Autoriteti Shtetëror Për Informacionin Gjeohapësinor

Autoriteti Shtetëror Për Informacionin Gjeohapësinor Përgjegjësitë e ASIG

1. Përfaqëson shtetin për çdo çështje tjetër që lidhet me infrastrukturën e informacionit gjeohapësinor. Objektivat e ASIG

1.

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), është institucion publik qendror dhe e ushtron aktivitetin e tij bazuar në ligjin nr. 72/2012, datë 28.06.2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”. Misioni i ASIG

Krijimi dhe përdorimi i Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor, në Shqipëri, bazuar në standardet evropiane të Direktivës 2007/2/EC “INSPIRE” të Parlamentit dhe Këshillit Evropian. Zbaton politikën kombëtare për infrastrukturën kombëtare të informacionit gjeohapësinor;

2. Është përgjegjës për projektimin, ndërtimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e Kornizës Referuese Gjeodezike;

3. Merr vendime për mbledhjen, përpunimin dhe përditësimin e informacionit gjeohapësinor nga autoritetet publike, sipas temave përkatëse;

4. Përcakton standardet shtetërore dhe rregullat uniforme për krijimin e GIS-it, për secilën temë, dhe për krijimin e GIS-it Kombëtar, në përputhje me standardet evropiane përkatëse dhe harton rregullat që lidhen me krijimin, përditësimin, shkëmbimin, aksesin dhe përdorimin e informacionit gjeohapësinor dhe shërbimeve që lidhen me të;

5. Siguron ndërveprueshmërinë e grupeve dhe shërbimeve të informacionit gjeohapësinor, si dhe harton rregulla të hollësishme për realizimin e ndërveprueshmërisë;

6. Administron informacionin gjeohapësinor të mbledhur, të përpunuar dhe të përditësuar nga autoritetet publike, sipas temave përkatëse;

7. Siguron bashkërendimin e punës gjatë aktiviteteve dhe marrjes së nismave që lidhen me informacionin gjeohapësinor në sektorin publik dhe privat;

8. Krijon dhe administron Gjeoportalin Kombëtar dhe garanton aksesin e publikut dhe subjekteve të interesuara, në përputhje me dispozitat e këtij ligji;

9. Mbikëqyr zbatimin e kuadrit rregullator të vendosur nga ky ligj, aktet nënligjore të dala në zbatim të këtij ligji dhe, në përputhje me politikat e zhvillimit të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave, u paraqet autoriteteve përkatëse propozime për ndërhyrje legjislative që lidhen me to;

10. Kujdeset për edukimin dhe rritjen e kapaciteteve të aktorëve të përfshirë në proceset që lidhen me infrastrukturën kombëtare të informacionit gjeohapësinor, si dhe për përhapjen e informacionit që lidhet me të te grupet e interesit dhe te publiku;

11. Përfaqëson shtetin në organizatat evropiane dhe ndërkombëtare, anëtarësimi në të cilat i shërben funksionimit dhe modernizimit të infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor;

12. Ndërtimi i Kornizës Referuese Gjeodezike Shqiptare sipas standardeve evropiane për të mundësuar kryerjen e punimeve gjeodezike dhe hartografike të sakta, me mjete dhe metoda bashkëkohore.

2. Zhvillimi, funksionimi dhe përditësimi i GIS-it dhe Gjeoportalit Kombëtar që ofron informacion, të dhëna dhe shërbime gjeohapësinore, në përputhje të plotë me standardet e Direktivës 2007/2/EC “INSPIRE”.

3. Koordinimi dhe bashkëpunimi me autoritetet publike përgjegjëse, për mbledhjen, përpunimin dhe përditësimin e informacionit gjeohapësinor, për hartimin dhe implementimin e standardeve në fushën e gjeoinformacionit dhe krijimin e NSDI-së.

🛰️ 𝐀𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐢𝐦𝐚𝐳𝐡𝐞𝐯𝐞 𝐬𝐚𝐭𝐞𝐥𝐢𝐭𝐨𝐫𝐞 𝐧ë 𝐳𝐨𝐧ë𝐧 𝐞 𝐩𝐫𝐞𝐤𝐮𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐳𝐣𝐚𝐫𝐫𝐢, 𝐕𝐚𝐣𝐤𝐚𝐥, 𝐁𝐮𝐥𝐪𝐢𝐳ë 🔥📡 Është përgatitur nga ASIG, harta Lan...
04/09/2026

🛰️ 𝐀𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐢𝐦𝐚𝐳𝐡𝐞𝐯𝐞 𝐬𝐚𝐭𝐞𝐥𝐢𝐭𝐨𝐫𝐞 𝐧ë 𝐳𝐨𝐧ë𝐧 𝐞 𝐩𝐫𝐞𝐤𝐮𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐳𝐣𝐚𝐫𝐫𝐢, 𝐕𝐚𝐣𝐤𝐚𝐥, 𝐁𝐮𝐥𝐪𝐢𝐳ë 🔥

📡 Është përgatitur nga ASIG, harta Land Cover (Mbulesë e Tokës), nëpërmjet analizimit të imazheve satelitore dhe përdorimit të teknologjive të avancuara, në mbështetje të AKMC, e cila evidenton zonën e prekur nga zjarri në Vajkal, Bulqizë, duke bërë një analizim të të gjitha shtresave të dëmtuara në këtë zonë.

🗺️ Kjo analizë mundëson evidentimin dhe dokumentimin e sipërfaqeve të prekura, duke ofruar informacion të vlefshëm për monitorimin e situatës dhe vlerësimin e ndikimit të zjarrit në këtë zonë.

🔥 Sipërfaqja e dëmtuar rezulton me rreth 288.7 ha, e ndarë sipas kategorive të Land Cover (Mbulesës së Tokës):

🌿 55.78 ha – sipërfaqe me bimësi,
🏜️193.29 ha – sipërfaqe pa bimësi,
🌲 39.59 ha – sipërfaqe pyjore.

📊🛰️ Përdorimi i teknologjive të avancuara ofron informacion gjeohapësinor me analiza të detajuara dhe mbështet institucionet në monitorimin, dokumentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret.

🔥🛰️ Analizimi i imazheve satelitore në zonën e prekur nga zjarri në Sllatinë, Dibër🗺️Nga analizimi i imazheve satelitore...
03/09/2026

🔥🛰️ Analizimi i imazheve satelitore në zonën e prekur nga zjarri në Sllatinë, Dibër🗺️

Nga analizimi i imazheve satelitore me anë të përdorimit të teknologjive të avancuara, ASIG ka përgatitur një hartë landcover (Mbulesë e Tokës), në mbështetje të AKMC e cila evidenton zonën e prekura nga zjarri në Sllatinë, Dibër duke bërë një analizim të gjithë shtresave të dëmtuara për këtë zonë. 🛰️🌍

Zona e dëmtuar rezulton me një sipërfaqe të djegur prej rreth 32.7 ha, e ndarë sipas kategorive të lancover (Mbulesës së Tokës) në:

• 🌿 0.74 ha sipërfaqe me bimësi;
• 🏜️ 0.94 ha sipërfaqe pa bimësi;
• 🌲 31.02 ha sipërfaqe pyjore.

🔥🛰️ 𝐀𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐢𝐦𝐚𝐳𝐡𝐞𝐯𝐞 𝐬𝐚𝐭𝐞𝐥𝐢𝐭𝐨𝐫𝐞 𝐩ë𝐫 𝐳𝐨𝐧𝐚𝐭 𝐞 𝐩𝐫𝐞𝐤𝐮𝐫𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐳𝐣𝐚𝐫𝐫𝐢🗺️Vijon asistenca e ekspertëve të Autoriteti Shtetëror...
01/09/2026

🔥🛰️ 𝐀𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐢𝐦𝐚𝐳𝐡𝐞𝐯𝐞 𝐬𝐚𝐭𝐞𝐥𝐢𝐭𝐨𝐫𝐞 𝐩ë𝐫 𝐳𝐨𝐧𝐚𝐭 𝐞 𝐩𝐫𝐞𝐤𝐮𝐫𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐳𝐣𝐚𝐫𝐫𝐢🗺️

Vijon asistenca e ekspertëve të Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), nga Drejtoria e Përpunimit të të Dhënave Remote Sensing, në mbështetje të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), për analizimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret në zonat Lutaj, Mirditë; Mali i Tërbunit, Pukë; dhe Dobër, Malësi e Madhe.🗺️
🛰️ Përmes krahasimit të imazheve satelitore dhe të dhënave të mbulesës së tokës para dhe pas zjarrit, janë evidentuar sipërfaqet e dëmtuara dhe kategoritë kryesore të prekura, përfshirë:
🌲 sipërfaqe pyjore;
🌳 pemëtore dhe bimësi;
🏜️ sipërfaqe pa bimësi;
🛣️ infrastrukturë rrugore dhe elementë të tjerë brenda zonave të analizuara.
📊 Për çdo zonë janë përgatitur harta tematike, statistika të sipërfaqeve të prekura dhe analiza krahasuese, duke ofruar një pasqyrë të qartë të ndikimit të zjarreve në territor.
🎯 Këto produkte mbështesin monitorimin dhe vlerësimin e dëmeve, si dhe vendimmarrjen institucionale në situatat emergjente, përmes përdorimit të teknologjive Remote Sensing dhe GIS. 🗺️💻

📢 Ju ftojmë të shfletoni Buletinin Mujor të ASIG, Gusht 2026.https://asig.gov.al/wp-content/uploads/2026/08/Buletin_Gush...
31/08/2026

📢 Ju ftojmë të shfletoni Buletinin Mujor të ASIG, Gusht 2026.

https://asig.gov.al/wp-content/uploads/2026/08/Buletin_Gusht_2026.pdf

🔥🛰️ Analizimi i imazheve satelitore në zonën e prekur nga zjarri – Selishtë, DibërVijon puna e ekspertëve të Autoritetit...
26/08/2026

🔥🛰️ Analizimi i imazheve satelitore në zonën e prekur nga zjarri – Selishtë, Dibër

Vijon puna e ekspertëve të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), në mbështetje të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), për monitorimin dhe dokumentimin e zonave të prekura nga zjarret.

🛰️ Përmes analizimit dhe interpretimit të imazheve satelitore dhe përdorimit të teknologjive të avancuara të Remote Sensing, është përgatitur harta tematike e Mbulesës së Tokës (Land Cover) për zonën e interesit në Selishtë, Dibër.

📍 Analiza ka mundësuar evidentimin e sipërfaqeve të prekura dhe klasifikimin e zonave të dëmtuara sipas kategorive të mbulesës së tokës, duke ofruar informacion të vlefshëm për monitorimin e situatës, dokumentimin e dëmeve dhe vlerësimin e ndikimit të zjarrit në territor.

📊 Sipërfaqja totale e prekur nga zjarri: rreth 48.57 ha

🌿 12.84 ha – sipërfaqe me bimësi,
🏜️ 23.93 ha – sipërfaqe pa bimësi,
🌲 11.80 ha – sipërfaqe pyjore.

Të dhënat dhe analizat gjeohapësinore të përftuara përmes imazheve satelitore kontribuojnë në krijimin e një panorame të qartë mbi shtrirjen e dëmeve dhe mbështesin institucionet në vendimmarrjen dhe menaxhimin e situatave të emergjencave civile. 🌍📡

✈️🗺️ 𝐍𝐢𝐬 𝐟𝐨𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐫𝐢 𝐚𝐣𝐫𝐨𝐫 𝐢 𝐭𝐞𝐫𝐫𝐢𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐭ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐬ë 🇦🇱Sot ka nisur zyrtarisht procesi i fotografimit të ri ajror ...
25/08/2026

✈️🗺️ 𝐍𝐢𝐬 𝐟𝐨𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐫𝐢 𝐚𝐣𝐫𝐨𝐫 𝐢 𝐭𝐞𝐫𝐫𝐢𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐭ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐬ë 🇦🇱

Sot ka nisur zyrtarisht procesi i fotografimit të ri ajror të territorit të Republikës së Shqipërisë, një projekt me rëndësi të veçantë që realizohet në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), me synim përditësimin e informacionit gjeohapësinor dhe forcimin e kapaciteteve për monitorimin, planifikimin dhe administrimin e territorit. 🌍📡

📍 Faza e parë e projektit ka nisur me fotografimin ajror të 680 km² të zonave urbane, duke sjellë një nivel të ri cilësie dhe saktësie në mbledhjen e të dhënave gjeohapësinore.

🔬 Risia e këtij projekti është përdorimi i teknologjive me rezolucion shumë të lartë prej 5 cm GSD, si dhe skanimi LIDAR me densitet 10 pika/m². 🛰️📊

🗺️ Qëllimi kryesor i projektit është përditësimi dhe zhvillimi i Hartës Bazë për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, duke mundësuar krijimin e një informacioni hartografik të saktë, të detajuar dhe të përditësuar. 🇦🇱

🏙️ Një dimension i ri i informacionit gjeohapësinor

Për herë të parë në këtë projekt do të përfshihet edhe fotografimi ajror oblik, i cili do të mundësojë krijimin e produkteve të avancuara gjeohapësinore, përfshirë modele dhe imazhe 3D të zonave urbane (3D City). 🏙️✨

Këto të dhëna do të krijojnë mundësi të reja për analizën, vizualizimin dhe administrimin e hapësirave urbane, mjedisit, bujqësisë dhe shumë fushave të tjera. 🌱🏗️🌍

🛰️ 𝐀𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐢𝐦𝐚𝐳𝐡𝐞𝐯𝐞 𝐬𝐚𝐭𝐞𝐥𝐢𝐭𝐨𝐫𝐞 𝐩ë𝐫 𝐳𝐨𝐧𝐚𝐭 𝐞 𝐩𝐫𝐞𝐤𝐮𝐫𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐳𝐣𝐚𝐫𝐫𝐢🔥Ekspertët e ASIG nga Drejtoria e Përpunimit të të Dhën...
20/08/2026

🛰️ 𝐀𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐢𝐦𝐚𝐳𝐡𝐞𝐯𝐞 𝐬𝐚𝐭𝐞𝐥𝐢𝐭𝐨𝐫𝐞 𝐩ë𝐫 𝐳𝐨𝐧𝐚𝐭 𝐞 𝐩𝐫𝐞𝐤𝐮𝐫𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐳𝐣𝐚𝐫𝐫𝐢🔥

Ekspertët e ASIG nga Drejtoria e Përpunimit të të Dhënave Remote Sensing, në mbështetje të AKMC kanë realizuar harta tematike dhe analiza gjeohapësinore për disa prej zonave të prekura nga zjarret në territorin e vendit. 🗺️

📍 Analizat janë kryer për zonat:
Krujë; Halil, Krujë; Mali i Dardhës, Librazhd; Ribë, Mallakastër; Lurë, Dibër dhe Kavajë.

🔎 Nëpërmjet krahasimit të imazheve satelitore dhe të dhënave të mbulesës së tokës para dhe pas zjarrit, janë evidentuar sipërfaqet e dëmtuara dhe kategoritë kryesore të prekura nga zjarri.
📊 Për çdo zonë janë përgatitur harta tematike, statistika të sipërfaqeve të prekura dhe analiza krahasuese para dhe pas zjarrit, duke krijuar një pasqyrë të qartë të ndikimit të zjarreve në territor.

🌍 Nëpërmjet këtyre produkteve synohet monitorimi dhe vlerësimi i dëmeve në territor, si dhe mbështetja e vendimmarrjes institucionale në situatat emergjente.
🛰️🌐 Falë teknologjisë Remote Sensing dhe GIS janë përftuar këto të dhëna dhe analiza të rëndësishme për monitorimin e territorit dhe menaxhimin sa më efektiv të situatave emergjente.

15/08/2026

🛰️ Pamje satelitore para dhe pas zjarrit në Halil, Krujë, që evidentojnë ndryshimin e sipërfaqes së prekur nga flakët.

Pamjet ofrojnë një pasqyrë të qartë të shtrirjes së zonës së dëmtuar dhe ndihmojnë në vlerësimin e pasojave të zjarrit.

🔥 Sipërfaqja e evidentuar si e prekur: rreth 36.61 hektarë.

📷Imazhet satelitore janë publikuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

📢 Ju ftojmë të shfletoni Buletinin Mujor të ASIG Korrik 2026.https://asig.gov.al/wp-content/uploads/2026/07/Buletini_Kor...
31/07/2026

📢 Ju ftojmë të shfletoni Buletinin Mujor të ASIG Korrik 2026.

https://asig.gov.al/wp-content/uploads/2026/07/Buletini_Korrik_2026.pdf

🗺️ 𝐏ë𝐫𝐝𝐢𝐭ë𝐬𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐠𝐣𝐞𝐨𝐡𝐚𝐩ë𝐬𝐢𝐧𝐨𝐫 𝐩ë𝐫 𝐭𝐞𝐦𝐚𝐭 “𝐏𝐚𝐫𝐜𝐞𝐥𝐚𝐭 𝐤𝐚𝐝𝐚𝐬𝐭𝐫𝐚𝐥𝐞” 𝐝𝐡𝐞 “𝐍𝐝ë𝐫𝐭𝐞𝐬𝐚𝐭” 🏢📍 ASIG në bashkëpunim me ASH...
16/07/2026

🗺️ 𝐏ë𝐫𝐝𝐢𝐭ë𝐬𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐠𝐣𝐞𝐨𝐡𝐚𝐩ë𝐬𝐢𝐧𝐨𝐫 𝐩ë𝐫 𝐭𝐞𝐦𝐚𝐭 “𝐏𝐚𝐫𝐜𝐞𝐥𝐚𝐭 𝐤𝐚𝐝𝐚𝐬𝐭𝐫𝐚𝐥𝐞” 𝐝𝐡𝐞 “𝐍𝐝ë𝐫𝐭𝐞𝐬𝐚𝐭” 🏢

📍 ASIG në bashkëpunim me ASHK ka përditësuar në Gjeoportalin Kombëtar shtresat për temat “Parcelat kadastrale” dhe “Ndërtesat”, si më poshtë:

▪️ 🗂️ Parcelat kadastrale (ALBSCAD);
▪️ 🏢 Ndërtesa kadastrale (ALBSCAD).

🌐 Këto shtresa paraqesin informacion gjeohapësinor për Zona Kadastrale ose Blloqe Kadastrale, të cilat janë përpunuar në sistemin multifunksional nga Drejtoritë Vendore të ASHK-së, duke përditësuar transaksionet e pronave.

Address

Rruga E Dibrës (pranë Ministrisë Së Mbrojtjes), Tiranë
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+35542236762

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Autoriteti Shtetëror Për Informacionin Gjeohapësinor posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Autoriteti Shtetëror Për Informacionin Gjeohapësinor:

Shortcuts

Share