Forumi Rinor i PDSH (FRPDSH) është një organizate politike, shoqërore e te rinjve shqiptare, me prirje politike te qendrës e qendrës se djathte, qe ne partneritet me Partine Demokratike, mundëson pjesëmarrjen aktive ne tere jetën politike, shoqërore dhe ekonomike te vendit. FRPDSH është organizate partnere e Partisë Demokratike te Shqipërisë (PDSH), FRPDSH synon te përhape, te sqaroje, te mbroje d
he te realizoje idetë baze dhe programin e PD-se, ne grupmoshat ku vepron, sikundër synon te ndikoje ne organet politike e qeverisëse te PD-se, për te siguruar konsiderimin e ideve dhe interesave te këtyre grupmoshave si dhe përfaqësimin e te rinjve demokrate ne strukturat e PD-se. FRPDSH për te arritur qëllimet e tij vepron ne rruge demokratike ne përputhje me programin, format, metodat dhe vijën politike te PDSH-se, FRPDSH për realizimin e synimeve te tij bashkëpunon me organizma te tjera politike dhe apolitike brenda dhe jashtë vendit. FRPDSH komunikon me opinionin publik, brenda dhe jashtë vendit, nëpërmjet te gjitha mjeteve te informimit. FRPDSH komunikon me organet qendrore te Partisë si dhe çdo lloj tjetër organizmi, nëpërmjet Kryetarit, ose ne mungese te tij, nëpërmjet Sekretarit te Përgjithshëm apo te autorizuarve te tjerë. Forumi Rinori i Partisë Demokratike – Njësia 3 (FRPD - Njësia Nr. 3), është pjesë e strukturës organizative të FRPDSH që i korrespondon shtrirjes gjeografike të Njësisë Bashkiake nr. 3, Tiranë. Në cilësinë statusore dhe në frymën organizative që FRPD – Njësia nr. 3 gëzon, bashkërendon veprimtarinë me Grup – Seksionin Nr. 3 – Tiranë.