriale të drejtë të investimeve?

Pyetje 3 -Çfarë ndodh me shërbimet?
Bashkimi mund të krijojë ekonomi shkalle dhe kapacitete më të mëdha profesionale. Por mund të krijojë edhe distancë më të madhe ndërmjet qytetarit dhe disa shërbimeve. Prandaj pyetja nuk është vetëm nëse shërbimi kushton më pak, por sa i aksesueshëm dhe cilësor mbetet ai për qytetarin e territorit periferik.

Pyetje 4 -A mund të ndryshojë graviteti ekonomik i ish-qendrës?
Po, por jo automatikisht. Një qendër bashkie gjeneron punësim publik, kërkesë për shërbime, lëvizje ditore dhe aktivitet ekonomik. Transferimi i funksioneve administrative mund të zhvendosë një pjesë të këtyre flukseve drejt qendrës më të madhe. Kjo është arsyeja pse efektet ekonomike duhet të vlerësohen përpara dhe pas amalgamimit.

Pyetje 5-Çfarë ndodh me gravitetin demokratik?
Komuniteti kalon nga zgjedhja e organeve të veta në përfaqësimin brenda organeve të një bashkie më të madhe. Kjo nuk është domosdoshmërisht humbje demokratike, nëse modeli i ri krijon mekanizma të fortë përfaqësimi territorial. Por pa këta mekanizma, komunitetet më të vogla mund të kenë peshë më të kufizuar në përcaktimin e prioriteteve.

Pyetje 6-A humbet edhe graviteti social dhe identitar?
Statusi i qendrës bashkiake është më shumë se një emërtim administrativ. Ai ndikon në hierarkinë e vendbanimeve, identitetin territorial dhe perceptimin e komunitetit për qendrën e vet. Reforma duhet të vlerësojë nëse dhe si mund të ruhet ky funksion lokal edhe pas ndryshimit institucional.

Pyetje 7 -A do të thotë kjo se bashkitë nuk duhet të bashkohen?
Jo. Ky nuk është përfundimi. Bashkimi mund të jetë zgjidhja e duhur kur mbështetet nga analiza funksionale, ekonomike, financiare dhe demografike. Çështja është që amalgamimi të mos konsiderohet qëllim në vetvete, por instrument për të prodhuar qeverisje më të mirë.

Pyetje 8 -Atëherë, çfarë duhet të analizohet përpara një shkrirjeje?
Jo vetëm popullsia dhe kostot administrative. Duhet të analizohet se si ndryshojnë të paktën gjashtë fusha graviteti: administrativ, financiar, i shërbimeve, ekonomik, demokratik dhe social-identitar. Vetëm atëherë mund të kuptohet bilanci real i një bashkimi.

Përfundimi i ekspertëve
Instituti për Bashkitë e Shqipërisë nuk e sheh reformën territoriale si një zgjedhje midis ruajtjes dhe ndryshimit të hartës. Reforma është e nevojshme kur ndryshimi prodhon qeverisje më të mirë. Por përpara se një territor të humbasë statusin e bashkisë, duhet të dimë jo vetëm çfarë fitohet nga bashkimi, por edhe çfarë funksionesh, marrëdhëniesh dhe gravitetesh zhvendosen prej tij dhe si do të përfitohet dhe shpërndahet e mira publike në mënyre të balancuar.

🌍 JETSKIR | Interregional Online MeetingToday, the Institute for Albanian Municipalities (IAM), as a Discovery Partner i...
11/09/2026

🌍 JETSKIR | Interregional Online Meeting

Today, the Institute for Albanian Municipalities (IAM), as a Discovery Partner in the JETSKIR project, participated in the interregional online meeting.

Partners discussed the second progress report, coordination with the Joint Secretariat, participation in the Policy Learning Platform event “Talents for Innovation,” and the collection of good practices from the partner regions. Eight good practices have already been submitted, with further contributions expected soon.

IAM remains committed to interregional cooperation, policy learning and the exchange of innovative approaches for a fair and sustainable transition.


Interreg Europe Duisburg Business & Innovation Agron Haxhimali

Risitë dhe avantazhet e modelit me 12 Bashki Metropolitane-Nuk mbyll dhe nuk shkrin asnjë nga 61 bashkitë ekzistuese. Ba...
10/09/2026

Risitë dhe avantazhet e modelit me 12 Bashki Metropolitane

-Nuk mbyll dhe nuk shkrin asnjë nga 61 bashkitë ekzistuese. Bashkitë ruajnë territorin, organet e zgjedhura, administratën, kompetencat dhe buxhetin lokal.
-Suprimon qarqet, jo bashkitë. Strukturat aktuale të qarkut zëvendësohen me 12 Bashki Metropolitane të zgjedhura drejtpërdrejt nga qytetarët.
-Krijon qeverisje në dy shkallë funksionale: bashkia lokale për shërbimet pranë qytetarit dhe Bashkia Metropolitane për çështjet strategjike që tejkalojnë kufijtë e një bashkie.
-Sjell një risi të fortë demokratike. Qytetarët e bashkive lokale votojnë njëkohësisht për organet e bashkisë së tyre dhe për Kryetarin e Këshillin Metropolitan.
-Garanton përfaqësim të dyfishtë: një mandat për interesat e komunitetit lokal dhe një mandat për interesat e përbashkëta të territorit metropolitan.
-Ruan autonominë lokale. Kryetarët dhe këshillat e bashkive lokale nuk emërohen dhe nuk varen politikisht nga organet metropolitane.
-Mbron bashkitë e vogla nga dominimi i qendrës, përmes përfaqësimit proporcional dhe garantimit të pranisë minimale të çdo bashkie në Këshillin Metropolitan.
-Mundëson planifikim dhe investime të integruara për transportin, ujin, mbetjet, mjedisin, emergjencat, zhvillimin ekonomik dhe turizmin.
-Bashkon kapacitetet profesionale dhe financiare, pa larguar shërbimet komunitare nga qytetari.
-Vendos parimin “paraja ndjek kompetencën”. Çdo përgjegjësi shoqërohet me financim, personel, asete dhe standarde të matshme.
-Krijon solidaritet territorial, përmes një fondi transparent që mbështet zonat më të varfra, periferike ose me kosto më të lartë shërbimi.
-Nuk e ngrin hartën territoriale. Klauzolat e fleksibilitetit lënë të hapur mundësinë për krijimin e bashkive të reja lokale, kur këtë e kërkojnë komunitetet dhe plotësohen kriteret demografike, territoriale, historike, funksionale dhe financiare.
-Lejon përshtatjen e modelit me zhvillimet e ardhshme, pa ndryshuar domosdoshmërisht kufijtë e jashtëm të territorit metropolitan.
-U jep metropoleve rol në zhvillimin rajonal dhe kohezionin, pa krijuar një nivel tjetër politik ose administrativ mbi to.
-Nxit dekoncentrimin e institucioneve shtetërore, duke i afruar shërbimet dhe agjencitë territoriale me qytetarët.
-Është model demokratik dhe i hapur, sepse nuk imponon një hartë të pakthyeshme: parashikon konsultim publik, alternativa organizimi, vlerësim funksional dhe mundësi korrigjimi pas zbatimit.
-Në thelb, modeli bashkon dy objektiva: ruan qeverisjen dhe identitetin lokal, ndërsa krijon kapacitetin e nevojshëm për të qeverisur në shkallë më të gjerë territoriale.

Lexo propozimin👇🔗
https://iam.org.al/12-bashki-metropolitane-per-shqiperine-nje-model-hibrid-dhe-asimetrik-bashkia-qender-behet-metropol-bashkite-e-tjera-ruajne-veteqeverisjen-lokale/

📘 PUBLIKIM I RI | RAPORT KOMBËTAR 2025Instituti për Bashkitë e Shqipërisë publikon Raportin Kombëtar:“Qeverisja Vendore ...
09/09/2026

📘 PUBLIKIM I RI | RAPORT KOMBËTAR 2025

Instituti për Bashkitë e Shqipërisë publikon Raportin Kombëtar:

“Qeverisja Vendore në Shqipëri 2025 – Bashkitë ndërmjet decentralizimit dhe centralizimit”

Raporti paraqet një panoramë të plotë dhe të mbështetur në të dhëna mbi gjendjen e qeverisjes vendore, financat dhe shërbimet publike, kapacitetet institucionale, autonominë vendore dhe marrëdhëniet ndërmjet pushtetit qendror dhe bashkive.

Në një moment kur Shqipëria po diskuton një reformë të re administrativo-territoriale, ky publikim synon të kontribuojë me fakte, analiza dhe rekomandime në debatin mbi të ardhmen e bashkive dhe decentralizimit.

Raporti u drejtohet institucioneve publike, bashkive, ekspertëve, organizatave të shoqërisë civile, partnerëve ndërkombëtarë, medias dhe çdo qytetari të interesuar për qeverisjen vendore.

🔎 Ku ndodhen sot bashkitë shqiptare ndërmjet decentralizimit dhe centralizimit?

📥 Lexoni dhe shkarkoni raportin e plotë këtu:

https://iam.org.al/qeverisja-vendore-ne-shqiperi-2025-bashkite-ndermjet-decentralizimit-dhe-centralizimit/

Ftojmë institucionet, ekspertët dhe qytetarët ta lexojnë raportin dhe të bëhen pjesë e debatit për një qeverisje vendore më demokratike, më autonome dhe më pranë komuniteteve.

Para se t’i shkrijmë, a i kemi ndihmuar bashkitë të zhvillohen?Një lexim i reformës territoriale përmes zhvillimit insti...
09/09/2026

Para se t’i shkrijmë, a i kemi ndihmuar bashkitë të zhvillohen?

Një lexim i reformës territoriale përmes zhvillimit institucional, qëndrueshmërisë dhe reziliencës

Analizë nga ekspertët e Institutit për Bashkitë e Shqipërisë.

Debati për reformën administrativo-territoriale është përqendruar kryesisht te numri i bashkive, popullsia, të ardhurat dhe kostot administrative. Këta tregues janë të rëndësishëm, por nuk mjaftojnë për të gjykuar nëse një bashki duhet të vazhdojë ose jo si njësi e vetëqeverisjes vendore.

Bashkia nuk është vetëm territor, administratë dhe buxhet. Ajo është një organizatë publike me institucione të zgjedhura, përgjegjësi ligjore, kapacitete njerëzore, marrëdhënie komunitare, identitet territorial dhe potencial zhvillimi.

Reforma e vitit 2014 bashkoi 373 bashki dhe komuna në 61 bashki të reja. Por a u analizua ndonjëherë nëse këto bashki kaluan nga bashkimi mekanik drejt zhvillimit institucional, qëndrueshmërisë dhe reziliencës? Dhe, më konkretisht, në cilën fazë ndodhen sot 15 bashkitë e projektuara për t’u shkrirë?Kjo është analiza që mungon në debatin aktual.

Katër shkallët e zhvillimit të bashkisë

1. Konsolidimi organizativ dhe territorial.Shkalla e parë përfshin bashkimin e administratave, pronave, detyrimeve, burimeve njerëzore, procedurave dhe sistemeve të shërbimit.

Pas reformës së vitit 2014, bashkitë duhej të integronin territore të ndryshme, të organizonin njësitë administrative dhe t’i shtrinin shërbimet në të gjithë territorin e ri.

Por bashkimi ligjor nuk është domosdoshmërisht integrim funksional. U krijuar një bashki më e madhe në hartë, pa u krijuar një organizatë e integruar në praktikë.

2. Zhvillimi institucional.Në shkallën e dytë, bashkia kalon nga administrimi i strukturës së bashkuar te ndërtimi i kapaciteteve për:planifikim strategjik dhe financiar,menaxhim të burimeve njerëzore,ofrim dhe monitorim të shërbimeve,transparencë dhe llogaridhënie,pjesëmarrje qytetare,përfaqësim të komuniteteve periferike dhe rurale,hartim dhe zbatim projektesh zhvillimore etj.

Në këtë fazë bashkia duhet të shndërrohet nga një strukturë që administron territorin në një institucion që udhëheq zhvillimin vendor.

3. Zhvillimi i qëndrueshëm.Një bashki arrin shkallën e tretë kur zhvillimi ekonomik harmonizohet me qëndrueshmërinë financiare, institucionale, social-kulturore, territoriale dhe mjedisore.

Dhe nuk mjafton që bashkia të mbledhë më shumë të ardhura. Duhet vlerësuar nëse ajo:siguron vazhdimësinë dhe cilësinë e shërbimeve,mbështet ekonominë lokale,ruan kohezionin ndërmjet qendrës dhe periferisë,mbron kapitalin natyror dhe social,përfshin komunitetet në vendimmarrje etj.

Një bashki e madhe mund të ketë buxhet më të lartë, por pabarazi të mëdha territoriale. Një bashki më e vogël mund të ketë më pak të ardhura, por kohezion komunitar, identitet dhe potencial zhvillimi.Madhësia nuk është automatikisht e barabartë me qëndrueshmërinë.

4. Rezilienca vendore.Shkalla e katërt lidhet me aftësinë e bashkisë për të përballuar dhe kapërcyer:shpopullimin dhe plakjen e popullsisë,zjarret, përmbytjet dhe fatkeqësitë natyrore,krizat financiare dhe ekonomike,ndryshimet klimatike,migrimin e burimeve njerëzore,krizat sociale dhe shëndetësore etj.

Një bashki reziliente nuk është ajo që nuk ka vështirësi, por ajo që ka institucione, burime dhe lidhje komunitare për t’i përballuar ato pa humbur funksionet kryesore.

Ku ndodhen sot 61 bashkitë?
Pa një vlerësim të standardizuar dhe me tregues të njëjtë për secilën bashki, nuk mund të jepet një përgjigje përfundimtare.Megjithatë, mund të ngrihen disa hipoteza:disa bashki mund ta kenë përfunduar konsolidimin dhe të kenë kaluar në zhvillim institucional,
disa mund të kenë arritur qëndrueshmëri në sektorë të caktuar, por jo në të gjithë territorin,disa mund të vazhdojnë të përballen me integrimin e njësive të bashkuara në vitin 2014,disa mund të kenë kapacitete administrative, por qëndrueshmëri të dobët financiare,bashkitë e mëdha mund të kenë ekonomi shkalle, por edhe dobësim të përfaqësimit dhe pabarazi territoriale,bashkitë më të vogla mund të kenë më pak burime, por lidhje më të fortë me komunitetin.

Prandaj, bashkitë nuk mund të klasifikohen vetëm sipas popullsisë, të ardhurave apo madhësisë territoriale.

Po 15 bashkitë e projektuara për t’u shkrirë?

Për secilën nga 15 bashkitë duhet të hartohet një profil që të tregojë:në cilën shkallë zhvillimi ndodhet,çfarë progresi ka bërë që prej vitit 2015,cilat janë dobësitë e saj reale,cilat dobësi lidhen me drejtimin vendor,cilat lidhen me financimin dhe politikat kombëtare,cilat mund të korrigjohen pa ndryshuar kufijtë,çfarë përfiton dhe çfarë humbet komuniteti nga shkrirja dhe nëse bashkia pritëse ka kapacitet ta integrojë territorin e ri.

Pa këtë analizë rrezikon të krijohet një barazim i thjeshtuar:Popullsi e vogël + të ardhura të ulëta = bashki e paqëndrueshme = bashki që duhet shkrirë.Ky përfundim nuk është domosdoshmërisht i saktë.

Të ardhurat e ulëta mund të lidhen me bazën ekonomike, shpopullimin, formulën e financimit, informalitetin, kompetencat e pafinancuara ose kapacitetet e kufizuara. Këta faktorë nuk provojnë se territori është i papërshtatshëm për vetëqeverisje.

Performanca e dobët është argument për reformim dhe mbështetje institucionale, por jo automatikisht për shkrirjen e bashkisë.Shkrirja mund ta rikthejë territorin në pikën e nisjes

Nëse një bashki ka kaluar më shumë se dhjetë vjet duke ndërtuar administratën, procedurat, marrëdhëniet me komunitetin dhe identitetin institucional, shkrirja mund ta ndërpresë këtë proces.

Territori do të duhet të kalojë përsëri nëpër riorganizimin e administratës, transferimin e personelit dhe pronave, integrimin financiar dhe ndryshimin e qendrës vendimmarrëse.Pra, shkrirja nuk e çon domosdoshmërisht territorin në një shkallë më të lartë. Ajo mund ta rikthejë në fazën e konsolidimit, tashmë pa kryetar dhe këshill bashkiak të zgjedhur drejtpërdrejt nga komuniteti i tij.

Përgjegjësia nuk është vetëm e bashkisë

Vlerësimi duhet të dallojë tri nivele përgjegjësie:Bashkia: Sa mirë i ka përdorur kompetencat dhe burimet që ka pasur?Sistemi kombëtar: A i janë dhënë kompetenca të qarta, financim i mjaftueshëm dhe mbështetje institucionale?Territori: Si kanë ndikuar kushtet demografike, ekonomike, gjeografike dhe mjedisore?

Nëse këto nivele nuk ndahen, mangësitë e sistemit mund t’i ngarkohen padrejtësisht bashkisë dhe, në fund, komunitetit.

Një territor nuk duhet të humbasë të drejtën e vetëqeverisjes vetëm sepse ndodhet në kushte më të vështira ekonomike ose demografike. Decentralizimi duhet të krijojë mekanizma solidariteti dhe barazimi për territoret me mundësi të ndryshme.

Një analizë për atë që na pret

Pyetja e reformës nuk duhet të jetë vetëm:Sa bashki duhet të ketë Shqipëria?Por cfarë lloj bashkish duam të ndërtojmë dhe çfarë kushtesh u kemi krijuar atyre për t’u zhvilluar?

Përpara se të shkrihen 15 bashki, duhet të provohet se ato nuk mund të arrijnë qëndrueshmërinë në konfigurimin ekzistues dhe se shkrirja është më e dobishme se reformimi institucional, financimi i diferencuar, decentralizimi asimetrik apo bashkëpunimi ndërbashkiak.

Duhet gjithashtu të provohet se bashkitë pritëse kanë kapacitetin për t’i integruar territoret e reja pa dobësuar shërbimet, përfaqësimin dhe lidhjen e qytetarit me vendimmarrjen.

Kjo analizë nuk ka si qëllim të bëjë thjesht një retrospektivë të reformës së vitit 2014. Përvoja e këtyre dhjetë viteve duhet lexuar për të kuptuar atë që na pret me reformën e re. Nëse procesi i zhvillimit institucional të 61 bashkive nuk është analizuar, rrezikojmë të hyjmë në një riorganizim të ri territorial pa kuptuar më parë se çfarë funksionoi, çfarë nuk funksionoi dhe përse.

Prandaj, vlerësimi i rrugës së përshkuar nuk është një ushtrim për të kaluarën. Ai është kusht për të marrë një vendim më të përgjegjshëm për të ardhmen.

Përpara se të ndryshojmë përsëri hartën, duhet të kuptojmë nëse problemi qëndron te territori, te organizata bashkiake apo te sistemi në të cilin asaj i është kërkuar të funksionojë.

08/09/2026

Propozimi për ndarjen e re të Shqipërise dhe shkrirjen e 15 bashkive.
Propozimi i Institutit pér Bashkitë për riorganizim ne metropole-risitë.
SCAN TV Elisabeta Dosku

Mbi cilat kritere?
Pse janë zgjedhur 15?
Cfarë pasojash do te ketë kjo ndarje?
A ka zgjidhje më të mira?

Analizojmë në Pros&Cons, me Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv, Instituti i Bashkive të Shqipërisë dhe Tauland Biturku, Ekspert i pushtetit vendor.

Intituti per Bashkitë Shqiptare -Përmbledhje ekzekutive javoreIAM-Weekly Municipal Governance BriefPeriudha / Coverage: ...
07/09/2026

Intituti per Bashkitë Shqiptare -Përmbledhje ekzekutive javore

IAM-Weekly Municipal Governance Brief

Periudha / Coverage: 31 gusht-6 shtator / August-September 2026
7 shtator / September 2026

1-Këshilli Konsultativ publikoi më 2 shtator një paketë të rëndësishme projektaktesh si materiale konsultimi.
2-Projektligji për strehimin social u jep bashkive instrumente të reja, por lë të paqartë administrimin e të ardhurave dhe mbrojtjen e fondit social. Ministria e Financave kërkon heqjen e mekanizmit të “Garancisë Sovrane”, megjithëse ai mbetet në draft.
3-Projektligjet për prefektin dhe Shoqërinë Shtetërore të Pyjeve kërkojnë garanci kundër centralizimit. Koordinimi nuk duhet të kthehet në drejtim të bashkive,administrimi i pyjeve bashkiake duhet të mbetet i kushtëzuar nga marrëveshja dhe miratimi i këshillit bashkiak.
4-Konsultimet territoriale vijojnë pa një ligj përfundimtar. Lushnja ka dëgjesa më 7-8 shtator.
5-Aktiviteti i Institutit në ProjektinCircular Minds krijon gjithashtu një mundësi konkrete për të lidhur ekonominë qarkulluese me projektndryshimet për prokurimin publik.
5-Situata me zjarret në Fier dhe Himarë rikthen në vëmendje një pyetje thelbësore: a mund të parandalohej përshkallëzimi i tyre? Mobilizimi gjatë katastrofës nuk është provë se sistemi i parandalimit funksionoi.

Executive summary -English

1-The Consultative Council portal posted a significant package of draft legislation on 2 September as documents remain consultation materials.
2-The social-housing draft gives municipalities new instruments, but leaves revenue management and protection of social-housing assets unclear. The Ministry of Finance requested deletion of the proposed sovereign guarantee, although it remains in the draft.
3-The prefect and State Forestry Company drafts require safeguards against centralisation. Coordination must not become direction of municipalities, while municipal forests should remain subject to agreements approved by municipal councils.

4-Territorial consultations continue without a final law. Lushnjë has hearings on 7-8 September.
5-IAM’s Circular Minds Project work also creates a timely opening to connect circular-economy practice with the public-procurement amendments.
6-The fires in Fier and Himarë raise a fundamental question: could their escalation have been prevented? Mobilisation during a disaster does not prove that the prevention system worked.


A mund të parandalohej zjarri në Himarë?!     Nga emergjenca te dështimi i parandalimit  Sot duhet respektuar puna e zja...
07/09/2026

A mund të parandalohej zjarri në Himarë?! Nga emergjenca te dështimi i parandalimit

Sot duhet respektuar puna e zjarrfikësve, ushtrisë dhe banorëve në terren.

Por angazhimi i madh gjatë flakëve nuk provon domosdoshmërisht se sistemi funksionoi; mund të tregojë se situata u lejua të arrinte në pikën e katastrofës. Flet eksperti Agron Haxhimali youtu.be/ASCDtQFBL0I?si… via Euronews Albania Agron Haxhimali

...

Mbrojtja nga zjarriNë vitin 2025, 61 bashkive iu transferuan rreth 2.11 miliarde lekë për funksionin e mbrojjes nga zjar...
05/09/2026

Mbrojtja nga zjarri

Në vitin 2025, 61 bashkive iu transferuan rreth 2.11 miliarde lekë për funksionin e mbrojjes nga zjarri dhe shpëtimi.
Sa buxhet ka secili nga 61 bashkitë?

Financimi paraqitet i perqendruar kryesisht ne bashkitë me popullsi, territor dhe nivel më të lartë risku, ndërsa bashkitë e vogla mbeten me kapacitete më të
kufizuara operacionale.
Në kushtet e rritjes së emergjencave civile dhe zjarreve pyjore, forcimi i ketij funksioni mbetet një prioritet i rendesishëm i pushtetit vendor.

Financimi për mbrojtjen nga zjarri paraqet diferenca të konsiderueshme teritoriale. Bashkitë me densitet më të lartë urban dhe me risk më të madh ekonomik e industrial kanë nivele më t larta financimi.Ky funksion mbetet kritik për sigurinë publike dhe reagimin ndaj emergjencave civile-marrë ne konsideratë ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale-por keto nuk duhet shfrytzohen për alibi.
Çfaré êshté evidentuar? Nevoja per modernizimin e flotés zjarrfikese, mungesa e kapaciteteve në bashkitë e vogla dhe nevoja për bashkëpunim dhe koordinim dhe parandalim.

Pyetja kryesore nuk është vetëm sa para iu transferuan bashkive, por nëse financimi, personeli dhe mjetet janë në përpjesëtim me territorin, popullsinë dhe nivelin real të rrezikut.

12 Bashki Metropolitane: një alternativë për reformën territorialeInstituti për Bashkitë e Shqipërisë publikon një propo...
04/09/2026

12 Bashki Metropolitane: një alternativë për reformën territoriale

Instituti për Bashkitë e Shqipërisë publikon një propozim alternativ për organizimin e ardhshëm të qeverisjes vendore: krijimin e 12 Bashkive Metropolitane, mbi territoret e qarqeve të sotme, dhe ruajtjen e bashkive lokale si njësi të vetëqeverisjes pranë qytetarëve.

Në këtë model hibrid dhe asimetrik, bashkia qendër merr rolin e Bashkisë Metropolitane, ndërsa bashkitë e tjera ruajnë organet e tyre të zgjedhura, identitetin territorial dhe përgjegjësitë për shërbimet lokale. Qarku, në formën e tij aktuale, suprimohet.

Modeli mbështetet në një ndarje të qartë të përgjegjësive:

🔹 Bashkia Metropolitane ushtron funksionet që kërkojnë planifikim dhe koordinim në një territor më të gjerë, si zhvillimi strategjik, transporti, infrastruktura, menaxhimi i mbetjeve dhe investimet e përbashkëta.

🔹 Bashkitë lokale vijojnë të përgjigjen për shërbimet komunitare, administrimin lokal dhe marrëdhënien e drejtpërdrejtë me qytetarët.

Një nga risitë demokratike të propozimit është vota e dyfishtë territoriale: qytetarët zgjedhin drejtpërdrejt kryetarin dhe këshillin e bashkisë së tyre lokale, por njëkohësisht marrin pjesë edhe në zgjedhjen e kryetarit dhe të këshillit metropolitan.

Propozimi synon të ndërthurë dy nevoja që shpesh paraqiten si të papajtueshme: krijimin e kapaciteteve më të mëdha për zhvillim dhe investime, pa larguar vetëqeverisjen, përfaqësimin demokratik dhe shërbimet nga komunitetet.

Instituti nuk e paraqet këtë model si formulë përfundimtare, por si një alternativë për t’u analizuar dhe konsultuar në kuadër të reformës administrativo-territoriale. Instituti vlerëson se reforma duhet të mbështetet në analiza funksionale, alternativa të krahasueshme, konsultim real me qytetarët dhe një paketë të plotë ligjore, institucionale e financiare.

📌 Lexoni propozimin e plotë:
https://iam.org.al/12-bashki-metropolitane-per-shqiperine-nje-model-hibrid-dhe-asimetrik-bashkia-qender-behet-metropol-bashkite-e-tjera-ruajne-veteqeverisjen-lokale/

Address

(A): Boulevard ’Bajram Curri’, Pallati NCE, H. 1, NJA 1,, Tirana-Albanian
Tirana
1004

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Institute for Albanian Municipalities posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Institute for Albanian Municipalities:

Shortcuts

Share