Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë
National Library of Albania Cezura osmane qe një ndërprerje e dhunshme e këtyre zhvillimeve.

Ndonëse institucionet bibliotekare të shqiptarëve në shtetin e tyre janë relativisht të reja, tradita bibliotekare në Shqipëri është e vjetër. Dëshmi të shumta vërtetojnë se gjatë Mesjetës në oborret e princërve shqiptarë, si dhe të bujarëve, kontëve, arhonëve etj., funksiononin kancelari në të tria gjuhët diturore të kontinentit: latinisht, greqisht, sllavonisht e, pranë tyre, edhe bibliotekat përkatëse. Pozicioni gjeo-historik i shqiptarëve në zonën e kalimit nga Perëndimi në Lindje dhe anasjelltas u mundësonte atyre kontaktet librore si me Kostantinopojën, ashtu dhe me zhvillimet e “përtejdetit”. Megjithëkëtë, edhe nga gati pesë shekuj sundimi osman, shqiptarët nuk e humbën traditën bibliotekare. Në kushtet e reja, ajo u përcoll kryesisht nëpërmjet bibliotekave të familjeve të mëdha, të pashallarëve e bejlerëve, por edhe atyre të institucioneve fetare: abacive benediktine, kuvendeve françeskane e jezuite, manastireve ortodokse, medreseve, teqeve të bek­ta­shinjve etj. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë (më tej BKSh), si institucion i parë shte­të­ror, publik e laik, mban për datë të themelimit të saj 10 korrikun 1920. Si bërthamë e saj shërbeu fondi i bibliotekës së “Komisisë Letrare Shqipe”, organizëm i përbashkët shqiptaro-austriak, krijuar në qytetin e Shkodrës në vitin 1917 në kontingjencat e njohura të Luf­tës së parë botërore. Më 1920 ky fond u vendos në Ministrinë e Ar­simit, Tiranë. Mbas vitit 1920 u bënë përpjekje për pasurimin e këtij fondi, si dhe për rior­ga­ni­zimin e bibliotekës si institucion kombëtar. Në momentin e përurimit si BKSh, 1922, ajo kishte rreth 6.000 vëllime. Për periudhën e paraluftës, spikat veprimtaria e saj në vitet e Mbretërisë Shqiptare (1928-1937), kur ins­titucioni drejtohej nga atdhetari dhe lëvruesi i gjuhës shqipe Sotir Kolea. Mbarimi i Luftës së dytë botërore e gjeti BKSh me një koleksion prej 15.000 vëllimesh. Ajo u vendos në një nga ndërtesat më të mira të asaj kohe, e cila shërben edhe sot si “aneks” i saj. Koleksionet me karakter albanologjik u rritën kryesisht si rezultat i konfiskimit të disa librarive dhe bibliotekave private të personaliteteve të kul­tu­rës. Në fund të vitit 1947 fondi i saj numëronte rreth 100.000 vëllime. Ngjarje me rëndësi për BKSh, por dhe për kulturën kombëtare, ishte dalja më 31.05.1948 e dekretit "Mbi dërgimin e detyrueshëm të shtypshkrimeve Bibliotekës Kombëtare", sipas të cilit asaj i dërgoheshin falas një numër ekzemplarësh të çdo shtypshkrimi të vendit. Ky de­kret i dha mundësi BKSh të kryejë rolin e qendrës arkivore të të gjitha botimeve të ven­dit dhe të botojë më pas Bibliografinë Kombëtare të librit shqip. Dekreti është ndry­shuar e plotësuar disa herë. Botuesit detyrohen t’i dërgojnë BKSh nga 5 kopje të çdo botimi të tyre. Nga institucion në var­tësi të Institutit të Shkencave, në vitin 1959 BKSh kaloi në vartësi të Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës. Në vitin 1966 ajo u zhvendos në një pjesë të ndërtesës së re të Pallatit të Kulturës, ku gjendet dhe sot. Ndryshimet demokratike të viteve ’90 sollën mundësi ndryshimi edhe në politikat e Bibliotekës Kombëtare. Nga modeli i bibliotekave të Europës Lindore, me kufizime të skajshme në sigurimin e informacionit dhe shfrytëzimin e disa kategorive të literaturës, ajo kaloi në heqjen e barrierave kufizuese të kësaj natyre, duke shkuar drejt lirisë së plotë të informacionit për përdoruesit.

📚 Një ftesë për të udhëtuar përmes letërsisë, kujtesës dhe emocioneve njerëzore.Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ju fto...
12/09/2026

📚 Një ftesë për të udhëtuar përmes letërsisë, kujtesës dhe emocioneve njerëzore.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ju fton në një mbrëmje letrare me shkrimtarin Fate Velaj, në promovimin e novelës së tij “Ditëlindja”.

➡️ Një rrëfim poetik mbi miqësinë, kujtesën dhe marrëdhëniet njerëzore

🗓️ 14 shtator 2026
🕕 Ora 18:00
📍 Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Qendra “Sotir Kolea”

Ju mirëpresim në këtë mbrëmje kushtuar letërsisë dhe magjisë së rrëfimit! 🌹

📚 Sot patëm kënaqësinë të mirëprisnim në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë z. Beppe Ghisolfi, një personalitet i njohu...
10/09/2026

📚 Sot patëm kënaqësinë të mirëprisnim në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë z. Beppe Ghisolfi, një personalitet i njohur i botës italiane të ekonomisë, financës, medias dhe edukimit financiar, por njëkohësisht edhe një mik tepër simpatik, dashamirës dhe i ndjeshëm ndaj kulturës shqiptare. 🇦🇱🇮🇹

💼 Me një karrierë të gjatë në sistemin bankar dhe financiar, autor i shumë botimeve në fushën e ekonomisë dhe financës dhe i cilësuar si një ndër pionierët e edukimit financiar në Itali, z. Ghisolfi ka ditur ta ndërthurë gjithmonë veprimtarinë e tij profesionale me interesin për dijen, librin dhe kulturën. 📖

🎁 Vizita e tij në Bibliotekën Kombëtare u bë edhe më e veçantë falë gjestit bujar për t’i dhuruar institucionit tonë dy prej librave të tij, të cilët do të bëhen pjesë e fondit të Sallës Italiane të Leximit dhe do të jenë në dispozicion të studiuesve dhe lexuesve tanë. 🇮🇹📚

🎬 Vizita vijoi më pas edhe në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, ku z. Ghisolfi u prit nga drejtori i saj, z. Jonid Jorgji, duke e zgjeruar kështu këtë takim edhe në një tjetër hapësirë të rëndësishme të kulturës shqiptare.

🙏 E falënderojmë për vizitën, për dhuratën e çmuar dhe, mbi të gjitha, për interesin e sinqertë që tregoi ndaj Shqipërisë dhe kulturës së saj.

🤝 Shpresojmë që ky takim i parë të jetë vetëm fillimi i një miqësie dhe bashkëpunimi të bukur kulturor mes nesh.

🇦🇱 🇮🇹

🕊️ Më 5 shtator kujtojmë shenjtërimin e Shën Terezës së Kalkutës, shqiptaren e madhe Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e cila ia k...
05/09/2026

🕊️ Më 5 shtator kujtojmë shenjtërimin e Shën Terezës së Kalkutës, shqiptaren e madhe Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e cila ia kushtoi jetën shërbimit ndaj më të varfërve, të pambrojturve dhe të pamundurve.

Përmes veprës së saj të jashtëzakonshme të bamirësisë, Nënë Tereza u bë simbol i humanizmit, paqes dhe dashurisë për tjetrin. Mesazhet dhe vepra e saj mbeten një trashëgimi e çmuar dhe e pavdekshme për njerëzimin.

04/09/2026
Verba volant, scripta manent ✍🏻📜
01/09/2026

Verba volant, scripta manent ✍🏻📜

📚 “Kujtimet e një librari”: Lumo Skëndo dhe Tirana e librit të viteve ’30 🕰️ 🖇️ Në numrin e dyfishtë 12-13, korrik-gusht...
26/08/2026

📚 “Kujtimet e një librari”: Lumo Skëndo dhe Tirana e librit të viteve ’30 🕰️

🖇️ Në numrin e dyfishtë 12-13, korrik-gusht 1933, të gazetës shkencore e letrare MINERVA, gjejmë shkrimin “Kujtimet e një librari” nga Lumo Skëndo, një dëshmi historiko-letrare e mbështetur në përvojën e tij me librarinë “Lumo Skendo” dhe në kujtimin e bashkëpunëtorit të tij, Hasan Jella.

🏛️ Çelur në Tiranë më 1926, libraria “Lumo Skendo” nuk ishte vetëm një hapësirë tregtare. Ajo u shndërrua në një vatër kulturore, ku librat shqip dhe të huaj, porositë, huazimet dhe ekspozimi krijuan një mjedis të rrallë komunikimi intelektual. Mes rafteve të saj takoheshin shkrimtarë, studiues dhe disa prej mendjeve më të ndritura të kryeqytetit 👩🏻‍🏫👨🏻‍🏫.

ℹ️ Në këtë artikull, Lumo Skëndo e shkruan fjalën “Librari” me shkronjë të madhe. Jo si zgjedhje tipografike, por si shprehje e një botëkuptimi. Për të, Libraria ishte institucion kulture, strehë e mendimit dhe kujtesë e gjallë e qytetit.

📰🗞️ Faqet e Minervës, të shoqëruara me pamje të librarisë dhe të rafteve të saj, na rikthejnë sot atmosferën e një qyteti ku leximi i jepte formë jetës qytetare.

📚 Lumo Skëndo ishte një bibliofil i rrallë. Përmes kërkimit të palodhur, blerjeve dhe dhurimeve, ai mblodhi çdo material që e gjykonte me rëndësi për historinë dhe kulturën shqiptare, duke i lënë asaj një trashëgimi të përjetshme: koleksione me vlerë të jashtëzakonshme, të cilat ruhen sot në 📍Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë.

📌 Ju mirëpresim në Qendrën “Sotir Kolea”, në Sallën e Leximit “Lumo Skëndo”, për të përjetuar nga afër një pjesë të magjisë së botës që ai ndërtoi rreth librit.

📰 RIKTHEHET SHTYPI I DITËS NË BIBLIOTEKËN KOMBËTAREPas 8 vitesh ndërprerjeje, një shërbim i munguar u rikthehet lexuesve...
17/08/2026

📰 RIKTHEHET SHTYPI I DITËS NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE

Pas 8 vitesh ndërprerjeje, një shërbim i munguar u rikthehet lexuesve, tashmë në ambientet e Qendrës “Sotir Kolea”.

Nga tani, qytetarët, studentët, studiuesit dhe të gjithë dashamirësit e informacionit do të kenë mundësi të vijnë çdo ditë në Bibliotekë dhe të lexojnë FALAS🆓 gazetat dhe shtypin e shkruar të ditës, në një hapësirë të hapur dhe mikpritëse.

🗞️Ky nuk është thjesht rikthimi i gazetës në sallën e leximit. Është rikthimi i një zakoni qytetar: të lexosh, të informohesh, të krahasosh burimet, të mendosh dhe të krijosh opinionin tënd.

🌱Rihapja e këtij shërbimi është pjesë e vizionit tonë për një Bibliotekë Kombëtare më të hapur, më të qasshme dhe më pranë qytetarit.

📍 Qendra “Sotir Kolea”
📰 Shtypi i ditës
📖 Lexim falas për të gjithë

🚪Dyert janë të hapura!
🗞️Shtypi ju pret në Bibliotekë!

📚 Dita Botërore e BibliotekarëveSot nderojmë bibliotekarët, kujdestarët e dijes, kujtesës dhe trashëgimisë kulturore.Në ...
12/08/2026

📚 Dita Botërore e Bibliotekarëve

Sot nderojmë bibliotekarët, kujdestarët e dijes, kujtesës dhe trashëgimisë kulturore.

Në çdo raft, katalog dhe faqe të ruajtur, puna e tyre lidh së shkuarën me të tashmen dhe të ardhmen. Me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri për librin, bibliotekarët e bëjnë dijen të aksesueshme dhe bibliotekën një hapësirë të gjallë të kulturës dhe qytetarisë.

📖 Gëzuar Ditën Botërore të Bibliotekarëve!

Mirënjohje për të gjithë ata që çdo ditë i shërbejnë librit, dijes dhe lexuesit.

📚 Një ftesë për reflektim mbi identitetin, historinë dhe përkatësinë kulturore. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në ba...
04/08/2026

📚 Një ftesë për reflektim mbi identitetin, historinë dhe përkatësinë kulturore.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Studime Orientale, ju fton të merrni pjesë në promovimin e studimit “Shqiptari, myslimani dhe europiani - Ky jam unë”, nga orientalisti Ermal Bega.

➡️ Në dialog me Dr. Edvin Camin, autori do të ndajë këndvështrimet e tij mbi marrëdhënien mes identitetit shqiptar, traditës islame dhe dimensionit europian, duke hapur një hapësirë diskutimi mbi sfidat dhe perspektivat e shoqërisë sonë bashkëkohore.

🗓️ 4 gusht 2026
🕕 Ora 18:00
📍 Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Qendra “Sotir Kolea”

Ju mirëpresim!

Address

Sheshi "Skënderbe"
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00
Saturday 08:00 - 14:00

Telephone

+355 422 23 843

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category